Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

7 Shkurt 2026, 18:40Blog Nga Luan Rama

Kur Gjykata Kushtetuese e Republikës dështon të flasë me një zë të qartë, nuk është thjesht një problem procedurial, por një krizë e thellë e integritetit institucional.

Vendimi “pa vendim” i Gjykatës Kushtetuese në çështjen për të cilën ajo u investua me kërkesën e Kryeministrit Edi Rama dhe që lidhet me zëvendëskryeministren e pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, si pasojë e ndarjes 4 me 4 të trupës gjykuese, nuk është një episod teknik dhe as një rastësi proceduriale. 

Ai është prova më e qartë e një Gjykate Kushtetuese të kapur, të neutralizuar dhe të reduktuar në një mekanizëm balancash politike. 

Një gjykatë që nuk arrin të vendosë në çështje me rëndësi të lartë publike, në fakt, ka marrë një vendim: ka zgjedhur të mos ushtrojë autoritetin e saj kushtetues.

Në çdo demokraci funksionale, Gjykata Kushtetuese nuk ekziston për të reflektuar raportet e forcës mes pushteteve, por, për t’u imponuar atyre. 

Në doktrinën kushtetuese europiane dhe në praktikën e gjykatave kushtetuese të konsoliduara, si në Gjermani, Itali apo Spanjë, parimi është i qartë: gjykata duhet të jetë më e fortë se pushteti politik i radhës. Kjo forcë nuk buron vetëm nga kompetencat formale që i jep Kushtetuta, por nga autoriteti intelektual, profesional dhe moral i gjyqtarëve që e përbëjnë atë.

Në Shqipëri është ndjekur logjika e kundërt. Gjykata Kushtetuese nuk është ndërtuar për të qenë autoritet, por për të qenë e kontrollueshme. 

Ndarja 4 me 4 në një çështje me ndjeshmëri të lartë politike nuk është shprehje e pluralizmit juridik, por është pasojë e një arkitekture të qëllimshme institucionale, ku askush të mos ketë peshë të mjaftueshme për të thyer ekuilibra të parapërcaktuar.

Zgjedhja e individëve pa profil të konsoliduar akademik, pa kontribute të njohura në të drejtën kushtetuese dhe pa autoritet profesional të provuar, e ka dobësuar në themel trupën gjykuese. 

Gjykata është mbushur me emra që nuk imponohen përmes dijes dhe integritetit, por që peshohen përmes llogarive politike. Në këto kushte, pyetja nuk është më se çfarë thotë Kushtetuta, por se me kë është secili gjyqtar.

Fakti që edhe sot Gjykata Kushtetuese e Republikës nuk është ende e plotësuar me numrin e plotë të gjyqtarëve, nuk është një dështim teknik apo administrativ, por një instrument i qartë kontrolli. Një gjykatë e paplotë është një gjykatë e dobët; një gjykatë e dobët është e menaxhueshme. 

Kështu, organi më i lartë i mbrojtjes së Kushtetutës është trajtuar si një strukturë që duhet mbajtur në gjendje ekuilibri artificial, jo si një autoritet suprem dhe solemn që duhet të vendosë qartë e pa asnjë mëdyshje në mbrojtje të Kushtetutës.

Komisioni i Venecias (të cilin aq shumë na pëlqen ta thërrasim në ndihmë!) ka theksuar vazhdimisht se pavarësia reale e gjykatave kushtetuese nuk garantohet vetëm nga procedurat formale të emërimit, por nga cilësia, integriteti dhe profili i individëve të zgjedhur. Një gjykatë mund të jetë ligjërisht e pavarur, por materialisht e nënshtruar, nëse përbëhet nga gjyqtarë pa autoritet intelektual dhe pa integritet qytetar.

Përgjegjësia për këtë situatë është politike dhe institucionale. 

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës, si organe kushtetuese emëruese, nuk mund të fshihen pas formalizmit të procedurës. Ata kanë zgjedhur këtë model Gjykate Kushtetuese. Ata nuk kanë dashur një gjykatë me personalitete të forta, sepse personalitetet e forta nuk kontrollohen. Në vend të tyre, është ndërtuar një trupë që balancon, ndahet dhe, kur duhet, nuk vendos.

Në thelb të këtij dështimi qëndron mungesa e integritetit qytetar të individit dhe mungesa e autoritetit profesional të gjykatësit kushtetues. Një gjyqtar pa integritet qytetar nuk është i pavarur nga pushteti. Një gjyqtar pa autoritet intelektual nuk i imponohet dot pushtetit. Dhe një Gjykatë Kushtetuese e përbërë nga të tillë individë nuk mund të mbrojë Kushtetutën, sado kompetenca t’i njohë ajo në letër.

Ndarja 4 me 4 në çështjen Balluku duhet lexuar si aktakuzë ndaj modelit aktual të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që kjo logjikë e kapjes institucionale mbetet e pandryshuar, Gjykata do të vazhdojë të ekzistojë formalisht, por do të dështojë realisht në funksionin e saj themelor: mbrojtjen e Kushtetutës nga pushteti. Dhe pa këtë mbrojtje, shteti kushtetues mbetet vetëm një fasadë.

10 Komente

  1. V
    Vlonjati i inatosur

    Gjykata kushtetuese kërkon burra me "bole" e jo sip është mbushur tani me "çupulin" e kalamaj.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zot, na dergo nje lider si Garibaldi, Bonoparti, a

      Dakord me ty Luan Rama, po si i behet qe ta shperbejme GjK dhe drejtesine e re? Po shkojme drejt diktatures se Saliut ne krye te nje drejtesie fashiste. Ky grusht shteti duhet shkaterruar me forcen e ligjit. Jo me kot Franca e Italia e kane bere e ribere nga tri here Republiken. Ajo permbyshje gjoja qe ne beme ne 1991 ishte vetem nje kalim i pushtetit te komunisteve dhe spiuneve tek pjellat e tyre bastarde, e ja ku jemi...! Ku ndryshon ne thelb kjo republike nga ajo e Enverit? Te vrisnin atehere per politike, te vrasin edhe tani po per politike (21 janari i Saliut), fukarenj ishim atehere, e shumica ja fukarenj edhe tani. Atehere ishte pasterti kudo, tani eshte pisllik ngado, atehere kishte rregull e jo korupsion, tashti eshte anarki dhe korupsion i madh me model familjen nongrata. Atehere shqiptaret ishin te respektuar, tani jane te perbuzur kudo ne Evrope. Pra, ku jemi - ne ajer, dhe ku po shkojme - ne sketerre.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjykata,komisioni ,midhja

      PS ka mbushur kupēn pēr tu larguar nga pushteti, por opozit e duhur mungon qē tē rrēmbej stafetēn.Me njē Berish tē raskapitur dhe primitif nē ide, dhe njē klas politike qē kēnaqet me aq sa ka., ndryshimi duhur do jet me vones dhe kosto shtes.Ndaj nē rastin aktual, presim qē zgjidhja tē vij nga tē husjt qē ju duhet pak koh tē reagojn si duhet.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Illo

        Artikulli më i mirë për këtë temë! Bravo, bravo, bravo!!!! Të gjithë anëtarët pa përjashtim pa profil dhe autoritet të konsoliduar ne të drejtën kushtetuese dhe me nivel te ulët inegriteti qytetar! Gjk me nivel më të ulët profesional në këto 35 vite. Fakt!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Punetori

          Integriteti moral , profesional dhe intelektual i gjyqtarëve tanë në rastin më të rrallë është baraz me Zero , sepse në përgjithësi është nën Zero , pra negativ . Lukunia e gjykatësve dhe prokurorëve janë një tufë maskarejsh të pangopur për para', pasuri dhe pse jo edhe për pushtet ( sic po e tregojnë me veprimet e tyre ). Ky nuk është opinion kafenesh , por është një realitet i dhimbshëm në kurriz te popullit e të vëndit tonë të shumëvuajtur .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turp per palamentin..

            Luan ..I ke vene piken ise..Ke bere nje interpretim Kushtetues..Gjykatesit kushtetues te cilet kane kushtetuten ligjin e tyre ..duhet o ta interpretojne ligjin sic i meson kushtetuta dhe te votojne masivisht ate ose nese eshte shkelur ligji ta refuzojne po masivisht.Kjo 4 me 4 eshte loje se ka gjyqtare me Saline por ka gjyqtar edhe me Ramen Ka Gjyqtar te te shantazhuar dhe te pergjuar nga SPAK etj.Pra ashtu sic thoni ju jane mbledhur njeres pa indentitet pa pervoje akademike .Kryetare gjykates kushtetuese duhet te jape dorheqjen.Te meret eksperienca europjane dhe te perpilohet sistem i ri drejtesie..Kryeministri Rama ka nje gabim fatal qe me kete vote qe i dha populli nuk po i jep popullit drejtesine qe i takon .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kytim Carkari

              Vendim qe digej pa u bere ankimimi i Rames ne kete mender gjukate gjoja kushtetuese . Per turpin e tyre qe dolen me nje vendim pa vendim . Vetem nga menyra se si e me c'fare brumi eshte ndertuar kjo gjukate do te jepej kjo pergjigje . Mjafton kaq sa folen qe kjo gjukate jo sot por qe mbreme ne menyren me urgjente te shkrihet e tu hiqet e drejta per te qene gjukates . Dihej qe terroristi Sali do te bente te pa munduren per te nderhyre nepermjet familjareve te tyre , por njeriu ka edhe nje fare integriteti dhe nuk jeton vetem per te marre ca para dhe nuk duhet qe ta lejoje vehten te shperdorohet ne kete menyre . Njemije here me e ndershme do te ishte te shpreheshin qarte kundra Rames e ti jepnin te drejte nje prokurori nuk di kujt emer ti drejtohem , me banalit ne kete Shqiperi te neperkembur se sa te japin kete vendim pa vendim . TURP TURP TURP .

              Përgjigjjuni
              1. U
                UNE SALIU D'ORA VETE

                GJYKATA KUSHTETUESE ME VENDIMIT PA VENDI PERPOS TE TJERASH KA MARRE VENDIMIT PER VETSHKRIRJE

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tatjanae

                  Luan i ke rene me te fiks. Ashtu eshte. Ata jane te paafte dhe politike Ku duket dhe ndarja e tyre 4-4. Duhet patjeter te sanksionohet me ligj qe gjyqtaret e Kushtetueses duhet te vijne me kariere gjyqtare, te jene 70 vjec e lart,. Personat e mesiperm nuk do te kene interessa ndaj askujt dhe nuk do kene frike nga askush. Gjithe bota keshtu i ka Gjykatat Kushtetuese. Pra duhen gjykates kariere jo ndihmesa ligjore.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lumi

                    Më pëlqen analiza O Luan dhe më vjen mirë ë si jurist dhe politikan apo dhe ish anëtarë qeverie ke gjetur kurajon që të thuash një të vërtetë të madhe që ne nuk kemi gjykatë Kushtetuese por një trupë gjyqjëtarësh që bëjnë qoka politike Me një mos vendim të saj kjo gjykatë e vulosi vetë dënimin me vdekje të institucionit (jo të të anëtarëve )qjë që kjo përbën një gjëmë për drejtësinë shqipëtare Kjo ndodhi tani dhe është e pa diskutueshme që është bërë me bekimin e politikës që kur u bë Reforma . I ke rënë në kokë këtij problemi që po e shqetëson opinionin Nuk e kam shumë tënqartë por të bën përshtypje përbërja e ksaj gjykate me ca kukulla që janë vënë jo për meritë por për të ruajtur balancat e partive politike .E më keq akoma kur janë fare të rinjë të pa provuara në sfida të drejtësisë dhe aq më keq kur ndonjë ska qenë kurrë gjyqëtare .Kjo ndodhi edhe për faktin se kjo mender gjykatë nuk po plotësohet me numërin 9 nëntë aq sa të mos ketë kurrë mundësi të ndodhë një situatë qesharake si kjo e ksaj gjykate që thotë vendim 4:4 E pa parë e pa dëgjuar dhe e pa konceptueshme se si mund të merret një vendim pa kuorum pra ose unanim ose një më shumë e lartë se gjysma e numërit . A ka zgjidhje ky andikap ??Mendoj se kjo duhet të jetë tema e diskutimit e të gjithë niveleve nga presidenti parlamenti qeveria institucionet e pa varura shoqëria civile partitë politike po e po që ti jepet zgjidhje kushtetues një shqetësimi të tillë ..Partia që ka pushtetin pra PS PSD ka dhe përgjegjësinë para popullit nuk duhet të presë dhe të meret me hartime ligjesh për mbrojtjen e zogjëve por të fillojë hartimin e projekt ligjit për ndërhyrje në disa ligje të Reformës Tani pas 10 vjetësh u grumbullua përvojë u provua se ku është gabuar dhe si duhet të ndreqen disa nene që e kanë çuar drejtësinë në këtë derexhe . As një stepje nga opozita apo faktori ndërkombëtar kur qellimi i ndërhyrjes është për të mirën e drejtësisë dhe të popullit Mos u step moj qeveri nga një grushtë banditësh të veshur me pushtet me mandat dhe çertifikatë apo diplomë juristi por që janë blerë që në bark të nënës dhe të opozitës dhe krimit të organizuar Pylli duhet krasitur që të rritet i shëndetshëm .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje