Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

5 Shkurt 2026, 14:55Blog Nga Adrian Thano

Burra shteti, princa, presidentë, financierë, strategë të “fatit të globit” dalin në dosjet Epstein njerëz me instikte të ulëta dhe vese banale.

Nuk është “skandal seksual”.

Nuk i krijoi ai pedofili miliarder përbindëshat. Ky i mblodhi dhe i vuri në një ambient ku nuk kishte kamera për lajmet në TV, nuk kishte opinion publik.

Aureola u ra poshtë bashkë me brekët.

Këtu qëndron e vërteta që duhet ta kuptojmë njëherë e mirë. Shoqëritë në masë kanë një prirje të rrezikshme. E adhurojnë pushtetin, famën. Ngatërrojnë autoritetin me virtytin, suksesi u duket automatikisht si moral.

Sigurisht më pas vjen zhgënjimi, por  vjen me vonesë me viktima të shumta e dëme të mëdha.

Ndaj rasti na mëson diçka që bën mirë ta kujtojmë shpesh. Nuk duhet t’i besojmë verbërisht askujt, thjesht sepse ka arritur majat.

Nuk ka “perëndi” pas gjithë atyre kostumeve të shtrenjtë, avionëve privatë, tryezave ku vendosen fatet e botës. Ka vetëm njerëz. Dhe me sa shihet, janë njerëz me vese.

Çmitizimi i tyre, çmitizimi i pushtetit është higjienë mendore. Një shoqëri që nuk adhuron, është më e vështirë për t’u mashtruar.

5 Komente

  1. L
    Ladi

    Meriton nje bravo te madhe. Te lumte.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku

      z.THano Adrian:Ju keni te Drejte ne ato qe shkruani........ Ne Fillimet e viteve te 80-ta..u Botua Libri BOSET E DOLLARIT edhe ne Shqiperi.....aty gjeje ..jo vetem Luften per Mbijetesen e Boseve te Dollarit..por edhe Perversitetin dhe Imoralitetein e Pushtetareve Amerikane..ku citohet" Zv-Presidenti pas u zhvesh lakuriq ,u hodhe ne Pishinen e mbushur me Vajza"??????????????? Asnjereh Bota nuk eshte ashtu sikur se duket....na Qeverise "Bota e Nendheshme"..ata e kane ne te vertet Pushtetin qe ne shikojme ne Dore..........

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fpa

        Bravo z.Ardjan! Mitet jane ato qe po mashtrojne shqiptaret. Miti I Reformes (drejtesi e pavarur e paneshme), Miti I liderit( njeriut te pagabueshem vizionar) Miti I Perendimit ( shembull i lirive), Miti I nderit. . Duhet te rrezohen mitet qe te njohim e te duam veten, "te higjenizojme" mendjen, te behemi te vetedijshem c' ka jemi, c'ka duam e c'ka na pret. Faleminderit per kete shkrim.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          ''Çmitizimi i tyre, çmitizimi i pushtetit është higjienë mendore. Një shoqëri që nuk adhuron, është më e vështirë për t’u mashtruar'.-shkruan Thano. Asgje per t'u hedhur poshte! E sakte, ideale po... a ndodh?! Nuk pyes per boten, pra në pergjithesi, po po flas per Shqiperine që e njoh. Dhe po i referohem vetem dy koheve nga keto qe tre brezat e fundit te shqiptareve i kane jetuar. A nuk e kishte shumica e shqiptareve Enver Hoxhen idhudh? E marr me mend kundershtimin, por a nuk ishte edhe adhurimi ndaj tij aryeja se pse mashtrimi ngjiti në jo pak dhe jo ne pak kohe brenda regjimit te tij?! Vijme tek e ashtuquajtura "demokraci" (demonkraci). Edhe kjo nuk kishte nje idhudh, por polli nja dy a tre te tille, kuptohet sipas rrjeshtimeve apo interesave. Por ç'rendesi ka, gjithsesi idhujtaria dhe idhujt u krijuan, ku me spikaturi, unik në llojin e tij le te themi, ishte Sali Ram Berisha. Ç'ne do pyesni? Po ja megjithse eshte ai qe shumica e shqiptareve dhe nderkombetareve e njohin, a nuk ka ai nja 200-300 mije shqiptare që i japin voten? Pse i'a japin, mos vertet ata shpresojne se, nëse ai do t'i sjelle në pushtet nuk do beje ato qe ka bere deri më sot? Jo, jo, por ashtu,-siç thote Gellçi-atasepse e kane idhudh, mashtrohen prej tij më lehte. Si çlirohen njerzit dhe keshtu te mos mashtrohen nga mitet, mos kenë idhuj dhe të mos 'bien barkas' para atyre, kete nuk di ta them. Sepse behet fjale per njeriun, qenien më të nderlikuar qe ka krijuar Natyra, qe po te ishte kaq i thjeshte per t'u shpjeguar, bota/shoqeria njerezore qysh kur eshte krijuar, pavaresisht menyrave te sjelljes se saj, te kushtezuara nga rrethanat, në thelb ka mbetur po ajo, me të mirat dhe të keqijat e saj?!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alfred

            Konstatim mjaft i sakte!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje