Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

4 Shkurt 2026, 14:50Blog TEMA
Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

Nga Frrok Çupi

Kryeministri duhej të ishte fshatar i ardhur nga ku ta dish. Siç i kemi pasur dy a tre kryeministra gjatë tre dekadave të fundit dhe të gjithë kryeministrat në periudhën e diktaturës. Enveri nuk quhet kryeministër, ishte më shumë.

Po të ishte Edi Rama një fshatar nga Çorrush apo nga Vicitoli, me siguri nuk do të kishim rënë në këtë rrezik me  foletë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Fëmijëve të fshatit, përfshi edhe mua, prindërit u jepnin mësime me rreziqe, çdo mbrëmje. Iu thonin të ruheshin nga shkëmbi, nga hardhuca, nga lumi, nga gjarpri…

Me grerëzat ishte tregimi më i shpeshtë.

“Kur shihni një fole grerëzash në degën e manit, mos e ngacmoni!”

-Do të shikoni një si top i vogël ngjitur në degë. Do të shikoni sikur fle, sikur nuk ka pasur jetë që në fillim; asgjë as hyn as del. Kësaj ruhuni!- porosisnin prindërit.

Foleja e grerëzave është më dinake se foleja e dhelprës dhe se gjarpri . Grerëzat ‘flenë’ gjithë jetën, por edhe asnjëherë nuk flenë. Po e preke (ç’mu kujtua fraza e Berishës ‘po preke gjënë më të vogël, kam snajper në dorë’)… Por po preke në folenë e grerëzave, atëherë ke prekur rrezikun. Dhjetëra grerëza të nxjerrin sytë.

Këtë po përjeton Edi Rama që preku folenë e gjykatësve dhe të prokurorëve. Nuk e dinte përrallën e fshatit, ky është fati i keq. Kryeministrat nga fshati e kanë grirë vendin, me çfarë kishte ky vend. Këtë e kanë arritur duke u bërë miq me grerëzat.

Çfarë bëri Edi Rama, si kryeministër?

Qysh para disa vitesh trokiti në folenë e tyre të pistë dhe iu kërkoi që të pastrohej shtëpia e Drejtësisë. Aty kishte bashkëpunëtorë krimi, vetë kriminelë, vrasës të të drejtës, trafikantë njerëzish, trafikantë e mafiozë të çdo lloji. Më të shumtët njerëz që shisnin e blinin të drejtat njerëzore dhe pasuroheshin për vete.

E gjitha kjo është. Se ata janë të pareformueshëm. O zhvendoset krimi nga foleja, o të riparosh folenë e të lësh krimin brenda- kjo nuk bën. Po ku ta dinte Rama, që nuk kishte idenë e përrallës në fshat.

Ndërsa populli, në shumicë e ka vuajtur prej 30 vjetësh padrejtësinë që i kanë bërë prokurorët dhe gjykatësit.

Reforma që preku rrezikun e bëri këtë duke menduar se foleja ishte një gjë e brishtë thuajse e vdekur. Por kjo ishte vetëm dukja. Brenda folesë, ku hahen miliona të drejta njerëzore, aty ka tension shumë të madh. Aty secili nga gjyqtarët e prokurorët, si grerëza, mbrojnë copën e tyre. Copa është e majme. Njerëzit më të korruptuar të shoqërisë janë këta të Drejtësisë.

Gabimi i dytë i Reformës, që kësaj here nuk erdhi nga fshati, ishte se e goditi folenë e grerëzave. Saliu dhe Iliri qeshën kur e panë, sepse të dy e kishin mësuar në fshat që ‘mos i sulmo, bëhu me ta!’.

Sapo u sulmua foleja e drejtësisë së plepave dhe e korruptuar, atëherë grerëzat u bënë bashkë, të gjithë në sulm kolektiv. Sot kemi dy shoqata gjyqtarësh që kanë vënë përpara Parlamentin dhe Qeverinë e po u kërkojnë haraç gjithë pushtetin. Ose do t’u nxjerrin sytë.

Nuk është aq e thjeshtë puna se “duam rroga sa presidenti i Amerikës”. Jo. Duan gjithë pushtetin; duan gjithë të drejtën njerëzore që ta grinë në folenë e tyre; duan të mos ketë më përralla si Kuvend, Zgjedhje, Qeveri, Ushtri, Siguri.

“Njerëz, këto mbajini për vete- thërrasin grerëzat- Ne duam folenë tonë në degën e manit”.

66 Komente

  1. R
    Rrumpalla

    Mjere kush ka pune me drejtesine ne Shqiperi ose do paguaj e do fitoje ose do humbi te drejten

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Po mire cberi ky Rama? A tha e bera une Reformen. E dini ju qe te maresh sot daten e seance se pare ne Apel do shume vite? Nderkohe o Qup ne kohen e Sales dhe tenden se ishte drejtor I madh..mbaronim pune per 6 muaj ne 2 shkalle. Po Xhafaj ku eshte fshehur? Vetem nje Produkte doli i sakte. Spak. Forca Spak.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni

        Toni, a e kuptove shkrimin? Frroku thotë, se Juristet tane jane grerza, Jane të egra, nuk zbuten, kane pamjen e bletes po nuk pjellin mjalt si bleta, leshojne vetem helm. Kéta janë trupa e drejtësise. Kuptoje mirë.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enveri

          Toni eshte nje grerez e vogel.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fati

            Po nga Marsi erdhen gjyqtaret? Tanet jane....kjo shoqeri I beri. So thoshte Rama ...faji sistemit jo o njeriut. Sistemi eshte i Rames...ka 13 vjet qe ben e zhben....vetem Produkte pozitiv nuk ka. Po Toni thote hallet e shumices se Shqiptareve, jo te Erionit, Beles e Beqes...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

              Ha ha ha ha. Edhe ju, si bëni. Po lereni te shkretin Toni. Ai kaq di. Ne kohën e Saliut gjashte muaj donte gjyqi. Ne kohën e Enverit, per nje jave ishte bere gjyqi dhe o ishte ne burg, o ishe në internim. Kaq di Toni. "Ne kohën e Tanzimatit, me ka treguar gjyshja, se u be nje gjyq ne fshatin tonë dhe ...." Opo lere, se gjynah.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Beni

              E sakte , keshhtu mendoj edhe une

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tarras Bulba

            PO keshtu e ka kjo pune, shteti "ul" pagat dhe keta te gjoret qe jetojne ne skamje e varferi detyrohen te kerkojn kompensimet ose me rritjen e rrogave ose cvatjen e popullit me ryshfetet... Gjithe populli duhet te ngrihet ne protest per te mbrojtur keta "fukarenj" barkderra te babzitur qe s'kane as buk me henger!!!??? Keta jane mbeturinat e ricikluara te brezit te "art" ne drejtsi, plehrave te dala nga Shkolla e PLEPAVE, shoket e Gjin Gjonit dhe Dizdarit me shok.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexuesi

              Frrok je brilant!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Grereza

                Me ne fund u dorezove Cup. Jane grerezat qe thumbojne hajdutet, o shoku im tyre Cup.

                Përgjigjjuni
                1. Kutuzovi

                  Zoti Frrok,shume bukur dhe saket. Gjyqetaret dhe shoqata e tyre nuk kerkojne pagat e larta,ata kerkojne me teper,rrezimin e Edi Rames dhe marjen e pushtetit. Pagat jane sebepi. Sali Berisha qe i ka nen kembe drejtesine,i punon mendja vetem per te keq. Kerkesa e pagave nga shoqata e gjyqetareve eshte mendja e holle e Sali Berises. Qeveria,Edi Rama dhe populli i ndershem,po perjetojne momente shume te veshtira. Zoti i ndihmoht.

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Real

                  Parimisht mund te kete te drejte ky,por grereza me e madhe ketu eshte ky ish spiun i sigurimit te diktatures, dhe shpura e tije qe bene te mundur qe keto grereza te mbijetonin ne diktature.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                    Real, si gjithmonë Real je. Respekte.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kadri Azbiu

                      Real, yt'ate dhe gjyshi yt ishin sigurimsa te diktatures, ta kane thene ata?

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Populli ta demaskoje vete korupsionin ne drejtesi

                      Rama, nxirr popullin ne protesta paqesore nese don ta shpetosh atdheun nga kjo drejrejtesi makabre. Populli duhet ta bojkotoje kete sistem drejtesie. Mitingjet popullore paqesore do duhet te sbulojne me emra e mbiemra gjyqtaret e prokuroret e korruptuar. Nderkohe Kuvendi te miratje nje ligj per imuniteti per te gjithe ata qe deklarojne publikisht se kane paguar para nga halli gjyqtareve e prokuroreve, me emra e mbiemra. Nese nuk e bejme kete nuk ka BE, ta harojme!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Ton

                        Faji I Rames eshte a e beri ai Reformen. Si tha Noc Rrokun bene Amerikanet. Ndaj vetes do protestoje?

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje ligj i ri duhet per te mbyllur me turp drejtes

                          Rama do ta pranoje me koken lart se nuk e beri ai drejtesine e re, e beri Ambasada Amerikane, dhe asnje nga ata qe e bene nuk punojne me ne Departamentin e Shtetit. Rama shpejt do propozoje ligj per anulimin komplet te drejtesise speciale, dhe 140 deputete do ta votojne.

                          Përgjigjjuni
                      2. A
                        Ari

                        Nje bravo te madhe z. Frok.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          XHI BU

                          Bravo e madhe per analistin Frok Cupi,nje analize brilante e sistemit te drejtesise Sa bukur cilsimi " fole gerenzash" e krijuar nga mbrojtja e bashkepunimi i politikes me keto gerenza per te mbrojtur vjedhjet e gjithe pislliqeve qe i kane bere ketij populli e keti vendi per 32 vite me shkollen 6 mujore te drejtesis te plepave.Saliu vidh e shkatrro ,drejtesia hesht e mbulo ,natyrisht duke shtuar pasurine e vet e shkel te drejtat e popullit te pa mbrojtur .

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Aleko

                          Njerzit me te korruptusr qe po demtojne shtetin e se drejtes ksne qene dhe jsne gjyqtaret dhe prokuroret..Tashe se fundmi po behen dhe te babezituar dusn nga 5 mije deri 10 mije dollare ne muaj…E kuptoni o popull cfsre po behet??????

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Munika

                            Une besoj se Rama do mund ta dhjese kete fole grenxasj qe po ben dem te jashtezakonshem, duke mos gjykuar akoma krimet me te tmerrshme qe kane ndodh ne jete vend

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              munikapamu

                              Jo Munika mos e lejo ta dhjesë, sa të nxjerri bythën do e pickojnë grerëzat në të dyja mullaqet e hajd ti mbani akullin ju të gjithë që ti shfryhen pak

                              Përgjigjjuni
                            2. N
                              Na mbyten servilat dhe spiunat shekullor

                              Me i degjenerum eshte vete Frroku spiun dhe klloun, bashke me kryekaqolin psikopat, Ed Brekushen , qe ka bo cfare i ka desh rrota e k …t .

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kris

                                Drejtesia nuk duhet ti afrohet pushtetit ndryshe e pickojne Frokerit nga fshati

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Të flasim hapur

                                  O kungull, Drejtesia ju afrua pushtetit, nuk ka denuar asnje deri me sot. I është turrur Ballukut, sepse nuk prekin dot as Saliun dhe as Ramën. Njerin nga frika, ndersa tjetrin nuk e kapin dot se është i mbrojtur. Dhe tani, duke e parë që e dhjene me Veliajn, Metën, dhe Saliun, duan ti bien Ballukut, qe kur te dalë Veliaj, te thonë që ai iku, por kemi Ballukun brenda. E kuptove qe ata nuk bejne drejtesi, por e janë mendjen se sa fitojne? Erdhi Dumani.ne krye te SPAK, dhe populli tha se diçka do bëhet tani. Ndersa Dumani erdhi dhe iku si Lalla dikur. Do edhe ti te vesh komente. Rri lexo aty, se nuk janë per ty komentet.

                                  Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Luli

                                  Bravo Frok Cupi! RAMA ka prekur folene e GRENZAVE….shume e bukur….!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Daxh Gordha

                                    Jeni kujtuar pak me vonesè pèr Drejtèsinè. Nèse kriminelèt e Berishès janè prej dekadash hipur mbi kalè e shètisin tè kènaqur, kjo ndodh pasi ata na kanè mundur tè gjithève, si popull si intelektualè, si demokratè, si atdhetrè. Kjo ka ndodhur pèr disa arèsye, por ajo qè ju siguron garanci tè larta, èshtè Drejtèsia e korruptuar qè nè filizè. Qè nga Plepat tek fakultetet e Jurispondencès me junicerèt besnikè e deri tek SPAK janè tè gjithè tè mafias sè Viçidollit!... Ka vetèm njè shpètim: -A ka burrè qè ti mbledhè tè gjithè bashkè nènjè festè e mè pas t'ju japin zjarrin?! Kjo èshtè rruga e vetme por e pa mundur qè tè ndodhè. Berishajt kanè ndèrtuar njè murr tè madh rreth tyre e ska Qeveri qè ta rrèzojè! Falè me shnet Fizin!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      K

                                      Fatekeqesisht nje pjese e juristeve ne drejtesi jan jo vetem te paafte,por me formim te dyshimt,per te mos thene rrugaceror.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tironsi

                                        Pikerisht kjo,,,,fole grenzash,,,,eshte shpresa e Saliut...dhe sic duket nuk eshte se i ka bere,,,,,llogarit,,,,dhe aq keq....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lubonja

                                          Sa te egzistojne sharlatane si puna jote dhe e Mero Bazes ky popull do te vuaje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Eh, ç'na gjeti! Problem i madh.

                                            Po mire mo, gjytyrym. Saliu çfarë bën? Pse nuk na shpeton nga Mero Baze dhe Frroku? Ah, e kuptova. Lere. Problemi është që trapat si puna jote nuk janë aq me shumicë sa te kthejne Saliun prapë. Epo, problem është. Ke te drejtë. Duhet gjetur nje zgjidhje se si të kemi me shumë trapa si puna jote. Pastaj, ja hodhem.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. X
                                            Xxx

                                            Drejtësia është nën hyqmin e sali kermes. Erion Veliaj mbahet në paraburgim (të dënohet sa t'a meritojë për korrupsionin nëse ka bërë), ndërsa krimineli Sali ka dekada që bredh rrugëve duke sharrë dhe shpifur për gjithkënd që i prek familjen e tij të korruptuar dhe vrasëse, pa i hyrë gjemb në këmbë, duke tërhequr zvarrë Shqipërinë dhe shqiptarët në drejtim të shpellës, duke na lënë në baltën e tranzicionit të pafund . Duhet të bëjmë siç thotë komentuesi " Populli ta demaskoje vete korupsionin ne drejtesi"

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              arti

                                              Fole grerzash tamam zoti Frrok

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shkoder

                                                O Frrok fjale bukri , sa nevoje kemi per te tilla shkrime..eh sikur

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Juristi pensionist

                                                  Z. Çupi, ke qënë, je dhe do të mbetessh mëi miri në " folenë" e grerëzave mediatike. Shumë mençur dhe profesionalisht e ke përshkruar "folenë e grerëzave" të drejtësisë. Tek ne, organet e drejtësisë, janë plot me saliistë, të bashkuar dhe betuar kundër ligjit dhe të drejtës. Ata nuk shkoqiten, nuk ndryshojnë, vetëm kafshojnë majtas dhe, shumë pak, pickojnë djathtas. Kombi është në rrezik.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. 7
                                                    777

                                                    Z, Frrok, për mua mirë ja bëjnë Ramës, se ka 83 mandate e nuk din me i shfrytëzu. Berisha me 70 mandate plus 1 dhe bëri namin , jo po të kishte këto sa ka Rama do ta shpallte vehten mbret. Rama duhet të miratojnë një ligj që gjykatat të jenë në kontroll të dyfishtë nga Ministri i drejtësisë dhe nga kryesia e grupit parlamengarë të shumicës parlamentare . Ata që vonojnë hetimet, gjykimet dhe jepin denime të padrejta tu hiqet liçensa dhe për 6 muaj e pastron sistemin e drejtësisë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Njeriu

                                                      Grerezat dhe qeniet me helmatisese , ne nje vend si KY yni , qe meton mbaresi e progres, Jane frrokcuperit . Perfytyroni propoganden dhe kumtet frymezuese te frrokecuperve ne vitin 97 per te nafutur ne baderdine e luftes civile , sikur te mos mjaftonin urdherst dhe kerkesat e nje Presidenti vrases , sic ishte Sali Berisha . Frrokcuperit leshonin kushtrimin kudo : " Ja vdekje , ja liri " ! Sipas frymes se frrokecuperve dhe Vrasesit Sali Berisha , ne do te Ishim shkuar duke vrare njeri-tjetrin . Te quash SPAKUN fole grerezash eshte e njejta si ato thirrjet e 97 .... Njerez , mos I degjoni keta shtrigane !!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. I
                                                        Iliri

                                                        Para reformes, prokuroret dhe gjyqtaret u bene milionere nga ryshfetet e krimineleve. Reforma ua kufizoi sadopak llokmat dhe ua nxori bojen si hajdute. Tani kane te drejte te hakmerren ndaj Rames qe ua ngacmi folene

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. f
                                                          filat

                                                          Drejtësia është vënd i krimit dhe ata që kanë arrestuar nuk janë në gjëndje ti gjykojnë dhe i mbajnë në burgje kot,marin rroga marramendëse në një kohë kur pensionet janë skandaloze dhe bëjnë sikur punojnë.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Fpa

                                                            Nuk eshte pune reforme eshte pune njerezish.. Dhe thote mire Frroku, njerezit e drejtesise jane grereza.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              PD

                                                              Bravo Frrok….!!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. I
                                                                I pazevendesueshmi

                                                                E sakte!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Flakadani

                                                                  Shqipëria nuk ka drejtësi ka ca institucione që hetojnë,paraburgosn njerzë pa fakte,pa rregulla të shkruara për interesa të grupeve të.ndryshme ,pasanik të.mëdhenjë,grupe para politik,grupe kriminale.Kush jep shumë.lekë.në Shqipëri organeve të.ndjekjes,prokurorisë a gjykatës edhe po te ket vrar me dhjetëra vet nuk dënohet ose lirohet pas dënimit apo ik.nga burgu shkon jasht vendit dhe nuk kërkohet ekstradimi i tij.Besoni se Shqipëria nuk futet kurrsesi me këtë.gjendje në Evropë.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mali

                                                                    Nje përshkrim i mrekullueshem per keta plepista mashtrues, hajdute,e gjithfarë drujnsh,qe vetem kane ideal lekun e nuk shohin ne sy asnjeri.Hallexhinj ,fukarenj,familjare qe kane vite qe enden neper portat e ketyre rriqeve e qe pine gjakun e tyre me zell te madh si vampiri.Por ka nje zgjidhje qe dhe folete e tyre prishen dhe ato zhduken me ane te tymit dhe dhe te zjarrit ,prandaj ata duhen sulmuar me mjete te tilla me te gjithe forcën e shtetit.Populli jone ka nje shprehje,qeveria po te doje e kap lepurin me qerre

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. B
                                                                      Berti

                                                                      O duhen bere gjykatat me juri si America Vetem kjo e heq korupsionin!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Franga

                                                                        gjykatesit janè njerzit ma te babzitur per lek.njrzit ma te pa skrupullt ete pa fytyrè kerkojn rroga si ne amerikè kur dihet ekonomija dhe pasuria si komb dmth tju marrin shqiptareve edhe shpirti sepse drejtsine ja kane marrè tju marrin pensionet pleqve e hallegjijve neper gjygje nuk edij zi nuk ju vjen zor te gjithe e dijmè se marrin lek per gjygje.turp

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. p
                                                                          prokurori

                                                                          Një nga shkrimet më të arrirë të z.Çupi. E kisha dëgjuar nja 65-së vjet më parë këtë shprehjen “fole e gremxave”.Luanin letra në plazh im atë,gjyshi i Ardit,Gjebresë dhe dy të tjerë.Luanin dhe ngacmoheshin me batuta.Gjyshi ndjesë pastë ish plak i squar dhe me humor.Kur e ngacmonin atë ay gjithmonë thosh:”Mos e ngacmoni folenë e gremxave”. Atëherë ne spektatorët e vegjël përreth vetëm qeshnim.Sot unë dhe shumë e shumë të tjerë qeshim e qajmë,pas këtij shkrimit të z.Çupi. Qeverija ka dhe dhëmbë.Duhet t’i nxjerë dhe t’i përdorë si gjithë kryemibistrat nga fshati siç thotë zoti Çupi.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. "
                                                                            "BOHOTINA"

                                                                            Po mjaftohem vetem me nje bravo Frrol. Nuk dua te flas gjat se do me duhete tere nata... Turp per gjko dhe Spak...

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. F
                                                                              F

                                                                              te babzitur te felliqur te pa

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. V
                                                                                Vezhguesi

                                                                                Sikur te kishin bere pune te mire edhe mund te kerkonin shtese rrogash, por keta te korruptuar qe kane mbushur zyrat e tyre me dosje qe i mbajn qellimisht per te zhvatur pare , meritojn tja u marish diplomat dhe ti flakish jashte.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. R
                                                                                  Romi

                                                                                  Çupi thotë një gjë që e kam menduar me kohë edhe për mendimin tim ja vlen të theksohet : Edi Rama nuk është "fshatar" si shumica e kryeministrave të shkuar! Me gjithë respektin për fshatarët! Është thjesht ndryshe edhe psh nuk do t'ja di ose nuk di çfarë është një fole grerëzash!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. R
                                                                                    Rosa

                                                                                    Bravo frrok cupi Fole grerzash shum e spikatur Jan ngritur gjerat duan ta mbysin ramen..me gjith pushtet e shtet e qeveri...

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. F
                                                                                      Fsharari

                                                                                      Edhe Rames i vjen ndot nga servilosja e Frok Cupit. I peshtire.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. G
                                                                                        Gjyshi

                                                                                        Mjerë kush ka sot problem për t'a zgjidhur me këta gjyqtarë të pangopur Duan rroga akoma më të larta se nuk ju mjaftojnë sa kërkojnë me sekserët për të fituar jo drejtësia por kush paguan më shumë nën dorë. kjo qe e famshmja "Reformë " dhe ja çfarë arriti Vetingu O të pangopur gjyqtarë mos harroni se drejtësia juaj do kalojë në Vetingun e drejtësisë Hyjnore së cilës asnjë nuk do t'i shpëtojë Nuk jeni të pavdekshëm,jo,,,,

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. B
                                                                                          Bukurosh shishmani.

                                                                                          Frok ke ba nje analize te sakt,unë po shtoj se gjyqtaret ithancin eshte cerdhja me e qelbur ne shqiperi.mendoj se njeriu qe ekzekutoj gjyqtarin ne shkoder duhet te shpallet hero.ai nuk vrau drejtësinë por vrau padrejtesine .gruaja gjyqtarit nuk e besonte qe ai ish vrare,po dengjet me leke qe sillte ai ndyrësira ne shtepi i pëlqenin asaj.gjygjtaret kane 35 vjet qe bajne cfare te duan me popullin,i kane pi gjakun

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. T
                                                                                            Trapajane hesapi

                                                                                            Frrok, drejte I thua perrallat me grerezat. Por thua edhe nje gje qe nuk shkon:-grerezat e Drejtesise qenka prej 30 vjetesh. Atehere I bije qe drejtesia e "diktatures se proletariatit" TE kete qene VERTET drejtesi. Ajo ka qene e paster nga grerezat.?

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. B
                                                                                              Bureto

                                                                                              @Trapajan! Frroku nuk flet per ate periudhe sepse atehere nuk kishte fare drejtesi. Ti e di (nese e ke jetuar ate kohe) qe drejtesine atehere e bente partia: Je armik i saj (në fakt kjo zevendesohej me 'armik i popullit') denohesh; je si informator i sigurimit, je anetar partie, jep rryshfet, jeto në paqe dhe me perfitime të shumta. Po te kujtoj se Enver Hoxha, si në asnje vend tjeter në Glob, suprimoi Ministrine e Drejtesise dhe avokatinë, por edhe institucionin e Zotit, dhe e di pse, sepse siç thashe drejtesine e bente partia. Ku kishte më të drejte se ajo?! Gjykatat formalisht eksiztonin, por vetem sa per te dhene denimet e paravendosura per "armiqtë". Po, kishte vertet edhe ndonje gjykim jashte ketij konteksti, po kjo per hajdutet e xhepave apo te "prones socialiste". Të kuptohemi edhe në kete rast kishte dallime, sepse rendom perdorej ajo qe quhej "politike penale", pra denoheshin ose ata me "cene në biografi', ose ata qe nuk kishin bere ndonje 'sherbim ekstra'. As qe behej fjale te denohej ndonje anetar partie, sa që kur vidhnin ata (në popull, perdorej shprehje ''anetar partie hajdut qeverie") mjaftoheshin thjesht me nje "shenim në 'kartën e regjistrimi' te anetarit te PPSH. Tani, a ia vlen qe Frroku te shkruaje per kohen e qoftelargut, kohe qe shqiptaret e kane jetuar dhe vuajtur në kurriz, per më teper ajo e tejkaluar?! Sa per pyetjen tende se a ka qene ajo kohe e paster nga grerezat, sigurisht qe jo, por ato ishin në te gjithe aparatin reperesiv, nga qendra ne baze. Fatkeqesia eshte se, duam s'duam, nje pjese e mire e tyre (ata qe nuk u larguan nga vendi) mbijetuan edhe në kohen e sotme. Reforma në drejtesi, sado e persosur te ishte, nuk do mund te hynte dot në integritetin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Sidomos i te pareve mbasi jane ata qe bejne dhe japin drejtesi. Ketu po, qe ka patur ka dhe do te kete per çka te flitet, por te shpresojme qe deformimet e vertetuara, te minimizohen sa më shume. Në kete kuader, eshte detyra e Parlamentit, qe aty ku ka nevoje, të rregulloje legjislacionin, per t'ua pamundesuar gjykatesve dhe prokuroreve, ta interpretojne ligjin sipas atyre qe, dikur per Kadiun, shkruante i famshmi Hasan Zyko Kamberi!....

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                            2. l
                                                                                              labi doktori

                                                                                              POLITIKANET dhe drejtesia jane dy faktoret me korruptiv qe shqiperia arriti ne ate gjendje Drejtesia ,prokurore,gjykate ,shendetsia jane shushunjat e sistemit pas vitit 1991.P anje organizim rrenjesor te drejtesise dhe shendetsise ai popull do vazhdoje te ripet si berat te kasapi Tu ritesh atyre rogen eshte krimi me i madh eshte tradhetia qe i ben atij populli qe te zgjodhi

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. s
                                                                                                sapa

                                                                                                Udhetari ne fakt eshte aty prej 13 vitesh per te bere shtetin e se drejtes por ja qe nuk po i pelqen kjo gje!Udhetari dhe grenzat jane njesoj!

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. J
                                                                                                  Josi

                                                                                                  Ky shkrimi më kujton thënien e një avokati të nderuar para 15 vitesh se"Prokurorët dhe gjykatësit ja kanë kaluar nga padrejtësitë atyre të diktaturës. Deri më sot ky sistem jo vetëm që nuk ka ndryshuar por po i ha kokën edhe atyre që e donin këtë ndryshim.Thjesht.hakmarrje në"emër të ligjit".Shtet autoritar jo nga një Putin por nga disa të tillë!

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. A
                                                                                                    Asd

                                                                                                    Udhetari qe po pershkruani, shetit me kopaçe ne dore. Kushedi cfare udhezimi i kane dhene prinderit!

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. T
                                                                                                      Trapajane hesapi

                                                                                                      Shkrirja e ministri se se Drejtesise forcoi pavarsine e gjyqesorit dhe organeve te tij drejtuese. Ajo e Hasan Zyko i shkon tamam Olsi Drejtesise se sotme. Dikur, pyetja nje kuader te sigurimit te asaj kohe... "dyshonit se eshte agjente dhe nuk e arrestonI?" Dhe mu pergjegj:-"... Pa tre fakte te VERTETUARA, nuk ka prokurori e gjukates te vere firme ne urdher arresti, apo vendim arrestimi." Sot me 100 prova te VERTETUARA dhe Saliu jiaj nuk arrestohet. Sot mbahet ne burg Erioni me 60 mije faqe dokumentash, qe nuk perbene ASNJE prove. Sot I nderohet akuza tre here Ilir Beqaj vetem per tu mbajtur ne burg.Dhe keni prezente edhe Ministri drejtesie, edhe inspektoriati drejtesie edhe Avokat populli dhe ASPAK DREJTESI. Pse? Sepse "kadiut ti rrefec parane, ters E vertit sheriane, per Para shet edhe t'ane, ja di kimene parase".

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. L
                                                                                                        LORA

                                                                                                        Jane piranja Frrok ; xhan o fole grenxash. Ata e shkelyjne deri ne asht cdo viktime, qe u bie ne dore.Jane te gjithe bllok,per t'a futur shoqerine shqiptare ne konflikte te pafundme mes vedi,,,si preja e dashur per predatoret e korporates kusaro-kriminale dhe antishqiptare te dreQesise ne Shqiperi Pse???? Sepse kuadri ligjor i deritashem,i garanton qe t'e mos kontrollohen,t'e mos matet puna e tyre me njesi te besushme e te prekshme nga njerzit.Paraja buxhetore per ta,pas nentedhjetes,eshte e cuar dem.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. M
                                                                                                          Moni

                                                                                                          Po i bien ne qafe Rames , ky i shkreti u keput per kete vend por mbas kraheve te tij bejn ca hajdutlliqe edhe spak kerkon nonje imunitet , turp te kene o Cupi keta gjygjtar qe me gabim i zgjodhi miku jot RAMA O Frrok cere je ty thon

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. D
                                                                                                            Drejtesia popull

                                                                                                            Kerkesa, per rritjen e rroges nga gjykatesit ,prokuroret e sferat e tjera te drejtesise, eshte direkt presion ndaj te gjithe shkalleve te sistemit shteteror te Republikes se Shqiperise gjithashtu edhe ndaj popullit i cili me force kerkon qe Gjykatat te jene te drejta te pakorruptueshme dhe te shpejta . Ndersa gjykatat i thone POPULLIT,PUSHTETIT PARLAMENTIT NE SE NUK NA RRISNI RROGEN ,ATEHERE HARROJENI DREJTESINE PA PARA, DREJTESINE E SHPEJTE , DREJTESINE E DREJTE.

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. D
                                                                                                              Drini.

                                                                                                              Gjykatesit e kane kryesisht me popullin E pastaj me Ramiun Gjykatesit duan te bejne aristokracine dhe qeverine hije Te jemi vigjilente ,fashizmi keshtu fillon.

                                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                                              Lini një Përgjigje