Nga Roland Lami
Në aspektin juridik vendimi i Gjykatës Kushtetuese duke mos marr vendim pavarësisht zhurmës
publike dhe pritshmërive të mëdha nga të gjithë palët politike e rikthehen çështjen aty ku ishte përpara se ajo të mbërrinte në Gjykatën Kushtetuese, zonja Balluku mbetet e pezulluar nga detyra sipas vendimit të GJKKO-së. Me fjalë të tjera, juridikisht nuk ka asnjë risi, politikisht, ka shumë konfuzion dhe shumë hapësirë për interpretime politike.
Kjo është problematike në një vend me demokraci të brishtë pasi Gjykata Kushtetuese kishte një rast sui generis në kontekstin shqiptar për të sqaruar ndarjen e pushteteve dhe për të vendosur kufijtë mes drejtësisë, legjislativit dhe ekzekutivit.Një vendim që do të përbënte një "casus" për studiuesit dhe studentët e së drejtës. Mirëpo, në vend që të ngrihej në nivelin që e dikton kushtetuta, ajo zgjodhi të mos shprehet në thelb.
Jo pa arsye Hans Kelsen e shihte gjykatën kushtetuese si “gardianin e Kushtetutës” por një gardian që hesht përballë konfliktit mes pushteteve e lë Kushtetutën pa mbrojtje. Heshtja këtu nuk është neutralitet, por shmangie nga përgjegjësia kushtetuese. Siç paralajmëronte Lon Fuller, ligji dështon jo vetëm kur është i padrejtë, por edhe kur nuk jep përgjigje aty ku konfliktet janë reale dhe të mprehta. Duke i shtyrë palët drejt Komisionit të Venecias, një organ këshillimor që sugjeron, por nuk detyron, Gjykata Kushtetuese nuk e zgjidhi problemin, por e eksportoi atë.
Rezultati është i parashikueshëm, secila palë politike do të gjejë në opinionin e Venecias atë pjesë që i përshtatet interesit të radhës dhe Gjykata kushtetuese humbi mundësinë që të vendos precedentin që do ti shërbente jo vetëm të tashmes por edhe të ardhmes.
Ky model sjellje duke mos sqaruar por zvarritur apo thelluar paqartësitë mes tre pushteteve nuk është i ri. Edhe në rastin Xhaçka dhe Berisha, Gjykata Kushtetuese shmangu vendimmarrjen e qartë, duke e lënë konfliktin të degradoj në hapësirën gri mes ligjit dhe politikës. Giovanni Sartori do ta quante këtë një iluzion neutraliteti pasi institucionet që shmangin vendimin nuk qëndrojnë jashtë politikës, por prodhojnë politikë përmes mosveprimit. Aq më shumë në një sistem të brishtë si ky i joni ku të tilla sjellje, nuk kontribuojnë në stabilitet përkundrazi, ushqejnë cinizmin publik dhe delegjitimon autoritetin kushtetues.
Në fund, pyetja që mbetet nuk është thjesht juridike, por thellësisht politike: a kemi një Gjykatë Kushtetuese që përmbush funksionin e saj si arbitër suprem i rendit kushtetues, apo një trup gjyqtarësh që, me vendime të kujdesshme deri në paralizë, reflektojnë ekuilibra, frikëra dhe pazare politike? Nëse përgjigjja anon nga kjo e dyta, atëherë precedenti më i rrezikshëm nuk është pezullimi i një ministri, por normalizimi i një drejtësie që flet vetëm kur nuk rrezikon asgjë.
Ose eshte shkelur ligjin ose jo nuk ka tjeter interptetim, 4x4 haaa ku eshte i 9 ?.... Vendimi i pa zbatueshem.....nese kryeministri e zbaton eshte ne shkelje ligjore. Gjykata vehte midis dy paleve per te dhene nje verdikt nuk ka vendim asnjeanes....
Pra ka ngelur vetem qe katnaret e Spakut te jene edhe mbi Parlamentin, mbasi sot u sanksionua qe eshte mbi Kryeministrin e zgjedhur nga sovrani!
Gj.kushtetuese,nuk sqaron se vendimi i GJKKO per pezullimin e Ballukut eshte ne kundershtim me ndarjen e pushteteve,api nderhyrje e padrejte. Gj.kushtetuese kete radhe eshte treguar shume e dobet dhe zbaton urdherat e politikes. Ka frike.
Drejtesia shqiptare është e gjitha për gijotinë.Bashkë me gjykatën kushtetuese dhe parlamentin.
Po qeveria?
Absolutisht.Bashke me qeveri,drejtori,ministri,administrata,degjenerata. Por atyre duhet ti vendoset gijotina tek K.Ministria,kështu qe e ka afër edhe shpellari non grata universal.
Probleme tē kēsaj natyre do ketē dhe nē tē arrdhmen pasi siq thuhet "puna pa mēnd dhe plan, ështē si nata zez katran".Problemi te ministria infrastrukturēs dhe energjis ēshtē i leht dhe logjik pēr tu kuptuar pasi shkeljet shihen para syve me njē shikim tē zhveshur.Nē çdo projekt qoftē ai i unazēs sē madhe apo qafē plloçē, sē pari merret projekti dhe nis puna duke dhēnē dhe çbllokuar fonde fillestare pēr nisjen e punimeve deri nē bitisje, dhe nē fund pērmblidhet teoria nē skicē nga ekspert tē fushēs, me kosto reale.Kurse ēshtē bērē e kundērta punēs, duke dhēnē njē çmim kushtues punimesh sa mē tē lartē, dhe pasi pērvetsohet fondi, nis puna shkel e shko ( nga frika pēr tē mos falimentuar) dhe tē kapi projektin e rradhēs.Ndaj jemi nē kētē udhēkryq dhe kur bējm krahēsimin me shtetet fqinje, del rekord kushtues nē dēm tē takspaguesit.Dim qē asnjēri nuk ēsht i pērsosur, por duhet dalluar e bardha nga e zeza, dhe jo hajt tē bēj mir sa e kam nē dorē.
Ti ,me kete llogjike e mendesi, nuk mund te krahasohesh me fqinjet.Kur te ndryshosh ti,votuesi,kuptohet ne nje jete tjeter,atehere flasim.
Po ç'na duhet neve të japim vendim të qartë për një çështje që është fare e qartë...... Apo të na shaj Berisha me nënë e motër!?..... . Më mirë as mish, as peshk........ Na plasi bytha për Ramën...... . Ramën shaje me nënën e motër , nuk të gjen gjë.......... Ama të kishim dhënë vendim në favor të Ramës, mjerë nënat dhe motrat tona.
A thu u plas atyre per nenat e motrat.Leku,leku.U hap dosjet berisha.Kurse Rama ia le drejtesise,d.m.th vete atyre.
Më qartë I dashur përfundimisht duhet apo nuk duhet një gjykatë kushtetuse që nuk di të lexoj dhe të interpretoj ligjet.
Jam plotesisht dakort me analizen tuaj. Vetem me vjen keq qe nuk e permendni ne shkrim mungesen e gjyqtarit te 9-te . Ka me shume se nje vit qe vendi eshte vakant dhe emrimin e ben parlamenti. Perse nuk eshte bere zevendesimi brenda nje afati logjik? Po te kishim trupen e plote gjykata do merrte nje vendim sepse do kishim trupen me 9 gjyqtar dhe per rrjedhoje nuk do kishim barazi votash. Prap politika eshte fajtore sipas meje dhe jo gjykata.
Mungesa e gjykatesit te 9 eshte problem taktik.Fakti qe per nje ceshtje gjykatesit ndahen baraz do te thote qe 1) ose shkaku eshte sic e shpjegon autori 2) ose dokumenti ku keta bazohen eshte I paqarte 3) ose keta nuk dijne ta interpretojne.Ngado ta kapesh,I bie qe keta ushqehen ne kurrizin e taksapaguesve pa bere asgje.Madje duke bere dem ne shime raste.
Ose 4 nga ata Kane bindjen se K ministri ka te drejten kurse 4 te tjeret mendojne qe SPAK ka te drejte… si thua? Mund te ndodhe edhe keshtu? Prandaj trips gjykuese eshte me numer tek
keta kopila kushtetues rogen e marrin super te larte por nuk kane bythe te nderojne kushtetuten per te cilen kane bere betimin kur jane emeruar
Mo gjykate kot un nuk kam pa', pa' karakter fare.
Ku gent Ibrahim mos eshte gje kunat mw Mimi kodhelin??? …. Kushedi Ku lepuri fshihet……
Lajmi eshte humoristik nderkombetare.As ne Zululandin e Faik Konices,nuk ka trup gjykues me numer cift.Per Mark Tuenin do te ishte nje teme brilande per nje roman humoristik.Vetem bashkunimi Ramizist i Rames dhe Sales i le gjykatat me numer cift.Rrumpalle shqiptare, si ne Kosove ne votomin mbi 50 here te nje haxhileshe!?
Gallate ... I drejtohesh gjykates per te vendosur , pasi kemi dy pâle qe pretendojne se kane te drejte , dhe gjykata vendose : Nuk e di haaaaa béni çfare te doni ne duam vetem ngritje rrogen pa punuar...... Pa humor ... gjykata vendose kush ka shkelur ligjin , gjykate qe nuk vendos haaaa ecralle ne bote. Ja pse Rama duhet te qerrohet jo largohet.
Reforma e Noc Rokut...njerezit te marin drejtesi duan minimumi 10 vite te kene nje seance....ky sistem po shkaterron njerezit e tregun...asnje ceshtje nuk mbyllet pa 10 vite minimumi ne Apel....
12 ore e ngujuar,jo per te vleresuar,por per t'i mbushur mendjen gjykatesit BICI, qe te ktheje mendjen ne favor te drejtesise. Ketu nuk eshte problemi i Ballukut. Problemi ngelet se neser GJKO do te kerkoje pezullimin e ministrit te drejtesise.... dhe mos egzistencen e ministrise se drejtesise. Sipas mendimit odolishent te Gjykates Kushtetuese, Minostria e drejtesise edhe e pa nevojshe,,nga qe Drejtesia eshte pavarur, Ore BIC ,po si u bere thuper thane more burrë?! U dorezove pas 12 oresh. Je shkaktari i thyerjes e rregullave.
Një grup sharabajkash gra që duket sikur janë në gjumë, një mashkull me emër heroi por që është një bajge dhe dikush i afërm i një funksionare të lartë të PS tashmë pa ofiqe patjetër që dihet si është vendimi. Ky është institucioni më parazit në Shqipëri dhe o zot kur do shpëtojmë prej tyre. Të presim të ikin nga kjo botë mos vallë është shumë larg?
GJYKATE KALAMANJESH E PA NIVEL. KUR PRESIDENTI I BURGOSUR COI NJE NOTERE.... kete do te presim. GJ Y K A T E T U R P I !
Kushtetuesja tradhtoj misionin e saj dhe tash çka i mbeti?!. Jo vetëm duke mos dhënë vërdaten për rasti por edhe duke mos hapur dosjet e shumta të krimit të Berishës dhe të tjerëve. Me ketë rast Kushtetuesja tregoj se është pararoje e krimit dhe e korruptuar. Sa më parë duhet të shkapërderdhet /nga ata që bëjnë/, ketë strukturë e turpshme mashtruese e drejtësisë e cila me kvarëta politike po poshtëron jo vetëm por edhe shtetin dhe kombin
Edi Rama ka Kartonat duhet urgjentisht ta shkri gjykatēn kushtetute me karakurva si xhaflillari dashnorja e antishqiptarit Al7bejaj me fytyr miu. Sali Berisha ēshtē zheni se hoqi kot fity3 miun Alibeaj se e njef mir ktē lloi monstre. Edi Rama mos e shkel besēn e shqiptarve shkrije ktē fole grenxash
Gjykata kushtetuese do gjykates me dinjitet e eksperience ,jo njerez pa asnje experience gjykatesi po qe politika e president Meta i ka vendosur aty.si dashnorja e alibeut apo gruan e opinionistit te Saliut
Gruaja e opinionistit te sales ishe pro palloshit Hajdut
Gjykata kushtetuese nuk duhet të ulet për të marrë vendime, me numrin çift të gjyqtarëve!
Loja e fëmijve me kungulleshka,këtë bëri gjykata kushtetuese.AJO NUK ËSHTË GJYKAT KUSHTETUESE POR NJË STALLË ME QËNIE ME DY KËMBË.TË PADASHUR PËR TË DHËNË DREJTËSI DHE PËR AQ PAK VËSHTIRËSI..PËR MUA TË SHKRIHEN DHE ROGAT E TYRE TË SHKOJNË PËR FËMIJËT JETIM DHE ATA TË KALOJNË NË RRUGË TË MADHE.
Ngarja 4 me 4 duket si ndarje me marrëveshje mes palëve. Arsyen e dinë ata. Ka shumë mundësi që është një marrëveshje nën presionin apo frikën e SPAK-ut. Po vjen era mender SPAK-u gjithandej.
Nqs gjykata kushtetuese nuk eshte ne gjendje te interpretoj kushtetuten dhe na duhet opinioni i komisionit te venecies atehere kjo gjykate duhet shkrire sepse nuk dherben per asgje.Eshte mekat ti rendosh bixhetit te shtetit pa bere ate qe ke detyre .Nuk mund ti ushqesh femijet ne kete menyre se zoti te ndeshkone ku te dhemb me shume
Jam budalla por di te shkruaj: Gjithe kjo zullumahi qe po vertitet si nje re e zeze mbi shqiperine tone e ka nje indicje dhe nje zhvillim te mire kalkuluare nga njerez qe me te vertete nuk e duane shqiperine. Pyes : çu bene fjalet e viteve 90-te ta bejme shqiperine si europa ,te kemi nje rend te tille ku njerzit te jene te barabarte para ligjit,pale pastaj slloganet duke i kthyere edhe ne hite duke kenduare se "punon bota dhe hame ne "etj,etj,etj, -.............pa fund. Tani i mjeri shqiptar ndodhet ne rruge kryq dhe nuk ka semafor per ta drejtuare por vetem lexon gazeta paçavure dhe audio bajate por asgje per te qene .KJo qe po ndodh ne shqiperi kurre nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes ku nje qeveri e dale nga vota popullore dhe nje parlament i ratifikuare sipas ligjeve dhe kushtetutes del nje apo dy prekurore dhe gjykates dhe duane te arrijne diçka por drejtesi jo ,dhe kete diçkane ta bejne eskluzivishte ne favor te forcave regresive dhe anti shqiptare me ne krye super dirigjentin me katran Sali Berisha dhe klani i tij.KJo per mua eshte e verteta dhe jam shume optimist se kete do ta vertetoje koha pa diskutim dhe ketu do jemi per ta vertetuare.Kemi shprese tek drejtesia e Edi Rames ne se edhe nderkombetaret do ta kuptojne per te zhvilluare krahun pozitive dhe jo per ti bere gropen shqiperise .Mjafte me tani duhet te na kuptojne dhe te veprojne konkretishte dhe jo me llafe dhe premtime boshe.Jemi te mendimit qe Edi Rama e ka situaten ne dore akoma por tani duhet te fillojne edhe reformat reale per te plotesuare ate qe kemi thene dhe kerkuare qysh ne vitet 90-te.O sote o kurre te gjitha forcat perparimtare dhe qe duane shqiperite vertete duhet ti vene gishtin kokes per kete popull dhe kete komb.
Edi Rama ka mazhorancen duhet te beje nje pastrim rrenjesore drejtesise ose te iki sa me pare , ne PS ka intelektualet pa mbarim.... Kushtetuese duhet te pastrohet nga militantet partiak qofshin ata te majte te djathte duhen professionnel.
Nuk mendoje se keto anomali ,ne sistemin e Drejtesise jane si mungese e profesjonalizmit. Ne gjithe boten ,sado mos njohje te kesh, krimi ,korrupsjoni si dhe shkeljet gjate kryerjes se funksjonit jane te dukshme e shqyrtohen mbi bazen e ligjeve te percaktuara ne Kushtetuten e vendit .Pra koka e sistemit te Drejtesise eshte se cfare Kushtetute ti ke miratuar .Si eshte koka do jene dhe vendimet juridike qe merren . Nuk mund t'ja faturojme Gjukates Kushtetute kete ngerc, sa politik e juridik . Rama e mbron politikishte Ballukun duke u bazuar ne legjislacjonin qe kemi . Deputeti i mandatuar nga populli ,shkarkohet ose shkon per gjykim kur i hiqet mandati. Nga ana tjeter ,burrat e kombit ,patriot te flaket qe perfaqsojne Drejtesine godasin dhe kembngulin qe Belinda te shkarjkohet e te shkoje per gjyq. Pikerishte keto kopetenca kondratitore krijojne konfuzjon me permasa te paprecendet ne funksjonimin e nje shteti demokratike . Nuk nisem nga interesat e Rames e te mbroje belinden ,per gjithe keto deshtime ne Partine e Rilindjes ,por tek legjislacjoni qe kemi ngritur . Me shume te drejte ,trupi i Gjukates Kushtetuese, nuk merr vendim te prere kur perplasen dy kopetenca te kunderta . Do ishte ne te miren e Drejtesise qe ne Kushtetute te hiqet e drejta e imunitetit . Pra kemi nje Zhvejk brenda Kushtetueses ,qe u jep te drejte shkelsave me imunitet te thone . C'me duhet mua se cfare beje une .Sali Berisha .
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos... SIC DO RAMA! Kete e ke harruar nga hutimi or Lamja i vogel.
Gjykata Kushtetuese e mëhershme ishte shumë më cilësore se këta gjykatës që duken nën mesataren e gjukatësve të zakonshëm. Këtë ka sjellë politika e poshtër me emërtimet në qeverri, presidence, gjykatë kushtetuese etj. Nuk emerohen apo "zgjidhen" (në fakt nuk ka zgjedhje të tyre se ata i caktojnë vetëm një njeri, kryeministri ose e shumta dy, edhe Sali Pyka. Vëndi ka njerëz shumë të kualifikuar dhe me integritet për çdo pozicion shtetëror por këta që kanë shtënë në dorë të gjitha emërimet shtetërore duan vetëm servilë dhe puthadorë për t'i ardhur pas midesë nderbërësit.
Shihini mire juridikisht gjërat, për ata që janë profesionistë flas, sepse Balluku do ta apeloje vendimin ne Gjykatën e Lartë në mënyrë personale dhe Rama nga ana e tị në rrugë institucionale si kryetar i qeverisë, kjo do ti zvarrisë gerat në maksimum, për të zgjatur afatet e procedurave të gjykimit me qëllim që Rama të fitojë kohë si hap i parë dhe pse jo të hedhë poshtë gjykimin e zëvendëses së tij si hap i dytë. Pra askush nuk humbi apo fitoi, Balluku do vazhdojë të kryej funksionin e saj deri në vendimin e apelit, ndërkohë grabitja vazhdon e patë në Rrjoll besoj, firma ishte prapë e Belës për dhënien e truallit Uldedajd. Ajo është treguar dinake duke e detyruar Ramën të lërë gjurmë në veprimet e tij, duke krijuar një bazë të dhënash kompromentuese dhe shantazuese, që e kanë vënë KM me shpatulla pas muri, se përndryshe do e kishte çuar të bënte striptizë para Veliajt në qeli, në Durrës. Nga ana tjetër kjo varet dhe nga fakti nëse e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane do të shkojë për "vizitë" ne Gjykatën e Lartë siç vajti në GJK para se të merrej vendimi i sotëm. Anija po fut ujë nga tế gjitha anët, tế shohim kush do të arrijë të shpëtojë nga mbytja.