Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

9 Shkurt 2026, 16:00Blog TEMA
Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Sepse pezullimin nuk e sheh si masë ndaj një ministri, por si ndërhyrje të drejtësisë në përbërjen e ekzekutivit

Nga Baton Haxhiu

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur ta pranojë. Dhe kjo nuk ka qenë një zgjedhje emocionale, por një qëndrim i qartë institucional.

Qëndrimi i Edi Ramës pas rezultatit 4 me 4 në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht reagim politik. Është një pozicionim institucional që synon të vendosë një vijë ndarëse mes asaj që ai e konsideron ushtrim normal të drejtësisë dhe asaj që ai e sheh si ndërhyrje të saj në funksionimin e pushtetit ekzekutiv.

Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Belinda Ballukut jo sepse nuk e konsideron serioz hetimin, por sepse nuk e pranon pezullimin si instrument për të ndryshuar përbërjen e qeverisë përpara se gjykata të ketë folur me vendim përfundimtar. Në logjikën e tij, kjo nuk është çështje individi, por çështje parimi.

Dhe ky parim ka të bëjë me kufijtë mes drejtësisë dhe ekzekutivit.

Vendimi, ose më saktë mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese, la në fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra. Pra, praktikisht, masa e parë e SPAK-ut është zbatuar. Balluku sot nuk ushtron funksionin e ministres. Në këtë pikë lind paradoksi që Rama e artikulon me qetësi.

Nëse pezullimi është në fuqi, atëherë argumenti se ajo ndikon në hetim bie. Dhe nëse bie ky argument, atëherë masa e dytë e SPAK-ut, kërkesa për heqje imuniteti dhe arrestim, bëhet e panevojshme.

Kjo është logjika që ai kërkon të vendosë në debat.

SPAK e kërkoi masën e dytë pasi qeveria e çoi pezullimin në Gjykatën Kushtetuese. Pra, si reagim ndaj rezistencës së qeverisë. Tani që Gjykata nuk dha përgjigje, por la në fuqi pezullimin, SPAK praktikisht e ka arritur atë që kërkoi fillimisht.

Prandaj, sipas Ramës, nuk mund të qëndrojnë njëkohësisht dy masa mbi të njëjtin subjekt. Nuk mund të jesh njëkohësisht i pezulluar nga detyra dhe objekt i një mase të re që justifikohet pikërisht me faktin se je në detyrë.

Në këtë pikë, ai nuk po flet më për Ballukun. Po flet për koherencën e veprimit të drejtësisë.

Sepse nëse vazhdohet me procedurën për heqjen e imunitetit, ndërkohë që pezullimi është në fuqi, atëherë krijohet përshtypja se SPAK po e injoron efektin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe po vepron sikur masa e parë nuk ekziston.

Kjo është arsyeja pse mazhoranca po e trajton kërkesën e dytë si jo urgjente.

Nga këndvështrimi i Ramës, beteja me Gjykatën Kushtetuese nuk kishte si qëllim mbrojtjen e Ballukut, por detyrimin e Gjykatës që të shprehej mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes së drejtësisë në ekzekutiv përmes pezullimit.

Gjykata nuk e bëri këtë. Për shkak të barazimit të votave, ajo nuk prodhoi një interpretim kushtetues. Kjo e lë qeverinë pa përgjigje, por pezullimin në fuqi.

Dhe pikërisht kjo e bën situatën absurde në sytë e tij.

Sepse ekzekutivi është sot i ndikuar nga një masë penale e përkohshme, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë as po, as jo për legjitimitetin e kësaj mase.

Në këtë kuptim, Rama e sheh ekzekutivin si të mbajtur peng nga një situatë juridike e paqartë.

Ai nuk kundërshton hetimin. Nuk kundërshton drejtësinë. Kundërshton faktin që një masë e përkohshme po prodhon pasoja të përhershme në funksionimin e qeverisë, pa një interpretim të qartë kushtetues.

Dhe për këtë arsye ai e lidh çështjen jo me rastin konkret, por me të ardhmen.

Ai ka lënë të kuptohet se kur Gjykata Kushtetuese të plotësohet me nëntë anëtarë, kjo çështje do të rikthehet jo më për Ballukun, por për të sqaruar njëherë e mirë kufijtë mes pushteteve.

Sepse sot kemi një realitet të ri.

Një prokurori që mund të kërkojë pezullimin e një ministri përpara gjykimit.

Një gjykatë penale që e jep këtë masë.

Një Gjykatë Kushtetuese që nuk arrin të vendosë nëse kjo është e pranueshme.

Dhe një ekzekutiv që duhet të funksionojë brenda këtij paqartësimi.

Ky është thelbi i qëndrimit të Ramës.

Nuk është mbrojtje e individit. Është kundërshtim i një praktike që ai e konsideron të rrezikshme për balancën e pushteteve.

Sepse nëse kjo kthehet në standard, atëherë përbërja e qeverisë mund të ndryshohet përmes masave të përkohshme penale, pa pritur vendimin e gjykatës.

Dhe kjo, në logjikën e tij, nuk është më drejtësi që vepron mbi politikën, por drejtësi që hyn në territorin e saj.

Kjo është arsyeja pse ai nuk e pranon dorëheqjen e Ballukut.

Sepse në momentin që ajo jep dorëheqjen, ai pranon në heshtje se pezullimi është një instrument i ligjshëm për të riformësuar ekzekutivin.

Dhe pikërisht këtë ai po refuzon.

16 Komente

  1. i
    iriqi

    Drejtësia nuk ka asnjë tagër të pezullojë një ministër. Kushdo qoftë ai apo ajo. Drejtësia duhet t'i kërkojë kryeministrit të zgjedhur nga populli, pezullimin apo shkarkimin e një ministri duke paraqitur edhe shkaqet dhe arsyet për këtë. Drejtësia po ashtu duhet t'i kërkojë Parlamentit dhe kryetar/it/es së saj heqjen e imunitetit për një zyrtar të lartë. por ajo kurrsesi nuk ka tagër që t'ia heqë vetë këtë imunitet. Rama duhet t'i bëjë të qarta këto gjëra me ligjin e ri. Ndryshe bëhet bishti më i rëndë se çekani dhe një Spak apo ku e di unë, i pazgjedhur nga askush, merr kompetenca të papara dhe të padëgjuara. Ky është në fakt një grusht shteti ndaj demokracisë. Por i ndërmarrë jo nga ushtarakët, por nga gjykatës dhe prokurorë që kanë marrë revan.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan

      Edhe ti patronazhist i flliqur qenke. Edhe pse kallami i gjate jua piu gjakun ju prap ne mbrojtje jeni duke kundershtuar drejtesine. Mjere populli shqiptar ku ka arritur me ju

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pirro l

      Kur flet Rama per parime dhe Batoni pastaj me gojen e Rames. Ky eshte kulmi. Po te njihte Rama parime, Belen do e shkarkonte ne momentin qe eshte ngrit akuza . Me qe Rama mendokerka se hetimi eshte serioz. Po ju e keni fut koken ne buxhetin e shtetit dhe e shoqeroni dhe me vere te shtrejte. Ku keni parime ju hajdute.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Lojra fjalesh. Nese SPAK nuk terhiqet nga kerkesa per heqje imuniteti, kuvendi eshte i detyruar ti pergjigjet me po ose jo brenda afatit ligjor, pendryshe shkel rende kushtetuten. kaq di une. Pastaj e futi se futi jo por e futi jo po me duket nuk ja futi jane fjale koti. Perderisa hyri ne fuqi PEZULLIMI i funksionit administrativ cfare kuptimi ka kerkesa per dorjeheqje mbas pilafit? Po, tani do kishte kuptim sikur Belina me kerkese te saj te jepte dorreheqjen si deputete, duke i ikur edhe imuniteti ndaj drejtesise. Cdo njeri i ndershem do ta bente pa teklif kete veprim!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Shkrim delikat qe nuk bind. E verteta duhet thene shqip e me ze te larte qe drejtesia po vepron si njesit puci kunder te zgjedhurve te popullit. Rama nuk eshte aq budall, sa te mis e kuptoje kete. Jane me qindra argumentet qe e vertetojne aktivitetin e tyre pucist, me te cilin Rama duhet te merret serjozisht

          Përgjigjjuni
          1. d
            drejtesi e munguar

            Z.Baton,lenia ne fuqi te kerkeses per pezullim nga detyra e ben jo funksional doreheqien qe eshte e detyruar.Nga ky moment Z.Rama duhet te kerkoj Kuvendit te Shqiperise zevendesimin e saj.Kjo rruge eshte e detyruar per mbarevajtjen e punes te Qeverise.Posti qe mbante Znj.Balluku nuk eshte i personalizuar por pjese e mbarevajtjes te punes se Qeverise.Boshllekun ligjor qe Kushtetuta ka duhet ta plotesojne me nje amentament perkates.Prokuroria e gjykata nuk duhet te mbivendosin masat shtrenguse me kaprico.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrat Socialist

              Është një gazete me emrin "Sot" qe eshte venë në dispozicion te Sales dhe partise demokratike, nuk e kuptoj këtë qëndrim te kësaj gazete e stafit te saj, Çdo shkrim i saj ka vetem një qëndrim vetem pro PD e Salës dhe lufte kundra Rames e PS, si duhet I ganë prishe interesat e saj nga e majta

              Përgjigjjuni
              1. O
                Oficeri dulles

                Dum dumanet dum baben dum dadon, analfabetet e drejtesise

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Boomerang

                  Doreheqjen e Ballukut? Ku e paska dhene ajo ate "doreheqje" tek zyra e Batonit valle, se sot KE i kerkon Kuvendit te shqyrtoje pa vonese heqjen e imunitetit te saj!

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhixhi

                    Si i eshte drejtuar BB -ja KM-se ?? shoku Pallosh apo shoku Kurva Une jap dorëheqjen nga posti.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Aron

                    SPAK dhe GjKKO si edhe GJK e di kete, por ata jane duke e bere kete katrahure per te nderhyre tek pushteti ekzekutiv duke bere edhe lojen e Saliut por edhe lojera te huaja te cilat tashme i dime. Shume mire qe Rama e mori situaten ne dore dhe te bej ndryshimet e duhura.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      drejtesia

                      Bravo i qofte Edi Rames,shyqyr e kemi,se ndryshe do kerciste grushti i shtetit qe ka filluar te bjeri ere! Bishat punojne nen rogoz!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luan Gogu

                        Po mire more kompetent , Po keta Njerezit e SPAKUT coban dhishe Jane apo jurist , se ti dhe pagatori yt , E. Rama , qenkemi juristet e vertete ! Baton , Po pse pak batoner Kemi ketej ne qe erdhe dhe ti per te na u bere peshqesh ? ! Baton nuk Besoj ta kesh frymezuar ti kete stoicizmin e Rames . Ka nje jurist te madhe Rama atje ne kullen e tij , nje ish deputet te vleresuar shume nga Berisha , por qe dikush e merziti ... Baton Jane te thella CA pune ketej nga anet tona .

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Uashington, DiSi

                          Sa larg i ke rënë, o Baton! Thelbi është ky: "Të gjithë jemi të barabartë para drejtësisë, por disa janë më shumë të barabartë". Sot Rama mori mesazh nga Brukseli! Dhe Bruksel foli qartë dhe shkurt. Shumë më shkurt se sa shkrimi tënd i gjatë, o Baton, ku përpëlitesh "me tregue arsyen e mosarsyes". Prite tani kur të flasi edhe Washingtoni... Ah, se harrova. Rama ka linjë direkte me Ivankën, pra pun'e madhe se flet Washingtoni....(Hahaha).

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            MBROJTJE=FAJTOR

                            Si gazetar, ti e di shumë mirë arsyen dhe tani po gënjen!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje