Nga Roland Lami
Ideja e hedhur në media nga Partia Demokratike për një ngujim të mundshëm në çadrën e improvizuar para Kryeministrisë më 10 shkurt, si një formë radikalizimi e aksionit opozitar, nuk është një risi politike. Ajo është rikthim i një strategjie të konsumuar që politika shqiptare e ka testuar më parë pa sukses. Largimi nga institucionet dhe zëvendësimi i opozitarizmit parlamentar me protesta dhe ngujime në bulevard ka treguar jo një herë, por disa herë, se krijon më shumë zhurmë sesa qartësi politike. Për më tepër, shërben për të përmbushur llogaritë e liderit mbi interesin e partisë dhe zhvendos vëmendjen nga përballja ideore drejt improvizimit dhe tensionit politik.
Ironia është se kjo strategji është kritikuar dikur nga vetë ideatori i saj, Sali Berisha, por sot e përdor si mjet për të ringjallur aksionin opozitar dhe për të ushtruar presion mbi qeverinë në kërkim të një “qeverie teknike”. E më parë, kjo strategji është testuar në Partinë Socialiste në 2010, pas humbjes së zgjedhjeve të 2009. Çadra e PS shërbente për të larguar vëmendjen nga statuti që kërkonte dorëheqjen e liderit pasi kishte humbur zgjedhjet e 2009 dhe për të radikalizuar situatën brenda partisë, duke marginalizuar zërat kritikë si Ben Blushi. Kujtojmë slogani atëherë: “Hap kutitë ose largohu”.
Lulzim Basha, po ashtu, e testoi të njëjtin model në 2017 me çadrën e tij të famshme: bojkot parlamentar, presion nga rruga dhe sllogani “Qeveri teknike, zgjedhje me Ramën nuk ka”. Ky aksion nuk u perceptua si një strategji për ndryshim real politik, por si një mënyrë për të konsoliduar autoritetin e Bashës brenda PD-së pasi përceptohej si kukulla e Berishës dhe për të krijuar një ekip besnik që i nënshtrohej vetëm atij, jo më Berishës.
Në thelb, çadra nuk ka funksionuar si alternativë qeverisëse, por si strehë simbolike për një lider në krizë dhe për një opozitë që mbyll mendimin dhe kufizon kritikën ndaj udhëheqësit. Edhe sot, ideja e çadrës synon të përdoret për të njëjtat funksione, zëvendësimin e analizës që provokon Salijani dhe të tjerë me aksion radikal, programin dhe nevojën për trasformim me kauza të paqartë që mbajnë status quo me nevojën për zgjerimi mbështetësish pasi sondazhet tregojnë që PD nuk gëzon më mbështetjen e rreth 27 % e votuesve që e votuan me 11 maj 2025 me fokusimin te pjesa radikale e saj.
Si përfundim pasoja e aksioneve të tilla për fat të keq shtrihen përtej opozitës. Demokracia ecën me një këmbë, ndërsa opozita qëndron jashtë institucioneve duke pretenduar se ndryshimi vjen nga çadra, jo nga ligji. Çadra nuk ringjall shpresën institucionale as elektorale ajo ripërsërit një model të dështuar që i mungon sistemit partiak serioziteti, orientimi dhe strategjia për të fituar besimin e qytetarëve por fiton një gjë konsolidon lidërshpin aktual në opozitë dhe në qeveri.
Ne çadren e Bashes disponohet dhe nje video ku flet Adriatik Lapaj. Valle jane ne nje linje keta dhe kane te perbashket veç hajdutllekut ku Lapaj brodhi boten me aeroplan njesoj si Jozefina dhe ku i gjeti parate?! Prandaj edhe po ta ngrene çadren, duhet hedhur benzine e tu a besh si ne Gerdec, pa çfare do thote SPAK dhe Altin Dumani !
Berisha mundohu sa te duash dhe ngre cadra ne te gjithe Shqiperine ti Berishe ke me mbete nuk ndryshon dhe populli ty nuk te done pike.
Ore se mar vesh kete cadren pse e ngrejne keta ? Berisha akoma se mer vesh se koha e tij ka mbaruar , nga sontazhet ai sot del me 27 % me keto veprime do te shkoje edhe 20% qe do te thote qe eshte derejt shkrirjes. E vetmja rruge eshte te mare pjese ne insitucjone dhe te nxjere alternativen e vet te pakten te shkoje tek 30% se me shume eshte e pa mundur. Elektorati i vet nuk shkon te PS por tek partite e vogla .
O lami lumi, po si e drodhe keshtu a derezi. apo I ke futur nja dy a tre dopio prej asaj qe din ti!!!@??