
U bë disa kohë që kryeministri Rama, në mënyrë të përsëritur, është shprehur kundër kërkesës së punëtorëve të drejtësisë, gjykatës e prokurorë, që kanë kërkuar ta rrisin pagën e tyre në mënyrë shproporcionale me pagën që marrin kategoritë e tjera profesionale në vendin tonë. Në këtë përballje verbale Edi Rama shfaqet si viktimë dhe pushteti i gjyqësorit, përkatësisht shoqatat e gjyqtarëve dhe tani edhe shoqata e prokurorëve shfaqen, si padronë të Shqipërisë. Ata nuk kanë më asnjë skrupull moral, por e kanë llogaritur kontributin e tyre vetëm si shkëmbim me vlera monetare.
Gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi kanë të drejtë të sillen kështu sepse, pasi u krye Reforma në Drejtësi, ajo që ra më tepër në sy ishte paga e majme dhe vlerësimi monetar i lartë. U duk se ideali tani nuk ishte drejtësia por shpërblimi, paga. Struktura e posaçme e Prokurorëve - nën emrin SPAK - dhe struktara e posaçme e gjyqtarëve - nën emrin GJKKO - në një vend ku ka vdekur ideali për t’i shërbyer këtij vendi, në një vend ku kaosi moral ka bërë që kuptimi i jetës të ndërtohet vetëm mbi parimin e fitimit dhe të të bërit lekë, gjyqtarët dhe prokurorët, këta që i shpëtuan vetingut famëkeq, po na kujtojnë se ky vend ka vlerë vetëm nëse e vjel ashtu siç kanë bërë të gjithë të tjerët. Nga kjo pikëpamje, kërkesa e punëtorëve të drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë, në një vend që llogaritet si ndër më të varfrit e Europës, nuk është moralisht e përligjur. Por edhe vetëm përmendja e këtij problemi ose vetëm ideja për të kërkuar rritje rroge brenda një sistemi që në perceptimin kolektiv dhe në të gjitha raportet kombëtarë e ndërkombëtare është llogaritur si më i korruptuari, pra, vetëm ky perceptim do ta bënte kërkesën e tyre për rritje rroge që të dukej si një hakërrim prej të forti, prej atij personazhit që i kërkon bosit se kur të ndajë plaçkën ai duhet të marrë pjesën e luanit.
Nga kjo pikëpamje, kjo kërkesë është e neveritshme dhe të bën ta përbuzësh. Pse ? Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë mbetur në sistem, pas vetingut famëkeq, kanë përgjegjësinë që të na tregojnë me fakte se përse edhe pas Reformës së famshme, Drejtësia është përkeqësuar. Ata duhet të jenë më të pranishëm në hapësirën publike me debate, komente dhe pjesëmarrje në tryeza që të na tregojnë se përse u arrit që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit duke shënuar një rekord unik në krimin ndaj drejtësisë në botë- vrasjen për shkak të detyrës në sallën e gjyqit. Përse sistemi është vënë në kolaps dhe mbi 120 mijë dosje presin të shqyrtohen dhe të marrin një përgjigje. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në një vend normal do të duhej të vlonin nga përkushtimi për të bërë këtë vend dhe jo për ta zhbërë, siç po ndodh me SPAK-un dhe GJKKO-në.
Edi Rama dhe qeveria e tij në një kuptim kanë pësuar një grusht shteti sepse Kryetari i Bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj, është rrëmbyer nga dy prokurorë, Olsi Dado e Altin Dumani dhe trajtohet si të ishte jo në mes të Europës por në burgjet e juntave të Amerikës Latine. Zv/ kryeministrja është marrë e pandehur dhe SPAK e ka diskredituar figurën e saj, por edhe ajo veten me bisedat banale që iu zbuluan si të ishte një lac rrugësh dhe të qeverisë përmes publikimeve të mesazheve private në media. Qeveria shqiptare nuk ka ministrin e transportit dhe telekomunikacionit nuk ka as kryetarin e bashkisë më të madhe të vendit, aty ku jetonë 1/3 e popullsisë thjesht sepse Olsi Dado dhe Altin Dumani duan të hakmerren për një leje ndërtimi për shtesë kati që ua ka mohuar Veliaj.
Nga shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kemi parë asnjë reagim për ata gjyqtarë e prokurorë që u larguan pa të drejtë nga vetingu, si fjala vjen Gurali Brahimllari. Edhe në vitin e ri gjyqësor që u çel pak më parë nuk pamë të adresoheshin dhe të kërkohej zgjidhje për malet me probleme të drejtësisë. Në anë tjetër është qeveria, përgjegjëse drjtpërdrejt për burgjet shqiptare, nuk po arrin t’i menaxhojë si duhet ato, por i ka kthyer në vende absurde, ku disa trajtohen me eskorta, atij që i mbushet mendja arratiset dhe askush nuk mban përgjegjësi. Qeveria, sipas mendimit tim, ka rënë dhe është dorëzuar përballë arrogancës së një sistemi që ajo e ndërtoi vetë dhe tani po i ha kokën asaj dhe po e fut vendin në një spirale të rrezikshme.
Mazhornaca e ka përjashtuar Parlamentin nga vendimmarrjet e guximshme që do të duhej ta shëndoshnin sistemin. Edi Rama ka zgjedhur që, në emër të pavarësisë së insitucioneve dhe të ndarjes së pushteteve, të marrë rolin e publicistit dhe ta paraqesë qeverinë dhe veten si viktima përballë një pushtetit që na dikton jo vetëm se kë mund të fusë në burg nesër, por edhe se sa e do rrogën dhe se çfarë privilegjesh të tjera i mungojnë. Shtoji kësaj edhe mungesën totale të opozitës dhe pastaj do të bindesh se humnera që kemi përpara mund ta gëlltisë edhe demokracinë e brishtë dhe në të ardhmen mund të kemi një shtet të thyer, një republikë prokororësh dhe gjyqtarësh që jo vetëm nuk do të japin kurrë drjetësi por do të vendosin gjoba politike mbi cilindo që u prek pushtetin që e fituan nga një mazhorancë e paaftë dhe naive.
Pa u shpartalluar GESTAPO hitleriane e Sali GERINGUT shqiptar ne Spak--GJKKO. fatekeqesisht Shqiperia nuk do gjej qetesi.
Rama, nxirr popullin ne protesta paqesore nese don ta shpetosh atdheun nga kjo drejrejtesi makabre. Populli duhet ta bojkotoje kete sistem drejtesie. Mitingjet popullore paqesore do duhet te sbulojne me emra e mbiemra gjyqtaret e prokuroret e korruptuar. Nderkohe Kuvendi te miratje nje ligj per imuniteti per te gjithe ata qe deklarojne publikisht se kane paguar para nga halli gjyqtareve e prokuroreve, me emra e mbiemra. Nese nuk e bejme kete nuk ka BE, ta harojme!
Repiy to ka,eshte shume i drejte mendimi juaj,qe Rama te nxierin popullin ne proteste paqesore.......populli te bojkotoje kete sistem drejtesie. Kjo eshte nje thirrje e drejte. Same shpejt aq me mire,sa me vone aq me keq. Ky sistem drejtesie duhet zhdukur se do marin meqafe njerzit.
Ilir, Ty te lumte pena, por ne kete vend nuk degjohet ai qe punon dhe ka ideal atdhedashurin, por vetem budallai, ai qe di ta fusi e te vjedh xhepat. Dhe kjo loj eshte e vjeter, sa nga sherbimet e huaja aq dhe nga idiotet e vendit. Shiko magjorancen e kuvendit tamam naiv dhe peshkaqen per xhepat e tyre. Shiko te madhin qe vetem ankohet se nuk ka fuqi dhe se ja kane fut te tjrete. Me thoni kush intitucion i ketij vendi ushtron kontrollin e zbatimit te ligjit, normave te punes, dinjitetit te detyres e te tjera si keto. Deri tani nuk kemi nje shembull per shkelje apo cenim te tyre!!!
Gjyqtarēt dhe prokurorēt jan nē dijeni tē shkeljeve tē shumta koruptive tē kajmakut tē politikēs shqiptare, ndaj bējn vetēgjyqēsi për sē dyti herē, vitin tjetēr pēr sē treti., e kēshtu me rradhē.U ka ikur petulla me atē ç'kan lexuar te krerēt e Partive.Jan agjent sekret tē vetvetes
Vetgjyqësia është e ndaluar me ligj, nëse, këta që thua, e bëjnë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë, u duhet prerë rruga dhe të paditen si shantazistë dhe dënuar; pa për se sa janë në dijeni të veprimeve të shumta korruptive të kajmakut të politikës shqiptare, pse "tu ikë petlla"? Kur të ikën petlla, dosja është plot, e gatshme për gjykim, jo zvarritje, që tregon se nuk kanë gjë në torbë) kjo do vërtetim, jo hamendje dhe pse perceptimi është kështu, ndoshta nga paaftësia e gjyqësorit; po kush t'i dënojë këta vetgjykues? Njëlloj si të qahesh tek kadiu. Kuvendi duhet të marrë çdo iniciativë të mundshme, që të ndërpritet kjo vetëgjyqësi, duke marrë kontrollin e plotë të gjyqësorit. "Reformat" dhe "pagat" nuk e ndreqin sistemin gjyqësor. Kontrolli i çdo vendimi të çdo shkalle gjykimi nga një komision i përhershëm ndoshta parlamentar (kuorum i përbërë edhe nga jo profesionistë jurist), jo GjK-ja, kjo është veç interprete e kushtetutës, jo nën hietarkinë e pushtetit gjyqësor, ndoshta do të ndreqte disi ndërgjegjen e gjyqsorit, që kur të kishte vendime të padrejta, jo vetëm të shuante vendimin e cdo shkalle, por të dënonte edhe materialisht gjykimin e padrejtë; duke e ditur që ndërgjegja është pasqyrë e botkuptimit moral të njeriut. Gjyqësori tashmë është kthyer në një subjekt politik, me shoqata e përfaqësi. Shoqata nuk ka dallim nga një parti, veç nuk synon pushtetin, kurse këta, me çduket e synojnë atë.
E rendesishme qe Rama te pritet ne vatikan dhe te tjerat nuk kane problem ku kekyshet e drejtesis po e kthejne vendin ne toke te djegur. SPAK eshte kthyer nje gangren per mbare popullaten e ketij vendi, mendoj qe truprojet e kesaj bande tu hiqe dhe ta shikojne sa u vlen lekura. Partia socialiste duhet te ngrihet te kembe me 83 mandatet qe ju kemi dhene dhe ta shpetojne vendin nga kjo band kriminale. Sali Berisha ka vene ne diozicion per blerjen e kesaj drejtesie 1 milard euro per ta thyer 1997 dhe marrjen e pushtetit me dhune. Nese nuk vepron shpejt 700 mije votat tona jemi gati te dalim ne protesta kundera kesaj junte.
Duhet te behet menjehere struktura e re per piramiden e pagave ne vend sic eshte ne te gjithe vendet Demokratike dhe jo te vendosen pagat kush kerkon me shume por te jene ne raporte te drejta me pagat ne vend.Ne maje te piramides te jete presidenti etj.Nuk ka llogjike qe nje gjygjetare apo prokurore te kete page me te larte se presidenti nuk ndodhe ne bote por ndodhe ne vendin e cudirave ne Shqiperi
Respekte Z. Yzeiri ekzakt nje maxhorance naive. Tallen me Poulin nje tufe hienash qe Jane ne sistemin e drejtesise
Analize shume e sakte. Ky eshte realiteti befasues qe po ndodh pas krijimit te drejtesise se re. Jane perseri po ata prokurore e gjygjtare qe ne kohen e mbreterimit te Berishes ishin te korruptuar e cuditerisht i shpetuan filtrit te vetingut. Jane po ata te rekrutuar nga pedagogja Argita vegjetojne ne Spak e Gjkko. Jane po ato te korruptuar ne kohen e nongrades per te cilet Berisha i ka dosjet e korrupsionit me te cilat i shantazhon. Kjo eshte dhe aresyeja qe shqiptaret te habitur nuk e kuptojne qe megjithese Berisha i anatemon publikisht, i degjeneron me epitete nga me te ulta dhe ata ulin koken dhe heshtin. Kjo eshte e VERTETA qe Spak dhe Gjkko nuk dalin me deklarata kur Berisha thote Spak- organizate kriminale apo Altin Troplini etj. Dhe nuk kane per te dale me deklarata asnjehere. Mos shpresoni derisa te behet nje revolucion per riformatimin e drejtesise se re.
I saktë je me komentin!Ja një shembull.Një antar i SAPAK është Dritan Prençi,ky është vëllai i Shemsi Prençit ishte komisar policies derisa djali i tij u kap me tregëti droge!Dhe tash bëni një analizë.Djali i Shemsi Prençit kaput me drogë,babai Shemsi e mbron dhe e informon,paratë e krimit i investon në koncesione hidrocentralesh dhe njëkohësisht një pjesë Shemsiu i paguan vëllaut Dritan Prençit,që në rast nevoje ta mbrojë!Jo rastësisht nuk u mor vesht se si përfundoi rasti I Shemsiut dhe djalit të tij sepse e ka vëllaun-xhaxhin në SPAK.
Organet e drejtësisë në Shqipëri, janë të mbushura me saliistë, shqipfolës antishqiptarë. Rama duhet të shfrytëzojë epërsinë në Kuvend dhe, t'i detyrojë organet e drejtësisë të mbajnë vendin e tyre për dhënje drejtësie dhe, jo si bashkëpunëtorë dhe aleatë të kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berish, në shembjen e rendit kushtetues. Ndryshe, kombi është në rrezik.
E kam thënë edhe më parë. Mafia e drejtësisë për nga pushteti që zotëron dhe shpërdoron ngjan si dy pika uji me ish Partinë e Punës së Shqipërisë. Parlamenti, si institucioni më i lartë në vend, pasi është i zgjedhur nga "Sovrani", në të dyja rastet mbetet "OUT". Mirë e ka thënë Yzeiri. Ky palaço kryeministër sillet si publicist dhe jo si burrë shteti. Gjithë gjërat shkojnë rrokupujë se kemi një kryeministër të paaftë, të papërgjegjshëm, me kapacitetin minimal të një artisti dhe sportisti. Me këtë tip në krye të qeverisë Shqipëria nuk ka për tu bërë kurrë. Ndërsa me mynxyrën dhe kuçedrën e Viçidolit do kthehet edhe një herë tjetër 30 vjet prapa. Pa shpresë.
Mirë e kanë gjykatësit dhe prokurorët....... . Edhe ne pensionistët do ta rrisim pensionin tonë. Muajin që vjen, në mars, ne do të marrim nga 2 milion lekë secili. As e pyesim kryeministrin hiç.... .
Papërgjegjshmëria e qeverrisë dhe parlamentit kur u vendosën rrogat e prokurorëve dhe gjyqtarëve pas refomës radikale në drejtësi ishte skandaloze! Në çdo shtet ka një piramidë pagash duke filluar nga poshtë në kulm të piramidës. Keta budallenj dhe debila pranuan apriori kërkesat e "ndërkombëtarëve" për super paga për sistemin e drejtësisë duke e kthyer në kaos hierarkinë e pagave në Shtetin (i thënëçin) tonë. Normale që do vinin kërkesa paradoksale më von si sot nga vampirët e lekut për "drejtësi" U bë "reforma" por ujku ka ndërruar vetëm qimen!!!
Ka falimentuar nga zullumi dhe korrupsioni
Arsyeja është fatkeqësi në Shqipëri,këta prok e gjyq. duan satrapë të tipitZkgji i parë e Sali sërbi.
e sakte, ilir
Jemi shoqëri pa moral
Shkrim shume i mire.Gazetar kurajoz i thote gjerat ashtu sic jane.Nje gsbim i Rames ka qene kur ju ka dhene paga kaq te larta ne fillim duke prushur piramiden e pagave me sa duket rama nuk ka keshilltare te sakte per pagat dhe gabimi i bere eshte i rende sot se parja ta ha koken dhe ajo po ha koken e qeverise.OPOZITA JEP 2 MENDIME BRENDA DITES E TILLE ESHTE AJO E DO TE JETE DERI SA TE VDESE SALIU.
Nuk ka rene qeverria. Qeverrine kerkojne ta rrezojne prokuroret dhe gjykatesit. Po abuzohet me " luften kunder korrupsionit" dhe me shpresen e shqiptareve per drejtesi. Korrupsioni dhe padrejtesia eshte edhe brenda SPAK
Qysh nga Roma e Lashtë, kur dhe në ciën pjesë të Globit, ka ndodhur që drejtësia, (nënkupto me këtë gjyqtarët apo prokurorët) kanë rrëzuar qeveritë?! Qeveritë, e cilitdo sistem apo regjim qofshin, rrëzohen me dy rrugë: Me kryengritje të armatosur, grusht shteti, ose me votë popullore, pra me zgjedhje. E para dhe e dyta në Shqipëri nuk është vërtetuar (ajo e 1924 rezistoi 5 muaj dhe dështoi turpshëm). Në Shqiplri, duke qenë republikë parlamentare, zgjedhjet që u zhvilluan në 11 maj 2025 konfirmuan për herë të katërt Edi Ramën kryeministër i qeverisjes së PS. Atëhere, në vijim le të bashkohen të gjithë ata që janë kundër tij dhe ta rrëzojnë atë në zgjedhjet e radhës, në atë të vitit 2029. Me "kryengritje paqësore" (!) si një term i panjohur më parë, i shpikur nga halli i "non gratës" Sa-leh Berisha, Rama nuk rrëzohet aq më pak qeveria e PS, e cila me 83 mandate kuvendore, mund të qëndrojë dhe të qeverisë edhe pa Ramën kryeministër, meqë mesa duket me këtë e kanë hallin.
Vetem urime Ilir! I ke thene troç te gjitha. Kush te doje, te degjoje. Nje pyetje: mundet dot me referendum apo Kuvendi te vendosin qe gjyqtaret dhe prokuroret te zgjidhen me votim nga populli me mandat x vite?
Shkruan bukur kur do, por e ven sepse ke inat te madhe tani me Ramen se te burgosi lali Erin.
SISTEMI I DREJTESISE ESHTE ME I PAFYTYRI, ME I PAPERGJEGJSHMI, ME I KORUPTUARI DHE ÇDO DITE QE VJEN ME AGRESIVI. ESHTE TMERR QE MARRIN MILIONA PAGE E DUAN TE TJERA KUR PENSIONISTET MARRIN 20 HERE ME PAK DHE PO TU SHTOJME PARET E KORUPSIONIT NUK DINE AS VETE SA MARRIN. DUHET THENE SE JANE NJEREZIT QE PUNOJNE ME PAK, VENĒ NE PUNE KUR U TEKET, MBAJNE HETIME E GJYKIME ME VITE E VENDOSIN SI TU TEKET. ATA JANE BERE "KANIBALE" PER PARA E TALLEN ME SHQIPTARET POR EDHE ME PARLAMENTIN E ME QEVERINE. KRYEMINISTRI NE PARIM KA TE DREJTE NE PROBLEMIN QE TRAJTON POR RRUGA E NDJEKUR PREJ TIJ ESHTE VETEM POPULISTE E PROPOGANDISTE. UNE MENDOJ SE KRYEMINISTRI GABON RENDE KUR E KA PERSONALIZUAR KUNDERSHTIMIN NDAJ SISTEMIT TE DREJTESISE SIÇ VEPRON EDHE PER PROBLEMET E TJERA DUKE NA KUJTUAR ATE SHPREHJEN E FAMSHME KOKUNISTE SE KUR FLET ED RAMA FLET PARTIA, QEVERIA E PARLAMENTI. SE DYTI VETEM FLET E FLET DHE NUK VEPRON SI SHTETAR E KONKRETISHT TE NDRYSHOJE LIGJIN PER PAGAT, PER FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TE DREJTESISE, TE LUFTOJE KORUPSIONIN GJYQESOR NEPERMJET ORGANEVE QE KOMANDON SI SHISH E POLICI KRIMINALE, TE NDRYSHOJE LIGJET QE TE MOS KEMI NJE GJYKATE APELI NE SHQIPERI , QE GJYQTARET E PROKURORET TE PERGJIGJEN KUR SVENE NE PUNE APO KUR SPUNOJNE, KUR VONOJNE DOSJET PA FUND E KUR JAPIN VENDIME TE GABUARA. LIGJET I VE PARLAMENTI E PARLAMENTIN E KE TI O ZOTI RAMA PRANDAJ DILI PER ZOT POPULLIT NGA KJO BANDE E RREZIKSHME OSE LERE KARRIKEN SE SE MERITON. KOHERAT E VESHTIRA DUAN VENDIME TE GUXIMSHME.
Pyetja eshte- a kemi drejtesi me te mire, me te drejte, me efektive, me transparente, me te pa korruptuar, mbas te ashtuquajtures reforme? Pergjigja e njezeshme eshte Jooooo. “ drejtesi nuk ka me pa paguar, madje paguhet per te shtyre sa me shume e zvarritur ceshtje, paguhet per te vene ne levizje ceshtje, paguhet per te rregjisteuar nje kallezim dhe paguan dhe ai ne ngarkim te te cilit behet kallezimi. Efektiviteti i gjyqesorit e organit te akuzes jane nje 0 e madhe, se dosjet nuk mbarojne kurre po nuk dorovite, vendimet nuk arsyetohen ne shumice ne afatin ligjor sepse duhet paguar( madje eshe sekretaret gjyqesore kerkojne taksen e tyre se nuk cojne nekihe thirrjet dhe nuk dorezojne dosjet. Atehere pse u be gjithe ajo zhurme sikur po ndodhte mrekullia ne drejtesi, nderkohe qe cdo gje u perkeqesua shume me shume? Ajo qe arriti pseudoreforma eshte largimi i pjeses me te mire, me profesioniste, me korrekte te gjyqtareve( sigurisht qe disa e meritonin madje eshe te ishin te pandehur e te denuar sot e tu ishte marre cdo qindarke e vjedhur) dhe sistemi sot eshte as me pak e as me shume e thene pa dorashka , nje organizate kriminale( 70% e saj) e perbere nga avokate, OPGj, prokurore, gjyqtare, ndihmes e sekretare, qe te gjithe kane deryrat e tyre brenda kesaj organizate, sepse ata qe u lane nga deejtesia e “ vjeter” me te keqinjte e llumi, ata qe hyne gjithe keto vite jane o Zot na shpeto, te perzgjedhur nga krimi, bordelloja politike, femije te te korruptuarve qe jane rritur me ideologjine e perfitimit nga cdo gje e moment, sekretare e ndihmes qe jane dashnoret e dikujt apo ish shoferet e dikujt te forte, avokatet qe jane sekseret e sistemit te paskrupullt. Dhe ne fund, keta hijenat e mesiperm kane dale krejtesisht jashte cdo kontrolli, gje qe nuk ndodhte ne keto permasa lemeritese si sot, sepse dhe institucionet e kontrollit ILD e KLGJ ka nje perberje uleritese, se nuk ka askush nga te fortet e krimit politik, te rruges, trafikanteve, biznesmeneve te pushtetit, interes te kemi nje sistem vertete te ri ne mentalitet, te drejte, transparent, te shpejte dhe efikas, sepse ndjehen mire ne llumhanen dhe llucen e qelbur te gatuar qellimisht per ta mbajtur sistemin ne felliqesiren aktuale dhe te pashprese per tu ndrequr. Keshtu ti Ilir i vjen rrotull me fjale, por nuk thua qe problemi eshte vete Rama qe ben sikur eshte i prekur nga semundja e sistemit te krijuar prej tij dhe shpures qe ai mban dhe mbron me fanatizem.
Nodhi ajo qi opozita nuk e realizoi. Nodhi ajo qi prokuror e gjyqtar, jo të tan kuptohet, janë mbetjet e pushtetit të birishës. Ka plot prej tyne qi presin me u kthy prap birisha, se ata nji vrasje qi gjykonin, ata blejken apartamentin, tue liru vrasin e tu rivra edhe nji her viktimën. Shoqata tyne asht shoqat xhahilash ku punojken mes tyne, nji si ban sikur e denon, e nji qi po e liron. A din kush me than qu ba me gjin gjonin, a din kush me thsn qu ba me zeqine sallakun, a din kush me than qu bae me Zaganjorin si mbyllte qarkun tue i liru vrasnit. Tash rama e ka hup drejtsin, populli nuk ka besim nër ta. U vra nji prokuror, se askush nuk dule me than, se ka ken i drejt me venimet si ka dhan, u mush kupa, durimi maroi, dhe drejtsin e ban simas lek dukagjinit. Tash sa vite qi drejtsia ban ç’drejtsi me ata fakira si po ju bjen halli me i to prokuror e gjykats. Duhen do vite prap, si mu kthy besimi npopull, si i kshu si po bajn kta, shqipnia po shkon zi e ma zi. Nuk asht e vërtet se njerzit largohen se nuk ka punë, pun ka me u dhi nta, a ke munsi me punu dy pun, njerzit shkojn se nuk ka drejtsi, gjithça duhet me pagu, kush pagun ma shum, nji ai fiton drejtsi, e manej, kërrcet pushka nlule t’ballit. Imaxhino si nji drejtsi, nuk mshtet qeverinë, çar ka ma me than, i ka than të tana drejtsia si po kena tash sa vite. Ba me pas luft civile si 97, ktu ta po vriten njeni me tjetrin për njat padrejtsi qi ju kan ba i kta horra e vrasen. Jua dhant zoti ke fmijt e tyne nji aty ku po ju dham ma shumë.
Fajin e ka Saliu.
Kjo mazhorancë e krekosur më duket si ai kapadiu i familjes që i lë fëmijët zhelaman ti vijnë pas pa brekë në byth!!
Vetingu i famëkeq thote i zbardhuri nga mencuria. Po ku ishin deri tani! Famëkeq eshte se reforma u perdor politikisht dhe emerimet u bene politike nga kjo maxhorance. Kjo parti ne pushtet hoqi dhe mbajti ne sistem, ne poste kyçe ata qe deshi. Tani krijojne tymnaja duke ushtruar presion mbi ata qe vete i perzgjodhen, per te ruajtur paçenueshmerine e tyre. Nese nuk do kishin akuza e Denise nga kjo drejtesi, do ishte me e mira. E ky kut mates i drejtesise eshte matrapazllek maskarallek ngjyrosur Mavi.
A jetojnë në Shqipëri këta gjyqtarë dhe A e don gjëndjen ekonomike të popullit dhe si jeton ai.Këta kanë aq të pasur dhe nuk duan të dinë për asnjë njeri në këtë shtet .Këta janë të pangopur janë Lubia e kombit Çfarë pune bëjnë këta.Çdo njeri në administratë dhe institucione punon dhe më shumë se këta të quajtur gjyqtarë .Ave dini ju se çfarë kërkoni.Juve ju ka zënë zullumi sytë.Po vetëm gjyqtarët duan të jetojnë dhe të tjerët të vdesin.