Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

5 Shkurt 2026, 18:10Blog TEMA
Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Nga Dritan Hila

Ka qenë viti 2003 kur policia e portit të Barit më njoftoi se një vajzë në gjendje konfuzionale kishte tentuar të hidhej për t’u mbytur dhe policët e kishin shpëtuar në momentin e fundit. Fliste shqip ndaj edhe lajmëruan konsullatën tonë. E kishin çuar në spital pasi kishte shenja dhune dhe mesa duket e kishin droguar. Shkova ta takoja. Ishte rreth të njëzetave. Gjendja e saj vazhdonte të ishte e turbullt. Mbante mend që ishte nga Berati, se kishte qenë shumë kohë në Spanjë dhe aty e kishin dhunuar në mënyrë sistematike, pastaj e kishin hipur në një furgon dhe e kishin hedhur te porti. Ngatërronte datat, kohën dhe udhëtimi nga Spanja i ngjante shumë i shkurtër në kohë. Mjekët thoshin se ishte përdhunuar, rrahur në mënyrë shtazarake dhe droguar, derisa i kishin shkaktuar ndoshta dëme të pariparueshme. Pas tre ditësh e shoqërova në traget dhe lajmërova policinë e Durrësit ta priste dhe shoqëronte në një qendër rehabilitimi. Rehabilitim i thënçin pasi këto qendra plaçkiten që nga pastruesja e deri te drejtori. Uroj ta ketë pranuar shtëpia pasi kemi edhe namuz ne.

Një rast tjetër që nuk mund ta harroj është rasti i një nxënëseje të nënës sime. Babai zhytet në borxhe dhe borxhlinjtë i marrin vajzën peng dhe ia çojnë në Itali të punonte si prostitutë. Nxënësja e dhjetave e nënës sime, që ime më e kujton edhe sot e kësaj dite sesa e bukur, e mençur dhe e urtë ishte, u gjet e vrarë në një pyll.

Shqiptarët indinjohen nga Epshtejni pasi paska trafikuar edhe fëmijë! Nëse do kishte një statistikë shqiptare, do dilte që gjysma e të trafikuarave shqiptare kanë qenë minorene. Kam parë në Lungomaren e Vlorës sesi njerka (nuk dua ta besoj që ishte nëna), po ia shiste një minorene dy kodoshëve, minorene e cila hante gjithë qejf akulloren dhe me siguri nuk e kuptonte çfarë po luhej në kurriz të saj.

Kam qenë në debat me një kryetare OJF-je të sponsorizuar rëndshëm nga Fondacioni i Soros, e cila mbronte gjithë zjarr hapjen e shtëpive publike si zgjidhje dhe biznes për këtë lloj krimi, ndërkohë që e dinte fare mirë që edhe në shtete si Holanda apo Gjermania, këto biznese janë të kapura nga krimi dhe çdo punonjëse seksi (çfarë emri të bukur kanë gjetur për skllavet!) në fillim apo gjatë aktivitetit do jetë në ingranazhet e kriminelëve.

Shqiptarët kalojnë në ekstazë dhe mallkojnë Epshtejnin, por bëjnë sikur nuk i shikojnë Epshtejnat shqiptarë. Ata vijnë vërdallë me makina luksoze, kanë biznese, merren me politikë ose e sponsorizojnë atë, madje janë edhe sponsorizues arti. Shumë prej tyre kanë pastruar dosjet duke paguar laviret e prokurorisë dhe sot janë qytetarë të respektuar. Treçereku i atyre që gjezdisin me Range apo Amg63, nëse i kruan pak, do dalë që pasuria e tyre apo pinjollëve të tyre është ngritur mbi lotët, gjakun, dhimbjen e femrës shqiptare. OJF-të ende sot rrinë e merren me krimet e komunizmit, krime që nuk kanë të krahasuar për nga numri, dhuna, kafshëria e kodoshëve shqiptarë.

Epshtejni do të dukej si nxënës filloreje përpara egërsisë dhe numrit të kolegëve të tij shqiptarë. Por le të mos qajmë hallin e amerikanëve. Aty sistemi herët apo vonë funksionoi. Epshtejni u gjet i varur në qeli dhe abuzuesit do të përgjigjen në një mënyrë apo një tjetër. Kurse sistemi shqiptar kthen sytë mënjanë. Trafikimi i qenieve njerëzore tashmë duket si i tejkaluar, por në fakt ai është i gjallë dhe në veprimtari duke shkaktuar me dhjetëra e qindra viktima në vit. Dhe siç ka thënë në një bisede private një nder iluministët tanë të fundit, Arbër Xhaferri: Bizneset shqiptare janë të lara nga lotët e grave që të zotët e tyre kanë trafikuar rrugëve të botës. Dhe pyetja është nëse do të vijë dita që edhe këtu të bëhet një veting dhe persekutim ligjor i këtyre trafikantëve? Përndryshe kjo bjerrje e moralit do na çojë që të jemi një shoqëri kodoshësh dhe eskortash. Nuk jemi larg, në fakt.

42 Komente

  1. S
    Shkërdheni

    Të lumtë Dritan, ne bëjmë sikur tronditemi nga Epstein dhe qeshim kur një Kryeministër i afron femrat Shqiptare si mish për perversitetet e tyre një perversi si Berluskoni. Ne çuditemi nga bëmat e Epstein dhe nuk çuditemi nga trafikimi i qenieve njerëzore nga bashkatdhetarët, ne vazhdojmë të njëjtë sikur habitemi, kur e dimë që çdo ministër kur vjen në post, të parën gjuan sekretaren ( jo të gjithë). Rostein i mori me vete bëmat e tij, por problemi është se i dolën dhe sheshit, por a e dini se sa më të rënda ka që s'kanë dalë sheshit, përditë bëhen të njëjtat krime ose maskarallëqe ,por vetëm ndryshojnë formë deri në zbulimin e radhës.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Torino

      Brilant!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Brilliant 2

        Brilliant!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pashai Turk

          Po Torino, brilant. Pse nuk i ve emrin kryeepshteinit shqiptar ky hileanjos? Familja rama, nga i pari tek i fundit. Kodosh KM, kodosh vellai i KM, e cfare u permban pragu. KM ka ndare apo cmendur 4 gra. Vellai i KM ben ministre dhe u gjen burra ish dashnoreve. KM e beri bashkine e tiranes burdello. Tani e ka kthyer qeverine ne kuplara. Balluke hanemi me hareme meshkujsh e femrash. Gys me mejhane e klub orgjish mes tiranes. O Hila kush eshte epshtajni shqiptar? Ah se desh harrova eshte edhe miku i tony the blair, prostitutit te te gjitheve, amerikane, kineze, azerbajxhanas, albaneze dhe sigurisht cifute.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Patronazhisti

          Doli dhe ky AntiSoros tani. Vk. Muhabet beqirash.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tini

            Pirdhu ne P e sateme ! Maskara edhe trushperlare, Zagare ,hiene felliqesirash....majmun grik i pa transformueshem !

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patro Naxho

              Po kur doli Saliu Antisoros, I cili ishte I pari që e solli në Shqipëri dhe e takoi Sorosin, apo Vk

              Përgjigjjuni
          2. V
            VK

            Epstieni i perdorte vajzat e vogla qe te merrte peng eliten e botes qe shesin mende per moral e shkojne ne kishe cdo te diel. Nuk ka lidhje me krimin e rendomte te rruges apo horrorin e viteve 90 qe na e solli demokracia. Epstient shqiptare i gjen neper ministri, gjykates, doktore apo profesor universitetesh.. lere me per manjaket e televizioneve qe jane nje nivel mizerabel.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Plaku i Ri

              Amico! Ai thinjoshi qe mbaroi ne qeli i perdorte elitat per informacion per marketet (insider trading). Sa njerez e kruajne prapanicen apo perparanicen nuk pirdhte ai!

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pika-pika

              Për të mësuar kush janë Epsh tejnët shqiptarë, pyet kush I ka kullat dhe komplekset e banimit në Tiranë. Ose shko në bregdet dhe intersohu për pronarët e resorteve turistike........ . Ata hiqen si biznesmenë të fuqishëm dhe dëgjohen me respekt në tavolina, por sa bythë vajzash janë konsumuar për të ndërtuar ato rezorte me të cilat ata mburren ....

              Përgjigjjuni
              1. P
                Per Amerikanet e shtir

                Or Pika-Pika, pse po u bie ne qaf ketyre tanve, keta jane te gjithe njerez dhe biznesmen te ndershem qe c'do qindark e kane ven me djers e gjak nga stermundimet dhe puna e tyre e paepur. Ky eshte realiteti i hidhur i shoqerise Shqiptare ku vemiet e neveritsheme e cnjerzore "shenderrohen" nga pimps (tutore) ne njerez dhe biznesmen te "ndershem". Por fatkeqsisht shteti yne nuk merr asnje mas per t'i demaskuar pa le per t'i denuar ose shpronsuar pasurit e tyre te vena me lotet dhe gjakune e atyre vajzave e familjeve qe u shkaterruan jeten. Prandaj mjaft shtireni duke i qar hallin te tjerve se ka me qindra historira akoma me te dhimbshme te realitetit Shqiptar.

                Përgjigjjuni
              2. P
                PO , PO

                Ku jane lukunia e komentuesve qe rrahin gjoksin e bejne ne gjoks me gishterinj simbolin kombetar te shqiponjes , qe nuk thone asnje fjale per keto te verteta qe ngre me shqetesim artikullshkruesi?! Meriton respekt te vecante zoti Hila !

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tarras Bulba

                  Te lumt, Hila ka prekur nje teme shume te rend e te dhimbmshe qe te gjithe Shqiptaret e dine shume mire dhe disa shqiptare e kane vuajtur ne kurrizin e tyre, biles dhe i njohim se kush jane, por asnje nuk guxon t’i tregoj me gisht se kush jane, policia, prokuroret e gjygjtaret qe liruan per shumat qe pagonin per t’i shpetuar ligjit dhe sot n’a shiten si njerez te ndershem, njerez qe shoqerohen dhe mbeshteten nga politikar edhe shtetar, kane ndertuar vila, hotele edhe biznese e jetojne ne luks te pafund.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Edhe ato vila,resorte,hotele e biznese janë ndërtuar në toka të grabitura!

                    Përgjigjjuni
                2. I
                  Illo

                  Te lumte dora! Karma do i gjeje te gjithe nje dite…!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hani pershesh

                    Shum saktè.Por nuk mund te besh veting per kodoshet shqiptare pasi kane shkuar tashme shumee lart.E pabesueshme por e vertete! Hani pershesh skllever!

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edhe më keq!

                      Të lumtë Dritan. Që kur u vendos kjo shkêrdhatokraci, duke filluar nga vitet 1991 deri më 1997 vajzat shqiptare që kriminelët shqiptarë, që nuk u mor vesh se nga dolën, i rrëmbenin nga gjimnazet për t'i çuar si prostituta në Itali! Siç e kemi shkatërruar ne shqiptarët shtetin dhe shoqërinë, nuk e ka shkatërruar asnjë popull tjetër në botë. Paska pasur edhe më keq se diktatura komuniste.

                      Përgjigjjuni
                      1. "
                        "BOHOTINA"

                        Bravo Hila... Bukur mire.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Murgu

                          O Hile, kot mundohesh, edhe pse ke të drejtë, tu mbushësh mendjen politikëbërësve për këtë të keqe të madhe, Këta të sotmit, një okë salltanete kanë dhe drejt, financohen nga pronarët e Range dhe Amg63, por pika duhet vendosur mbi "i"; sistemi i Epshtejnve është bashkëshoqërued i këtij sistemi të kapitalizmit "demokratik", eshtë vetë sistemi. O do pranosh këtë sistem "demokratik" të Epshtejnve, i cili në vetvete është thelbi i mënyrës së jetesës së një diktature pa qeder për të, ose atë tjetrin, që me qef e entuziazëm, natrysht më shumë të imponuar (na prenë jetën, na lanë cullak e të pabukë në mes të katër rrugëve, qafleshë e të palalarë; i ke parë fotot, ashtu si në fakt nuk ishim) e flakëm tej 35 vjet më parë, atë të poshtrin, "diktaturën" e puntorëve të gjorë, që kërkonin me ngulm të rrëzonin pushtetin e tyre "monist", që i "shtypte dhe shfrytëzonte" dhe nuk u jepte paga nga 4500$ në muaj, ndaj Epshtejnizmit, që u kishin thënë se do të gjenin "demokracinë" e vërtetë, kur të largoheshin nga Shqipëria, si kapital pune në Epshtajnshtat. E zgjodhën mes "diktaturës" moniste, diktaturën Epshtajniste demokratike polipartiake. Agjiton kundër sistemi, dënim; ai socialist, ndryshe nuk të lënë ta ndërtosh, siç dhe tregoi historia. Me atë flit, flit, s'të dëgjon njeri, por po agjitove jo kundër Epshtajnit, se ajo përbën vetëm një skandal, por nuk e përmbys sisyemin e Epshtajnistëve: një diskreditojnë, por mijëra ngrihen; nuk jeton ai sistem pa Epshtajnër; pra po agjitove apo tentove ndryshimin e sistemit, të ha buba... pu, pu, pu... Nuk të gjenden eshtrat, nuk ka nevojë për gjyqe, qoftë edhe formale, se ka shpenzime... i ke dhënë ujë gomarit; njëlloj do ta hash shpallën. Njerëzit duhet veç të kuptojnë që përkufizimet politike "demokraci" dhe "diktaturë", janë po e njëjta gjë por me këndvështëime të ndryshme, por Epshtejnizmi është një: sistemi që jetojnë, i shprehur ku më pak e ku më shumë. Pa të kapitalizmi sjell në pushtet fashizmin në mënyrë të sigurtë, ndaj OJQ-ja e Sorosit ngul këmbëmbë, medemek Epshtajmuzëm me ligj demokratik!, ndryshe vjen fashizmi, ai i ndreq punët: ç'kërkon, nëse nuk ja jep, e merr...

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora 97

                            S kan lidhje rastet Je sh i ceket

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sapa

                              Jo ore mik ti paske shkuar tek ordineret!Shko te qeneria politiqene se atje jane Epshteijnet!Se pastaj duket sikur i mban me hater gje qe ti nuk e ben!

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kola i Spacit

                                Filloje nga yt ate o Hile, se ai ka qene kriminel e i te terave!

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vlonjat i vjeter

                                  E ngatrron kot Dritanin m,e kete histori. M. Hila, ish N/Kryetari i DP Brendshme te Vlores ne kohen e Llambi Peçinit, nuk eshte i jati i Dritan Hiles

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dritan Ylli Hila

                                    Jo jo Ylli Hila! Kriminel qe i ka pohuar krimet me mburrje ne nje dokumentar!

                                    Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Artan

                                  Bravo

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kaonia

                                    Epshtwjnët a quajinsi të duash sot me lekët e prostuticionit janë bëre tregëtarë të ndershëm , ndërtusa , kanë hotele në bregdet dhe kudo nëpër shqipëri , biles i ke në krye të tavolinave kur ulen me politikanë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Much ado about nothing

                                      Idjot, çeshtja Epstein ska lidhje fare me trafiqet e morramedhenjve te shqiperise.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Alrko

                                        Megjizhate ngjajne shume , por per nga permasat kejo e godosheve shqipefoles eshte nje mega epshtyjene or mik..sepse brhet fjale per dhjetra mijra vsjza dhe gra qe u perdhunuan ,u vrsne e u coptuan si copa mishi qe kodoshet te pasurohen ot mik..Ky fakt rrenqethes tregoi dhe fytyren tone si shqipetare dhe njd turp qe zdo harrohet kurre…

                                        Përgjigjjuni
                                      2. A
                                        Allison

                                        Me të drejtë zoti Hila shkruan . Ju lutem mos na shtoni epsteinët shqipëtarë se atëhere duhet kthyer krejt vendi ynë një burg i madh . Nga paaftësia e SPAK e gjukatave është mbushur Shqypnia jonë me burgje dhe prap s'ka vend per të paraburgosurit që hanë , pinë , vishen e mbathen me parat e takspaguesve shqipëtarë . 140 epsteinët e parë janë deputetët tanë , të cilët bashkë me SPAK e gjykata me rroga marramendëse kerkojnë të paguhen e tu rritet rroga per me veprue qysh e qyshë kunder shqitarit të mjerë .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Jimi

                                          Solidarizohem me gjithc'ka ke shkruar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. n
                                            nje prind

                                            Shkrim i goditur po jo i plote.Epstenet tane kane qene qenie jo njerezore.Asnje nuk flet per bemat qe kane ndodhur te ne.O njerez pse beni sikur se dini.Te ne buri ka shitur gruan,cuni ka shitur gocen e xhaxhait,gocen e halles biles ka arit dhe brenda familjes se tij.Beni shqiponjen tani dhe shifni qimen ne syrin e botes dhe mos shifni traun ne syrin tuaj.Ate qe kane bere njerezit tane kafsheror nuk e ka bere asnje ne ballkan.Na i kurseni moralizimet o te pa morale

                                            Përgjigjjuni
                                            1. h
                                              hila

                                              Mire e drejte z.Hila kjo qe shkruni eshte shume e vertete. Po vazhdon edhe neper fotot e perhapura per reklame per modelet Eskorta qe Shkojne ne Dubai e Plazhe te tjera ku nata kushton mijera euro e biletat e avioneve shetitjet me Jahte Luksoze, Pra te gjitha keto jane edhe reklame per ti joshur femrat te shkojne e te shijojne luksin por mbas ati luksi ka edhe pune tetjera se nuk te pagun kush kot. keto njerez te gjithe jane Epsteine.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Ai

                                                Kur ju thone kosovaret qe ishitet motrat nenet ju ,zemeroheni miku jua ka equr dinjitetin si duket ua ka equr fare trune.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Vjosa

                                                  Shqipëria është kthyer për fat të keq në një Bordello e pa regjistruar në qëndrën e bisnesve.Një pjesë e mirë e Shqiptarve kan mentalitet të vjetër Otoman që vërteton se jan mbeturina Otomane Turkish esapi.Krimin ,vjedhjen ,pabesinë ,tradhëtinë , prostitucionin e kan në gjak.Duhem masa shumë shtrënguese për këtë kategori njerzish.Këta prishin gjithë krenarinë e popullit dhe lombit ton të mbrekullushëm .KOMPLIMENTAT MË TË MIRA PËR SHKRIMIN.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. I
                                                    Ilir

                                                    Shumë dakort me shkrimi zoti hila por kur na thua kthehuni dhe punoni në Shqipëri i dini kushtet e punës dhe sjellje e këtyre bosava dhe biznesmenëve të tanishëm dhe kriminelave të dikurshëm siç thua dhe ti.ku t'a gjejmë të drejtën.apo i themi të gjitha dhe pastaj e kthejmë si të jetë vafti

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Y
                                                      Yp xhixhi

                                                      Le te dalin ne proteste demokratet te sjellin ne pushtet kriminelin NONGRADA qenin Sali se do ua coje grate e cupat neper burdellot e botes , se Giten e Lirien nuk ja pelqejene qelinjte , ju kane rene balestrat fare .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Y
                                                        Yp xhixhi

                                                        Le te dalin ne proteste demokratet te sjellin ne pushtet kriminelin NONGRADA qenin Sali se do ua coje grate e cupat neper burdellot e botes , se Giten e Lirien nuk ja pelqejene qelinjte , ju kane rene balestrat fare .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Trapajane hesapi

                                                          Ebshtejn ne Shqiperi? Kollaj fare, shkolla e Ebstejnit eshte Big Bradher dhe Perputhen Ne TV top can all. Instruktim edhe per vajza nepermjet ekran it, seksi mund te behet perputhje.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Skraparliu

                                                            Bravo DRITAN per shkrimin po kush te flase per kodoshat. BLENDI FEVZIU me BASRIUN meren me avionin EPSTENIN sikur ka shpikur rroten dhe kane hallin mos e ka sjelle RAMA dhe nuk bythe te flasin per kodoshat te cilet I mere e I promovone si bizensmen artist teegtare etj.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Maduba

                                                              Te lumte Dritan. Shume e dhimbeshme dhe mizore kjo faqe e erret. Po te germosh pak, njerezit I dine, me emra, kriminelet dhe boset e tyre. Kemi degjuar keto bandat qe flitet per droge, por s'kemi degjuar gje per kete lloj krimi. S'ju paska dale ne pergjime? Apo shkon shume lart?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Dani

                                                                Rrespekte zoti hila je brilant ne gjykimin tend dhe shqiptar i vertet atdhetar i rrespektuar , artikull brilant i goditur , rrespekte zoti hila , jemi me fat qe ti ben pjes ne gazetarin shqiptare , per njerez si ty ka nevoj vendi sot .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. e
                                                                  eli-tiv

                                                                  .....e lezova 2 here.....me dhemb shume ky realitet (fatkeqesi) ne vendin tim....kur shikoje gazetare qe rendin pas saliut per ti degjuar pislliqet e tij...e nuk levizin per te dhene fund kesaj torture qe e ka zanafillen me saliun e para e me pas ...Z.Hila te falenderoj ..

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje