Nga Flogert Muça
Vendimmarrja e fundit e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pezullimin nga detyra të një anëtareje të Këshillit të Ministrave nuk është thjesht një episod juridik i debatueshëm. Ajo përbën një problem serioz institucional, sepse në thelb nuk kemi një vendim kushtetues, por një vendim pa vendim. Gjykata pranon se Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht autorizimin e Kuvendit për masën e pezullimit nga detyra të një ministri. Pranon gjithashtu se ekziston një përplasje reale kompetencash mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Pikërisht këtu duhet të ndërhyjë Gjykata Kushtetuese. Por ajo ndahet në mënyrë të barabartë dhe, në fund, refuzon të ushtrojë funksionin e saj themelor: interpretimin e Kushtetutës.
Rrëzimi formal i kërkesës nuk krijon asnjë standard, nuk orienton asnjë institucion dhe nuk zgjidh konfliktin. Përkundrazi, ai e lë të hapur, duke e transferuar përgjegjësinë diku tjetër, pa përcaktuar kufijtë aktualë të pushteteve. Në këtë kuptim, rasti individual i Belinda Ballukut ka rëndësi dytësore. Sot është një ministre, nesër mund të jetë çdo anëtar tjetër i qeverisë. Dëmi real nuk është personal apo politik, por thellësisht institucional. Kur pushtetet përplasen dhe Gjykata Kushtetuese refuzon të flasë, balanca mes tyre mbetet pa arbitër.
Në një shtet të së drejtës, konfliktet mes pushteteve nuk zgjidhen me heshtje. Ato zgjidhen me interpretim kushtetues. Një gjykatë që, përballë një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, thotë në mënyrë implicite “rregullojeni vetë”, nuk po mbron ndarjen e pushteteve, por po e braktis atë. Këtu qëndron rreziku më i madh i kësaj vendimmarrjeje: jo tek rezultati konkret, por tek mesazhi institucional që përcillet për të ardhmen.
T’i thuash Kuvendit se duhet të ndërhyjë si ligjvënës kushtetues, pa dhënë asnjë interpretim mbi kuptimin aktual të normës kushtetuese, nuk është akt jurisprudence, por shmangie përgjegjësie. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston për të konstatuar se Kushtetuta hesht, por për ti dhënë kuptim pikërisht kësaj heshtjeje. Nëse mjafton deklarimi se “Kushtetuta nuk e parashikon”, atëherë për këtë funksion nuk nevojitet një gjykatë kushtetuese. Mjafton një gjykatë administrative ose një lexim teknik i Kodit të Procedurës Penale.
Konstitucionalisti nuk është noter i boshllëqeve dhe as administrator pasiv i boshllëqeve ligjore; ai nuk ekziston për të shmangur vendimmarrjen. Ai është jurist elitë, shkencëtar i së drejtës, i thirrur për të ndërtuar standarde dhe për të ruajtur ekuilibrat themelorë të rendit kushtetues. Të fshihesh pas formulës se çështja i përket ligjvënësit kushtetues, kur ke përpara një konflikt konkret kompetencash, nuk është vetëpërmbajtje institucionale, por heqje dorë nga pushteti interpretues që Kushtetuta vetë ia ka besuar Gjykatës Kushtetuese.
Edhe më problematike bëhet situata kur një organ i tillë përbëhet edhe nga anëtarë pa formim të thellë juridik kushtetues, në një moment kur vendimmarrja kërkon rigorozitet maksimal profesional dhe guxim intelektual. Sepse Gjykata Kushtetuese nuk është forum debati akademik dhe as tryezë kompromisi. Ajo është autoriteti i fundit që duhet të vendosë, jo të presë.
Një gjykatë që pranon konfliktin, pranon boshllëkun dhe megjithatë refuzon të japë zgjidhje, nuk funksionon më si organ suprem kushtetues. Ajo shndërrohet në parkim institucional, një vend ku çështjet ndalojnë, por nuk zgjidhen. Dhe në momentin që Gjykata Kushtetuese nuk guxon të interpretojë Kushtetutën, Kushtetuta mbetet pa mbrojtës dhe balanca mes pushteteve pa garant.
Në këtë kuptim, problemi nuk është një vendim i vetëm, por modeli që po ndërtohet. Një model ku Gjykata Kushtetuese shmang përgjegjësinë e saj kryesore dhe i lë konfliktet kushtetuese të varura në ajër. Dhe një gjykatë kushtetuese që nuk vendos, nuk është më gjykatë. Është parkim.
PO DHE AJO DUHET TE SHKRIHET DHE TE RIFORMOHET
------------------------------------------------------------------------------------------------Për veç dentistëve,------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- të pakta janë gjykatat----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- që të lën me gojë hapur,-------------------------------------------------‐--------------------------------------------------------------------se të tjerat të lënë------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- me xhepa bosh.---------------------
Kur kushtetuesja eshte ne kete gjendje, mendo se ne c'nivel skandaloz jane gjykatat e tjera me poshte? Mirepo cdo e keqe ka edhe nje te mire. Pa kete revansh te paskrupullt lunder qeverise, kjo gje s'do kuptohej ne permasat e verteta. Tani eshte radha e Rames tu rrefeje vendin. Ne djall le te shkoje edhe integrimi, por kjo drejtesi e peshtire nuk durometer.
Po kur në GjK nuk vendosen kontituonalistë por militantë partie, kështu do të shkojnë punët.... Ajo Xhaferrlari nuk ka qenë fare gjykatëse, shkon dhe emërohet në GjK....... Po kështu dhe zë tjerë. Faji është i Ramës, që në regormën në drejtësi nuk e shkruajti...... Gjyqtar i gjykatës kushtetuese mund të jetë vetëm dikush që ka mbi 30 vjet gjykatës ose prokuror..... Jo çupa të reja që politikanët i kanë dashnore.
Keto jane pallavra Shqiperie dhe mire e bejne qe thone se ne Shqipetaret nuk dine te beje shtete, dhe kjo vjene prej shkollave juridike si kristali. Pastej ne jemi mesuar me kanunin e Lekes qe nuk te le me gabu sa pse ka presje dhe ka deshe me thene kete apo ate ne e duam troc te na thuashe. Fishta nuk ka pase faje me thonjen e vet.
Antaret e gjykates kushtetuese u vehtezgjodhen apo u zgjodhen , kuptohet qe u zgjodhen. Keta qe i zgjodhen a e menduan rolin qe do luajne kjo gjykate, apo e konsideronin si vende pune per miqte....... Pse vendi per te 9 antare ishte vakant , pse u zhvillua séance kur mungonte shifra tek , jo pa qellime eshte shifra 7.9.11.13.... Pse nuk ju délégué kryetarit te gjykates te kishte vote 2 per te dale te shifra tek... Ndryshoni structure e gjykates kushtetuese , vendosni nje moshe si trampoline , expérience , rrezultat ne punen qe ka kryere , titull shkencor , konkurs i hapur.. mos kerkoni drejtesi me militant. Enkeled Alikaka deklaronte ne studio se Rama do humbiste , e dinte zoteria pasi ka dashnore zonjen antare ne ate gjykate...... Qe Rama eshte fajtor nuk diskutohet pasi ka shumicen, por nese ne 7 dite te javes 6 dite i kalone jashte Shqiperise normale qe do kemi nje amulli te tille... Rama duhet te qendroje ne Shqiperi nuk eshte ministre i jashtem ose te largohet nga detyra e kryeministrit dhe te mari postin e ministrit te jashtem. SPAK duhet reformuar ose duhet mbyllur , perallat me amerikane, europien jane per Zahon per avokat Ngjela , ndoshta te huajt bejne expérimente me shqiptaret dhecsi kerrcet trapi per drejtesin tone. Ka shume pune per te bere parlamenti por fatkeqesisht nuk PO bene asgje
O matjan ngeli m'dore tate ta zgjidhesh ket pune. Ik ore koqe e fishkur me gjithe ate zerin si femer se na e shpife tu mbrojt palloshin e lindes e balluke paballuke hajduten...
Ore, po kur jeni te A.Çani, Zonë e lirë, nëse nuk jeni të informuar apo specialistë, mos bëni analiza kot se dezinformoni njerëzit. Si herën e fundit kur u largua Ilir Kulla nga studio, dhe ky Flogerti dhe një femër përballë tij në tryezë analizonin situatën. Ajo thoshte që Gjykata kushtetuese do bëjë në një seancë tjetër me palët mqs nuk ka psur vendim. Pra nuk është përfundimtare. Kanë dalë fjalë që portalin e këtij Flogertit e sponsorizojnë me reklama biznesmenë të lidhur me të majtën. S'ka faj ky se portalet në Shqipëri janë për propagandë, përndryshe nuk të fton njeri në studio për analiza politike, aq më shumë të dalësh analist nga hiçi.
Autori është mjaft i qartë dhe bindës në argumentim. Godet hipokrizinë e atyre autoriteve institucional që nuk kishin vetëdijen profesionale për të respektuar përgjegjësinë e Institucionit. Dëshmuan edhe munges respekti vetjak dhe publik. Kampion maskarallëku qytetar.
Normal...Kane parkuarpo pijne kafe e presin pensionin.
Saktë. Ky eshte institucion!
Bravo Flogert! Me te tille GJK pa dinjitet, integritet, dhe te shantazhueshme nga Saliu me dosjet korupsioni te disa gjykatesve, si dhe qe eshte indirekt nen influene te disa vendeve jo miqsore ndaj Shqiperise, mund te shkohet kollaj ne destabilizim politik. Prandaj Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti duhet te tregohen te vendosur per mbrojtjen e rendit demokratik, me cdo mjet dhe me cdo kosto. Nje referendum kombetar per drejtesine e re fashiste do ti tregonte BE se i ka rene ne qafe shqiptareve me kete drejtesi qe na diktoi!
Në këtë rrast, - të pamundësisë të interpretimit të kushtetutës, nëse një gjykatë, ka të drejtë të pezullojë një nëpunës të lartë të qeverisë apo shtetit, kur ky është i mbrojtur me imunitet; si e parashikon kushtetuta, anëtarët e saj, pa përjashtim duhet të japë dorëheqjen për paaftësi profesionale. Ndryshe, këto rastet 4:4, duhet të quhen nul (sikur nuk është kryer seanca; ha, ha, ha, t'i bien këmbës, deri sa të salë tymi i bardhë nga oxhaku i GjK-së), dhe të rigjykohet menjëherë... problemi duhet të mbetet pezull, deri në rishqyrtim kur të plotësohet 100% kuorumi, 9 anëtarë.
te beje analiza dhe ky nga bulqiza apo peshkapaja deri ketu ka arritur gazeta tema ?? vari lesht pra
Bravo Flogert ! Gjyqtarete GJK. nuk janë gjyqtare por “ lojtarë që bëjnë politikë për të bërë para”., por janë edhe antikombëtar. Sali Berisha po hedh para të madhe si asnjëherë për të rrëzuar mazhorancën socialist nëpërmjet “ drejtësisë së re” ku futi tërë juristët e plepave. Duhet të zhvillohej aksioni i arrestimeve deri te Ballukja që Edi Rama e mazhoranca të zgjohej nga gjumi e të kuptonte se Saliu ja u ka hedhur. Ka futur në SPAK E GJKKO delfinët e PD-së. Tani duhen spjegime e qartësime në Europë se ç’eshtë në të vërtete drejtesia e re. Dhe që duhet patjeter korektime e ndryshime .