Genjeu Alimehmetin me një “lugë fjalimi”, protesta e Berishës sot një revoltë e lodhur kundër Salianjit

10 Shkurt 2026, 19:36Blog TEMA
Genjeu Alimehmetin me një “lugë fjalimi”, protesta e

Nga Hermes Kafexhiu


Keqardhja e një Netflix-i që nuk arrin dot të shpëtojë Sali Berishën nga vetë selameti i tij.

E mbani mend takimin famëkeq të Salianjit me Aulon Kalanë dhe Ilir Alimehmetin? Paniku i Berishës nuk ishte për qeverisjen, as për Edi Ramën, por sepse po lindte një grup kundër tij. Sot, në protestën kombëtare të 10 Shkurtit, çdo veprim i tij e tregon qartë, nuk ka mendjen të protestojë, ka vetëm frikë.

Frika e tij? Se bijtë e pabindur do t’i rrëmbejnë bunkerin e mbrojtjes, të vendosur nga egot, hallet dhe paranojat e një plaku të vetmuar. Një tablo që kujton plakun Mere me tespiet e lodhura në “Njëri me top”, ku fëmijët ikin nga vallja e shtëpisë. Një komedi? Jo. Një paradoks i frikshëm, dikur lider që mban në dorë fatin e vendit, sot plak paranojak, i izoluar, që lëviz vetëm me lejen e grupeve të tjera.

Çdo fjalë, çdo hap në rrugë, është sinjal dobësie dhe paniku. Nuk ka vizion, nuk ka kauzë. Ka vetëm obsesionin për të mos pranuar realitetin, për të mos u dorëzuar para humbjeve të kaluara, për të ushqyer një mani egoiste.

10 Shkurti ishte një dokumentar i gjallë i obsesionit të tij. Berisha proteston kundër kohës, kundër historisë, kundër vetvetes. Përpjekje për të mbajtur gjallë legjendën e vet një legjendë e dobët, e lodhur, parodike, e tallur nga vetë jeta që e rrethon.

Në fund, ai që del nga kjo protestë nuk është lider, është një figurë tragjikomike: plak, paranojak, i izoluar, i paaftë për të përballuar realitetin. Bunkeri i tij nuk është më fortifikim pushteti, por një profan qesharak i egos dhe frikës. Ndërsa vallja e plakut Mere vazhdon me tespiet e lodhura, ne e kuptojmë qartë, Berisha nuk proteston për ne. Proteston vetëm për veten. Më e keqja, është më e mjerueshme se çdo shaka që mund të bënte një Netflix i përpiktë.

7 Komente

  1. G
    Gjeli

    Po Salianji ishte ne proteste apo e hoqen qafe

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Alimehmeti një tirons spurdhjak që na fëlliqi Tironën. Lapanjos që shkon mbrapa një shpellari nongrada , kryekriminelit që ka bërë kërdinë duke vrarë kundërshtarë dhe demokratë brenda rradhëve të tyre. Frikacak, pa personalitet që i mban uturakun Berishës.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toli

        Rob pa bole biri I bashkpuntorit te sigurimit Mehdi Alimehmeti . Respekt per tironsit .jam lind e rrit mes tyre . Jan qytetaret ma te urte e tolerante qe njoh . I bekofte Zoti gjithmon

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jimi

        Sot pame komedine "Don Kishoti dhe Sanco Pacat e tij ne centimetrat e fundit" !

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi

          Po ik o plak i poshter ik leje PD e shkret te ringriet me cuna te rinj,ik o i shit te Rama se e dim te gjith qe dhe fjalimet Rama ti pergatit, makinat e policis iken pa' arrit protestusit ne PD se i tha serbi sdo vijm mo,qe zoti mort ak te ty per kto qe po i bon PD.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uf

            Alimehmeti me dëshirë apo pa dëshirë po bëhet pis pas nongrades. me vjen keq që deri para pak kohësh kisha respekt kurse tani me duket shume i ulet

            Përgjigjjuni
            1. P
              P

              Ky Kalaja nuk ka surrat te dali ne publik sepse babai i tij Kalaja i sindikatave gjoja te pavarura,po te varura nga Saliu,vodhi sa i deshi qejfi pronat e bashkimeve profesionale te komunizmit. Ky trashgimtar i pronave te vjedhura po na bene moral.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje