DEADLOCK kushtetues në çështjen Balluku

7 Shkurt 2026, 15:45Blog Nga Era Makoçi

DEADLOCK!

Ca i thonë barazim 4:4. Në thelb, është një qorrsokak nga i cili ec e të dalë ky vend.

Natyrisht që e kam fjalën për vendimin, ose më saktë vendimin-jovendim, të Kushtetueses mbrëmë në çështjen Balluku, i cili për mua përbën një anomali, edhe pse formalisht gjithçka duket në përputhje me ligjin në fuqi.

Që të jem e qartë: juridikisht, nuk kemi një vakum. Ata që e quajnë rezultatin e votimit “mosmarrje vendimi” e kanë keqkuptuar situatën. Ligji për Gjykatën Kushtetuese është i qartë: kur ka barazim votash, dhe nuk arrihet shumica e kërkuar, vendimi është marrë: kërkesa për shqyrtim kushtetues trajtohet si të mos kishte ekzistuar kurrë. Konflikti konkret mbyllet. Akti i kontestuar mbetet në fuqi. Procedura foli.

Por pyetja është: a foli vetë Kushtetuesja në momentin kur një vendim i qartë, kaluar në filtrin e arsyetimit të saj gjyqësor, pritej aq domosdoshmërisht?

Jo, fare! Heshtje 4:4.
Një heshtje-vendim, pa legjitimitetin e qartësisë normative që vetëm një shumicë kushtetuese mund të sigurojë, e që i jep kuptim kontrollit kushtetues.

Prisnim rolin e Gjykatës si arbitër përfundimtar në një përplasje serioze mes pushteteve. Ajo që morëm ishte ndërgjegjësimi se një realitet juridik madhor po përcaktohet nga një ngërç numerik, nga një aksident vendesh vakante, jo nga një qëndrim kushtetues i artikuluar.

Problemi është se sistemi kështu nuk ofron dot asgjë më shumë për të orientuar sjelljen e ardhshme të institucioneve. Dhe këtu qëndron lodhja e kësaj historie: një shtet i tërë, përballë një konflikti të nivelit më të lartë ndërmjet pushteteve, merr si përgjigje kushtetuese, në thelb: “Hm, c'te themi? Ne s’i bëmë dot pesë vota!”

Kjo përbën një përmbysje të logjikës së kontrollit kushtetues. Mungesa e një shumice po funksionon praktikisht si konfirmim indirekt i masës së SPAK-ut (teknikisht të GJKKO-së), pa kaluar në filtrin e një përcaktimi të qartë kushtetues mbi kufijtë e ndarjes së pushteteve, që është detyra thelbësore e një vendimi kushtetues në një konflikt të tillë.

Kur një gjykatë nuk arrin të prodhojë një shumicë për shkak të vendeve bosh, por ndërkohë pasojat juridike vazhdojnë, mbrojtja kushtetuese bëhet e varur nga faktorë administrativë (plotësimi i vendeve), jo nga meritat e çështjes. Ky është cënim potencial i aksesit efektiv në drejtësi kushtetuese.

Përndryshe, a prodhon ky vendim efekt precedenti për veprimet e ardhshme të SPAK-ut ndaj funksionarëve të ekzekutivit?

Përgjigjja juridike është: Jo. Ky vendim nuk i jep SPAK-ut/GJKKO-së asnjë autorizim kushtetues të përgjithshëm për pezullime. Barazimi 4:4 përkthehet vetëm në refuzim procedural të kërkesës së Kryeministrit në GJK. Nuk krijon një standard të artikuluar, as një rregull të përgjithshëm, por vetëm mbyll një konflikt konkret. Kufijtë kushtetues të pushteteve të pavarura si Ekzekutivi e Gjyqësori vazhdojnë të mbeten të paqartësuar.

Te mos harrojmë që pyetja qe iu bë Kushtetueses ishte në thelb: "A mundet SPAK (një institucion i Gjyqësorit) të rikonfigurojë Ekzekutivin?"
Përgjigja kushtetuese që del nga ky rezultat nuk është:
“Po, SPAK, mundet”. Ajo është më modeste, dhe më shqetësuese: “Gjykata Kushtetuese nuk pati takatin të thotë se SPAK NUK mundet.”

Pra kemi një barazim procedural që mbyll një çështje të veçantë, por lë mangut pikërisht atë që një gjykatë kushtetuese duhet të japë: normën kushtetuese që orienton të ardhmen.

36 Komente

  1. s
    sali

    Kur gjyqtaret jo profesionale te emeruar nga Ilir Meta veprojne jo si gjyqtare po si politikan dhe me inate e xhelozi personale kjo pergjigjet dihet

    Përgjigjjuni
    1. /
      // //Sali Ram (a) Berisha...////

      4 me 4 ka kete kuptim : Duhet te ruajme bythen tone nga Ajatollahu i plotfuqishem , dhe njekohesisht te leme ne fuqi vendimin e DREJTE te GJKKO per pezullimin e super Hajdutes Bela !!....si tha shoku Enver : "...pse nuk e dime ne kush eshte Beqir Balluku nje m*t m*uti ???"....O Enver kthehu ca dite te shikosh mbesen se ia kaloi Beqirit !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyyppp Xhixhi

        Te kthehej Enveri ti kuluf s’do kishe bythe as ti mendoje e jo me ti shprehje keto mendime se ta kendonte kulufruthin. Te vinte Enveri vetem per pak Saliun, Ramen, Meten, Llapen, Qorrin e gjithe parlamentin ua zhdukte emrin me sua e sorollop, ndersa Dumdumet, Dadot, Banot, Celat e gjithe kete sistem drejtesie aktuale i conte te hapnin kanale me norme sa te ngordhnin se per ate pune jane dhe aq kane tru. Bela mund te kete bere gjithe te zezat dhe ne vrime te Beqirit vafte, por ketu nuk behet fjale per Balluken, por per shtetin qe i ka marre muti shalet. Idiot, kushdo qe te vij ne pushtet neser, Spaku mund te vendos ta pezulloje dhe mos ta lere te jete KM se ashtu eshte puna. Saliut i thote se ke dosje, Llapes i thote se do te te hetojme Babivjerrin ish gjyqtar te liruar nga vetingu dhe ty si dhender i tij qe po ha pa punuar, Shehajt i thote do te hetojme Callcenterat e tua, Qorrit i thote do hetojme idete e tua bolshevike qe bien ndesh me demokracine perendimore. E kupton tani o Hominus Albanicus qe per inat te vjerres shkerdhehesh me millonane. Shko tani masturbohu me fitoret e Aspakut se kur te mbarojne pune me keta do merren me ty dhe mua se bytha qe eshte mesuar te pjerdh ne mos pjerdhte do fend.

        Përgjigjjuni
        1. ¿?

          O XHixhi o elite intelektuale, po mir o lale, sipas teje, ate qe bente o do te bente Enveri, tashti na e beka SPAK-u. Ku eshte ndryshimi? Hiç.... kishim Enverin, kemi SPAKun, po kemi edhe Edin, Salen.....

          Përgjigjjuni
        2. N
          Na myten arbanistanet

          Vendi i drejte i Erjon Banit, mendim i Likut ne mbeshtetje te Kadri Azbiut ..

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enveri

            Une di te them vetem kaq, qe 4 gjyqtare te larte (i thencin) shihnin dardha, ndersa 4 te tjeret shihnin bostane. Pra ka dicka qe nuk shkon dhe eshte alarmante, mbasi diskutojme per nje vendim te marre nga gjykata Kushtetuese e jo nga nje grup te verberish, pra me aftesi te kufizuara!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti

              Unë thomë që këtë katraurë e zgjidh vetëm Adil Çarçani.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sula

              Ke te drejt oor edi rama ky mut qe po shkatrron cdo gje duhet arrestohet. Pse te arrestohet e ka mbush gjykaten me njerez te ilirit e sales, nuk eshte ne gjendje me ba reforme. Sala i ka zhduk me nje telefonat. Asim vokshi i mori votat pa te drejt e rama se folu nje fjal. Pse si drejtohet popullit per referendum per pagat. Apo nuk don vete. Ky ose te drejtoj ose te ik po tallet gjyqsori me te

              Përgjigjjuni
            3. G
              Gjysmagjeli

              "GjK nuk pati takatin të thotë se SPAK nuk mundet". Pra do të thotë mundet...

              Përgjigjjuni
              1. G
                GjK po kercenon rendin demokratik, duhet vepruar s

                GjK tregoi se nuk eshte e afte te kryeje detyren kushtetuese, prandaj duhet edhe shkrire e reformuar. Perberja e saj len shume per te deshiruar sa i perket aftesive te gjykatesve, profesionalizmit dhe integritetit.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Naimi

                  Kjo duhet të ankimohet në Strasbourg dhe në bazë të vendimit që do vijë nga atje ,gjyqtarëve që kanë votuar jo si Strasbourgu shqelmin bythëve dhe në qorrkë.Çka është ky turpë,vetëm se një rezulltst politik?Një tallje me popullin dhe shtetin.

                  Përgjigjjuni
                2. X
                  Xha Beqo

                  Per cfare jane anetaret e GJK, apo ngrohin vezet? Organet e Drejtesise ketu te ne jane as mish as peshk, ai i thone as q...e as leshojne. Nje gje duhet sqaruar per se Paguhen?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pirro l

                    Ndoshta Gj.K nuk pati guximin te thoshte:: Po, SPAK mundet dhe jo anasjelltas. Gjykaten me 8 antar e ka lene parlamenti duke bere lojra me afatin e mbarimit te mandatit te gjyqtares se dorhequr. Perse nuk i kerkuni llogari parlamentit qe e ka lene gjykaten me 8 antar?

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vv

                      PO MIRE DO ISHTE QE NE KTO RASTE KUR GJYKATA MBETET ME NUMUR CIFT, GJYGJTARI I ZGJEDHUR I FUNDIT, MOS TE KETE TE DREJTE VOTE OSE KKRYETARI TE KETE DY VOTA VETEM PER KTO RASTE.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pirro l

                        Ose, zgjedhja e gjyqtarit te ri mos te zvarritet pagundesisht. Kerko pak ne internet se si eshte historian e vendit vakant… politika vet e gatuan çorben , pastaj ankohet per shijen e saj

                        Përgjigjjuni
                    2. f
                      fjala

                      Une kete vendim mosvendim e shikoj shume paster dhe sinqerte vetem ne nje pikpamje :keta juriste te gjykates kushtetuese e njohin profesionin e tyre, kane pergjegjshmeri per zgjidhjen e ngjarjes dhe kerkeses, jane te perkushtuar qe ti sherbejne Republikes duke interpertuar kushtetuten e saj dhe duke zgjidhur ngerçin konstitucionalisht pavaresisht zgjidhjes artificiale qe ngelet ne vendnumuro?! Zero me bisht. Gjykata Kushtetuese e Rezpublikes te Shqiperise eshte inekziste sot, se ne punen qe paguhesh duhet te flasesh ose pro ose kunder dhe te interpretosh ate qe flet. Prandaj per mua si te jete dhe te mos jete, e ka nxjerre veten nokaut, bile edhe rrogen e marrin kot pa pune dhe u duuhet nderprere rroga. Parlamenti shqiptar si forumi me i madh i popullit egziston dhe duhet te veproje. Gjyqesori? Duhet ti shtrije doren parlamentit me prova dhe fakte te pa kontestueshme per te patur ndervaresine popullore demokratike te votes dhe pavaresine ne gjykimin dhe vendosjen e çeshtjeve.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bravo Gjykate 4 me 4K

                        Ketu kemi nje loje te gjykates Kushtetuese..ne barazimin 4 me 4....Ku kuptohet..Gjyqtarja Bejtja dihet se eshte me Sali Berishen,se buri i saj Andi Bejtja punon me Shkelzen Berishen..Pikerisht per te mos rene ne sy ajo votoj kunder vendimit te gjikos...pra ne mbrojte te Ballukut..Mos haroni qe Spak kapergjuar edhe gjyqtare te kushtetueses per ti perdorur per presion Madje gjykata kushtetuese i ka ligjet te percaktuar dhe ralle mund te dale qe votimi te dale barazim madje vendimet e gjykates kushtetuese duhet te jene o te gjithe pro o te gjithe kundra..Pranda urgjend parlamenti per keto gjera te mblidhet dhe te perpiloje nje reforme te re drejtesie dhe te gjithe gjyqtaret qe kane shire mbi te drejtat e qytetareve te denohen e te mo punojne me si te paafte..Kryetare e gjykates kushtetuese duhet te jape dorheqjen.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Ja ke futur kot

                          Ke shkruar gjate por s'ke thene asgje , me trego kush eshte égalité i shifres 9 pasi tribunali funksionone me shifre tek 7, 9 ,11 ,13 dhe jo me 4x4 se del Rang Rover.... Nje tribunal serrioze nuk zvillonte séance pa pasur numerin e duhur , nje qeveri serrioze nuk e pranone nje vendim te tille..... karlliqet shqiptare vazhdojne. Rrofte PPSH dhe shoku Sali perpara per fitorje te reja. Nuk ndertohet drejtesi me militante politike. Ju garantoje thoshte Enkeled leshi qe Rama humbet e dinte se kishte vagin ne kushtetuese Haaaa do humbi Rama thoshte Andi Bejte pasi ka gruan ne kushtetuese ( Andi punone te kazani Berrishes) Taulant Balla duhet te mari PS sa me shpejte pasi Rama nuk e ka mendjen per pune......

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dhimbia e madhe Popull!

                            Me te lumte ;komentuesi*ja ke fut Kot-sa e mbyllni kete koment,,,, me Ju Dhimbie e maddhe Popull!

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Populli

                            Po lëreni Ilir Meten se ka hallet e tij po të shikojmë këtë që kemi në fron. Kaq vështir është zoti President të emërohen e të plotësohen vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese? E bët këtë popull të flasi me vehte për këto vendime idiote. Kur kjo ndodh për një anëtare të Parlamentit të Shqipërise, një deputete, një zevendes kryeministre imagjinoni çfare mund të na ndodhe neve njerzve të zakonshëm? Prandaj duhet ekzekutivi me Presidentin në krye duhet të marrin punët në dore se Drejtësia po e bën vendin çorap, dhe këtu po luhet nga agjencit e huaja që duan ta shuajnë këtë vend. Mos harroni fqinjët tanë janë gati të na shqyejnë.

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              serbia

                              keshtu eshte kur akoma vendosin agjentet e serbise albana vokshi, sali radovichi, dhe spiuni me i ri e derguar nga sali berisha ne gjykaten kushtetuese. si u zgjodh asim vokshi, agjent serb, si u zgjodh olsi dado qe i thote te pandehurit nuk te lejohet me zgjedhe mbrojtjen, kjo sipas drejtesisi duman dados. si u zgjodh asim vokshi, pse nuk u hetue menyra e zgjedhjes e spiunit serb asim vokshi. me spak-skapin ne shqiperi drejtesine e drejtojne serbet e greket . kujtoni cfare beri berisha me belerin, kujtoni cfare beri e cfare po ben duman dado bami me erion veline. me ndihmen serbo-greko duan te rrexojne qeverine e zgjedhur nga populli. ndaj kesaj bande prokuroresh duhet marre hak po me drejtesi e ne cdo menyre. jeta e njerezve nuk duhet lene ne duart e kriminelve dumani merisha, dado bami e vokshi as ne duart agjentes se berishes ne skap klodiana lala. poshte republika e prokuroreve qe vepronje me program kunder kombit shqiptar . , kete bande e udhe heq kryekrimineli sali serbi

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                R.N.H

                                Me gjithë këtë që po ndodh SPAK

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Portokalle nē qeli

                                  Bela ēshtē e vetme kundra tē gjithēve.Pyetja ēshtē se a kemi tē bējm me shkelje ose abuzim detyre nga pakujdesia, a kemi tē bējm me korupsion nga padituria.A kemi tē bējm me pērvetsim pasurie nga situata ekonomike qē po kalon bota.A ka qēnē nē dijeni qeveria pēr rrugėn e gabuar qē vazhdon kjo ministri.Jan gjithē kēta pyetje qē duan pērgjigje.Ajo qē ështē mēse e sigurt, qē rēnia e saj pa parashut ka nisur.Sot ,jo vetēm vetēn e saj mori nē qafē, por hapi njē problem dhe te tē tjerēt qē po punojn me pērkushtim dhe devodshmēri.Ishte mir dhe 3 vite, me shofer, me rrogē, me pushime verore dhe dimērore, me jetē luksoze,veshje firmato, truproj,nuk i mungonte asgjē.Vet i vuri shkelmin duke thyer rekord personal nē mashtrim,zhvatje dhe influenc.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. b
                                    bjeri drejt se ke lehtesira

                                    Nuk ka kurrfare DEADLOCK. Ne Kushtetuese qeveria dergoi ankimin per pezullimin e zv.keryeministres B.B. nga GJKKO, dhe Kushtetuesja nuk ja pranoi. Kurse kryesorja eshte kjo - SPAK ka kerkuar prej 2 muajsh heqje imuniteti per deputeten B.B. dhe mazhoranca si asnjehere me pare ne keto vite post-diktature po sperdridhet duke tentuar ta mbroje ate pas nje imuniteti qesharak.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mondi

                                      Kur nuk marrin dot vendime,nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojë gjykata kushtetuese,nuk ka pse duhet se nuk përcaktoj asgjë. Gjyqtarë që nuk kanë gjykuar kurrë në jetën e tyre,kanë punuar me se shumti si këshilltar juridik,çfarë mund të presësh nga njerëz të pa aftë që paguhen me rrogat më të larta të këtij shteti për këtë ditë . Turp turp turp,por ato se kanë problem fare se nuk e njohin turpin,njohin vetëm interesat politike që ju shërbejnë,janë shërbëtorë në dite të keqe.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kaso mokra

                                        Po mire mo pse nuk e bejne me 3 veta GJK? Keshtu edhe vendimet i mer shpejt edhe ca para i kursen popullit se ata edhe 90 te jene njesoj do bejne perseri. Nuk e kuptoj se si mund te funksionoje nje trupe gjyqesore me numur cift? Po deri tani si i kane mare vendimet ata apo me “ mirekuptim “ ?!!!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Drejtesi Rrumpalle

                                          Dhe pyetja qe I lind njeriut vetvetiu eshte pse I paguajme pse u rritim rrogat per tu majmur? C na duhen kur s jane te afte te bejne kompromise e dalin ne vendime unanime. C na duhen kur e lexojne lugjin me syzet e dikujt tjeter dhe jo ato te juristit? Jane baballaret e ligjit kur keta jane konfuze cdo presesh me gjyqtaret ne Vicidol apo Qinam.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alfred

                                            Te plotesohet vendi vakant ne GJK! Me 9 anetare nuk ka kesi lojrash e kesi alibish pa fund! Cfare pengon????

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kur s ka vullne,s ka zgjidhje.

                                              Edhe po tecplotesohet njei merr leje per barrel lindje si Xhin Xhoni.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. C
                                              Cimi vlora

                                              Gjykata kushtetuse nqs ka praanuar ankesen duhet te jap nje vendim ,qe te jete precedent per rastet etjera nqs nuk ka numrin e antareve nuk duhet te beje votim se kesaj i thone te pjerdhça ne kushtetut ,le te shkarkojne dhe kryeministrin dhe presidentin çi duam ,u ngjall sigurimi tung.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Miku i madh SHaBAni

                                                Vetem nje me mungese truri nuk e kupton qe GJK eshte e politizuar. Jane 4 qe I di gjithe Shqiperia qe Jane te perputhur me krere te PD dhe miq te Argites. Pritje nje gje e tilla. Nje pyetje kam:kur nje femer nuk behet grua legjitime e nje burri, por vetem bashkejeton me te, si mund te quhet? Pra si mund te quhet bashkejetesa? Ne kohen e atij "diktatorit te poshter"quhej bashkejetesen e ndaluar ose kurvellekun, dhe denohen me ligj. Po sot si quhet? Ato qe dalin te semafori dhe e japin me Para, NUK bejne bashkejetesen te shkurter kundrejt shperblimit? Sa nga GJK bejne bashkejetesen me drejtuese te PD.?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Rorirota

                                                  Lojra berishiste, kanë filluar që kur humbi zgjedhjet në 1991, bëri të pamundurën për të marrë pushtetin në 1992, vazhdoi duke mbretëruar dhe bëri ligje që i shkonin për shtat. Kërkoi heqjen e imunitetit për Fatos Nanon, dhe sa e thirrën për tu pyetur, i vunë hekurat. Por mgjt nuk mundi të fitojë referendumin, populli e pa ç’zagar kishte marrë pushtetin. Dhe vazhdoi të investojë Sali Berisha me të bijtë, në drejtësi, duke vjedhur e vrarë, dhe duke akuzuar të tjerët për poshtërsitë e veta. Histori që duhen ditënetë të tregohen. Këta janë berishistët që s’kanë shtyllë kurrizore dhe dinjitet, por ju socialistë duhet të mos lejoni heqjen e imunitetit, i keni numrat. Se GjK kushtetuese i ka rënë me shqelm kushtetutës, nuk duhet ti hapet oreksi Berishës e Bardhit (BB) të përmbysin shtetin. Mos t’ju marrin nëpër këmbë vrasësit!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Labi

                                                    Gj K nuk arriti dot te ngrhet ne lartesin qe ekerkon ligji dhe interesi i shtetit qe e paguan ,por si duket interesat antishqiptare te perfaqesuara nga familja non grata e paguajne me shume dhe ata gjyqtate si vemje qe jane qe nuk e dine çfar eshte nderi dhe atdhedashuria,bene sikur nuk dine ta lexojne kushtetuten e rrepublikes tone

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. X
                                                      XHOI

                                                      MENDOJ SE MBI GJ.K. PO HIDHET BALTE PA ARSYE POR VETEM ME TEORI KONSPIRACIONI PER TE CILET SHQIPTARET JANE TE SPIKATUR. ÇDO GJYQTAR KA TE DREJTEN E VOTES SE TIJ DHE VOTOI SI E MENDOI. PROBLEMI QE U SHQYRTUA SHTROHEJ PER HERE TE PARE DHE PRANDAJ ANETARET E GJ.K. MUND TE KISHIN DHE MENDIME TE KUNDERTA. FAJI ESHTE I ORGANEVE SHTETERORE QE I ZGJEDHIN KETA GJYQTARE QE NUK KANE ZGJEDHUR GJYQTARIN E NENTE SEPSE PO TE ISHTE DHE AI DO TE KISHIM NJE VENDIM QE DO TA ZGJIDHTE CESHTJEN. GJITHSESI KOMENTUESIT DUHET TA DINE SE PEZULLIMI KA FUQI PER 3 MUAJ DHE VETEM ME VENDIM TJETER GJYQESOR MUND TE ZGJATET KY AFAT. PERSERI QEVERIA KA TE DREJTEN E ANKIMIT DERI NE GJ.K. DHE NESE ZGJIDHET DHE ANETARI I NENTE I GJ.K. DO TE KEMI NJE VENDIM PERFUNDIMTAR DHE DO TE MARRIN FUND GJITHE DILEMAT. V.O. NUK DUA TA BESOJ POR I KERKOJ REDAKTOREVE QE TA BOTOJNE KOMENTIN TIM JO DI SHPESH ME PARE.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Muzaka i Ri

                                                        Zonjë, zonjush e nderuar, pergjigje shteruese,ose interpretim,se çfar është shkruar ne kushtetute, e japin vetëm ata që janë profesionist, jo militantë. Profesionisti ka integritet, militanti zbaton urdherin.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Sula

                                                          GjK mori vendimin sikur te gjithe te kishin diten e fundit te punes (!)... dhe e lane ta zgjedhe ekipi i ri

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje