Politika në Shqipëri është në një ngërç të paimagjinueshëm. Duket sikur ka një konsensus jo vetëm në opinionin publik apo në debatin publik, por gati një konsensus popullor se qeveria e kryeministrit Rama është tërësisht e zhytur në korrupsion. Veç zhytjes në korrupsion, qeveria Rama hapur po lufton edhe kundër hetimit të këtij korrupsioni. Kjo luftë është bërë gati totale në rastin e çështjes së ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Rama ia ka dalë, me anë të kësaj lufte që nga nëntori, që ta bllokojë pezullimin e ministres, siç kishte vendosur Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dhe të bllokojë edhe heqjen e imunitetit të saj. Ai po përdor argumente shumë të dobëta politike dhe juridike për këtë bllokim. Gjithë opinionin publik e fajëson Ramën se ai po bën një luftë të ulët në mbrojtje të saj, por edhe të qeverisë së tij.
Nga një pikëpamje politike, kryeministri Rama, por edhe çdo kryeministër në vend të tij, do të bënte llogari dhe do të ndërmerrte veprime që nuk e nxjerrin kaq zbuluar në sytë e opinionit publik, që nuk e bëjnë kaq fajtor për mënyrën e sjelljes para opinionit publik. Sulmet ndaj Prokurorisë SPAK, ndaj Gjykatës GJKKO, dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese, mosmbledhja e Komisionit të Mandateve për të shqyrtuar heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, për gjithkënd janë veprime të ulëta që nuk miratohen nga popullata. Asnjë program në media, asnjë zë sadopak serioz në media nuk mendon se Rama është i shqetësuar për çështje kushtetuese apo për çështje të funksionimit të shtetit të së drejtës në këtë luftë. Të gjithë mendojnë se ai po lufton për mbijetesë dhe po lufton në mënyrë të papranueshme.
Nga ana tjetër, veprimet e Prokurorisë SPAK dhe të GJKKO shihen me simpati nga njerëzit. Njerëzit e raskapitur prej vitesh dhe ndoshta dekadash nga pandëshkueshmëria dhe nga korrupsioni i qeveritarëve të lartë kanë vlerësim të madh për SPAK-un dhe veprimet e tij. Kjo nuk diskutohet.
Atëherë, si është e mundur që një politikan shumë i kujdesshëm si Rama sillet në mënyrë të tillë që të dëmtojë popullaritetin e tij dhe të ndihmojë popullaritetin e SPAK-ut të forcohet? Çdo luftë politike nga njerëz dhe politikanë që akuzohen për korrupsion nuk e dëmton aspak SPAK-un, përkundrazi e ndihmon atë. Pra Rama, në betejën për të fituar zemrën dhe mendjen e opinionit publik me luftën kundër SPAK-ut dhe GJKKO-së, humb, ndërsa ato fitojnë. Por Rama, në betejën për opinionin publik, për mendjen dhe zemrën e shoqërisë përballë PD-së në opozitë, nuk humb. Përballja mazhorancë–opozitë bëhet sipas rregullit të zero-sum game: aq sa fiton njëri, aq humbet tjetri.
Pra Rama, me mënyrën se si e trajton çështjen Balluku, me mënyrën se si sulmon drejtësinë dhe mbron qartazi moshetimin e korrupsionit, humbet popullaritet, humbet përkrahje, por këtë humbje ai e ka në përballje me drejtësinë. Në përballje me PD-në ai nuk humbet, sepse në qoftë se do të humbte, atëherë do të fitonte PD-ja. PD duket qartë se nuk po bëhet më popullore dhe më e pëlqyer në sytë e njerëzve. PD vijon të jetë në të njëjtat nivele prej kohësh. Në një farë mënyre, ajo ka kapur një pikë në të cilën koha nuk lëviz më; koha rri në vend, koha nuk ecën. Edhe popullariteti i PD-së rri në vend, pavarësisht tmerreve që kryen qeveria dhe luftës së paprinciptë që ajo bën me drejtësinë.
Kësisoj Rama, duke llogaritur që politikisht ai nuk garon me SPAK-un dhe GJKKO-në, por me PD-në, atëherë ai ka qetësinë dhe mundësinë të luftojë lirisht me to, duke qenë se PD-ja nuk rritet, nuk bëhet dot më popullore. Siç thotë De Jouvenel në librin e tij monumental Natyra e pushtetit, pushteti nuk rri kurrë në vend; ai ose rritet, ose zvogëlohet. Edhe pushteti i Ramës, i Berishës dhe i drejtësisë nuk rri kurrë në vend.
Kështu, pushteti i Ramës përballë drejtësisë mund të jetë duke u rritur, dhe ai po e lufton drejtësinë me gjithçka që ajo të mos rritet. Pushteti i Berishës përballë Ramës nuk rritet dhe ai kësisoj vjen duke u dobësuar, ndërsa pushteti i Ramës përballë Berishës, duke qenë se Berisha nuk rritet, vjen duke u rritur. Pushteti i Berishës përballë drejtësisë gjithashtu vjen duke u dobësuar, sepse drejtësia vjen e bëhet gjithnjë e më e besueshme.
Në këtë raport dinamik të tre palëve, Rama mendon që le të humbë besueshmëri përballë SPAK-ut, sepse kjo nuk e rrezikon për sa kohë PD-ja nuk rrit besueshmërinë. Rama mendon që nëse ai arrin ta bllokojë heqjen e imunitetit dhe pezullimin e Ballukut, ai do të krijojë idenë në shoqëri që SPAK-u nuk ka ç’të bëjë, nuk ka fuqi mbi Ramën. Në këtë pikë Rama mund të rrisë fort edhe pushtetin përballë SPAK-ut. Ky është edhe qëllimi i Ramës me këtë luftë ndaj SPAK-ut. Ai synon të sakrifikojë besueshmëri dhe fuqi në fazën e parë ndaj SPAK-ut, sepse kjo nuk e rrezikon përballë PD-së, dhe në fazën e dytë, nëse ai ia del, atëherë ai bëhet shumë i fortë edhe përballë SPAK-ut.
PD në këtë ekuacion thjesht rri me kohën e ndalur ose dobësohet gradualisht. Kundërshtari i vetëm i madh i Ramës është vetëm një pushtet shtesë ose i jashtëm që mund të ndihmojë SPAK-un në këtë luftë, që janë mbështetja amerikane. Kjo është një ndryshore e frikshme për të ardhmen e tij. Pa të, ai e shtron vetë ekuacionin, i përcakton vetë ndryshoret dhe i jep vetë zgjidhje. Opozita është një parametër fiks që lufton të ruajë vetëm vlerën algjebrike që ka./mapo.al
Pushtet i jashtem i leshit mund t'i heqi vetem ndonje qime, ndersa nga pushteti ekzekutiv e heq vetem vota e sovranit popull
Edhe diçka tjeter Z. Zekthi qe ta kesh parasysh kur ben analiza. Politika ka rradhe. Ne pergjithesi nje lider politik largohet prej saj pasi ka ikur paraardhesi i tij. Vere re radhen Ramizi-Nano-Berisha-Meta - Nano 2001 rikthehet - sjell qe Berisha rikthehet sepse Nano nuk kishte ikur ende - Rama. Rama nuk iken kurre pa u zhdukur familja Berisha nga politika. Kombi me i paafte ne bote qe mbahet peng ne progresin e vete nga nje maskara i rrjedhur 80 vjeç dhe nuk ben asgje per ta hequr.
Keto mendje e bejne Saliun te bashkepunoje me greket e serbet, por ju genjen mendja te gjitheve. Ramen e rrezojne vetem shqiptaret, por... pasi te paketojne kanibalin non grata. Kthim prapa s'mund te kete.
Dakord o Fitim. Po ec e mbushja mendjen Skënder Minxhozit. Ai thotë se reforma në drejtësi është në vdekje klinike. Pra , kur drejtësia i afrohet Bablokut, drejtësia ka vdekur sipas tij. S'ka faj, se me analiza me porisi mbahet. Bën ndonjë punë tjetër ai përveç analistit partiak? S'mjafton presioni i Ramës ndaj drejtsësisë nga podcasti i tij, por i duhen dhe "lehësit mediatik"!
Fitim, shkrimi më i dobët që ke bërë deri më tani. Je marrë vetëm me Ramën dhe ke harruar përbindëshin e Viçidolit që si zagar sillet rrugëve veçse duke mashtruar dhe gënjyer injorantët e shkretë që nuk kanë dy gram tru në kokë.
Do të kisha një respekt të pafund për SPAK-un në rast se ai këtë "drejtësi" që po tregon ndaj Ballukut, që me siguri është hajdute dhe e përdalë, ta kishte treguar më parë ndaj kriminelit Berishë dhe atyre që vranë në Gërdec. Meqë kjo s'ka ngjarë mendoj se SPAK-u është thjesht një mashë në duart e Berishës! Prandaj nuk jam dakord me shkrimin e F.Z.
Duket sikur... dhe jemi në rregull!..... Në fakt nuk është ashhtu si duket dhe si përpiet opinionbërësi të argumntojë më tej.... Edhe pse mund të ketë pandehmë për shkelje të ligjit nga nëpunësit e lartë të shtetit, që janë edhe ata njerës, nuk mund të akuzosh tjetrin a politikën (rangu në fjalë është i tillë), pa një vendim të formës së prerë të gjykatës; prokuroria nuk jep drejtësi (së fundi, Haga 45 vjet burg për kokë, prokroria e kërkoi).... Rama më duket po vepron korrekt me ligjin, duke konsideruar ndërhyrje pa leje në kompetencat ligjore, por edhe politike të qeverisë, nga një pushtet tjetër dhe organ tjetër, që ka vënë në vartësi pushtetin e drejtësisë edhe organikisht; bëjnë pjesë në të njëjtin organ..... Kjo nuk do të thotë aspak se mundohet "dobët" të mborojë një individ, por të anullojë një penallti të goditur pa i rënë bilbilit arbitri.... Pozicioni i nëpunësve të lartë të shtetit është edhe politik dhe natyrisht që Rama, sikurse ti, bën edhe politikë.... Këtu kemi të bëjmë me një sjellje jo korrekte të SPAK dhe GJKKO-së, jo të Ramës, që i kanë hyrë në kompetencë pa marrë leje, kur s'kemi një flagrancë lignore me rrezikshmëri shqërore me rrezik jete a prone, në proporcion me masën dhe mënyrën e kërkuar. Argumentët e përdorur nga akuza për masën është foshnjarake: mundësi fshehje të fakteve, kanosje dhe vazhdim i abuzimit. Të jemi sernoz! Po gjatë kohës së hetimit, nuk mund t'i zhdukte provat, a të kanoste zyrtarja; po gjatë pezullimit të pezullimit, nuku?!.... Kjo formë veprimi i SPAK-ut nuk është, veç paaftësi e nëpunësve të saj për të hetuar në gjendje të lirë; si vepron Kontrolli i Lartë i Shtetit? .... i arrezton dhe pastaj i kontrollon? Jo vetëm që i kontrollon, por shefat ia shpien vetë dosjet që kontrolli kërkon.... Këtu nuk është fjala për të përveçmen, por për parimin. Kurkund nuk gjen një reagim (as institucional as politik), që të mos ketë hetim e gjykim.... Tashti pak për popullaritetin: Popullariteti tek votuesit nuk bie pse akuzohet një, ose disa nëpunës të lartë të shtetit, por se çfar një forcë politike realizoi nga zotimet që mori; aq më mirë në sytë e votuesve, kur ligji (ligji ama, fakti, jo pandehma) dënon shkelësit që "ndyjnë" forcën politike që votojnë dhe politika del më e pastër; por votuesit ama, i dallojnë mirë farsat, nga çdo pushtet që vijnë, përfshi edhe gjyqësorin dhe e shprehin me votë.... Nuk vjen drejtësia nga opininbërësit.... Sa i takon rënjes së opozitës, ajo në këndvështrimin e autorit po bie, ndryshe nga llogjika që po mundohet të argumentojë, sepse nuk u beson më njeri populizmave me vjedhje të artikuluara (dhe të amplifikuara nga masmedia në kërkim të sensacionit, (jo të lajmit, por kohës televizive kronikë për ndjekës) dhe mbrojtës të vjedhësve të dikurshën të akuzuar si këta të sotmit, por mbi të gjitha të udhëhequra nga një nongrata nga Amerika dhe Anglia.... Të akuzuar për të akuzuar, më mirë këta që nuk janë non grata dhe zotohen për në Europë, se ata që e nxijnë vendin kudo ku shfaqen. Kjo është motoja. Të tjerat janë opinionbërje pa bereqet ose të paguara. Gjithsesi, gjykimi është subjektiv, por dobësi tek socialistët nuk shoh; përkundrazi opinioni pro tyre është kritik ndaj mos reagimit të pushtetit ekzekutiv dhe lignislativ, ndaj arrogancës së drejtësisë, në ndarjen e pushteteve.
o sali o gomar do te varim ne litar