Franc Kafka do të ishte sot një shkrimtar i panevojshëm. Realiteti shqiptar e ka tejkaluar fantazinë e tij me një lehtësi shqetësuese. “Procesi” i vjetër do të dukej si një tregim modest mbi burokracinë, ndërsa “Procesi 2” do të ishte një manual bashkëkohor mbi mënyrën se si burgu shndërrohet nga masë sigurie në formë qeverisjeje.
Mbase do ishte një botim i zgjeruar, ballkanik, me shënime nga SPAK-u, ku do të kishte si protagonist jo Josef K.-në anonim, por kryetarin e Bashkisë më të madhe të vendit i izoluar si shkak i një letre anonime.
I zhdukur nga zyra pa u zhdukur nga funksioni, i dënuar pa u dënuar, i izoluar pa u gjykuar.
Në këtë version modern, burgu nuk është më mjet sigurimi, por instrument administrimi. Një zgjidhje e shpejtë për probleme komplekse. Një mënyrë elegante për të mos u marrë me pyetje të sikletshme si rreziku real, proporcionaliteti apo interesi publik. Këto janë pyetje që ngadalësojnë procesin, ndërsa paraburgimi e përshpejton heshtjen.
Një kryebashkiak në detyrë nuk përbën më një fakt politik, por një detaj procedural. Heqja e tij nga qarkullimi trajtohet si formalitet, jo si ndërhyrje brutale në vullnetin e zgjedhësve. Qyteti mbetet pa drejtues, por sistemi mbetet i qetë. Qetësia e sistemit, në “Procesin 2”, është vlerë më e lartë se çdo interes publik.
Në këtë narrativë, barra e provës nuk i takon më shtetit. Shteti ka kaluar në një fazë më të avancuar, ai nuk shpjegon, por presupozon. Presupozon rrezik. Presupozon faj. Presupozon se koha në burg është gjithmonë e justifikuar, derisa dikush të arrijë ta provojë të kundërtën. Sa më shumë përpiqesh ta provosh, aq më shumë forcon dyshimin.
E drejta për t’u mbrojtur, në këtë logjikë, është paradoksale. Ajo ekziston në letër, por në praktikë funksionon si rrethanë rënduese. Nëse mbrohesh fort, do të thotë se ke çfarë të fshehësh. Nëse përdor mjete ligjore, do të thotë se po “ndikon”. Nëse përpiqesh të ndërkombëtarizosh çështjen, atëherë ke kaluar vijën e padukshme të tolerancës institucionale.
Ky nuk është më absurd kafkian. Ky është racionalizim autoritar.
Ndërsa ky mekanizëm funksionon pa zhurmë brenda vendit, diku jashtë bie një alarm. Një sinjal evropian që flet për paraburgim të tepërt, për mungesë rishikimi, për shndërrimin e masës së përkohshme në gjendje të përhershme. Një thirrje për të rishikuar politikat, jo rastet. Por alarmet, siç dihet, janë bezdi. Ato nuk rrëzojnë sisteme, vetëm prishin rehatinë.
Ligji, ndërkohë, vazhdon të citohet me korrektësi. Ai flet për afate, për rrezik konkret, për balancë. E në “Procesin 2”, ligji është më shumë dekor se kufi. Një tekst që shërben për legjitimitet moral, jo për vetëpërmbajtje pushteti.
Ky proces nuk ka kulm dramatik. Nuk ka as fund. Ka vetëm vazhdimësi. Ka vetëm zgjatje të masës, zgjatje të heshtjes, zgjatje të një ideje të rrezikshme: se liria është privilegj që duhet fituar, jo e drejtë që duhet respektuar.
Ndoshta këtu Franc Kafka do të mbyllte dorëshkrimin. Jo sepse historia përfundon, por sepse sistemi tashmë shkruan vetë. Çdo ditë. Me vendime të thata dhe me arsyetime që nuk kanë më nevojë të bindin askënd.
Në “Procesin 2”, drejtësia nuk ka më ambicie të ketë të drejtë.
I mjafton të zgjasë.
Koha mund të japi të drejtën, por humbja e kohës shton padrejtësinë.
Autori mendon se prokurorët tanë e kanë lexuar Kafkën. Po ta kishin lexuar do kishin shkuar ta zhvarrosnin, do ta mbanin në paraburgim deri sa të luante mendsh dhe do të thoshin se luajti mendsh për shkak të peshës së fajeve për të cilët paraburbosja e kthjelloi, e bëri ta kuptojë qe i ka kryer - prova e vetme kjo e cila do të mjaftonte ta dënonin me burgim të përjetshëm.
More morracakë pisanjosë,mos e përdhisni emrin e gjigantit me ndyrësira ekzistencialë siç jeni.Kafka denoncoi mekanizmin burokratik të sistemit të trashëguar nga perandoria Austro-Hungareze që ra edhe nga këto difekte të organizimit shoqëror pas fushatës së Napolonit për tejkalimit të Monarkisë dhe futjes të një sistemi të ri juridik dhe administrativ liberal. Kurse shoqëra shqiptare nuk ka difekte të atij lloji.Ajo është e degjeneruar,degraduar,antishtet,imorale,dhe afrimi ose përzierja e padrejtë e dy sistemeve eshte e bërë qëllimisht duke justifikuar që gjoja edhe ne jemi shoqëri si ajo. JO.JU nuk jeni shoqëri e organizuar siç ka njohur njerëzimi.Ju jeni plehra edhe per faktin qe beni krahasime të tilla të turpshme.
Shkrim i kendshem, po te fshehim faktin se Pushteti Gjyqesor ne Shqiperi e ka kthyer ne robot Pushtetin Ekzekutiv, ku Policia zbaton verberisht urdherat e Prokuroreve, qe po rrenojne Sistemin Demokratik dhe po shkaterrojne moralin e shoqerise.
Keshtu si po veprohet nga spakistet , me pushtet apsolut, te pakontrollueshem me justifikimin se keshtu do te hyjme ne Europe dhe se SPAK eshte leve e perendimit per te luftuar krimin e korrupsionin (!!!) po na shushatni.. Jam gati t' them te dhj..reformen, spakistet Europen e gjithe perendimin.. poshte korrupsioni I atyre we punojne, rrofte KORRUPSIONI I Reformes ne drejtesi
Ne kohen e Kafkes nuk vidhej kaq shume.Sa re vinte ne shqiperi e te shihte surretet e Rames,Saliut,Belindes etj do te largohej i lemerisur
Pushteti i prokuroreve,me liri te pa kufizuar po i merr frymen pushtetit gjyqesor.Gjykatat sot mund te thuhet qe jane noter te prokuroreve,ku vetem ligji nuk zbatohet.Mjaft te thuhet se ka me shume te paraburgosur (te pa gjykuar e denuar) tregon se cfar arbitrariteti kemi
SPAK eshte foleja e grezave ka te drejte Frroku
Nuk kthehet Kafka për të shkruar Proçesin 2, sepse nuk është fshirëse këpucësh dhe i lig sa ty dhe të vihej në mbrojtje të ligësisë shoqërore siç bënë ti në këto rreshta që ke shkaravitur. Ti, dhe shumë si t'i, me sofizma bajate, gjoja në mbrojtje të individit që po persekutohet nga një drejtësi " e përçudnuar", jeni vënë në mbrojtje të së ligës, individëve që shkelën me këmbë besimin qytetar dhe as që ndjejnë pikën e përgjegjësisë që denatyralizuan qëllimin se përse vihet në pushtet. Kafka duhet të luaj nga vëndi atje ku është, kur sheh se si po përdoret nga një shkarravitës i neveritshëm për të mbrojtur autorët e veseve më të ulta të shoqërisë njerëzore, duke abuzuar me lirinë, në mos për t'a vënë vlerën e ndritur të lirisë në funksion të mbrojtjes së veseve të fëlliqura në gjirin e shoqërisë.
Eshte eksklzive qe ne kete moment KM. duhet te shterngoje rripin dhe per hir te popullit qe e ka votuare te mendohet pak dhe urgjent duhet te filloje reforma ne drejtesi pa pyetur çfar kemi bere per momentin por çfar do bejme se keshtu nuk mbyllet katervjeçari i ushtrimit te votes se qytetareve.Ju z. KM kini thene se kush punon edhe gabon dhe kjo thenje e vjeter dyhet te analizohet drejte dhe shpejte ,se me reformen ne drejtesi eshte bere nje veprim i rende antidemokratik dhe antipopullor.Si nuk e shikon politika qe drejtesia ka rene ne dore te ca supermaskarenjve qe dine vetem te bejne krim dhe jo te denojne krimin.Z.KM ju e dini me mire se asnje tjeter ne shqiperi se duhet te jemi te gjithe dakorte me shprehjen: ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SE SA NJE TMERR PA FUND.T tjerat juve i dini shume mire ti beni dhe te vini punen ne vije,se ne duame nje shtet demokratik dhe jo nje shtet te drejtuare nga primitivet qe sote ne kete kohe jane me shumice ne çdo cep te rruges. ,
Po te ishte gjalle Kafka dhe te jetonte ne Shqiperi, tashme do te ishte paraburgosur nga SPAK per abuzime me fondet buxhetore. Gjithmone vidhet aty ku ka para, si dhe ku mungon kontrolli i brendshem. Uroj qe SPAK -u ta kete jeten sa me te gjate, si i vetmi organizem institucional per momentin qe mund te frenoje instiktin e vjedhjes nga nepunesit e larte te shtetit, qofte te zgjedhur apo te emeruar.
Se do beht shtet nje dite kjo kaste prekuroresh dhe gjyqtaresh duhet te kaloje ne brime te gjeperes per çfar kane bere dhe per pasurite qe zotrojne,atehere ky popull do qetesohet pak dhe punet do shkojne mire. Baza e kesaj urije eshte se ne jemi nje shtet i vogel dhe njihemi shume mire me njeri tjeterin si nga gjuha ,veset, zakonet ,dituria etj.Populli e di mire kush e do dhe kush nuk e do pamvarsishte nga mirsjellja ne koniukturat e jetes.
Bravo " N " dhe " K " ! Ka te mencur dhe te kulturuar KY vend I neperkembur nga batakcinjte dhe brashnjaret .
Meqe duhet te mbroni veliajn duhet te hedhim poshte gjith reformen ne drejtesi qe nos ju duket juve vetja joparimor