NATO do investojnë 27 miliardë euro për të modernizuar infrastrukturën e magazinimit dhe transportit të karburantit në Evropë!

23 Korrik 2026, 19:30Bota TEMA
NATO do investojnë 27 miliardë euro për të modernizuar

Vendet e NATO-s do të investojnë 27 miliardë euro për të modernizuar infrastrukturën e magazinimit dhe shpërndarjes së karburantit që furnizon forcat e tyre ushtarake në Evropë, një iniciativë që Rumania e përshkroi si “jetike” për sigurinë.

Përfaqësuesit e përhershëm të 32 vendeve anëtare të Aleancës i dhanë dritën jeshile këtij plani gjigant për të modernizuar dhe zgjeruar rrjetin, në takimin e tyre në Bruksel të mërkurën.

Investimi, që arrin në 27 miliardë dollarë, do të lejojë ndërtimin e “objekteve të reja, kryesisht tubacioneve të naftës, dhe do të garantojë që forcat e NATO-s do të kenë burime të mjaftueshme energjie që u nevojiten për të qenë gati për luftë”, tha Aleanca në njoftimin e saj.

Presidenti rumun Nicos Dan, vendi i të cilit është përballur me dronë të lidhur me luftën në Ukrainën fqinje, tha se projekti ishte “jetik për të forcuar sigurinë” në krahun lindor të NATO-s.

Zyrtarët e NATO-s thanë se projekti do të zgjasë rreth 25 vjet për t’u përfunduar.

Lini një Përgjigje