Gjykata Kushtetuese ose: të gjithë jeni të fituar!

5 Shkurt 2026, 13:50Blog Nga Hamdi Jupe

Gjykata Kushtetuese dha së fundmi vendim për të mos dhënë vendim, lidhur me çështjen Balluku, të ngritur atje nga Qeveria Shqiptare. Është fjala për vendimin e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres. Ishte hera e dytë që Gjykata shtyu dhënien e tij për një “afat të pacaktuar”. Kjo gjë ka krijuar pështjellim te opinioni publik, i ndjeshëm ndaj rastit prej më shumë se një muaji. Pse Gjykata nuk shprehet për vendimin, po e lë atë të varur për një kohë të gjatë? Kaq e vështirë qënka për të të shprehet? Po përpiqem t’i gjej fillim atij “lëmshi” të ngatërruar, me aq sa të mundem.

Në këtë kuadër, mungesa e vendimit nga ana e Gjykatës mendoj është në të vërtetë një “vendim” më vete. Është si puna e Zeros në matematikë. Kur është më vete ajo nuk ka vlerë, por kur bashkohet me një numër, bën hatanë, e dhjetëfishon vlerën e numrit.

Gjykata është ndodhur para një rasti realisht të vështirë. Është i pari i tillë që ka ndodhur në drejtësinë shqiptare gjatë 36 viteve demokraci. Nuk ka ngjarë ndonjëherë më parë një gjë e tillë, edhe pse institucionet e drejtësisë tek ne kanë qenë më të brishta se sot.

Për shumë njerëz, midis të cilëve edhe autorin e këtyre radhëve, rasti i kushtetutshmërisë së pezullimit të ministrit, ishte dhe mbetet fare i thjeshtë. Mjafton të lexosh Kushtutën. Kjo pritej të konfirmohej edhe nga Gjykata. Por çfarë do të vinte pas një vendimi të tillë? Pas tij do të vinte një shuplakë e madhe nga ana e Gjykatës më të lartë të vendit ndaj SPKAK-kut dhe  gjykatës që ka  mbështetur pezullimin, këtyre “pjellave” jo fort të suksesshme të reformës në drejtësi, siç po vërtetohet dita – ditës në vendin tonë.

Mirëpo Gjykata Kushtetuese (jo pa të drejtë) mendon se nuk është mirë që ato organe të drejtësisë të goditen aq rënde në publik, se janë akoma në moshën e “adoleshencës” profesionale, dreqi ta hajë. Prandaj gjendet kjo rrugë e “butë” e trajtimit të çështjes, duke e lënë atë  pa dhënë vendim. Urtë e butë e plot tigani. Për këtë nuk u kërkonn kush llogari.

Në fund të fundit, ç’duhet tani vendimi i Gjykatës Kushtetuse për “pezullimin”, kur vetë prokurori  i SPAK –ut e ka hequr masën e “pezullimit” ndaj Ballukut? Nga gjithë kjo tollovi që ndodhi me rastin e “çështjes Balluku”, prokurorët dhe gjykatësit e morën “leksionin” që duhej të merrnin: që nuk duhet shkelur më në atë rrugë pa krye të “pezullimit” të ministrave. Kushtetuta ka hapësira të tjera për të punuar prokurorët dhe gjykatësit edhe ndaj njerëzve të veshur me imunitet.

Në këtë mënyrë, me “vendimin” e saj për mosvendim, Gjykata Kushtetuse e mbrojti “nderin e humbur” të SPAKK-ut për “çështjen Balluku”, por i dha atij edhe një mësim të mirë për të ardhmen. SPAKK-u, “i dhier por krenar”, siç thotë populli, nga kjo çështje duhet të jetë ndier përgjithësisht i kënaqur nga “zgjidhja” pa zgjidhje e Gjykatës. Përfytyrojmë për një çast sikur vendmimi të ishte “tullë”, domethënë që SPAKK ka shkelur Kushtetutën me masën e “pezullimit” ndaj ministres. Çfarë katastrofe do të ishte për të në sytë e opinioinit publik! A do ta përsërisë më tani ai gabimin që bëri me “pezullimin” e ministrit? Besoj se për 35 vjet të tjera jo.

Po qeveria që ka bërë ankesën në Gjykatën Kushtetuese çfarë do të bëjë tani, që Gykata po e shtyn vendimin për në “kalendat greke”? Qeveria do të vazhdojë normalisht punën me Ballukun zëvendëskryeministre. Ajo e ka gjetur “çengelin”, ku e ka mbështetur qëndrimin e saj: pret deri në pafundësi vendimin e Gjykatës Kushtetuse për “pezullimin”, i cili mund të mos vijë kurrë. Ndërkohë që kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut skadon pas dyzetë ditësh. Të gjitha palët pra,  dalin të fituara dhe merita kryesore për këtë i takon Gjykatës Kushtetuese.  Vetëm palët e etura për “hakmarrje” mbeten të zhgënjyera.  

7 Komente

  1. S
    Seki

    Une mendoj qe deputetet mos kene imunitet....gjithashtu spak nese ballukut nuk i hiqet imuniteti te botoje te plote dosjen....pastaj vendos populli o Hamdi.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Premci, kjo vegel qorre e Saliut, nuk asht hetues

      Drejt e ke Seki, por SPAK nuk ka docje te hajrit. Askush me tru ne koke nuk beson se nje prokuror medioker i paafte si Premci, antar i sektit te familjes nongrata, mund te arrije te prodhoje akuzat e pretenduara!

      Përgjigjjuni
    2. O
      Oficeri dulles

      PS te mbledhi mendjen ,I kemi dhene 83 mandate te reformoje SPAK nga e para . Nuk show prokurore e gjykates nga jugu te gjithe jane klyshet a Saliut. SPAK u krijua per te denuar xhin xhonet 21 janarin Gerdecin pastaj ballukun e Ramen . Ta leme menjane Europen e SHBAqe kane 35 dhe I bejne iso karaxhicit . Gomarin e nxjerri zoti nga Baltasound,jepi Ram mos u tut

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ai

        Balluku duhet te kishte dhene doreheqejen sepse Nuk e Meriton me te qendroje ne ate post , dhe Jo vetem kaq por ne burg te shkoje bashke me ata qe shkelen ligjet duke mos lene Pune Pa bere

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emigranti

        Respekte z.Jupe! Eshte momenti te ecet para -me trasparenc -me perkushtim -respekte istituzionale Dhe mbi te gjitha me moralitet te larte te personave te perfshire - mos ndikimi nga thirrjet e atyre qe shpresojne hakmarrje(pa bere drejtesi)

        Përgjigjjuni
        1. Çika mal

          Zvaritja e vendimit të GJK për pezullimin e Ballukut mendoj se nuk tregon për një trup të kondoliduar në gjykim dhe marje vendimi në se duhet apo jo ti jepet e drejta Qeverisë për ankesën e bërë duke u interferuar në të drejtat e gjykatës dhe SPAK në institucionin e qeverisjes .Ky vendimi i pamarrë i GjK që ska korumin e duhur 5 me 4 tregon jo një trup të konsoliduar por e parcelizuar sa nga e majta dhe e djathta , Po mirë çna duhen vendime të vetkuptuara pa vendime të ligjëruara nga një gjykatë që ka në dorë gjykim dhe vendim për fatet e drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri .Ju thoni z Hamndi se kjo as mish as peshk e qëndrimit të GJK ka vlerë se palët në konflikt e vetëkuptojnë që Qeveria ka të drejtë dhe nga ana tjetër pra SPAK dhe GjKKO e kuptojnë që kanë bërë gabim. por për të mos u ulur autoriteti i tyre gjykata e shtyn në kalendat greke dhe kështu mishi piqet dhe helli nuk digjet .Dhe opinioni duhet të hamendësojë se me apo pa shumicë votash në GJK e vërteta qëndron në mesë dhe seicili institucion që ka gabuar e kupton që herë tjetër të mos gabojnë më ,sepse e kanë të qartë që mos marja e vendimit të prerë që të hedhë poshtë vendimet jo të argumentuara të SPAK dhe të GJKKO nuk tregon se nuk kanë gabuar këto të fundit por apriori ju thot ju nuk keni vepruar mirë dhe kujdes për herë tjetër , Po mirë Z Hamndi si i bëhet hallit sikur gjykata kushtetuese të veprojë gjithëmon si hoxha i fshatit (po e them si një proverbë ) Në një fshat u zunë për një problem grindje për hiç gjë dydjem . Seicili pretendonte që kishte të drejtë .Edhe disa fshatarë ju thoshin po pushoni more djem se nuk është mirë të ziheni për hiç gjë ..Mirëpo seicili qëndronte të të drejtën e tij .Një burrë i moçëm i dëgjon dhe ju thotë .Ky problem e ka një zgjidheje. Djemtë i thonë po si ?? Kjo tha ai është problem për hoxhën e fshatit O e zgjith si ose ska tjetër .Djemtë e dëgjuan dhe thanë po si nuk na vajti në mëndje më parë dhe me një frymë shkuan tek Hoxha. Ai i dëgjojë të dy dhe pastaj me një finesë popullore tha : ju more djem po ziheni kot. Po përse thanë djemtë Ju athem unë tha hoxha. Djemtë prisnin me padurim për mendimin e hoxhës. Ai vazhdojë .:Edini ju more djem që ti i tha njërit ke të drejtë ama edhe ky tjetëri ka të drejtë tha hoxha Djemtë shikuan njëri tjetërin dhe thanë: Aaaaa po mirë kështu po u morëm vesh dhe i dhanë dorën njëri tjetërit dhe u larguan të qetë . Kjo metaforë nuk është e vlefshme për GJK e cila duhet të marrë një vendim pavarësishtë se ju pëlqen ose jo palëve . Mirëpo ec e bëj prokopi me ca anëtarë të GJK të parcelizuar nga opozita apo dhe të pozitës që nuk i bëjnë dotë raportet numerike dhe prandaj del më i vlefshëm mendimi i Hoxhës . Po ecet kështu more i nderuar ?????!! Për mendimin tim kjo është fatëkeqësi e sistemit të drejtësisë dhe e popullit që i ka varur shpresat tëk kjo drejtësi e çoroditur ..

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fpa

            Shprehja " te dhjere por krenar" eshte e gjetur bukur dhe i takon gjithe piramides shteterore (e drejtesia pushteti legjislativ, egzekutiv ) por keta te krekosurit e drejtesise qe jane te dhj...deri ne kryqez, Duke qene se jane kaq te pushtetshem atehere duhet te zgjidhen nga sovrani me vote. Kaq pushtet edhe mbi parlamentin mbi egzekutivin mbi presidentin dduke vene b... mbi KUSHTETUTE(?!?!!) Dreqi ta haje kete pune edhe ne monies kishte zgjedhje per gjyqtare popullore.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje