Kur Kryeministri zgjedh përplasjen në vend të reformës

5 Shkurt 2026, 17:30Blog Nga Luan Rama

Nëse reforma në drejtësi ka probleme ligjore, maxhoranca i ka votat për t’i rregulluar. Përplasja publike me institucionet tregon se problemi nuk është ligji, por kontrolli.

Prej shumë kohësh në fakt, jo vetëm retorika publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj institucioneve të drejtësisë ka marrë një ton gjithnjë e më konfrontues. Prej një gjuhe me tendencë të dukshme denoncimi dhe diskreditimi publik individual ndaj disa gjyqtarëve apo prokurorëve të veçantë, duke e pretenduar me forcë të drejtën gjithmonë në anën e vet, deklaratat kritike, ironia publike dhe, edhe akuzat e drejtpërdrejta tani janë drejtuar kundër institucioneve të drejtësisë, kundër vetë sistemit. 

Kësisoj, delegjitimimi i veprimeve të drejtësisë e ka zhvendosur vëmendjen nga debati mbi përmirësimin e reformës, drejt një përplasjeje politike që nxjerr në pah shqetësime serioze për raportin mes pushtetit ekzekutiv dhe shtetit të së drejtës.

Reforma në drejtësi u projektua dhe u realizua me synimin që të çlironte sistemin nga ndërhyrjet politike dhe që të garantonte barazinë e të gjithëve apo të gjithsecilit para ligjit. Ndaj, ajo u paraqit dhe u përdor edhe si një arritje madhore e maxhorancës dhe si një standard model i ri institucional për Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, përplasja e vazhdueshme e Kryeministrit me drejtësinë përbën një paradoks politik: sa më shumë drejtësia tenton të funksionojë e pavarur, aq më e ashpër bëhet kritika ndaj saj.

Në gjithë sa ka thënë e vazhdon të thotë publikisht, Kryeministri ka lënë të kuptohet se drejtësia e re vuan nga probleme konceptuale e ligjore, procedurale, të strukturës apo edhe të interpretimit në zbatimin e ligjit. 

Nuk na është thënë se është bërë ndonjë analizë serioze dhe e detajuar mbi reformën në drejtësi, arritjet apo problemet e saj. Por, nëse këto probleme që ngre dhe për të cilat këmbëngul Kryeministri janë reale dhe strukturore, atëherë lind një pyetje thelbësore: pse ato adresohen përmes presionit publik dhe jo përmes korrigjimit ligjor? Maxhoranca qeverisëse e ka shumicën parlamentare dhe, rrjedhimisht, i ka edhe të gjitha instrumentet kushtetuese për të rishikuar, përmirësuar apo saktësuar kuadrin ligjor të reformës në drejtësi.

Reforma nuk është produkt i institucioneve të drejtësisë, por i vendimmarrjes politike. Ligjet që rregullojnë funksionimin e saj janë hartuar dhe miratuar nga Kuvendi, nën drejtimin e maxhorancës së Kryeministrit. Institucionet e drejtësisë nuk bëjnë asgjë tjetër veçse zbatojnë këtë kuadër normativ. T’i fajësosh ato për pasojat e një ligji të miratuar nga vetë Kryeministri (ai thotë se reformën në drejtësi e bëri Partia Socialiste!), është në thelb, shmangie e përgjegjësisë institucionale.

Në vend që të zhvillohet një debat parimor dhe profesional mbi përmirësimin e reformës, po ndërtohet një narrativë konflikti. E sidomos kur kritika vjen nga Kryeministri, ajo nuk mbetet thjesht opinion politik, por shndërrohet në presion ndaj një pushteti tjetër të pavarur. 

Nga një këndvështrim më i gjerë, kjo sjellje cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe dobëson balancat demokratike.

Edhe më shqetësues bëhet problemi kur kjo përplasje soditet apo shoqërohet me heshtjen e zakonshme të botës akademike dhe universitare, të atyre që paradoksalisht jemi mësuar të na i prezantojnë si intelektualët e drejtësisë. Fakultetet e shumtë të drejtësisë, shefa departamentesh e dekanë me grada e tituj gjithëfarësh, profesorët e së drejtës kushtetuese dhe ekspertët që kanë dijen dhe autoritetin për të analizuar këto zhvillime, kanë zgjedhur në masë të madhe indiferencën. Kjo heshtje nuk mund të justifikohet as si paanësi dhe as si maturi intelektuale apo akademike. Ajo është shenjë e një dështim moral dhe institucional. 

Në momente kur parimi i ndarjes së pushteteve vihet në pikëpyetje, heshtja intelektuale nuk është neutralitet, por shërbim në normalizimin e presionit politik mbi drejtësinë dhe në varfërimin e debatit publik.

Një drejtësi e pavarur nuk matet nga sa e rehatshme është për pushtetin, por nga aftësia e saj për të vepruar edhe kur vendimet e saj janë politikisht të papëlqyeshme. Në momentin që drejtësia shndërrohet në problem sapo prek interesat e pushtetit, reforma e humbet kuptimin e saj dhe rrezikon të shndërrohet në instrument selektiv.

Nëse Kryeministri Edi Rama është realisht i bindur se reforma në drejtësi ka dështime ligjore (në vlerësimin tim reforma është një dështim i plotë), përgjegjësia e tij institucionale është e qartë: t’i adresojë ato përmes Kuvendit, në mënyrë transparente dhe kushtetuese. Përplasja me drejtësinë nuk e përmirëson reformën, por vetëm sa minon besimin e publikut te institucionet.

Konflikti mes Kryeministrit dhe drejtësisë nuk prodhon reformë. Ai prodhon pasiguri institucionale dhe forcon bindjen se drejtësia pranohet vetëm për aq kohë sa nuk sfidon pushtetin. Dhe kjo është pikërisht ajo që reforma në drejtësi premtoi se do ta ndryshonte.

16 Komente

  1. S
    Shqiptari USA

    O Luan Qe kur e vendose veten nen breket e Monikes ike nga kjo dynja. Je bere legen fare.Nuk di se cfare te shtyn te vazhdosh ti biesh akoma fyellit te njeriut me te korruptuar ne Shqiperi Like hajdutit. Turp te kesh.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Shkrim brilant qe vendosi pikat mbi i

      Përgjigjjuni
      1. j
        juristi

        A mundet ndonjeri nga ju qe mbroni te ashtuquajturen "drejtesia e re" se ne cilin vend te botes nje person cfaredo, pa permendur ata te zgjedhurit, futet ne burg dhe pastaj behen hetimet e mblidhen provat? Mos u mundoni te gjeni pergjigjen, pasi po jua jap vete: NE ASNJE VEND DEMOKRATIK nuk ndodhin gjera te tilla, pasi liria e individit eshte e paprekshme pa prova te pakundershtueshme per fajesine e tij dhe keto prova paraqiten para nje gjykate serjoze qe e denon personin ose e deklaron te pafajshem brenda nje kohe sa me minimale. Ajo qe po ndodh me Veliajn eshte rast pa precedent ne bote.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fantomas Fevziu

          O Luan prej letre. Drejtësia e sotme është ndërtuar mbi më të paaftët dhe të vobegtit materialë dhe njerëzore të juristëve, pra mbeturinave të sistemit të drejtësisë së djeshme. Mos ta bëjmë si Nastradini edhe ne kur hëngri me shije qershitë që vetë i shurosi. Me budallenj, të babëzitur dhe injorantë nuk shkohet më tej. Rracë që duhet fshirë.

          Përgjigjjuni
      2. A
        Asgjeeee

        Reforma duhet reformuar , por duhet me vullnetin edhe te opozites dhe jo me forcen e kartonit... Nuk kemi drejtesi por nje grupe sharlatanesh.. Po i bejne gjyqin zonjes Balluku pa dale ne gjyqe. Kane izoluar zotin Véliaj edhe njekohesisht e lene si kryetar ne detyre, si mundet ta kryesh detyren kur je i mbyllur ne birruce , tragji-komike e rurale ne bote. E moren Ujkun e Skraparit zvarre. Del te déra e SPAK ut Bufi kenetes dhe fillone me liber shtepie prokuror gjyqtar sekretar. Duhet nje reformim totale. Duhet ndertimi i institutioneve . Po vazhdoni me institutionet e ndertuar nga ai qe ju ecetiketoni si diktator. Per 35 vjet nuk keni bere nje parlament prestigieux. Per 35 vjet nuk keni nje présidence prestigieux. Te gjitha gjykatat jane ndertuar ne kohen e diktatures , pyetja ime eshte çfare keni bere 35 vjet pasi eshte e njejta kohe zgjatje me ate te Enver Hoxhes 40 vjet. Dhe mos te harrojme qe Enveri e mori ne 1945 kur bregdeti qe ju sot krenoheni ishte kenete. Myzeqeja ka qen mocal , kenete ... Çfare keni bere per 35 vjet.........

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Shume faje mund te kete Rama me qeverisjen e tij,por ne kete rast ka nje fare te drejte.Te ishte ai tjetri i largonte nga puna.Qe te kërkosh para duhet t'i meritosh dhe me kete sjellje dhe pune qe po ben Drejtesia me mire te ishin ata para vetingut..Nuk eshte luftuar me pak as krimi as korrupsioni,ne ate periudhë,vetem nje ndryshim ka qe Drejtesia ka harruar çdo gje qe ka ndodhur para 2013,ku ka qene prezente ne te gjitha ato ngjarje,kurse tani lufto vetem njerezit e qeverise dhe per prova ka vetem telefonat dhe asgje tjeter.I arreston njerezit dhe i mban brenda per nje kohe te gjate pa gjetur asnje prove konkrete,por vetem gjyqet popullore me njerezit qe u japin te shena vete.Tani e kerkojne rritjen e rroges jo nga i zoti i parave por nga GJK,ndoshta me vone ne OKB

          Përgjigjjuni
          1. l
            llazi usa

            O luan vetem ti mos shkruaj per Ramen, se nuk te lexon njeri se je konflikt interesi.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejt haha

              Nuk i heq asnjë presje shkrimit tuaj. Por, unë kam filluar të shikoj më tej...Po sikur " reforma" të jetë projektuar e tille(?!), pra, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykata (pa gjyqtar), pa Kontroll ( nqs do donin kontroll, ILD-ja do kishte të paktën 100 punonjës, e nuk e di a janë më shumë se pesë). Më pak fjalë, " reforma" është projektuar që të mos ketë kurrë drejtësi.

              Përgjigjjuni
              1. T
                TARRAS LALA

                Drejtēsia e Sotme ēshtē shum her mē kriminale se Gruppe mē kriminel i Shqipris. Padrejtēsia ēshtē dhe Gruppe mē antishqiptar nē Shqipri. Edi Rama gjithashtu ēshtē antishqiptar i tērbuar. Pse ky pallosh nuk ndērhyn pēr tē bēr njē drejtēsi brilante e shum tē drejt. Se nuk i intereson se ujku do vetēm mjergull. Kjo ēshtē e gjith loja e kētyre bir kurvash qē tallen me jetėn e shqiptarve fatkeq. Zoti i dēnoft me 7 breza kto lloi jashqitjesh.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Bobo Luan Rama na bën moral që kur ishte ministër ja kalonte dhe Epstejnit. Si nuk fshiheni gjëkundi ti dhe shpura jote? Pyesni në LSI dhe në ministri çfarë sjellje kishtw ky së bashku me kryetarin, orgjitë e këtyre o oo a ka dhe ti mbaj këta moralista?

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri dulles

                    Drejtesia do format ,hienat Jane te rrezikshme kur bashkohen

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niku

                      Sipas teje, prokurori që pushon nga puna një Zv/Kryeministër ka zbatuar ligjin sepse i tillë është ligji!!! Nuk ka një ligj të tillë, vetëm se ka prokurorë që bëjnë politikën e Berishës për të rëzuar Qeverinë jo me votë, por me prokurorë, gjoja janë të “pavarur” dhe Rama duhet të mbyllë gojën, sepse quhet ndërhyrje në Sistemin e Drejtësisë. Rama duhet të kopjojë ligjet e vëndeve perëndimore, në mënyrë që një prokuror të bëjë drejtësi dhe jo politikë.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Milloshi

                        O Luan u largove dhe bravo te qofte nga LSI se si matjane qe jam , gjithmone kam menduar qe asnje here ne ate parti nuk te dhane cfar meritoje, dhe nuk kishe tjeter shteg , ti e mbylle mire dhe kaq , sa per Ramen ky do jete aty sa te deshiroj , I Think he is for long time there , me gjithe respektin qe kam se te kam votuar dhe mbeshtetur kur ishe me PS ty nuk te shkon me te dalesh Kundera asaj partie qe te beri burre

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tuta

                          Ta lexova me vemendje shkrimin Luan, je shume i sakte. Normalisht qe reforma do te kishte probleme si dicka e re qe ka nevoje per permiresime ligjore. Grupi qe u muar me reformen nuk kane qene largpames per te parashikuar se cfar do te ndodhte ne kete vend dhe masat qe duheshin marre paraprakisht. Prandaj dhe gjendja ka arritur gjer ketu. Me mijera dosje gjendje me vite te pa prokura, me mijera njerez ne paraburgim me vite qe nuk pyeten asnjehere vetem kur perfundojne hetimet, e sa e sa probleme te tjera. Institucionet e kontrollit nuk funksionojne rrjedhimisht cdo gje ka rene ne gjendje te lire. Menjehere duhet qe nga ana e maxhorances te behen rregullimet ligjore qe njerezit te marrin drejtesi. Juve te medias dhe ju personalisht Luan ky popull duhet t’ju jete mirenjohes qe i ngrini keto probleme dhe kontribuoni per kete gje.

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            drejtesi e munguar

                            Zoterinj,kur thame se e duam Shqiperine si Europa,shikonim vetem pamjet qe na jepte RAI apo ndonje kanal tjeter.Shikonim pallate te bukura,rruge e vitrina e plot bukurira te tjera.Sot Shqiperia eshte si Europa,plot pallate e spetakle te bukura.Por,sot Shqiperia ka po ate korupsion qe ka gjithe Europa,bile edhe Parlamenti Europian.Sot kemi kriminalitet si kudo ne bote,kemi droge si ne gjithe Europen e boten.Ne jemi sot si Europa,si plakat e pispillosura por te pa pastra nen vete.Tek ne sot vazhdojne te bejne politike ata qe na propoganduan "Fushe me lule" cdo gje ne 1990-ten.Edhe autori i shkrimit,nje ish minister i ketij "trnzicioni" te sterzgjaturna jep moral. Z.LUAN, vendit i duhen idealiste qe te behet,nuk behet me pazarexhinj.Falkone e Borolino u vrane nga mafia Italiane se e donin vendin e tyre.Tek ne nuk ka te tille idealiste.Idealiste ishin partizanet tane te luftes clirimtare qe pas clirimit te vendit i ndryshuan faqen kesaj Shqiperie qe dergjet e drobitur para politikes antishqiptare te Berishes,Rames Metes,Dules ,Mediut e cdo lloj sahanlepiresi te "bordellos" Europiane.Me mire hesht kur s'ke gje per te thene.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Maduba

                              Fjala reforme, si shume e madhe duket. Populli cfare fitoi nga kjo reforme, cfare u permiresua ne proceset gjyqesore e vendimet e tyre? Asgje, asgje....Prandaj njerezit jane indiferente nese grindet Rama ose Berisha me drejtesine, sepse e dine qe nuk flitet per ta.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje