Dënojeni me vdekje lirinë

9 Shkurt 2026, 20:40Blog TEMA
Dënojeni me vdekje lirinë

Nga Baton Haxhiu

Ka momente kur njeriu nuk shkruan për të bindur të tjerët. Shkruan për të mos tradhtuar atë që ka parë me sytë e vet. Luftën e UÇK-së.


E dëgjova falën perfundimtare të Prokurorisë në Hagë dhe për disa minuta nuk po dëgjoja më një aktakuzë. Po degjoja një rrëfim për një luftë që unë e kam parë me sy, por që nuk e njoha më nga mënyra si po përshkruhej. Në atë sallë nuk po flitej vetëm për katër njerëz. Po flitej për një histori të tërë me një gjuhë që tingellonte e huaj, e ftohtë dhe e rrezikshme njëkohësisht. Dhe kur u kërkuan 45 vite burg për secilin, e kuptova se ajo që po ndodhte nuk ishte më një monolog juridik. Ishte një përplasje me kujtesën. Një perpjekje per ta rrëfyer lirině me fjalor që nuk i perket asaj.

Sot nuk po flas si gazetar. As si Baton. Po flas si njeri që e ka parë atë luftë me sy. Që i ka parë ata njerëz me baltë ně këpucë, me gjume te prerë, me fytyra që nuk i përkisnin më jetës së zakonshme, por një kohe që nuk kishte as emër as garanci. Dhe kur dëgjova Prokurorinë në Hagë të kërkonte 45 vite burg per secilin, nuk ndjeva zemërim. Ndjeva nje boshllek të ftohtë. Si kur e kupton se diçka po mbyllet nể mënyrën më te gabuar të mundshme.

Nuk jane vitet qe me tronditën. Eshte gjuha. Eshte narrativa. Eshte menyra si u fol per luften, per njerëzit, per atë që ndodhi. Nuk dukej si aktakuze ndaj individeve. Dukej si një pershkrim i një historie që une e kam jetuar, por që nuk e njihja më nga menyra si po rrëfehej.


Në atë sallë, per disa minuta, u duk sikur liria ishte në bankën e të akuzuarve.

Dhe aty e kuptova diçka gë e kisha shkruar që ne vitin 2018, por ge sot e ndjeva deri ne eshtra. Rreziku nuk ishte juridik. Rreziku ishte moral. Psikologjik. Historik. Rreziku ishte që një gjuhë prokurorie të bëhej gjuhë historie.

Prandaj sot nuk kam një reagim. Kam një thirrje.

Jaccuse.

E para, ndaj Prokurorisë. Jo ndaj Gjykates. Sepse Gjykata ende nuk ka folur. Por gjuha e Prokurorise sot ishte nje akt ne vetvete. Nje akt gë e tejkaloi dosjen, që e tejkaloi individin, gë preku luften, preku kujtesën, preku atë gë per ne quhet çlirim. Nje gjuhě gë nuk pati asnje kujdes për peshen historike te asaj që po pershkruante. Nje gjuhë gë, në vend se te ishte sterile, juridike, e ftohtë, u bë rrëfim.

E dyta, ndaj atyre që dëshmuan rrejshem. Dhe ndaj atyre shqiptareve që, nga urrejtja ndaj elitave, nga frustrimi, nga dëshira për t'i parë politikanët ne bankën e të akuzuarve, e kerkuan këtë gjykim pa e kuptuar se çfarë po vendosnin ne tavoline. Nuk po vendosnin vetëm emra. Po vendosnin historinë e tyre. Po vendosnin luftën e tyre. Po vendosnin vetë kuptimin e lirise.

E treta, ndaj Serbise. Sepse sot në Hagë nuk dëgjova vetem një prokurori. Dëgjova nje gjuhë që perputhej ne mënyrë te frikshme me narracionin që Beogradi ka 25 vite që e

përsërit. Një gjuhë ku UÇK-ja nuk eshte me levizje çlirimtare, por strukturë kriminale.

Nëj gjuhë ku lufta nuk eshte më reagim ndaj shtypjes, por burim krimi. Një gjuhë ku historia permbyset me kujdes juridik.

Dhe kjo perputhje nuk eshte rastesi. Eshtë alarm.

Unë i kam njohur ata. I kam parë ne lufte. I kam parë nga afer, ne momente që nuk i harron dot. I kam parë jo si politikanë, por si njerëz te futur ne nje vorbull që nuk e kishin zgjedhur, por që nuk kishin si ta shmangnin. Dhe sot, kur degjova ate propozim, nuk pashe me fytyrat e tyre. Pashe fytyrat e atyre djemve pa emër, te atyre grave që bartnin ujë, te atyre familjeve ge hapnin dyert per te panjohur. Pashe giithe ate kohë që sot u permend me një ton që më dukej i huaj.

Prandaj po e them me cinizëm të dhimbshëm.

Pse nuk e denoni me vdekje lirinë. Sepse 45 vite për secilin nuk eshte thjesht kerkesë denimi. Eshtë një fjali qe tingëllon si denim simbolik i asaj gë per ne ishte liri. Dhe nëse kjo eshte gjuha me te cilên do te rrefehet ajo kohe, athere më mirë ta thoni troç. Se në bankën e te akuzuarve nuk jane vetëm kater njerëz. Eshte një histori. Një kujtesë. Një e vërtete e perjetuar.

Gjykata ende nuk ka folur. Dhe pikërisht per kete kam ende shpresë. Sepse vetëm nje gjykate e drejte mund ta pastrojë turpin e gjuhes se sotme. Vetëm nje vendim i drejte

mund ta ndalë këtë rrshqitje ku prokuroria fillon te shkruajë histori. Sot nuk jam i zemëruar. Jam i tronditur. Dhe kjo eshtë më e rende.

21 Komente

  1. N
    Nje qytetar

    Të lumtë Baton . Ke folur si Shqiptar , si Njeri .

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      do te shkoi muti ne gju..... gezuar ramazonin!!

      Përgjigjjuni
      1. U
        Une

        Na mbyten injorantet

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shume qytetare

        Si ka mundesi, te gjithe Batonet, kosovare a shqiptare qofshin akuzojne se drejtesia ja u vrau lirine? Me " i ndershmi" prej tyre quhet Meta, qe hapur kerkon te vrase drejtesi me nje thike qe quhet partia e lirise. Te gjithe ju, Batonet e tjere, jeni prapa tij. Dhe mos u mundoni ti merni "patenten".

        Përgjigjjuni
        1. B
          BRATS BISS BOOM

          O kokrra e unjorantit..... Nuk fillohet fjalia me lidhës DHE..... meso te shkruash shqip or koqe dhe pastaj futu neper logjet e miletit dhe te analizosh mendimet e tyre... MORE KOKRRA E ANALfabetit. Pastaj, stadi ANAL ize eshte shume per ty, pjesa e pare te shkon se je komplet ANAL.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan iliri

            Kosovarë a po shqiptarë?po ku ka popull kosovarë o Tru breshkë?

            Përgjigjjuni
        2. S
          Sako

          Kemi jetuar jetojme dhe do jetojme duke vuajtur padrejtesit qe kjo bote piell vazhdimisht.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Celo Mezani

            Padrejtesite rrenjet i kane tek mileti qe te rrethon. Te votosh dy pjella te zeza te UDB-se, Sali Berishen dhe Albin Kurtin, per dekada te tera i ke prodhuar vetes gjithe te keqiat e kesaj bote.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir dardani

              Sali Berisha dhe Edi Rama janë baraz me Esad pashë toptanin!mos e përzier Albin Kurtin me qenefa të kombit.a morre vesh?juve duhet edhe njëherë Enver hoxha me ju shkërdhy robët o barkëqitjet e kombit!po ku keni ju Tru me mendu mbarë,50 vjetë Barkun bosh!ju jeni njerëz që edhe nënat dhe motrat e shitëni për para,e lere më kombin.ju jeni shqipefolësa e asgjë tjetër!po ju as emra shqip nuk keni,o qenefat e kombit!????????⚰️????

              Përgjigjjuni
          2. i
            ilir

            kur kryeministri Kurti deklaron ne kuvendin e kosoves qe krimet me mostruoze i kan bere shqiptaret e uck cfare duhet te presesh nga prokuroret e hages qe jane te sponsorizuar nga rusia.Kunder miloshevicit dolen 10 deshmimtar kunder tij per lideret e uck kan dale kunder 200 deshmimtar nga kosova.Cfare prisni me shume

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ajdin

              ilir ,dije mirë se edhe Albini i sponzoruar dhe rekrutuar nga Serbia është.E keqja është se në Kosovë ka ngadhënjur Gënjeshtra e madhe e UDB dhe shërbetorëve të tyre.Kosovarët e kanë trurin e shpëlarë si ata muslimanë që janë me ISIS.Më dhimben ata që ishin në gjendje të japin çdo gjë për këtë monstër popull që e quajnë veten kosovarë.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pejani

              Ti Baton shumë mirë ke folur, por harron, se paragrafin ku ti shkruan: - Kjo është një gjuhë ku UÇK, nuk është një lëvizje çlirimtare, por strukturë kriminale....... . Dhe këtë lëvizje e kanë përcaktuar si strukturë kriminale edhe ca shqiptarë , që kanë qenë edhe drejtues të Shqipërisë të sotme......... . Je gazetar dhe nuk e ke problem të hapësh arkivat dhe tu kërkosh me rreptësi këtyre shqiptarëve të poshtër: - " A u kënaqët që po mendoni se doli fjala juaj?...... . Dhe mos e ndyni më me gojën tuaj popullin e Kosovës për gjoja dhembshuri dhe patriotizëm ndaj tij. Sepse për ju, o të ndyrë, edhe Adem Jashari po të ishte gjallë do të ishte dënuar si një kriminel" - Po nuk folët edhe ndaj këtyre pseudopatriotëve, me ndihmën e të cilëve, u përgatitën shumë dosje të Hagës, nuk po e bëni si duhet detyrimin që keni ndaj Kosovës martire.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Petrit

                Lavdi UCK. Trimave , heronjeve , clirimtareve. U farofshin Dhe kurre mos u shtofshin tradhetaret …. HARAM GJAKUN KOSOVE - Rexhep Qosja

                Përgjigjjuni
                1. B
                  BBVK

                  Turp!Po perlyhet lufta e drejte dhe e paster e popullit te Kosoves per liri dhe te drejta njerezore

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hakiu

                    Ehhhh Hashim Thaqi,po te mbrojn njerz te gabuar,ata qe kane ber qmos met dergu ne Hag,si ky tipi batoni,berati,adriatiku e shume te tjere qe sot po qesin lote krokodilli.Paramendo analistat ne Kosove,tu e mbrojt hashimin me shoke,tipa te ligj,te pa ftyre,servil e lakmus te tfortit,mashtrues,intelegjence medioker,seshte qudi nje perfundim i tille.Nuk e di pse po heshtine keta analista,nuk po bejn zhurm e nuk po bertasin neper studio te regjistruara ne serbi,kane mbet pa inovacione, te mberthyer ne rrenen dhe mashtrimin qe e kan kriju vete.Ne Kosove askush sju beson ktyre analistave,jane njerzit me te perbuzur dhe me te perqeshun,vetum ne Shqipni ju ipet hapsir,qudi si krijohet bindja dhe paragjykimi per Kosovaret nga keta tipa antishqiptar.Nuk eshte qudi edhe te denohet hashim thaqi me shoke,shiheni njeher kush i mbron,e kuptoni mjerimin ku kan rene ata qe po thiren ne vlerat e luftes e te UÇK-se.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Celo Mezani

                      Haki, per ceshtje madhore ne historine e nje kombi te gjithe te ndershem dhe hajni, te zgjuar dhe mençur, te varfer e te pasur behen nje. Nuk ka rendesi kush je, se mbi te gjitha je nje ze per kombin tone. Jashte mbeten ata qe e kane shpirtin llum te zi apo marrin rroge prej Serbise, qe helmin e tyre e zbrazin ne Internet se ne rruge nuk kane bythe me fol. Nese ti nuk je person qe merr rroge prej Serbise (kete e di vetem ti), atehere ta jap une me vule qe je LLUM I ZI I KOMBIT. Ti e turperon emrin "Kosovar". Ky nuk eshte nje paragjykim, eshte analize e asaj qe ke shkruar.

                      Përgjigjjuni
                    2. O Baton, ata i denojne kosovaret vete, armiqte e betuar te shqiptareve te vertete. O Baton ne asnjehere nuk na kane pushtuar veç italanit e gjermanit, vete shqiptaret kane pushtuar shqiptaret. Albin Kurti eshte nje nga ata armiq te popullit te tij, mos shiko balashet e rinj qe nuk e dine ç'eshte jeta , ç'eshte liria ç'eshte Atdheu. Ata duan krim, korrupsion , para dhe çthurje. Shiko Saliun çfare ben; me nje kembe ne varr do ta marre Shqiperine me vete. Jane kerma te lindura, ama kane nene dhe babe me perjashtim te Saliut qe ka vetem nene se baba ishte Karaxhçi. Po kush pjerdh me per shqiptaret; shyqyr qe u plakem dhe do ikijm nga kjot ku shqiptaret urrejne dhe vrasin shqiptaret si zoofage !

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tironci

                        Baton, Shqiptaret nuk presin nga ty dhe te tjeret si ty qe te na shprehni emocionet tuaj por te na analizoni se cfar ndodhi, perse prokuroret Amerikane dhe Danez bene kete kerkese ekstreme? Cfar do te thote kjo nese kthehet ne vendim per luften e Kosoves, per pamvaresine e Kosoves, per njohjet e reja, per konsolidimin e shtetit, per bashkimin me Shqiperine. Keta jane prokurore Amerikane, qe paguhen nga Evropa. cfar eshte strategjia e superfuqise, perse po e lejon kete gje, apo jane keta prokurore te kompromentuar, te shantazhuar apo te blere nga rusia apo serbia? Perse LDK ne lufte per pushtet te brendshem po rrezikon shtetesine e pavarur te vet Kosoves duke dergur deshmitare tradhetare ne hage?

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Eri

                          Fatkeqesisht, e gjithe kjo eshte pasoje e e perçarjes mes shqiptareve. Pa asnje perjashtim, kush me shume e kush me pak, drejtuesit politik shqiptar ne, ne Kosove e Shqiperi, bejne gare me retorik patriotike duke akuzuar njeri-tjetrin si argat te Serbise. O duhet ti provojne me fakte keto akuza qe cojne uje ne mullirin serb, o duhet ta mbyllin gojen e kerkojne falje popullit. Do ishin bere bashke, te konsultoheshin ketej a andej kufirit e te mos pranonin ngritjen e Gjykates Speciale. Te vinin para interesat e kombit e jo te pushtetit te tyre. Nuk na inteson vllazeria politike Rama ( vellait te deklaruar te Vuçiç, Thaçi per inat te Kurtit, por vllazerimi kombetar ne mbrotje te luftes clirimtare. Kjo eshte goditje ndaj nje populli qe ka sakrifikuar nen dhunen serbe. E cfare ben lideret shqiptare? U ndane, nuk u ngriten mbi ndasite politike dhe ja rezultati. E per kete jane fajtor te gjithe. Qarqet proserbe edhe ne drejtesine europiane e shfytezuan shume mire.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Plaku matuf

                            Njerez me uniformen e UCK bene krime kondra shqiptareve duke perfituar nga amullia e luftes .Nashi kur eshte puna per lavdi kreret e uck thone qe na ishim force e organizuar e beme luften ,po kur eshte puna per krimet qe u bene ne emer te uck thone qe nuk kishim gje ne kotroll se na ishim nje levizje ku nuku e merrte vesh i pari te dytin .

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Prokuroria "speciale" vuri balten mbi Clirimtaret e Kosoves.Ne ate pretence u gjykua nje epope,u gjykua nje popull qe luftoj per liri.Ne mbrojtjen e tyre duhet perdorur vetem nje fjali.Jemi ketu per te kerkuar drejtesi per popullin martir te Kosoves e jo per te na kerkuar llogari perse luftuam per liri.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje