Nga Fatos Çoçoli
Ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht tek ne, ku rrëshqitjet e dheut dhe bllokimet e rrugëve shoqërohen menjëherë me akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore dhe veçanërisht ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në Greqi një ngjarje e ngjashme është trajtuar pa polemika dhe pa ngarkesë politike.
Sipas gazetës së njohur greke Kathimerini (https://www.ekathimerini.com/news/1294084/landslide-blocks-traffic-on-the-ionian-motorway-in-western-greece/ ), më 2 shkurt 2026, një rrëshqitje e madhe dheu ka shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor në Greqinë Perëndimore, duke bllokuar plotësisht autostradën Joniane (Ionian Motorway) në segmentin midis Artës dhe Amfilochias.
Ngjarja ka ndodhur pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë zbutur strukturën e tokës, duke shkaktuar shembjen e një sasie të madhe dheu dhe gurësh mbi të dyja korsitë e autostradës moderne, megjithë sistemet e duhura mbrojtëse të ndërtuara buzë rrugës.
Pamjet filmike nga ajri tregojnë një masë të konsiderueshme toke që ka mbuluar autostradën, duke e bërë kalimin e automjeteve të pamundur. Autoritetet greke kanë mbyllur menjëherë qarkullimin për arsye sigurie, ndërsa trafiku është devijuar në rrugë alternative. Në zonë kanë mbërritur inxhinierë dhe specialistë gjeologë, për të vlerësuar situatën dhe rrezikun e rrëshqitjeve të tjera të mundshme.
Rrëshqitjet e dheut në akset rrugore janë një fenomen gjithnjë e më i pranishëm në rajonin tonë, sidomos në zonat malore dhe në korridoret ku ndërhyrja njerëzore ka qenë intensive. Reshjet e dendura, ndryshimet klimatike, shpyllëzimi dhe ndërtimet pa studime të plota gjeologjike po e rrisin ndjeshëm rrezikun. Por mënyra si reagojnë shtetet ndaj këtyre ngjarjeve shpesh tregon shumë për kulturën institucionale dhe qasjen ndaj përgjegjësisë publike.
Greqia kërkon parandalim, ne kërkojmë fajtorë!
Në vendin fqinj, Greqinë, kur ndodhin rrëshqitje dherash në autostrada apo rrugë kombëtare, fokusi kryesor zakonisht vendoset tek rreziku natyror dhe menaxhimi i tij. Ndryshimet klimatike po bëjnë që një sasi rreshjesh që më parë binte në muaj, tani bie në pak ditë.
Specialistët, strukturat shtetërore, madje edhe opozita në Parlament, diskutojnë për hartat gjeologjike, për sistemet e paralajmërimit të hershëm, investimet në infrastrukturë mbrojtëse dhe standardet e sigurisë. Vëmendja përqëndrohet natyrshëm tek parandalimi dhe minimizimi i rrezikut, duke e konsideruar natyrën si faktor dominues, që kërkon menaxhim shkencor dhe institucional.
Tek ne, për fat të keq, narrativa merr një tjetër drejtim. Në vend që diskutimi të fokusohet te analizat teknike dhe planifikimi afatgjatë, debati publik, i nxitur nga opozita që kërkon pikë politike, kthehet shpejt në kërkim fajtorësh: kush e projektoi rrugën, kush e ndërtoi, kush nuk bëri mirëmbajtjen.
Sigurisht, përgjegjësia institucionale është thelbësore dhe nuk duhet shmangur. Por kur diskutimi për dëmet nga fatkeqësitë natyre, i përmbledhur vetëm tek fajësia individuale e drejtuesve shtetërorë, me etiketime nga më të vrazhdëtat e banalet, rrezikon të anashkalojë përmasën reale të dukurisë natyrore dhe nevojën ulëritëse për politika dhe masa urgjente parandaluese.
Ky ndryshim qasjeje nuk është thjesht çështje komunikimi. Ai ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si planifikohen investimet dhe si ndërtohen politikat e sigurisë infrastrukturore. Nëse rrëshqitjet shihen vetëm si pasojë e gabimeve njerëzore, zgjidhja mbetet shpesh ndëshkimi administrativ. Nëse shihen edhe si rrezik natyror kompleks, atëherë kërkohen studime më të thella gjeologjike, monitorim i vazhdueshëm, teknologji mbrojtëse dhe fonde të qëndrueshme mirëmbajtjeje.
Shqipëria, për shkak të relievit malor dhe ndryshimeve të shpeshta klimatike, është veçanërisht e ekspozuar ndaj rrëshqitjeve të dheut. Projekte infrastrukturore të mëdha, si autostrada, tunele dhe rrugë turistike kërkojnë analiza shumë të detajuara dhe investime të vazhdueshme pas ndërtimit. Ndryshe, rreziku nuk zhduket. Ai vetëm shtyhet në kohë.
Të vendosim kulturën e diskutimit mbi parandalimin dhe përshtatjen
Një tjetër element është transparenca. Informimi i publikut mbi rrezikun, mbi studimet paraprake dhe mbi planet e mirëmbajtjes krijon besim dhe shmang politizimin e çdo incidenti. Në vend të debatit të nxehtë pas çdo rrëshqitjeje, do të ishte më produktive një kulturë diskutimi mbi parandalimin dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.
Natyra nuk njeh kufij politikë dhe as debate televizive. Ajo kërkon respekt, njohje shkencore dhe menaxhim serioz. Shqipëria nuk ka luksin të zgjedhë mes “fajtorëve” dhe “rrezikut natyror”. Ne duhet të merremi me të dyja njëkohësisht. Vetëm kështu infrastruktura bëhet më e sigurt dhe reagimi institucional më i besueshëm.
Kur natyra godet, pyetja më e rëndësishme nuk është vetëm “kush e ka fajin?”, por “çfarë kemi bërë për ta parandaluar?”. Ky rast nxjerr edhe një herë në pah dallimin në mënyrën se si trajtohen ngjarje të tilla në Greqi dhe në Shqipëri. Në Greqi, bllokimi i autostradës nuk u shoqërua me akuza publike ndaj strukturave shtetërore, por u trajtua si pasojë e drejtpërdrejtë e kushteve natyrore ekstreme.
Tek ne, përkundrazi, raste të ngjashme shpesh shndërrohen menjëherë në debate politike, me akuza të ashpra ndaj institucioneve përgjegjëse për infrastrukturën rrugore, duke e zhvendosur vëmendjen nga thelbi i problemit.
Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të viteve të fundit po sjellin pasoja gjithnjë e më të rënda dhe të paimagjinueshme më parë, si përmbytje masive, rrëshqitje të shpeshta të tokës dhe bllokime të papritura të akseve rrugore, jo vetëm në Shqipëri apo Greqi, por në të gjithë rajonin. Këto fenomene po vënë në provë infrastrukturën ekzistuese dhe kërkojnë qasje më serioze, planifikim afatgjatë dhe reagim profesional, përtej akuzave dhe retorikës politike.
O rrote, por kur nuk menaxhohet rreziku prej vitesh a mund te pyesim kush e Ka fajin apo te mbetet hatri ty e atyre qe u lepihesh.. Ka qe ne kohen e babaqemos qe dihen rreziqet e permbytjeve ne Shqiperi, lezha, vlora, Durresi e me radhe. Tani duam te dihen emrat e atyre ne nuk kane bere kanalizime, kullime, kontrolle duke kullufitur parate publike. Ti menaxho rrezikun kur te iki Rama kujt do t'i lepihesh.
Kerkoja atij qe mbylli me nje te rene te lapsit institutet e projektimit, e shume struktura te tjera studimore, duke hedhur ne rruge specialistet!
O Mix, ti kujton se ai qe vjen pas Rames nuk ka nevoje per lepirje ? Dhe ku ka me mire se te gjesh nje lepires profesionist.
Duket qartë aty ku priten pemët aty ka shkarje të tokës ,në Shqipëri pyjet janë rrafshuar prandaj ndodhin këto katastrofa.. Shqiptarët plerat i hedhin kudo dhe kur ka përmbytje thonë e ka fajin shteti.
Sa shoket i paska pasur Bela mor aman… eshte shembur edhe nje rruge ne Indonezi… rruget shemben kudo. Nuk ka faj Bela
toka shqipetare te dridhet nen kembe
Greqia ka fatin qe i ka me te pakta shpellaret e kafshet, sic ka Shqiperia, qe ne cdo fatkeqesi natyrore, shohin doren e kundershtarit politik.
Perse nuk kishe kete mendim para 2013?
Ne gr nuk kushton 50 euro cm
Mblidhni mendjen se tokat, në të gjitha shtetet, po i shkatërron dora e Njeriut dhe Natyra po përgigjet këtyre shkatërrimeve. Ndryshimet Klimatike janë rezultat i veprimtarisë njerëzore, i shkatërrimit të pyjeve, i erozionit që vjen nga dora e njeriut, nga gryerrja e lumenjve, nga shkarrkimi në atmosfere i mijra tonelatave gazra nga fabrika, uzinat, makinat etj etj. Ndryshimet Klimatike duan përgjigje, duan investime duhet që shkarrkuesit më të mëdhenj të ulin gazet që shkartkojnë në atmosferë në të kundërt keq e më keq do të shkoj Bota. Edhe në Shqipëri, u shkatërruan pyjet duke i prerë, duke i djegur, u rropën lumenjt duke u gryerr, plasën duke ndërtuar në bregdet dhe pastaj Natyra na përmbyt dhe kjo situat ka filluar që pas 1990 me ardhjen e demokracisë, se në pushtet erdhën njerëz që nuk e duan këtë vend këtë tokë. Këto jsnë veprime që nuk ndodhim për një vit, po në vazhdimësi dhe masat që mund të marrësh e japin efektin me vones.
Po mire mor Çoçol, kaq nuk kupton ti? Shqiperia nuk ka byth te paguaj, vorioqimarjot, evgjit, arixhinj, vlleh, sllav, turq, çam apo arvanitas, që ti kundervihen me ulurima vendit te tyre ku jetojn. Ndoshta nuk eshte edhe tradite e shtetit shqiptar te krijoj institute apo organizata shoqerore apo fetare kunder fqinjëve tan armiqësor. Greqia eshte e tejfryre me institucione dhe organizata shoqeroro-fetare qe punojne 24 ore kunder fqinjve dhe vecanrishte kunder shqipëris. Zagaret tane mender anal-iste, gaztar, politi-qën apo fetar-dhjer, jan te gjithe qe ushqehen neper halet e ndyra te greqise. Pafytyresia ne vendin tone esht e pakufishme. Dmth ne darket han ne te njejtin kazan para syve te tyre, ne mengjez gdhihen duke uluritur kunder njeri-tjetri se kush e hodhi helmin me te rrëzikshem tek kazani. Duke i fryre urrejtjes dhe shkaterrimit. Dhe kjo nuk esht histor e nje dite. Kjo eshte jeta e vertet ne ket vënd. Ndaj ky popull ka nevoj per ligje shume me të forta se diktatura qe kaluam. Ne ngrem në qiell maskarajne dhe antishqiptarin, fryjme ligesise dhe antishqiptarizmes, ne urrejme edhe gjuhen qe te paret tan u vra dhe helmuan qe te zhdukej. Tani te gjithe kunder vetvetes, vetem pasurija personale te shtohet, nuk rendesi se vendi digjet dhe shkaterrohet.
HILEQAR, HILEQAR! Ndryshe janë rëshqitjet e dherave nga skarpatet e rrugë e të sapoinuguruar dhe ndryshe rëshwitjet nga skarpatet e rrugë e që janë insuguruar shume e shumë vite më parë! Po kështu ndryshe janë çarjet e asfsktit rë një rruge të porsa insuguruar dhe ndryshe çarjet e asfsktit të rrugëve që kanë shumë e dhumë vjet që janë në pëdorin! Renia e gurrëve nga skarpatet e rtugëve të sapinsuguruar tregon se punimet në akset e rrugëve të sapoinuguruara tregon cilësinë e dobët të punimevevdhe edhe cilësinë e fobět të materialeve dhe çmimin e kirë të tyre. Turp që shkruan kështu, patronazhist dhe i paguar
Rruga Joniane ne Greqi ka me pak se 8 vjet qe eshte futur ne funksionim!
Sa mirë që me këtë analizë e gjetëm fajtorin, tani kuptuam që nuk është korrupsioni fajtori, por fajin e ka natyra. Ajo zgjedh të shembë malin pranë rrugës. Duket që natyra do të sabotojë sistemin tonë demokratik dhe të rrëzojë këtë qeveri engjëjsh që mendojnë të ndërrojnë një vend të sigurt për këtë popull. Turp turp turp turp të kesh që tradhëtarë të kombit si puna jote u japin hapësirë të shkruajnë, dhe kanë marrë në qafë një popull të vuajtur prej shekujsh. Të zëntë haka e atyre familjeve që fëmijët flenë pa ngrënë se shteti nuk ngop dot të korruptuarit si puna jote
Fatos mos bej artikuj kot. Autostrada Joniane eshte rreth 600 km ka vite qe eshte peruruar dhe eshte nje kenaqsi te ngasesh makinen ne te pasi ka super parametra. Nje rrshqitje dheu nga nje masiv kodre qe ka dhe peme eshte dicka e paparashikueshme. Per me teper duket qarte qe ka pasur perforcime dhe kabuj celiku qe duken qarte ne foto. Autostradat qe ti permend ne Greqi jane me 3 korsi ne secilen ane dhe me korsi emergjence dhe kane kushtuar nga 4.5-6milion euro km. Shqiperia perkundrazi i ndodh dicka e tilke ne menyre ordinere ne cdo rruge qe inaguron pak muaj pas inagurimit. 1. Qafe plloce 2. Rruga Arbrit 3. Rruga Shngjin - Velipoje 4. Tepelene - Sarande Keto jane rruge qe kane nga 12-24 muaj qe jane inaguruar dhe kane pasur probleme. Kjo nuk ka te beje me forcat e natyres por ka te beje me keqprojektim dhe keq zbatim. Ta themi troc ka vjdhje masive dhe per kete perdoren tashme firma shqiptare qe jane mjeshter per te vjedhbdhe kamuflu fondet publike por jane skandalisht te paafte per te ndertuar rruge. Keto.rruge qe permenda me lart kane kushtuar nga 10-20milione euro km. Pra kane kuahtuar 4fishin e Autostradave me te mira Greke. Ndaj Fatos mos ju lepij qeverise se nuk te ka hije fare fhe humbet edhe ate pak reputacion qe ke krijuar si gazetar i specializuar per analiza ekonomike. Merru me analiza teknike ekonomike dhe jo me analiza politike.
Rrugët kryesore duhet të bëhen pa caktuar që në fillim gjurmën ku do kalojë rruga (psh tre variate gjurme, ashtu si behen sot), pa bërë studimin gjeologjik të varianteve të gjurmëve ku mundet të kalojë rruga dhe pa bërë fizibilitetin për çdo gjurmë, ashtu si duhet te behet.........Varianti më i mirë do ishte që rrugët të bëheshin ashtu si u bë autostrada Tiranë-Elbasan në qeverisjen demokratike, ku u ndërtua pjesa nga Tirana në Ibë, tuneli dhe pjesa nga tuneli deri Bratashesh, ndërsa pjesa më e rrezikshme dhe me kosto më të lartë ku formacionet nuk mbanin dhe toka rrëshqiste, u lihet ta bëjnë qeveritë pasardhëse sepse duht bërë edhe qarkullim pushteteti............Po kështu edhe rruga Qukës-Qaf-Plloce............Hahahaha, për të qeshur.