Historia e marrëdhënieve mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë është një luftë e vjetër sa vetë shteti. Por, javët e fundit, në korridoret e politikës shqiptare është rikthyer në vëmendje një fantazmë ligjore italiane e vitit 2008: Lodo Alfano. Krahasimi me rastet e nxehta të ditës, ku emra si ai i Zëvendëskryeministres Belinda Balluku lakohen në dosjet e SPAK, ngre një pyetje jetike: A po tenton Shqipëria të krijojë mburoja ligjore të qepura me masë? Kjo është për t'u parë në vazhdim! Megjithatë, ajo që duket qartë është fakti se politika nuk e ka të lehtë të dorëzohet përballë drejtësisë!
Në vitin 2008, Silvio Berlusconi kaloi përmes ministrit të tij Angelino Alfano një ligj që ngrinte çdo proces penal ndaj katër krerëve më të lartë të shtetit. Ky ishte shembulli klasik i një ligji "Ad Personam"– legjislacion i krijuar jo për të rregulluar shoqërinë në tërësi, por për të shpëtuar individë specifikë nga përballja me drejtësinë.
Edhe pse në Shqipëri nuk kemi ende një ligj me këtë emër, tendenca për të amenduar nene që prekin prokurimet apo kompetencat e SPAK-ut ngre dyshime për një strategji të ngjashme "rrobaqepësie" juridike, ku norma ligjore i përshtatet rrethanave të pushtetarit nën hetim.
Miti i "Republikës së Prokurorëve": Një artificë politike
Në këtë përplasje titanësh, politika dhe mediumet publike në funksion të saj kanë filluar të përdorin gjithnjë e më shpesh etiketimin alarmant: "Republika e Prokurorëve". Ky term përdoret për të sugjeruar një uzurpim pushteti, por analiza e ftohtë juridike tregon se ky pretendim nuk qëndron.
Në fakt, nuk ka dhe nuk mund të ketë një "Republikë Prokurorësh", as në Itali dhe as në Shqipëri. Prokurorët nuk kanë fuqi ligjvënëse; ata nuk bëjnë ligje dhe as nuk nxjerrin norma juridike. Detyra e tyre e vetme është zbatimi dhe interpretimi i normave që vetë Parlamentet kanë miratuar. Ky koncept është thjesht një artificë që politika e përdor si mjet sulmi kundër drejtësisë. Duke e pikturuar prokurorinë si një "pushtet pushtues", politika tenton të delegjitimojë procesin e llogaridhënies dhe të fshehë faktin se prokurorët po bëjnë pikërisht atë që u kërkon ligji: ndjekjen e krimit pa marrë parasysh postin.
Përgjegjësia penale dhe roli i Gjykatës Kushtetuese
Në Shqipërinë e pas-Reformës në Drejtësi, parimi kushtetues është i prerë: Përgjegjësia penale është individuale dhe nuk ka imunitet. Nenet e ndryshuara të Kushtetutës hoqën barrierat që dikur pengonin Prokurorinë të hetonte zyrtarët e lartë. Sot, asnjë post, përfshirë ato të dikastereve më të rëndësishme, nuk mund të shërbejë si pancir ligjor.
Nëse politika tenton të prodhojë ligje "Ad Personam" për të anashkaluar këtë fakt, institucioni që mban peshën e fundit të mbrojtjes është Gjykata Kushtetuese. Ashtu si në Italinë e vitit 2009, ku Kushtetuesja e rrëzoi "Lodo Alfanon" si antikushtetues, edhe në Shqipëri kjo gjykatë është "gardiani" që duhet të garantojë se askush nuk mund të qepë një ligj për veten, duke shkelur parimin e barazisë së qytetarëve para ligjit.
Paradoksi i pavarësisë: Pse përplasja bëhet më e ashpër?
Një rregull i pashkruar i tranzicionit thotë se: Përplasja mes politikës dhe drejtësisë bëhet më e ashpër dhe më serioze sa më shumë që kjo e fundit forcon pavarësinë e saj. Tensioni që shohim në rastin e dosjeve ku përmendet emri i zonjës Balluku apo zyrtarëve të tjerë, është dëshmia më e qartë se sistemi po tenton të funksionojë jashtë orbitës së kontrollit të vjetër.
Përvoja italiane tregoi se shpesh, në fund, politika del "triumfuese" përmes manovrave procedurale apo zvarritjeve deri në parashkrim. Megjithatë, realiteti i përballjes sot në Shqipëri është prova e zjarrit për shtetin e së drejtës. Nëse Drejtësia do të arrijë të triumfojë mbi artificet politike, kjo nuk do të jetë thjesht një fitore e prokurorëve, por një fitore e vetë Kushtetutës.
Përgjegjësia penale nuk mund të jetë një koncept elastik që tërhiqet sipas interesave të pushtetit. Sa më shumë që politika tenton të krijojë "mburoja" apo të shpikë "republika prokurorësh", aq më shumë vërteton se llogaridhënia po troket në dyert e duhura. Imuniteti i vetëm legjitim në një demokraci duhet të jetë pafajësia e provuar në gjykatë, jo posti në qeveri apo neni i qepur me porosi.
Daci bën lojë fjalësh nuk bëhet fjalë ligje të veçanta por nqs prokuroria nuk e kupton dhe nuk di ta ndajë ashtu si dhe ti pjalën person i zgjedhur nga funksin i zgjedhur ka nevojë për sqarimin e ligjit nga pikëpamja gjuhësore .Daci e di mirë qê askush se pengon prokurorinë të hetojë e të vazhdojë hetimin pa masa shtërnguese sidomos Per një çështje që është në prag të parashkrimit ku provat ose janë aty ose janë fshirë me kohë .Krahasimi me Italinë nuk qëndron .GjK nuk u tregua në nivelin e duhur as në leximin e nenit 242 as të neneve të kushtetutës.Daci do të bëjë rolin e zjarrfiksit për ish të korruptuarit.po ligji mbifunksionet e prokurorisë speciale i duket mirë Dacit.Po evaziviteti i masave shtërnguese i duket i qartë Dacit .Po roli i organeve të drejtsisë qê janë më shumë se gjykata i duket i drejtë. Reforma është një dështim i plotë aspak profesionale dhe vetëm sa ka legalizuar korrupsinin e atyre që kanë kaluar gjoja vetingun.Nuk bëhet fjalë për emra por ër drejtsi si shtylle e shtetit qê në kta 35 vjet vetëm ka vjedhur dhe prodhuar padrejtsi.
100 për qind gabim! Kryeministri dhe presidenti psh nuk mund të pezullohen apo arrestohen nga drejtësia pa aprovimin e parlamentit, si institucioni më i lartë në vend. E dyta: edhe presidenti, edhe kryeministri mund të gjykohen si njerëzit e tjerë pasi të jenë larguar nga funksionet që mbajnë. Kuptove?!
Fakti që një provincial mediokër guxon krahasime idiote mes Italisë dhe shqipërisë,më pengon të lexoj mbas paragrafit të parë.Pisanjosët afrohen afër të larëve per tu dukur si ata..
E din zotnia se ne ceshtjet gjyqesore te gjykates se Tiranes mbi 600 ceshtje ne muaj jane :"Kerkese per pushim procedimi penal" nga ana e prokurorise? 600. Vetem ne Tirane. 30 ceshtje ne dite hapen kot,vetem per te shtu klientelen e prokurorise. Nuk po llogaris ceshtjet per te vilat behet kerkese per gjykim dhe i rrezon gjykata dhe as per ceshtjet e tjera qe rrezohen ne themel. Prokuroreve po u zihet fryma nga dosjet qe kane neper zyra por nuk i mbyllin hetimet pa i shtrydh mire e mire. Dhe gjykata i mban njerezit nen masa sigurie krejt pa lidhje me mentalitet komunist. Hajt se dicka do kete bo. Ky eshte krim nuk eshte shperdorim detyre. E urrej Ballukun si njeri por e mbroj me shpirt sepse mbroj kauzen e lirise. Me mire nje kriminel i lire se nje i burgosur i pafajshem. Ky eshte celesi i demokracisr.