SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

6 Shkurt 2026, 18:20Blog TEMA
SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë

Nga Carlo Bollino

Sot, për herë të parë, SPAK-u ka ndier nevojën të publikojë një mesazh në rrjetet sociale ku shkruan: “SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje të bazuara në prova”. Reagim i tillë, për një institucion që vazhdon të gëzojë një konsensus të madh nga opinioni publik, tregon njëfarë nervozizmi pas akuzave të përsëritura se është shndërruar në një instrument represiv, që abuzon me paraburgimin dhe ku raporti mes prokurorisë dhe gjyqtarëve është aq i ngushtë sa në fakt mohon ndarjen e dy roleve.

Së pari duhet sqaruar se me siglën SPAK nuk nënkuptohet vetëm Prokuroria e Posaçme, por edhe GJKKO (pra gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit) dhe BKH, që është policia gjyqësore. Ky duket si një lapsus i atyre që ideuan reformën, sepse një strukturë kaq e rëndësishme bashkon nën të njëjtën sigël akuzën (prokurorinë), policinë gjyqësore (që varet nga prokuroria) dhe gjyqtarët, të cilët sipas Kushtetutës duhet të ishin të pavarur nga të gjithë.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit. Sot askush nuk vë në dyshim përpjekjen e prokurorisë për të mbledhur prova në mbështetje të akuzave të saj, dhe askush nuk beson vërtet (përveç Sali Berishës) se prokurorët varen nga ndonjë forcë politike. Ajo që shumëkush vë në dyshim, deri në pikën që ngre pikëpyetje për funksionimin e reformës në drejtësi, është roli i gjyqtarëve te GJIKKO dhe aftësia (apo mundësia) e tyre për të marrë vendime edhe kundër vullnetit të prokurorëve.

Si media, prej kohësh i kemi kërkuar SPAK-ut të na japë të dhëna statistikore mbi numrin e vendimeve me të cilat gjyqtarët e GJKKO-s kanë refuzuar kërkesat për arrest të prokurorisë, kanë lehtësuar masat ndëshkuese, si dhe mbi numrin e vendimeve me të cilat shkalla e parë apo apeli kanë injoruar mendimin e prokurorisë. Deri tani këto të dhëna te qarta nuk na janë dhënë, duke ushqyer dyshimin se edhe statistikat tregojnë një varësi jo të shëndetshme të gjyqtarëve nga prokuroria. Fakti që ish-prokurori Altin Dumani në një deklaratë publike tha se “gjyqtarët i pranojnë gjithmonë kërkesat tona”, e forcon këtë dyshim.

Dhe ky nuk është një dyshim i vogël. Sepse nëse roli i prokurorit është të mbrojë akuzën dhe roli i avokatit është të mbeshtesë mbrojtjen, vlera supreme e gjyqtarit është të vendosë me neutralitet maksimal se kush ka të drejtë. Liria e një individi është një vlerë absolute dhe kushtetuese, që mund të kufizohet vetëm përballë përgjegjësive të rënda dhe të vertetuar dhe për një kohë të arsyeshme, proporcionale me fajin. Por nëse arbitri i një ndeshjeje mban anën e njërës skuadër (madje edhe nga frika e reagimit të saj), atëherë ndeshja është e manipuluar.

Është e kuptueshme që një prokurori që për herë të parë në historinë e Shqipërisë guxon të prekë pushtetet e forta të vendit, të përballet me kritika. Më pak e kuptueshme është që këto kritika t’i marrin edhe gjyqtarët (sidomos ata të apelit), të cilët, në vend që të shfaqen si garantë të drejtësisë, dallohen tashmë për faktin se konfirmojnë pa asnjë surprizë vendimet e shkallës së parë, të cilat nga ana e tyre janë konfirmim i kërkesave të prokurorisë.

Situata bëhet akoma më e rëndë kur prokuroria dhe gjyqtarët fillojnë të bashkëpunojnë me media të komprometuara, të cilave u japin dokumente të rezervuara për t’u hakmarrë ndaj kritikave (dhe ndonjëherë për t’u përdorur për gjoba), duke u deleguar atyre edhe mbrojtjen e vet. SPAK-u nuk mund të mendojë se mund ta mbajë të pastër imazhin e vet duke përdorur këto plehra ''mediatike''.

Rreth SPAK-ut është krijuar një mit, i cili, për të qëndruar në nivelin e pritshmërive të mëdha që ka ngjallur, duhet të garantojë standarde maksimale neutraliteti, ekuilibri, transparence dhe pavarësie absolute. Kur flasim për pavarësi, natyrisht, duhet të nënkuptojmë pavarësinë nga politika, jo nga kontrolli gjyqësor. Me fjalë të tjera, edhe SPAK-u, si çdo institucion kushtetues, duhet t’i nënshtrohet kontrollit, natyrisht plotësisht të pavarur. Edhe aktet e Presidentit të Republikës janë nën kontroll dhe i nënshtrohen verifikimit nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa veprimet e Kreut të Shtetit mund të gjykohen nga Parlamenti. Po kush e kontrollon sot SPAK-un? Kush e kontrollon kontrolluesin?

Ligji nr. 65, me të cilin u krijua SPAK-u në vitin 2016 (i përbërë pra nga Prokuroria e Posaçme, BKH dhe GJKKO), përcakton se SPAK kontrollohet vetëm nga SPAK. Kjo nuk ndodh në asnjë sistem gjyqësor perëndimor. Prokurorët e SPAK-ut përdorin agjentë të BKH-së, të cilët janë oficerë të policisë gjyqësore të zgjedhur nga radhët e policisë dhe që varen drejtpërdrejt nga SPAK-u. Një oficer i BKH-së, me mandat gjashtëmujor, ka të drejtë të përgjojë telefonata, email-e dhe çdo lloj komunikimi, madje edhe aktivitete private të prokurorëve, eprorëve të tij  por edhe gjyqtarëve duke bashkëpunuar edhe me SHISH-in. Gjatë mandatit të tij, ai mbledh një sasi të madhe informacionesh personale, duke krijuar pa dashje mundësi për presion dhe shantazh. Ligji nuk përcakton se kush e kontrollon oficerin e BKH-së gjatë këtij mandati.

Pra, një prokuror i SPAK-ut dhe një oficer i BKH-së, të dy me mandate të përkohshme, kanë pushtetin të monitorojnë korrektësinë e prokurorëve, policëve gjyqësorë dhe, mbi të gjitha, të gjyqtarëve. Pikërisht nga kjo gjendje absurde lind nënshtrimi i gjyqtarit ndaj kontrollit të prokurorit, duke zhdukur neutralitetin e tij. Është e çuditshme që deri tani asnjë gjyqtar i GJKKO-s nuk ka guxuar të ankohet për këtë nënshtrim, duke preferuar të jetojë në një pozitë vartësie por që tradhton rolin e tij kushtetues si garant për qytetarët.

Por nëse ata nuk reagojnë, i takon politikës të marrë masa jo për të prekur funksionet e prokurorëve, por për t’i ndarë ata nga çdo lloj ndikimi mbi gjyqtarët, sepse në një vend demokratik është gjithmonë më mirë të kesh njëqind fajtorë të lirë sesa një të pafajshëm të vetëm në burg.

28 Komente

  1. T
    Turpi i Qeverise

    Bravo Carlo Bolino..Me ke befasuar me kete analize.Rama presidenti parlamenti ta mare kete analize dhe ta perdore si kushtetute per Drejtesine dhe ti futij ne ligjet e reja te drejtesise dhe ti aprovoje menjehere ne Parlament..Por dhe ju kini nje gabim..Pse nuk e kini trajtuar qe me pare kete problem..Po prokuroret qe bejne gabime fatale ne gjykimin e qytetareve kush do i ndeshkoje.. Pse sthua ti qe ne spaskemi patur fare gjykata..Hajde Rama hajde..Keshtu do na coc ne Europe..Me nje Spak qe kerkon te rezoje Qeverine dhe po behen ortak..Me Berishen..Po nuk te vjen pake rende qe Erion Veliun ne prak te zgjedhjeve e arestuan..se e dinin qe ai ka nje opinion mbarkomtar..Dhe per Tiranen ka punuar me shume se ty..Po te te doje pytha ty e ncjer nga burgu brenda 24 oresh...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Romeo

      "një institucion që vazhdon të gëzojë një konsensus të madh nga opinioni publik"? Bolino ti sbagli, il 90% degli albanesi non li vuole piu, e parlo sia di Spak che del Gjkko, perché hanno commesso piu reati loro (calpestando la Costituzione e il codice penale, sezione diritti dell'imputato) di tante persone che stanno in carcere preventivo da piu' di un anno!

      Përgjigjjuni
      1. n
        na myten kurvat

        or Sal shpella, po te them zhduku me idiotesit e tua, perndryshe ... kar!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Carlo, duket se nuk di cfare shkruan...

          Bravo Romeo, grazie! Carlo, para ke, pse nuk ben nje sondazh per te pare se sa shqiptare jane pro Spakut, ndryshe hesht. Apo ke frike se mos te paraburgos Spaku dhe harohesh ne qeli o Carlo?

          Përgjigjjuni
        2. /
          // Sali Ram (a) Berisha //

          O KAR-lo ti flet per "plehra mediatike"...po harron se edhe vete mediat e tua jane "plehra mediatike" ne sherbim te pushtetit te Ajatollahut Rama I , per te cilin ti ke vite qe punon me profesion zagar , dhe ke perfituar shume kocka.......nese je vertet gazetar a ta mban te jesh media e pavarur ?!!! Keto lloj shkrimesh ne fakt i sherbejne te dy kraheve edhe Saliut edhe Ajatollahut .... te dy keto funderrina jane bere pishman per reformen ne drejtesi dhe mezi presin ndonje pretekst ta shkrijne SPAK. Por sa te jene amerikanet prapa SPAK , nuk e bejne dot....SPAK eshte shpresa e vetme qe ka mbeshtetje ne popull , i cili pret qe gjithe funderrinat e 35 viteve politike te pergjigjen para ligjit....dhe heret a vone ka per tu bere!!!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Katuni

            Nderro emrin o trap. Se shkruan gjithandej kunder shkrimeve te sakte. (Por bravo qe i lexon. Si bishti qenit do ngeleni mbas Birishes)

            Përgjigjjuni
            1. /
              /// Sali Ram (a) Berisha...///

              Trapi i sateme . o zagar i Ajatollahut !!! A te ka ANAL-izuar sonte apo jo ?

              Përgjigjjuni
            2. N
              Na myten shpellaret!

              akoma ky loqja Sali, po ik ere pirdhu idiot, se na ke ca bythen!

              Përgjigjjuni
              1. /
                //// Sali Ram (a) Berisha.../////

                Po me solle teteme sonte do iki , debil idiot qe nuk thote asgje per shkrimin po vetem shan. O zagar i Ajatollahut , a te ka ANAL-izuar sonte apo jo ???

                Përgjigjjuni
                1. p
                  penicillina

                  keta jane talibanet sllavo komunist si pune e ketij SALI RAM BERISHA, PAR FATMIRESISHT KETA JANE KAQ PAK SA MEZI SYPESHKAENI I PAGUAN

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali Ram (a) Berisha...

                    Une parate i nxjerr duke menaxhuar si tutor tet eme tek semafori....o debil fol per artikullin boll me sharjet ndaj komentuesve ...me mire shaj politikanet qe kane 35 vjet qe i shkerdhejne jeten popullit !!!!

                    Përgjigjjuni
            3. B
              Bureto

              "SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje të bazuara në prova!"-pretendon ky institucion për veten. Edhe pa e thënë ata, kjo është 'quint essentia' e Reformës në Drejtësi, kjo është ajo që duan dhe presin shqiptarët e më tej. Atlhere në realitet a është vepruar kështu?! Nuk mund të flas me sratistika, por do ndalem në 4-5 rastet aktuale, që kanë të bëjnë me "pesgq të mëdhenj". Kur jeji të paabshëm dhe hetoni me prova, pse atëhere çështje si ajo e Berishës, Metës, Mediut, Veliajt, Ahmetajt dhe Bejtas po zvarriten, ndl ërkohë që i pari më mëkatari, ju sfidon, ju tall, ju kërcënon dhe ju fyen ndërkaq ka dy-tre vjet që çështja "Partizani", sapo ka filluar të shqyrtohet?! Këto janë prova apo jo?!

              Përgjigjjuni
            4. H
              Henk

              Shkrim shumë i saktë dhe i goditur. Tani të presim halet saliste të komentojnë duke vjellë vrer..

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lot

                O Henko si je o rilindai i Dash Sules. A e cove gruan ne pune sot? Ta respektoji Dashi? Po sikur keto te PD kishin duart me gjak, ato te Lsi ishin hajdute. O Henko i ke ne krye sot keto, po ti ku je o Henko, tu ka lodh gruja apo mban akoma?

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tng

                  Leri mor te qihen me njerijatrin se Brenda families tyre e kane, Jane ne halle se kuptone Karlon Karin?

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Lymi

                  Bolino shkruan qe "roli i prokurorit është të mbrojë akuzën", nuk e di aty, por ne demokracite perendimore eshte e sanksionuar ne kodin penal qe prokurori kur ndeshet gjate hetimit ne prova apo fakte qe jane ne favor te te pandehurit eshte i detyruar qe ti rendise ne fashikullin e akuzes qe pergatit per ne gjyq!

                  Përgjigjjuni
                3. k
                  kulmi

                  Shkrim i drejte dhe problem qe po del perhere e me shume ne pah! Duhet vepruar sa nuk eshte vone. Menduam se prokuroret e Spak kishin ardhe nga hena?

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Ha ha ha-ja

                    Karlo, Karlo, Karlo....nc nc nc! Po na thua o Kavarlo, se SPAK gëzon mbështetje të madhe publike, por na qenka shndërruar në organizatat Represive!!! Se pari, Kar lo; SPAK gëzon mbështetjen e 100% të Shqiptarve të ndershëm,, Së dyti, Kar lo, SPAK është shndërruar në strukturë represive për të Korruptuarit. E ku qëndron problemi këtu more Karlo!!!?? A nuk eshtë ky qëllimi i ngritjes dhe funksionimit të SPAK??? Ah, more Karlo ziu, se mos të del ëmri gjëkundi dhe ty, që na sillesh si patronazhist, Ciao kar looo

                    Përgjigjjuni
                  2. R
                    Roja

                    Bravo! Shkrim i drejte, i sakte! Sa besim patem te SPAKu,po ata u vetekenaqen, jane ne delir ,ata dhe zoti dhe s ka tjeter.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shishi kot ....

                      Po Ministria e drejtesise nuk i ka lexuar keto ligje per drejtesine...Mereni mo Ylli Manjanin dhe beheni prape Minister te drejtesise...Po Shishi qa te informon ty dhe presidentin cfar ben..cfunksion ka ,?apo te lajmeron kush vjeth xhepat e Qytetareve ne Tirane..

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Piro

                        SHISH nuk ka lidhje me kétë punë, nuk bën ligje. Mos i ngatërro gjérat. Carlo thotë se ligji mbi të cilin është ngritur SPAK është çyryk. Dhe ka të drejtë. Ai ligj duhet ndryshuar.

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pak nga të gjitha

                        Ish të korruptuarit nuk kanë dinjitet profesional e njerzor prandaj kurrë Karlo mos prit se Spak mund të kritikojë veten. Politika dhe këshilltarët e paaftë të saj kanë krijuar me Spak një monstër represioni e ngjashme me hetuesinë e diktaturës . Kodi penal dhe kodi i procedures penale e ndihmojnë kte monster të shkeli procedurat e mbi të gjitha të drejtat e njerut. Reforma në drejtsi ishte e detyruar të deshtonte që kur në organet e vetingut bënin pjesë magjistratë të shantazhueshëm e korruptuar si Ina Rama !

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jimi

                          Ok Carlo !

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironsi

                            Kulmi. Nje katunar pi Dibre dhe nje katunar Shijaku i bejne zbor nje Tironsi. Prandaj nuk duhet lon me ngrit koke katunari se ska kaull dhe nhopje. Njesoj si Viçidoli!

                            Përgjigjjuni
                            1. 3
                              3 9 mos ardhsh kurre

                              Te te them nje gjysem bravo me gjysem zeri se nuk kam si ta kuptoj qe Spak i dergon te gjitha ceshtjet te mbeshtetura ne prova . Me vjen edhe per te qeshur qe mender Spaku nuk gjen prova per 28 njerez ne Gerdec , nuk gjen dot prova per Trebicken qe e denoncoj Gerdecin dhe me e forta qe u pushkatua kater njerez ne mes te dites e ne mes te bulevardit po SPAKU nuk gjen qe nuk gjen dot prova . Keta prokurore me Dumanin ne krye e gjukates me ke kane ne krye nuk jam shume i qarte duhen akuzuar e denuar qe nuk merren me dosjet e verteta te renda qe kane jete njerzish brenda po merren me gjera vogelsira . SPAK dhe GJKKO jane bere bashke ne sherbim te terroristit Sali Berisha kunder shtetit te se drejtes dhe per sa kohe nuk ka nje proces kunder ketyre banditeve as mos presim rezultate per drejtesi .

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                TARRAS LALA

                                O Karlo Bollino je brilant por Edi Rama ēshtē njė kllaun cirku qē si tregon vēndin Organizatēs kriminale tē malokve SPAKUT. Se po tē jet Edi Rama burr ka 83 vota qē ja dha populli pēr tē vēn pikat mbi i . Me njē fjal i tregon vēndin plepistave me gjith 5 cepshin kok shinik idjot dum dumanit. Edi Rama ēshtē fajtor.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Ervehe

                                  Analize e mirefillte e republikes gestabo nazi te spak dhe mungeses se pavarsise se gjyqesorit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Goni

                                    Bolino je njish!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje