Logjika e suksesit vetem me arrestim e ktheu ndarjen e pushteteve në formalitet dhe pushtetin ekzekutiv në spektator
Nga Baton Haxhiu
Kur u ndërtuan SPAK dhe gjykatat e reja, në një nga situation room-et e ambasadave që mbështetën reformën, qarkullonte një logjikë e thjeshtë suksesi. Nëse burgosen grupet kriminale, kjo është arritja e parë. Nëse procedohen deputetë dhe kryetarë bashkie, kjo është pika e argjendtë. Por nëse arrestohet një ministër, atëherë arrihet pika e artë, sepse fitohet pesha institucionale dhe fryma popullore që legjitimon sistemin e ri të drejtësisë.
Kjo logjikë, e ndërtuar si motivim për sukses, me kalimin e kohës u kthye në standard psikologjik të veprimit të prokurorisë dhe në pritshmëri të publikut. Arrestimi i ministrit nuk shihej më si përjashtim i rëndë juridik, por si shenjë e funksionimit të reformës. Dhe pikërisht këtu nis tensioni me Kushtetutën.
Çfarë vendimi mund të marrë një kryeministër kur ndërkombëtarët, prokurori dhe gjyqtarët, që në teori janë ekuilibrues të sistemit, gjenden të përfshirë drejtpërdrejt në një situatë që prek vetë interpretimin e Kushtetutës dhe ndarjen e pushteteve. Kjo është dilema reale që qëndron në sfondin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Nuk është e zakonshme që një vendim i Gjykatës Kushtetuese të lexohet më shumë si simptomë e gjendjes së sistemit sesa si zgjidhje e një çështjeje juridike, por rasti i pezullimit të zv.kryeministres Balluku është pikërisht një i tillë.
Rezultati 4 me 4 nuk prodhoi një interpretim kushtetues, nuk dha një vijë ndarëse dhe nuk vendosi kufi, por la në fuqi një situatë të krijuar nga një masë penale e përkohshme, e cila në praktikë po prodhon pasoja kushtetuese mbi përbërjen e ekzekutivit.
Kjo është ajo që e bën këtë vendim të pazakontë, sepse Gjykata Kushtetuese nuk po interpreton vetëm Kushtetutën, por po përpiqet të administrojë një tension real mes pushteteve, në një moment kur sistemi i drejtësisë ka fituar një fuqi që Kushtetuta nuk e kishte parashikuar në këtë formë.
Në këtë terren të ri lind pyetja thelbësore se pse një prokuror ndjehet i legjitimuar të kërkojë pezullimin e një ministri në detyrë përpara gjykimit, pse një gjykatë penale e jep këtë masë pa hezitim dhe pse një pjesë e gjyqtarëve kushtetues e sheh këtë si rrezik institucional, ndërsa pjesa tjetër si domosdoshmëri juridike, sepse ky nuk është më thjesht një raport ligjor, por një raport force.
Prokuroria sot në Shqipëri nuk vepron vetëm me instrumente juridike, por vepron me autoritet moral, me presion publik dhe me mbështetje të fortë ndërkombëtare, që e ka shndërruar në aktorin më të fuqishëm institucional të vendit, dhe një prokuror sot e di që çdo hap i tij ka një mbështetje të heshtur politike ndërkombëtare, e di që çdo hezitim i tij lexohet si dobësi dhe e di që çdo masë e fortë interpretohet si vendosmëri kundër korrupsionit, prandaj në këtë klimë guximi nuk matet me rezervën, por me ashpërsinë.
Në anën tjetër, një gjyqtar, qoftë penal apo kushtetues, gjendet përballë një realiteti të ri, sepse ai nuk përballet vetëm me ligjin, por përballet me klimën e krijuar rreth drejtësisë, me pritshmërinë publike, me shënjimin ndërkombëtar dhe me frikën se çdo vendim që kufizon prokurorinë do të lexohet si pengesë ndaj luftës kundër korrupsionit, dhe kjo nuk është teori, por realitet psikologjik i sistemit.
Kjo shpjegon pse vendimi 4 me 4 nuk është precedent, por reflektim i tensionit, sepse gjysma e Gjykatës e pa rrezikun kushtetues që një masë penale e përkohshme po prodhon efekt mbi përbërjen e qeverisë, ndërsa gjysma tjetër pa rrezikun që ndalimi i kësaj mase do të interpretohej si dobësim i drejtësisë.
Në këtë pikë roli i ndërkombëtarëve bëhet vendimtar, sepse për vite me radhë ata kanë investuar autoritetin e tyre politik në forcimin e prokurorisë shqiptare, kanë legjitimuar publikisht çdo ashpërsi të saj si shenjë progresi dhe kanë shënjuar prezencën e tyre jo si arbitra, por si mbështetës të drejtpërdrejtë të këtij modeli drejtësie, gjë që e ka bërë shumë të vështirë për një gjyqtar shqiptar të vendosë kufij pa u ndjerë se po sfidon jo vetëm prokurorin, por gjithë narrativën ndërkombëtare mbi reformën në drejtësi.
Prandaj vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është një vijë ndarëse, por një pasqyrë e një sistemi ku pushtetet nuk janë më në ekuilibrin klasik, por në një tension të ri, të prodhuar nga fuqia e madhe e prokurorisë, dobësia e politikës dhe pesha e ndërhyrjes ndërkombëtare.
Dhe kjo është arsyeja pse ky vendim nuk duket si vendim i drejtësisë, por duket si gjendje.
Shume e thjeshte historia, por ju i keni zhytyr duart te gjithe ne abuzime dhe nuk ju ben pershtypje. Nje mazhorance qe nuk ka kapacitete per te zevendesuar nje minister, te iki nga pushteti. Ndersa nje minister qe akuzohet, qofte edhe me te drejte, te shkoje para drejtesise dhe te marre pafajesine. Pastaj te behen ministre dhe Kryeministre, po te doje.
Po ti ku e di ti qe ai ministri tjeter nuk do bjere ne konflikt me Olsi dadon e pezullohet kur mos I jape nje tender nipit te Olsit? Sa te kete Nesti Angonin Olsi Dao areston kedo qe shkon ne ate post derisa nipi te marre tenderin...Ky eshte nje shembull se Olsi Dado mund te sponsorizohet nga Serbet e Greket.....Per sa kohe s gjejme dot nga vjen mllefi I Olsit nuk ka minister qe zevendeson se pezullohet diten tjeter. Nje milion ministra te vesh nje milion I pezullon ai ....Ia dha zeusi I drejtesise gjykata kushtetuse kete te drejte me paftesine e saj per te ndare djathin me sapunin
Po ti or cyc po na tregon se ministrat tane jane qeribare dhe nuk vjedhin, or tutkun vjedhi o vjedhin te tere pa pwrjashtim,e mos te vij keq fare
Kombinaci pe Berati, ah ah ah ...
Kur K.Ministri ka të gjithë gabinetin qeveritar hajdute të korruptuar që meritojnë gijotinë,prokurori ka të drejtën dhe detyrimin moral të bëhet më i fortë se K.Ministri.
Ik mër mut burrë
Batoni pasi na binidi se spaku kishte te drejte me Veliajn ku kish dhene dhe ai nje dore me Belen, tani po thote krejt te kunderten per sponsoren e shkarkuar. Burre kurve me dy fytyra, nje ta mbash e nje ta cash. Rrace e ndyre e shkjaut!
Ky është mysybet O lejfen po për gjykim po flasim nuk po flasim për vota Dihet se atje prokurori mbron shtetin Je bythlëpirs me kategori Sa më larg të qëndrosh nga gazeta TEMA JE i qëllimshëm në paçavuret që shkruan
Ku eshte antari 9 i kushtetueses .. nje vendim qe nuk duhet zbatuar pasi kushtetuta ose shkelet ose nuk shkelet .
Baton, se je kriminel i piset qe pastron leket e te korruptuarve te forte te ekzekutivit dhe nuk te shkon te besh shkrime si opinionist i pavarur vetem se te paguajne hapesiren mediatike ca vegla te tjera te korruptuara. Qe ta kuptoj drejte nje kosovar si puna jote, kryeministri, apo ministri, apo deputeti ne asnje shoqeri demokratike jo vetem qe nuk jane te forte por jane njerezit me modest e te sjellshem te mundshem qe i bindin logjit me perpikmeri me shume se kushdo tjeter. Nuk jemi ne Kosove ketu o Baton e nuk kemi per te qene kurre ai nivel, keshtu qe futi nja dy tre suxhuk me spec me ajk me ato leke qe te kane dhene per te shkruajtur budalliqe dhe mos na u shfaq me neper telefona.
Batono o me, po heronjte e femijeve tane, ku shkuan? Na shpjego pak si kaluan nga heronj kur lane ne arrest shpie saliun, ne problem tani qe po i djeg fundshpina mbretit. Po ju keni Ivanken mer burre, pse trembeni? Sic kishte Saliu Arvizun qe i thonte je burre shteti. Me radhe qenka kjo pune.
Hahhahahhahahahah. Ulni koken o klani hajdut i Rilindjes, bashke me Batonerat si propagandiste dhe me Saliun si bashkepuntor! Ulni koken, se eshte dhene deviza pertej oqeanit o maskarenj - tredhje, tredhje dhe vetem tredhje per hajdutet e ketij vendi dhe qe punojne kunder interesave te SHBA! Rrofte SPAK!
Batoni me shume rroga ( pin servil I gjith lopen) ben analiza per drejtesi … hahahaha
PER MUA ESHTE DORA E ZEZE E SALEHUT,,,,,EDI RAMA DUHET TE JAPE DOREHEQJEN DHE BRENDA AFATIT TE KALOHET NE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME......CDO GJE MBETET SIC ESHTE DERI NE ZGJEDHJE QE FITOHEN NGA PARTIA SOCIALISTE DHE KRYEMINISTRI LE TE BEHEN ZGJEDHJE BRENDA PS PERPARA ATYRE KOMBETARE......ME PERPARA TE FIRMOSET NE USHINGTON .....PASTAJ ME TU KETHYER .....DOREHEQJA.....NDERKOHE ME PAS TE KERKOHET MENDIMI I VENECIAS. PER TE PARE SE SI QENDRON E VERTETA......SALIU NDERKOHE DUHET TE ARRESTOHET PER 21 JANARIN DHE " PARTIZANIN,, ATEHERE ZGJEDHJET BEHEN NE LEGJIMITRT TE PLOTE
Kur gjykata nuk i shkon per shtat qeverisë, i kontrollon Saliu..hahaah. E sa per titullin e artikullit te Baltonit, ai e din shum mirë se nje prokuror province ne Itali, ju njit mrapa gjith jeten Berluskonit. Prandaj, rrini te qete se gjykata kushtetuese e ka marre sinjalin nga Europa e Amerika sado qe Rama ka harxhu miljonat e shqiptarve me ble si gjithmone.
Ç'lidhje ka qeveria o Bole. Çfare vendimi ka mare kushtetuese 4x4 do te thote asgje
Vendimi i GJK ishte i pritshem sepse ishte i kalkuluar jashte GJK. GJK vetem sa hodhi firmen ne nje vendim qe nuk ishte i saje por i marre diku "ma nalt" qe edhe Balluku te pezullohet per te mos ngjallur merine e nderkombetareve qe kane investuar per reformen ne drejtesi, edhe Ballukut ti thuhet qe ja e beme punen tone nuk vendosem kunder duke shmangur keshu merine e saje. Ky vendim pa vendim, kjo frike per tu shprehur qarte ne nje ceshteje delikate, tregon se anetaret e asaj gjykate jane aty thjeshte per te marre ato paga stratosferike nga taksat e taksapaguesve me te varfer te europes.
Te behet edhe nje here nje 97 tjeter dhe çpastaj vendi do haje me luge floriri ha ha ha..a mjere shqiperia..ku po shkon???
Rri rehat o Aleko , se të dëgjon Saliu për 97 dhe aq do ai , mblodhi djemtë e Paskuqanit me automatikë e bëri kërdinë .
Pyetja e ngritur me te drejte ne kete shkrim: "...se pse një prokuror ndjehet i legjitimuar të kërkojë pezullimin e një ministri në detyrë përpara gjykimit"? Pergjigja shume e thjeshte, qe ne fakt prisja si person qe nuk kuptoj shume nga shkrime kaq te thella, eshte: sepse nje Minister ka "duart" direkt ne buxhetin e shtetit, qe paguhet nga taksat tona, kaq e thjeshte, dhe duhet bere maksimumi, ndaj nje personi ne hetim, pra I pandehur, kushdo qofte, te hiqet kjo e drejte, e dhene nga pushteti ekzekutiv
"Ska rëndësi". Je gabim në këtë rast. Balluku akuzohet për "mos-barazi në tendera", jo për futje duarsh në buxhetin e shtetit, janë dy gjëra krejt të kundërta. Si duket e ngatërron me Saleh plehun dhe Like shtangën..
Si gjithmone kellirë
S.P.A.K -u dhe GJ.K.K.O -ja po ndërtojnë vetëm dosje me nr. faqesh pa mbarim dhe asnjë nuk po e përfundojnë, por po merren me dosje të parëndësishme shumica që nuk ju takojnë atyre se bëhet fjalë me denime 3 ose 4 vjetë të të pandehurve dhe me gjykim të shkurtuar ,që nuk nuk po e dimë nga na erdhi ky model dhe si përfundim ata bëjnë një vit burg dhe dalin dhe i han si më i miri ato lek që i kanë vjedh këtij populli.
Kjo eshte drejtesi leshi o baton. Nje hajdut keto duan me e varur nderkoh qe kriminelat hellin valle neper rruget botes dhe çeshte me e keqja hedhin balt per shqiperine. Kurr s'do kete drejtesi deri sa te zhduken magistratet mbi moshen 40 vjecç e lart. Keta qe kemi i ka tredhur saliu dhe sbejn nje hap pa dhen under ai krimineli. Do thuash ti jo,por ver re qe cdo lajm mbi drejtesin shkon me par tek ai. Zhgenjim total ne popull po tregon Kjo lesh drejtesie.
Batoni eshte eurodit dhe duhet degjuar.Tashme ne u beme republike e prokuroreve .Tashme.na rrofte r famshmja reforme ne drejtesi.Turpi i mbulofte edhe ndermkombetaret ja ku perfunduam .Gjetem disa prokurore e gjyqtare u dhame gjithcka kopetenca para mendje madhesi ata jane te mbrojtur te paguar me flori mund te arestojne te sh......e te bejne cfare te duan.Hajde reforme.Gjyqtaret kushtetues organi me.i larte nuk ka kurajo te thote te verteten e thote njehere keshtu pas pak kohe e ndryshon .Sa turp perfundimisht nuk behemi.
Anal-isto i thone ERUDIT, jo EURODIT, jo se Batrapi eshte me verte, por per saktesi te fjales se "madhe" qe dashke te perdoresh ti ANAL---isto
Anal isti ne fakt e ka mire…. EURO DI TI dmth euron njef Batoni
Eeee ketu nuk me shkoi mendja, se jam ca i avashte, po ti mire e ke!
Mos vidhni e abuzoni o Baton. Kaq e thjeshte eshte. Ste ngacmon kush.
Lakeut kosovar, te sarajeve te surrelit, i eshte erresuar keq logjika, sa te mos dije, qe ligji eshte mbi te gjithe.
Ne kohen e Xhaxhit thuhej “ Mprehu Shpaten” , tani analistet pro qeverise “Mprehin llapen” per nje lipirje sa me perfekte.
Ik mer te pallofte kina robt , zdroms i sektit.
O Baton, nuk po behet mundje ketu or njeri qe te pyesesh kush eshte me i forti. Ne shtetin e te drejtes pyetja eshte Kush ka te drejte.
Baton , te hash mut edht gratis dhe ne doren tende. Jepi byrazer.
Natyrisht, kur një prokuror paguhet më shumë se kryeministri e mendon veten më të rëndësishëm, kjo ndodh vetëm në Shqipëri kur falsifikatorët e diplomave përfundojnë në Idiot arrogant.
More injorant me sy Edi ti emrtimin e prokurorit sepse nuk esht thjesht prokuror : prokurori i republikes se shqiperis e ka qe do te thot mbron shtetin shqiptar ne çdo rrethane , dhe prokurori wsht me i fort se kryeministri qe çke me te . Kryeministri esht administrator kaq , momentin qe behet hajdut vjen projurori edhe ti q.. breket se ke cenuar shtetin
Baton, bravo! Mos u merzit se shumica e komenteve jane nga brigada e komentuesve zombi te sektit te Saliut. Fajin nuk na e ka drejtesia e re e koruptuar, ate e rregullon shpejt populli. Fajin na e Evropa qe vazhdon te mos i doje shqiptaret. Por fajin e kemi edhe ne si popull qe presim nga Evropa, ne vend qe drejtojme vete shtetin tone duke kerkuar mbeshtetjen tek ata qe na duan vertet, si Amerika dhe Turqia. Administrata Trump mbeshtet Spakun ne luften kunder droges, e ka deklaruar qarte kete! Duhet qe Kuvendi te heqe korupsionin nga fusheveprimi i Spakut, e ta con tek gjykata normale. kaq e thjeshte eshte! Po nuk deshi BE, pune per te, por BE e ka hup rrugen ne obor t'vet, por kalon pushteti politik tek e djathta ekstreme, me te drejte! Deri ne 2030 BE do kete ndryshuar shume per keq.
Bukur e ke thene, Allah Uakbar, Elhamdyrylah o Turku i vogel
Kur krimi behet me i forte se kryeministri, prokuroria duhet te jete, qofte dhe perkohesisht, me e forte se kryeministri!
...Këtu kemi juristë dinakë dhe të zgjuar që interpretojnë atë që thonë ose nuk thonë ligjet ose kushtetuta, duke e kthyer heshtjen e tekstit në argument dhe boshllëkun në mjet pushteti...etj.
O spini! Perosnja per te cilen po behet gjithe kjo zallamahi eshte hajdute ordinere, dhe ju vijoni mbroni vjedhjen!
Vendimi I olsoprokuroreve dhe percogjukatave eshte hap per grusht shteti, me vendim antikushtetues. Gjukata kushtetuese vulosi grushtin e shtetit. Tani prite domosdo reagim anti grusht shteti. Dhe ketu duhet te veproje kuvendi, ashper, dhe vene emrin e vertete kesaj qe ndodhi.:-grusht shteti nga Prokurore e gjyqtare te korruptuar dhe te paafte. Rogat mund tu jepen kuadrove te afte, kuadrove qe qendrojne besnike dhe me ndershmeri profesionale Ne ato karrike qe gezojne. Kurre njerezve te paafte, qe ne cdo hap te Tyre sjellin negativitet per ecurine Ne sektoret ku punoje. Fakti qe edhe kompetence per arritje rrogash e kerkoje monopoly TE Tyre, tregon se kemi te bejme me grusht shteti antikushtetues, qe nga shkalla e ulet deri ne shkallen me te l'arte, GJK.
O Kasem. Ik vlla nxito se te mbaroi paçja. Mos u merr me analiza te tilla se nuk jane per ty.
Dakort jam me ty. Po kucedren e korupsionit qe I ka zen frymen ketij vendi kush do ta ndaloje. GJK I ka ber nje nder te madh ketij vendi. Kucedres duhet ti presesh koken qe tentakulat e saj te mos funksionojne.
Nese ka krim apo shmangie te perputhmerishe me ligjin, prokurori eshte me i rendesishem se kushdo, perfshire edhe kryeministrin. A nuk duhet te jene te gjithe te barabarte perpara ligjit.