Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye dhe deputetë të flakurit nga drejtësia

10 Shkurt 2026, 16:00Blog TEMA
Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye dhe

Nga Ardit Rada

Ka një hipokrizi të trashë që po shitet orët e fundit si shqetësim demokratik. Sa herë shumica parlamentare guxon të bëjë atë për të cilën është votuar, të bëj dhe zhbëjë ligje, opozita në vend shpërthen në ulërima sikur vendi po rrëshqet në diktaturë. Në realitet, kjo është thjesht demokracia. Partia Socialiste është shumicë legjitime dhe, si në çdo vend shumica nuk pyet opozitën për të qeverisur, por mban përgjegjësi për mënyrën si e bën. Ata që sot bërtasin nuk janë të shqetësuar për ligjin, por për humbjen e kontrollit mbi lojën që prej kohësh nuk dinë më ta luajnë.

Partia Demokratike ka vite që sillet sikur parlamenti është dekor dhe rruga është alternativë e tij. Në vend që të prodhojë nisma ligjore, amendamente, ide konkrete për shtetin që thotë se e do kaq shumë, ajo preferon organizime “party-sh” politike me molotovë, tym dhe poza heroike për kamera. Është si të thuash, një opozitë Instagrami ku ka shumë filtra dhe pak përmbajtje.

Ironia është se PD flet për ligje vetëm për t’i delegjitimuar ato, jo për t’i përmirësuar. Sepse përmirësimi kërkon punë, dije dhe durim; ndërsa kaosi është rruga më e thjeshtë sepse kërkon vetëm një çakmak.

Lufta e shpallur ndaj Belinda Ballukut, po paraqitet si betejë kundër vjedhjes, edhe pse ndaj ministres nuk ka asnjë akuzë për korrupsion. Fatkeqësisht, leximi real është shumë më banal: Një kalkulim elektoral kundër njeriut që e degjeneroi opozitën në qarkun e Fierit, pikërisht në momentin kur kjo opozitë mendonte se ishte më e fortë se kurrë. Dhe sot, lufta politike e PD lidhet me teorinë se nëse hiqet Balluku, dobësohet Edi Rama në zgjedhje. Pra, jo shtet, jo standarde, jo drejtësi; thjesht matematikë votash. Antikorrupsioni si slogan, por qëllimi I vërtetë mbetet pushteti.

Sepse po ta kishin realisht luftën kundër korrupsionit, PD nuk do të sillej sikur ka humbur kujtesën. Nuk do të mbante në krye Sali Berishën, të shpallur zyrtarisht të korruptuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk do t’i jepte Ilir Metës katër mandate të sigurta si shpërblim politik. Dhe sigurisht, nuk do të bënte aleancë me Arben Ahmetajn, nuk do të mbronte të arratisurin Adriatik Llalla, nuk do t’u jepte mandate deputeti të përjashtuarve nga Vettingu e kështu me radhë.

Kështu pra bie edhe maska morale. Nuk mund të predikosh pastërti politike me një listë liderësh e aleatësh të zhytyr kokë e këmbë në korrupsion. Nuk mund të shesësh moral kur biografia politike jote është një serial me shumë sezone dhe pak pendesë.

Shumica qeverisëse ka të drejtën dhe përgjegjësinë të qeverisë. Opozita ka detyrimin të kontrollojë, të propozojë dhe të sfidojë me ide të kopsitura në letra dhe jo deklarata para kamerave. Por mesa duket. kush nuk di të humbasë zgjedhje, nuk di as të bëjë opozitë. Dhe kush e përdor antikorrupsionin si parullë për të fshehur aleanca të kalbura, ka thjesht nostalgji pushteti të maskuara si moral politik.

15 Komente

  1. B
    Berisha dhe adoleshentet nē bulevardin e foltores

    Berisha dēshiron tē vdesi nē mēnyr natyrore ose nē protest kombetare, ose nē foltore para kryeministris, ose nē konferenc me gazetarēt nga selia blu, ose nē SPAK, me Troplinin Altin dhe Irenēn me 50 mbiemra, ose duke nxirē Shqipērin nē Bruksel, apo samite tē sē djathtës internacionale qē ēshtē dhe zv President, por nuk e kuptoj si duhet mesazhin e koduar politik qē duhet tē jetē zv kryetar Partie dhe nē PD-nē e Shqipēris.Mbrēmē Floriana Garo tekstin qē kishte pregatitur pēr Berishēn e lexoj vetē, duke lēnē prof doktor Berishēn tē flasi pērçart pēr policin e protestēs sē sotme qē ti bashkohet pēr tē plotsuar numrin motivues nē protestēn e rradhēs.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigrant 97- Boston

      Thjesht dhe sakt. Shkruaj thjesht te verteten qe te degjohesh fort. Kjo eshte e ngjajshme me nje thenie ne kenget italiane..” parla piano ti sento forte”. Respekte!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjan

        Oh sa me lodhi ky shkrim. Me ne fund ne rreshtin e 6-te dhe mbas 7 presjesh vendosi ta mbylle fjaline.

        Përgjigjjuni
      2. L
        L

        PD parti hajdutesh dhe kriminelesh qe drejtohet nga krimineli dhe hajduti i kombit Sali Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Po or Ardit, por kjo gje u duhet thene sa here guxojne te hapjn gojen e na shiten si te virgjer, kur mbi supe u rendojne krime. Tani kane gjet edhe nje menyre tjeter. Per cdo gje qe s'u perlqen, nxitojne te ankohen ne kushtetuese, te cilen e kane krahun e tyre te mbulimit te krimeve. Hajd syksese "revolucjonareve paqesor" qe na rrofshin bythen!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kola

            Shko more legen i pa fytyre. Patronazhist i paguar me leh si qen

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajdudi tu sha Hajdudin po iker o Kriminel

              Po se je Burr mar Kriminel mor Hale mor Qenef mor Mut mor Pis. Pse i man dhet Bodigarda ose ma mir me than dhet Hajduda o Legen Burr Nuk ik Ram Hajdudi kshtu si don ti o Kriminel Ti mor kriminel duhesh te ikesh nga PD o Zagar

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci

                Rri or Radoja i vocerr se te kishte qene kjo Bela me nje mal vjedhje mbi kurriz zevendeskryeministre e Sales, e ky Rama qe sot po bie permbys duke e mbrojtur ne krye te opozites, do kishte thirrur Xhihad mbi kryeministri!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Te Varrezat ke mu ba Kryminister o Legen

                  O Sali Gomari o Kufom si le nam o Zvarranik Nuk te vjen kush marapa ty o Kriminel

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigranti

                    Shqiptare vetem me saliun jo eshte hajduti dhe krimineli me I madh I shqiperise. Saliu ne litare

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TR

                      Pushtet me çdo kusht…., jane një të dyja anët.., kujdes!!

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        NNN

                        Po shikoj protesten e organizuar nga krimineli Sali qenefi,dhe recitimet e eunukeve berishist si ne kohen e komunizmit.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sheeeeettttt

                          Keta bastarde krimi jane me mut se keta qe vjedhin..

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jimi

                            Bravo Ardit ! Nje pene realiste e gazetarise serioze.

                            Përgjigjjuni
                            1. z
                              zgjou drejtesi per kriminelin sali

                              sali kerma krimineli i shqiperis. e ka vendin ne burk eshte shum i vonuar

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje