Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

10 Shkurt 2026, 10:20Blog Nga Adrian Thano

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pezullimi i një ministri apo zyrtari të lartë “paralizon institucionin” që ai drejton. Kjo është konceptualisht anti-shtetërore. Institucionet nuk janë persona. Ato nuk funksionojnë falë emrave. Funksionojnë falë ligjit, administratës, vazhdimësisë shtetërore.
Kur Kryeministri thotë se një pezullim “paralizon institucionin”, ai barazon shtetin me individin. Por funksioni publik nuk ka të bëjë me fatin personal të një zyrtari nën hetim.

E vërteta është shumë më e thjeshtë. Ti që e emëron ministrin, ke edhe fuqinë ta zëvendësosh. Përkohësisht apo përfundimisht, sapo lind dyshimi penal.
Askush nuk po i merr qeverisë vulat. Askush nuk po çmonton ministrinë apo Kryeministrinë nga bulevardi. Drejtësia nuk po thotë “institucioni” është fajtor. Po thotë qartë se një individ i caktuar është i dyshuar.

Si e sheh shtetin Kryeministri? Si zgjatim të individëve që e drejtojnë? Apo si institucion që qëndron mbi ta?
Tek një burrë shteti, reagimi do të ishte ekzaktësisht i kundërti. Sepse pezullimi për dyshim korrupsioni, përveçse kërkesë e drejtësisë, është edhe interes i drejtpërdrejtë i Kryeministrit. Për të mbrojtur integritetin e tij, të administratës, besimin publik. Pra është mekanizëm mbrojtës për institucionin, për shtetin, jo kërcënim ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme nuk u krijuan rastësisht, as për shkelje periferike apo për zyrtarë të vegjël. Ato e kanë të shkruar që në emërtim se janë të posaçme pikërisht për nivelin e lartë të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Ndryshe, pse quhen “të posaçme”? Ndryshe, pse u bë i gjithë ky investim, nëse jo për të hetuar pikërisht figura kyçe të qeverisjes?

Të pretendosh sot se ndërhyrja e drejtësisë në nivele të larta “paralizon institucionet”, do të thotë të mohosh arsyen për të cilën u ndërtua vetë ky sistem i ri drejtësie.

Në rastin Balluku, si figurë kyçe e qeverisë, me kompetenca të mëdha financiare dhe infrastrukturore, standardi i llogaridhënies duhet të ishte më i lartë, jo më i ulët. Aq më pak, të përdorej si justifikim për “ndërhyrje në legjislacion”!

Ka pasur raste që reagimet publike të Kryeministrit kanë qenë emocionale. Këto nuk janë. Janë deklarata të menduara dhe të përsëritura. Kanë peshë institucionale dhe përbëjnë presion të qartë publik mbi drejtësinë.

E njëjta drejtësi që deri dje shpallej nga vetë Rama si krenari kombëtare dhe si vepër historike e qeverisë së tij, sot shndërrohet në problem, sapo prek një figurë kyçe të kabinetit.

Me një fjalë drejtësia e re qenka instrument i vlefshëm vetëm sa kohë nuk cenon hierarkinë e pushtetit. Kur heton periferinë është reformë, kur prek qendrën, shpallet devijim, “budallallëk botëror”, rrezik për balancën e pushteteve.

Është e qartë që Kryeministri po mbron individin, jo institucionin. Aq më pak balancat. Arsyet i di ai. Mos qofshin ato që përfliten.

11 Komente

  1. D
    Djella ministre

    Analize e sakte , sipas mendimit tim

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Mirë hajdit, po Rama paska qen edhe budalla që e ka lënë veten aq të ekspozuar ndaj Ballukes sa ajo t'i jetë kaq në dorë tani sa e telendisi deri në pikën e fundit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alfred

        Respekt maksimal per autorin e ketij shkrimi! E ka sqaruar ne menyre shteruese gjithe tymnajen e qellimshme per ceshtjen Balluku!!!

        Përgjigjjuni
        1. t
          thana

          nqs berisha qe ka vra 4 ne bulevard, 27 ne gerdec, remzi hoxhen, sokol ollashin, i koruptuar deri ne maje te krese nuk arrestohet se eshte kryetar opozite. kus eshte me kriminel berisha apo balluku. populli e ben kete krahasim, kush eshte me i koruptuar berisha apo belinda, shikoni pasurite e argita berishes. ti qe shkruen e di budalla popullin. cfare ke lexuar nga flamur noka, albana vokshi, edi paloca, zhozefina per alternative te ps-se. zero

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfurku

            Ju Zoti Thano kini njē këndvështrim të cunguar llogjik kur nuk merni në konsiderat individët që përbëjnë istitucionet. Të zvendësosh një minister me një tjetër dhe kur ta imponon një kope hajdutësh prokurorësh dhe gjyqëtaresh të cilet hiqen si virgjëresha me përvoje kurvash që po ja çkulin themelet shtetit nuk ështe e lehte. Qeverisja nuk eshte gazetari, se në gazetari mund te shkruash dhe të shpifesh ç'të duash dhe ligji nuk te cenon. Ju nuk e kuptoni dot se sa kohe i duhet nje individi te pershtatet me institucionin.Po, reformën në drejtesi vet Edi e bēri me krundet e kombit.Qe ta kuptoni mire ju z Thano reformën në drejtesi vetēm njerzit e drejtesise nuk e dëshironin se Edi u hoqi miljonat ditore të korrupsionit gjyqëtarve dhe prokurorve, jo se tani si bejne por jo ne masën e dikurshme.Prandaj behu pak i zgjuar dhe kuptoje, se njerzit e drejtesise e kane armikun kryesor Edin dhe ne çdo moment ata e sabotojne jo vetëm reformen, por shtetin. Si te duket Z Thano paraburgimi? - Thjesht nje korrupsion galopante. ARRESTOJE TI MARIM LEKE. Po 200 mije dosje qe presin per gjykim mos jane pasoj e reformes. Apsolutisht jo. Prokuroret dhe sidomos gjykatsit ti shtynin gjyqet pa fund per tu mar leket qytetarve dhe dosjet beheshin mal.Ne Shqipëri është e rrezikshme të kesh të drejtë.Se këtu tek ne nuk ndeshkohesh për veset por për virtytet.Se veset e Saliut s'kan të sosur sosur, por në burg ështe Erioni që ndryshoj Tiranen.Dhe së fundi të jesh kryeministër i Shqipërisë është si të kesh një mal me halle shto këtu njē opozite antishqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skela

              10/10 cfurku!

              Përgjigjjuni
              1. k
                kass

                pas këti komenti artikulli bie dhe ska vlerë...

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sateri

                Flasim konkretisht pasi ne pergjithesi nuk ka problem qe nuk e zgjidhin bajgat tona mediatike. Ketu jemi perpara nje puci institucional qe drejtesia e emeruar po kryen kunder nje qeverie te zgjedhur. Ne keto kushte Rames I lind e drejta ta plughole kete sistem mafioz, me plug martinel. Pastaj vazhdoni te grini, ju, kompania e llapaqenve

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlora 97

                  Ky super shkrim i kryeredaktorit te gazetes Dita nje nga analistet me brilant te shtypit te shkruar nuk esht botuar i plot. Ne origjinalin qe une e lexova me nje fryme ka dhe nje pergjigje per gjith hjeksit dhe bukshkalet ne komentet e Temea qe mbrojn hajdutet me cizme Nje bravo te forte nga Vlora

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lipe shtogu

                    Bëji bëji fresk berishizmit se kur të vij në pushtet me ty do merret së pari, se dyti me gazetën e çunave të dabullës që të mbajnë ty me bukë. Po na trego çfarë halli ke me kryeministrin, çfarë të ka refuzuar? Nuk ka mundësi të jenë njerzit me mend kështu inatcor, po ti si puna e Thoma Gëlkcit, I shkreti Artur Zhej, si puna Arta Dades që donte ta bënte PS ambasadore….. jeni shumë nuk më kujtoheni të gjithë, aa se harrova se tani ka filluar e flet keq për KM dhe Platon Nesturi. Andej nga anët tona këta quhen palo burra, nuk e di nga anët tuaja ndoshta palo grua se as burra nuk mund të quheni.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Turp

                      Vlora mbarove për sot me lëpirjen e kryeredaktorit????????????????????‍♀️

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje