Rrënimi moral i një sistemi

5 Shkurt 2026, 11:00Blog Nga Bajram Peçi

Kur sistemi i drejtësisë nuk vepron për të dhënë drejtësi, por për të krijuar privilegje për shtresën e saj të veçantë sunduese, shteti i dështuar është pranë, është një hap larg humnerës, është punë ditësh ta shohësh gërmadhë!? 

Pse në sistemin e drejtësisë nuk duan të kuptojnë se duke kërkuar e mbrojtur paga shumë më të larta, janë shndërruar në figura të urryera për shumicën e njerëzve të thjeshtë, e mbi të gjitha, të varfër? Nëse shqiptari sheh se sistemi i drejtësisë është i tej mbushur me mostra që detyrën e përgjegjësinë e madhe që ju është besuar e shohin si mjet për pasurim dhe difererencim të dukshëm mënyre jetese nga masa, rrënohet një shtyllë e shtetit dhe s'ka shtyllë tjetër më, që e mban ngrehinën në këmbë?! Do shembet patjetër!

E habitshme të dëgjosh e shohësh se nuk del institucioni para publikut, por përdorin të ashtuquajtura shoqata gjyqtarësh e prokurorësh për të mbrojtur një rritje marramendëse pagash, duke e bërë këtë përmes sulmeve që i bëjnë kryeministrit të Shqipërisë. Po, ç’punë kanë këto shoqata, që madje ndonjë as nuk figuron të jetë ligjore, me pagat, sistemin e pagave dhe raportet në paga, që qendrojnë në mes tre pushteteve? Dikur kam drejtuar një shoqatë, e regjistruar në gjykatë, person juridik, Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë. Kishim një statut, qëllimi i të cilës shprehej në shumë nene për të përhapur kulturën e ruajtjes dhe koleksionimit të trashëgimisë materiale e kulturore të shqiptarëve. Kaq. Kur na ftonin për konsultimin e ndonjë ligji, shprehnim kërkesat tona, por nuk e ndryshonim dot projektin e Ministrisë së Kulturës për ligjin mbi trashëgiminë materiale të vlerave koleksionuese, ndonëse me ndonjë pikë nuk ishim dakord. Çfarë pune ka një shoqatë gjyqtarësh me pagat e sistemin e pagave? E përfshin këtë qëllim statuti i tyre?

Ju drejtova Google, teknologji e cila me dashamirësi më afroi çka i kërkova:   Zgjodha Indinë për t’i prurë lexuesit si shembull, vendi me popullsinë më të madhe në botë. Të dhënat e vitit 2026 tregojnë se Presidenti që drejton vendin me afërsisht 1 miliard e 500 milon frymë, merr një pagë prej 5.900 dollarë amerikanë në muaj; Kryeministri 3.300 dollarë amerikanë në muaj dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë të Indisë merr 3.000 në muaj, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës Supreme marrin nën 2.800 dollarë në muaj.

Po fqinjët tanë? Po shohim shkurt vetëm sistemin Italian të Drejtësisë, një vendi më se të pasur europian: Niveli fillestar i pagës magistrit, përafërsisht 43.292 € në vit; niveli mesatar 61.000 € në vit. Pagat për gjyqtarët rriten me 6% çdo dy vjet në fillim të karrierës së tyre, duke u ngadalësuar më vonë në një rritje prej 2.5% çdo dy vjet. 

Nga sa shihet te shtetet europiane, parimet që rregullojnë pagat midis tre degëve të qeverisjes (Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqësor) bazohen në autonominë funksionale, barazimin e pagës për pozicione të barabarta dhe pagesa specifike për secilën detyrë. Pagesat përcaktohen nga rregulla të qarta, me ndalime për akumulimin dhe kufizimet e shpenzimeve për të siguruar një institucion fuqi të drejtësisë?

Pak gjasa ka të ndodhë kështu tek ne? Kur sheh se merret një noter dhe ngrihet në nivelin më të lartë të hetimit, pak do besohej në këto organe? Kur dëgjon se kemi me shumë të burgosur pa gjyq se sa ata me gjyq, ç’bëhet kështu? Kur përmendet një shifër astronomike dosjesh me çështje gjyqësore, që rrinë prej vite e vitesh pa i prekur…, çfarë të thuash, që funksionon sistemi, kur ajo duket açik që s’ndodh?

Rrjedh pikërisht nga këto sjellje morale që njerëzit, në shumicë, kur u drejtohen kutive të votimit, ia japin atë Partisë Socialiste, Edi Ramës, dhe do vazhdojnë me siguri t’ja japin! Shteti shqiptar ka nevojë për ekuilibër pushtetesh dhe opozitë të fortë.

A është e mundur të ndiqen e të sigurohen këto parime? Vështirë! Reforma në drejtësi ishte nismë e nxitur dhe e zbatuar nga PArtia Socialiste, me qëllim që t’ jepte fund njëherë e mirë ditëve fatkeqe kur Sali Berisha i tërhiqte zvarrë gjyqtarë, hetues e prokurorë, ndonëse e kish mbushur sistemin plot e përplot me fisin e bashkëfshatarët e tij? Askush nuk e mendonte se Frankenstein që krijuam, nga fantashkencë dhe thriller, do shfaqej si histori shqiptare me pasoja shkatërruese. Kështu ndodh gjithnjë me ata që ndjekin pushtetin dhe lavdinë. 

Hierarkia e sistemit të pagave në shtetet e ngritur përsëmbari prej shekujsh (jo nga amatorë fshati) referon një sistemi të strukturuar pagash, që rrjedhin prej gradave, prej standardit të pagave që përdoret brenda tre pushteteve, administratës publike dhe shërbimit civil. Ky sistem ka në bazë dhe projektohet për të afruar barazi, që, siç e shohim qartë, nuk e afrojnë këta arrogantët e drejtësisë që shfaqen herë si institucion, herë si shoqata; kërkesa për rritje pagash kërkon edhe transparencë të qartë, që, siç e shohim, nuk e bëjnë, por e lënë të errët; sistemi europian është projektuar që të shërbejë edhe si nxitje përparimi për punonjësit e shtetit të të tre pushteteve, që duket se te ne po kryen të kundërtën.

Nuk ka dhe nuk mund të prodhojë asnjë nxitje, përpos se deformimit që i jep gjyqtarit një pagë më të lartë se presidentit? Të thuash “rrënim moral” është përkëdhelje. Duhet me thënë “Shtet i rrënuar moralisht e fizikisht”. Për respekt të lexuesit duhet përmendur se gjyqtar e prokuror të varfër, me të njëjtin nivel jetese si shumica, pati vetëm në diktaturë. Shpërblimi i individit atëbotë bëhej me ndonjë medalje, me të cilat soji i tyre sot, mender tallet! O lexonjës, nuk ka gjasa të njohësh ndonjë nga sistemi i drejtësisë që nuk ka shtëpi ose nuk i del llogaria të shpjerë për arsimin fëmijën jashtë Shqipërisë!?

Kur sistemi i drejtësisë nuk vepron në sallën e gjykatës, ja beh herë pas here ndonjë Marianë, që i fut plumbin fajtorit, atij që i përdhunoi dhe vrau vajzën 7 vjeçare? Kur sistemi i drejtësisë nuk vepron në institucionet drejtuese të tyre, është detyrë e deputetëve, e parlamentit, që t’I “vrasë”, t’i rrënojë ata, para se prej tyre të shohin rrënimin e shtetit. Edi Rama, është detyra juaj që. duke i dhënë fund orvatjeve të dëshpëruara për t’i dhënë prova Europës se reformuat sistemin e drejtësisë, një plus për të nxituar futjen në BE, të gjeni zgjidhjen e bashkëpunimin ligjor për të “vrarë” mostrën e frankeshtajnit që krijove!?

Ju e kuptoni më së miri se jeni bërë synim për t’u goditur prej tyre? Më mirë të bësh “gabim” në sjelljen me ta sesa të bësh gabim në qëndrimin ndaj popullit?! Më mirë të vazhdosh të luftosh me armën që të është thyer se sa të luftosh me duar bosh. Shumicën e popullit e ke me vehte.

41 Komente

  1. M
    Munika

    Rama duhet te veproje menjehere per cvendosjen e ksaj bande qe po gropos vendin.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjyka Tësi

      Po kështu do të ndodhte , pasi në kohën që bëhej ngritja e institucioneve të drejtësisë të re, Edi Rama, nuk u mor fare me dhe nuk u interesua se kush po zgjidhej në to........................................................ Ndryshe veproi Berisha, i cili herë fshehtas e herë hapur, arriti ti kapte organet kryesore si SPAK, ILD, KLD, KLP, KLGJ e ku di unë. ................ Tani Ramës i duhet, ose ta përmbys tërësisht ndërtesën e ndërtuar gabim , ose të largohet me turp për veprimin e papërgjegjshëm që ka kryer, duke bërë që reforma në drejtësi të lindë e vdekur.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lime

      Ju doni bukë gruri të gatuar me krunde. Ata duhet të kalojnë një veting prej vërteti ta shohin sa u vlen bytha.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kris

        Kishim frike nga korrupsioni qe eshte vaji lubrifikant per maqinen shteterore por tani po trmbemi nga drejtesia.Ti fusim ne burg gjyqtaret e Aspakut e ata te leshit qe te jemi te gjithe te lire

        Përgjigjjuni
        1. p
          pyetje nga publiku

          Rrenimi moral i kujt or Pec...i sistemit te Drejtesise? Dhe kjo, ngaqe ka 2 muaj qe kerkon heqje imuniteti per nje ministre zevendeskryeministre te kapur me goxha Presh te gjate ne duar e qe Morali i larte i legjislativit nuk po e leshon?

          Përgjigjjuni
          1. !
            !

            Po pra po!!!!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pena

              Fare e keqe, duhesh shkulur me rrenje me gjin gjonin, dumanin dhe saliun bashke, qe i ka pjellur keto mostra. Zoti Bajram, je ne pozicionin me te nderuar dhe te duhur. Drejtesia, shtylla me e rrenuar e shtetit shqiptar, kerkon zgjidhje urgjente. Populli eshte pro, e ka dhene voten e tij, i pari i shtetit duhet te ndali rrenimin e metejshem, renien ne gremin, ..... .

              Përgjigjjuni
            2. H
              Haku

              Tamam po behen bande zuzaresh, te pangopurish. Kjo eshte e keqja e shqiptareve, pangopesia qe vjen nga inferioriteti. Misioni eshte te bejne leke e jo drejtesi. A jan njerez kta, apo robote te koduar per te bere para, pa marre parasysh asgje. Uroj te mbyten ne zullumin e tyre sa me shpejt. Ti marin dhe leket me vete ,ndoshta u bejn pune. Vk.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pirro l

                Rrenimi i nje sistemi!!!??? Rrenimi eshte ne parlament si fillim o analist. Aty buron gjthcka… Analizo parlamentin dhe deputetet qe na i imponojne me lista te mbyllura dhe pastaj analizo drejtesine o servil i pushtetit

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli

                  Vetingu i vertete behet me prokurore e gjykates te huaj….. atehere vertete se sa vlejne keta MAGJISTRATET tone…nje pjese e tyre jane krijuar nga Berishajt….nje pjese e tyre jane me origjinen e shkolles se plepave…sistemi i krijimit te tyre u be nga 1992 - 2013….!?

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Roberto

                    Sistemi i "DREJTESISE" i mesuar me lirine absolute qe i dha Berisha per te mbrojtur krimin nepermjet parase tani e shohin disi te veshtire per tu pajtuar me pagen "qesharake" ne raport me milionat pafund te fituara nga korrupsioni i te gjitha ngjyrave. Duhet nje reformin rrenjesor.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      NACIONALISTI

                      PSE kemi publik si publiku jemi ketu KU jemi dhe jemi KESHTU si jemi

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        analist

                        Bravo i ke thene gjerat me kurajo e shume te argumentuara.Edi Rama duhet ta luftoje kete budallallek te ketyre prokurireve e gjyqtareve te dhjamosur qe nuk punojne duke mos punuar prej kohesh se ata dhe shoket e tyre kane qene r me pare po nuk punuan jane dembela rrogat dhe trajtimet i kane shume te larta ju eshte ritur shume mendja jane per ne tjeter vend mos te zente halli me ta.Sa turp gjoja shoqata te dalin hapur sic jane .Edhe ke e fundit gjyqet mbeten e mbeten.Ne burg fuhej sali rame krimineli.Po bashkepunimi me te e lane te shkateroje prape vendin prite kur tr vrase ndonje neper mitingjet .Mjere populli dhe sidomos policet e shkrete se sale hajduti nuk pyet.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E

                          Kur u rrenua sismeti i Drejtesise se re, kjo veper madheshtore e Liderit? Apo kur i ngeci veza me Belen? Pervec militanteve trushplare, nuk e di a ha kush perdellimat e te perdellyerit per drejtesi. Pastaj ketij, deshtakut serial, te gjitha qe ben i rrenohen.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Militanti

                            Ne e krijum drejtsin e re te fuste ne burg Birishen dhe Liken jo te hetoje korrupsionin e 12 viteve te fundit. Drejtsi qe akuzon Tigrin, Lalin, Bela punmbarumen, Beqen etj etj nuk duhet te kete. Duhet ta reformojm. Me mire pa SPAK dhe te kemi korrupsion se bejme nanj lek se te kemi SPAK qe shkojm ne burg. Fundja ne popull i korruptum jemi. E kena dhi muhabetin qe krijum SPAK.

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Drejtesi e skaduar

                            Kryeminister mos I len te ngren krye. Te bejne punen e te luftojne brenda vetes korrupsionin e thelle qe kane zhvilluar keto vite te lulezimit te demokradhise. Kush nuk pranon te largohet nga sistemi se jane ngopur me para, prandaj e hedhin ate.... perpjete. Duhet tju pritet hovi.

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Opozitar

                              Problemi eshte se te gjithe shqiptaret e dine qe gjyqtare e prokuror apo edhe avokatet jane kok e kembe te korruptuar ose te pakten ashtu perceptohen ne shumice. Jane te gjithe bashke. Pra, debati mbi rrogat eshte qesharake por edhe i neveritshem pasi te gjithe e dime qe keta qe punojne ne drejtesi as nuk e kane idene sa e kane rrogen, sepse nuk jetojn me rroge. Ne shqiperi gjyqtare e prokurore jane me pallate dhe kane pasuri te fshehura apo te deklaruara qe jane marramendese.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Flakadani

                                Jo o njerzë nuk është rrenim i vetëm sistemit të drejtësisë,por i çdo gjëje:i shtetit në tërësi andaj segmenteve të tij si Ekonomia,shëndetësia,arsimi,kultura,Ushtria,sistemi i ndërtimit e të ngjashme.Çka u ndërtua për 36 vite në këtë vend përveç ca rrugëve për të bartur të huajt mineralet dhe naftën shqiptare.A del kush nëpër fshatra për të par gjendjen e atyre fakirave të paktën që kanë mbet,janë më keq se në kohë të Enverit.Sot qumështi në Shqipëri vie nga shtetet tjera se në Tiranë e Durrës nuk mbarshtrohën bagëtia.Të gjitha shtetet e vogla e ca të zhvilluar më pak i ndihmon dikush nga miqtë vetëm Shqipërinë jo ,sepse këtu edhe ndihmat vodhën.Mikja më e madhe e shqiptarëve Amerika për 36 vite ka shtruar një pistë në Aeroportin e Kuçovës asgjë më shumë,pret që të vin në.pushtet shqiptar e jo Salihu e Rama.

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  UNE SALIU D'ORA VETE

                                  MILITANT TAMAM MILITANT POR NUK ESHTE FJALA SI FUNKSIONON DREJTESIA POR CFARE PO KERKON DREJTESIA

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Visi

                                    Kur SPAK vepron ndaj atyre që nuk i don Rama është i mirë. Po qe se del përtej emrave që jep Rama, është i paaftë dhe kalon kompetencat.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Maro

                                      Psenuk thoni ishim me mire para 2014? I bini verdalle e verdalle . E mira e vetme eshte Spak.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Patrioti

                                        Duhet shpërbërë SPAK dhe GJKKO, si dy struktura kriminale që po rënojnë shtetin. Të dy këto struktura të posaçme punojnë për llogari të dreqi e di se kujt, për të dobësuar shtetin dhe qeverisjen. Nuk bëhet drejtësi me njerëz të dhjamosur dhe fshatarë të pagdhëndur si DUM DUMANI apo ky trimi i ri BRAHO që kujtojnë se kanë çliruar Shqipërinë dhe janë zotër të saj. Rama duhet të ushtrojë mandatin që i ka dhënë populli dhe ti zhbëjë fare këto struktura të rrezikshme për vëndin. Nëse Europa i kundërvihet këtij qëndrimi, në të sëmës të vejë kurva plakë se as nuk duam t'ja dimë për më tej.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Go West

                                          Absolutisht personat e denoncuar nga Spak, duhen ndjekur penalisht deri ne fund. Eshte merite e Spak qe ja filloi ketij pastrimi. Por... e para perzgjedhja e stafit le per te deshiruar. Ne se Rama dhe PS u hoqen menjane, Argita me te vetet punuan fort, sikunder ka 20 vjete qe punon. Te lauruar ekselente nga universitet europiane "kane ngelur" ne provimin e magjistratures, notere "miq", behen prokurore special, dekrete presidenciale e kandidatura qe hidhen ne kosh se nuk pershtaten me standartin Berisha: Ose yni ose me dosje. Dhe jemi ketu. E drejta ka vdekur. Nje kompanie i zene rruge-kalimin-prone publike e kadastruar. Shkalla e pare mbas 2 vjetesh-vendos qe nuk ka rruge ketu, eshte gjetiu. Apeli, shikon gjendjen ne vend dhe e rrezon shkallen e pare, vendos te hapet rruga dhe gjobe per zaptuesin, Gjykata e larte per turp te saj ndalon ekzekutimin, minimalisht servituden e kalimit, e mban çeshtjen pa gjykuar 10 vite dhe ne fund paturpesisht e kthen per rigjykim. Rruga publike e bllokuar, servituda e kalimit nuk vlen. Kane kaluar 24 vjete... Te tilla çeshtje jane me mijera neper dosjet e tyre. Sistemi gjyqesor shqiptar ka dy zgjidhje. Ose, duhet ribere nga e para dhe te zgjidhen me votim te lire nga populli si deputetet, ose tani qe perkthimi, fale IA, nuk eshte me problem, duhet deleguar shteteve me taban si Austria, Gjermania, Nordiket.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vlora 97

                                            Si nuk ju vjen turp qe mbroni hajdutet

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Linza

                                              Funderrina te urryera, te pangopur, vazhdojne prape te marrin pagesa te jashteligjshme! Duan te shembin Republiken, jane me armiq se serbet, ruset etj. Fare e keqe, pjelle e SB. Dalin kunder KM te Shqiperise, dmth kunder Parlamentit, dmth kunder popullit qe zgjodhi kete Parlament. Duhet urgjent te bllokohohet kjo fare e keqe! GJK as mos te merret me shoqata alabakesh, por me institucione. Plehrat te vendosin emrat kush kerkon kete çmenduri, ta dije populli kush jane armiqte e tij.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vjosa

                                                A mund te pergjigjet SPAK , KUJTE NGA ATA GJYQETARE QE DHANE DORHEQJEN PA KALUAR VETINGUN JU SEKUESTRUAN PASURIN ? SA U HETUAN PER PASURIT E VENA DUKE DHENE TE DREJTE ATYRE QE JU JEPNIN ZARFAT ME LEKE . TANI JANE BERE AVOKATE DHE GRABISIN PO NJESOJ POPULLIN HALLEXHI .AVOKATET KANE QENE DHE JANE SEKSERET E GJYQTAREVE E PROKUROREVE .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Hallexhiu

                                                  Keta analistet pse u benkan keq qe po behet publik debati i pagave per gjyqrar e prokuror qenka gabim se ndikon keq te drejtesia.po ne hallexhive qe na e ben spaku ne publik gjyqin me prokurore klodi lala dhe gjyqtar tani hoxhen apo vk ne .po sja tregove ti Rame vendin do tja tregoj populli por kujdes se do ta tregoj dhe ty po nuk reagove

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. U
                                                    UNE SALIU D'ORA VETE

                                                    SHQIPTARET NE VITIN 1992 KUJTUANSE DO TE ZBUKURONIN VETULLAT POR NXORREN SYTE DHE SOT NUK SHOHIN SE KU JANE KATANDISUR DHE NUK E DINE SE DO TE KATANDIS E KEQ E MOS ME KEQ NE SE LARG QOFTE SALIU DO TJU VIJE PER HERE TE TRETE NE PUSHTET PER TA RIDJEGUR QE TE MOS MBIJE EDHE BARI

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Asnjë shpresë

                                                      Asnjë shpresë. Këtu është shkatërruar shteti në çdo hallkë të tij. Në çdo qelizë. Se mos është vetëm çdrejtësia që shkakton problem. Këtu asgjë nuk ecën siç duhet. Asgjë. As ekonomia, as drejtësia, as mbrojtja, as shëndetësia, as arsimi, as shkenca, as bujqësia, as industria - asgjë, asgjë nuk shkon si duhet. Enveri nuk vjen më. Por më duket se do ta kërkojmë edhe për 50 vjetët e ardhshëm. Ju kërkoni që në shkërdhatokraci punët të shkojnë si duhet?! Ajo që nuk ndaj dot është: a është më e mirë për shqiptarët diktatura apo shkërdhatokracia?! Por me rëndësi është që Rama po takohet sot me Papën! Që pasuritë e vendit janë shitur të gjitha. por ama kemi edhe disa milionerê, të nginjur me para.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. s
                                                        sokrat

                                                        Faji eshte i Edi Rames qe i la te dalin jashte cdo kontrolli, dhe jane kthyer ne grupim njerezish qe duan te vene ne kontroll cdo gje. Po kalojme ne pushtetin e sistemit te gjyqesorit. Rama mori 83 mandate per te bere nje Shqiperi evropiane. Duhet qe urgjentisht te beje ndryshimet perkatese ligjore, per te cilen ka edhe mbeshtetjen e gjithe shqiptareve te ndershem. Ne studiot televizive po degjojme lloj-lloj specialistesh dhe analistesh qe thone se jane ne kategorine e pare te pagave, baraz me Presidentin e Republikes. Lind natyrshem pyetja se kush eshte i pari i shtetit? Kushtetuta e thote qarte ne nenin 138 se gjyqtareve nuk mund t'ju ulen pagat, pervecse 3 rasteve qe jane parashikuar aty. Pagat nuk ju jane ulur, por ju jane 2 fishuar para 2 vjeteve. Nese pagat e administrates indeksohen me inflacionin, kjo gje duhet te behet edhe per ta. Gjyqtaret duhet te bejne punen si duhet, te japin vendime ne kohe dhe te paanshme. Tabela e pagave dhe hierakia e tyre miratohen nga Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti. Gjyqtaret nuk mund te marrin me shume se Presidenti dhe Kryeministri. Edhe policet dhe ushtaraket kane veshtiresite e tyre, dhe heronjte e tyre, jo te pakte ne numer. Edhe pensionistet kane hallet e tyre, dhe mjaft prej tyre nuk shtyjne dot muajin. A duhet te ngrihen edhe keta dhe te kerkojne rritje page ne gjykata? Pikerisht per keto gjera eshte KM dhe Parlamenti qe te ruajne nje ballance te drejte midis tyre. Per veshtiresite qe kane struktura apo shtresa te caktuara shoqerore per nje kohe te caktuar, qeveria mund te jape bonuse, por jo rritje page. Piramida e pagave nuk duhet te ndryshohet. Se oreksi vjen duke ngrene. Fakt eshte se kerkesa e gjyqtareve ka shkaktuar indinjate ne popull. Mendoj se gjyqtaret ne kete rast e kane gabim dhe duhet te terhiqen. Ndersa GJK duhet te jape nje vendim te kujdesshem qe respekton te gjithe shtresat e shoqerise. Jo paga 20-30 here me te larta se pensionet minimale. Te gjithe duhet te jetojne normalisht dhe me dinjitet. Biznesi privat natyrshem krijon diferenca midis shtresave shoqerore. Ndersa pagat qe jepen per administraten shteterore duhet te kene nje raport te caktuar dhe logjik.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          N

                                                          Spak-GJKKO=Shiku I Gazidedes 92-97 qe zhduku Remzi Hoxhen. Dora qe I komandon Sali krimineli.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. H
                                                            H

                                                            Dy mender kryetaret e shoqatave te gjyqtareve, Erion Bano dhe Eugert Pellumbi nuk kan asnje ndryshim nga kriminelet e Saliut qe zhduken Remzi Hoxhen. Keta nuk e kan mundesin e zhdukjes por perdorin Nesti Angonin e Olsi Dados per te burgosur kundershtaret e Sali kriminelit.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Vjosa

                                                              Përgëzoj autorin e shkrimit ,i saktë dhe i vërtet ka shtruar me llogjikë një problem ,sa.i pa moral po aq edhe provokus për të gjithë masën e Shqiptarve (80 %) që jetojnë posht nivelit jetik. Nuk jam specialist por Shteti duhet nëpërmjet parlamenit të caktoj e të vendosi sistemin e pagave për të gjithë punonjsit e administtatës ,duke filluar nga Presidenti e k/ministri dhe deri tek roja apo tek sanitaret që meren me mirmbajtjen e institucioneve .P SH.kryetari i Gj .k.k o e ka pagën 1500 euro ,i pëlqen apo jo paga të mos pranoj ,kaq e thjeshtë është.Po kështu ç'do vënd pune të ket edhe pagën e përcaktuar nga Shteti dhe të miratuar nga parlamenti. Tani për moral ! Unë jam pensionist me pension 150 euro në muaj dhe them me ndroje kaq mundësi ka shteti !? Kurse kjo bandë e yshtur nga krimineli nuk kan nevojë për lekë, se ato i marin me thasë ,por gjetkë është hesapi.Kjo bandë me porosi të k/kriminelit kërkon amulli për rëzimin e qeverisë ,për ti ardhur në ndihmë tutorit të tyre në agoni. Z.K,MINISTËR VËR URGJENTISHT PARLAMENTIN NË PUNË DHE VËRI PIKAT MBI I. POPULLI DO SHTET ME REGULLA ,LIGJE E ME REPUTACION.MË MIRË HIQ DORË NGA ANTARSIMI DHE MERU SEJOZISHT TANI SEPSE ËSHTË KOHA E DUHUR.ISH PRESIDENTI BUDALLA NISHANI THA NJË GJË ME VLERË PARA 8-9 VJETËSH QË: SISTEMI JON I DREJTËSISË ËSHTË SOT 80 % I KORUPTUAR ,TANI ËSHTË PËRKEQSUAR MË SHUMË.Dëgjojeni ç'farë thotë autori shkrimit ; SOT NUK KA ASNJË GJYQTAR QË S'KA MUNDËSI TË SHKOLLOJ FËMIJËT JASHT SHTETIT ,NE MENDOJMË PËR BUKË AKOMA.NJË PENSIONIST MER 2000 EURO NË VIT ,THIRINI MËNDJES Z.PARTIA SOCIALISTE ,MERUNI ME HALLET E POPULLIT DHE MOS QESHNI ME ATË GOMARIN E LUSHNJES QË SJELL SHALQI NË PARLAMENT E KENI THYER KËSISOJ PARLAMENTIN NË PORTOKALLI . RESPEKT PËR ARTIKULLSHKRUESIN.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. d
                                                                drejtesi e munguar

                                                                Nuk eshte degraduar(a shembur) sistemi i drejtesise.Ne Shqiperi eshte i shkateruar i gjithe sistemi shteteror.PSE? 1-Kuvendi i Shqiperise ku kemi "deputetet"emeruar nga kruetaret e partive eshte i pari bashke me KQZ-n qe shkelin ligjin.Nga 140 "deputete" qe duhen 96-t kane dale pa marre asnje vote,(lista e mbyllur).Ne qoftese 30% e 140-s eshte 96-t sic eshte shkruar ne Ligjin Elektoral atehere aritmetika nuk eshte shkenca qe kemi studjuar.(Le ta sqaroj kete Kryetari i Akademise qe ka qene edhe ligjevenes).Ne baze te Kushtetutes,vetem kuvendi eshte i zgjedhur nga populli me "voten" e deleguar prej tij,Pushtete e tjera jane te caktuara nga ai dhe nuk mund te jene te pavarura.Jo vetem te zbatojne ligjin por te japin llogari para Kuvendit per veprimtarine e tyre.Si ka mundesi qe gjykatat ,prokurorite nuk perballen me popullin(Ne Kuvend) por bejne si duan?Ne emer te pavaresise se tyre ,qe K/ministri yne deklaron, ata bejne si duan.Pavaresi nuk do te thote han pa porta por,drejtesi te barabarte sipas ligjit.K/ministri yne s'ka pse hyn ne debat me keta te punesuar shteteror por me fuqin qe i jep ligji si kryetar i mazhorances ta bej kontrollin ne Kuvend.Z.K/minister te eshte deleguar forca e popullit jo per debate e polemika por per te ndertuar e te funksionoj shteti.E shteti nuk eshte vetem qeveria por cdo hallke e tij.Populli kerkon drejtesi,te barabarte dhe shpejt.Krimi ka nje emer por,vrasja eshte me e renda dhe nuk duhet te zvarritet nga pushteti gjyqesor nga frika,paaftesia,apo nga allisverishet qe behen.Edhe pritja ka nje kufi,ndryshe jeni po aq fajtor sa ata qe nuk bejne punen.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. X
                                                                  X

                                                                  Ka moral Saliu qe te ken horrat e tij ne Spak-GJKKO? Ju prisni moral nga shpellar primitiv rural si Dumani,Prenci,Bano Dado? Harrojeni Ketyre ju jep urdher Saliu,yxhym perpara. Haxhi Qamilsa Shkrijeni Spak-Gjkko,ishim mire kur ishim keq,te pakten kerkohej llogari,jo si tani.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Lanabregsi

                                                                    Primitivet po I le pa fre(pa kontroll)si I kemi len ne Spsk-GJKKO ata behen te rrezikshem Shkurt,po u be jevgjiti mbret vret te jatin. Kete po bejn rrumpallet berishist ne drejtesi.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. J
                                                                      Juristi pensionist

                                                                      Kërkesa e këtyre të ashtuquajturve juristë, për rritjen e pagave personale, mendoj se, është pjesë e skenarit për rrëzimin e Rendit Kushtetues, gjë të cilën e ëndërron kryekrimineli i vendit tonë, Sali Shpellar Berisha. Pavarësisht nga e ashtuquajtura "Reformë në Drejtësi", organet e drejtësisë tek ne, janë të mbushura me Saliistë, shqipfolës antishqiptarë. Reforma në drejtësi ishte loja, në Shqipëri, drejtësia mbahet dhe drejtohet nga Saliistët.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. E
                                                                        E

                                                                        Mjaft eshte mjaft,shkrijeni Spakun e dumaneve dhe dadove,kan kohe qe kan dal nga shinat e ligjit,ata njohin vetem ligjin e Sali kriminelit,atij I nenshtrohen.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. B
                                                                          Bake

                                                                          Po pse paskan dhe rroge prokuroret dhe gjyqtaret!!!!?????

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. N
                                                                            Nik

                                                                            Ja çthotë Inteligjenca Artificiale për top pagat e sistemit të drejtësië në Shqipëri dhe vëndet e rajonit: High-level judicial salaries in the Balkans vary significantly by country, with Albania and Bulgaria generally offering the highest compensation for top-level judges, sometimes rivaling Western European levels. As of late 2025 and early 2026, salaries for Supreme Court or equivalent high-level judges frequently exceed €3,000–€5,000 per month in some nations. Average Monthly Salaries for High-Level Judges (Estimates 2025-2026) Albania: Considered among the highest in the region, with Supreme Court judges proposed to receive around €5,800 per month. Constitutional Court judges and special anti-corruption (SPAK) judges are among the top earners, with discussions surrounding salaries reaching up to €9,000 for specific anti-corruption roles. Bulgaria: High-level magistrates, including Supreme Court and Supreme Administrative judges, have seen significant raises, with basic salaries rising to approximately €4,874 (9,500 leva) per month. Montenegro: Supreme Court judges earn between €2,500 and €3,000 per month, while the President of the Supreme Court can receive nearly €4,200 monthly, including allowances. Croatia: Senior level judges (8 years of experience) earn an average of approximately HRK 35,888 ($5,000 USD) per year, though monthly figures for supreme level are higher, often with a 5-year growth trend of 33%. North Macedonia: Salaries for supreme judges and top prosecutors are generally around 122,000 denars (approx. €2,000) per month, which is around 2.3 to 3.2 times the national average. Bosnia and Herzegovina: Judges of the Supreme Court and Constitutional Court have salaries generally starting around 3,800–4,400 KM (€1,900 - €2,200) per month.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. C
                                                                              Cubi

                                                                              Ore ju kemi kohe qe shkruajm e flasim per kete drejtesi te dhjer qe kan ngritur. Vetem drejtesi nuk eshte. Edhe thon pastaj pse disa duan enverin. Po ishin te gjith te barabart,nuk e bente ligjin leku. Enveri vet merrte 16000 lek te vjetra i pari shtetit dhe pastaj vinin ne zbritje deri ne 6800 sipas hierarkis. Kurse sot nje gjygjtar merr sa 10 fishi i rroges minimale e per çfar pune???? Zero pun. Livadhisin kriminelat simbas qejfit. Çfar me duhet mua a denon hajdutin a se denon kur kriminelit si hyn nje gjemb ne kembe. Po nuk u shkaterrua kjo lloj drejtesie do jet me pasoja te pa riparueshme.

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje