Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

11 Shkurt 2026, 09:25Blog Nga Plarent Ndreca

Parmbrëmë, në një debat televiziv në Top Story, u përballa me një habi domethënëse nga disa bashkëpanelistë, juristë dhe gazetarë, për përdorimin e termit “imunitet funksional”, sikur të ishte një shpikje retorike apo një ekzagjerim terminologjik nga ana ime. Në të vërtetë, bëhet fjalë për njërën nga dy format e imunitetit të parashikuara shprehimisht nga Kushtetuta, konkretisht nga neni 73/1.

Ky nen përcakton se deputeti nuk mban përgjegjësi ligjore për fjalën dhe votën e tij në Kuvend. Por e drejta e votës nuk është një akt mekanik i çastit final; ajo përfshin tërë procesin e formimit të vullnetit parlamentar: mendimin, debatin, ballafaqimin, aktet parlamentare dhe, në fund, ushtrimin e votës sipas bindjes individuale. Pikërisht ky kompleks veprimtarish përbën funksionin parlamentar dhe është ky funksion që Kushtetuta synon të mbrojë.

Në doktrinën kushtetuese, ky imunitet njihet si “non-liability” (mospërgjegjësi) dhe quhet imunitet funksional, sepse lidhet me funksionin dhe jo me personin. Ai është absolut, i pacenueshëm dhe i paheqshëm, madje edhe nga vetë Kuvendi, sepse nuk është një privilegj individual, por instrument kushtetues për garantimin e pavarësisë së pushtetit legjislativ.

Ndryshe është imuniteti fizik (paprekshmëria – inviolability), i cili mbron deputetin nga kontrollet, ndalimi dhe arrestimi. Ky imunitet është i heqshëm, me kërkesë të prokurorisë dhe autorizim të Kuvendit. Pra, Kushtetuta parashikon dy imunitete të qarta dhe vetëm dy, pavarësisht habive apo konfuzionit të të painformuarve në debatin publik.

Thelbi kushtetues është ky:
individi-deputet mund të ndiqet penalisht dhe madje edhe të arrestohet, por funksioni i tij kushtetues nuk mund të pezullohet nga asnjë ndërhyrje apo ngacmim juridik, përveç rasteve të mbarimit të mandatit të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë. Çdo ndërhyrje tjetër përbën ndërhyrje në funksionimin e Kuvendit dhe shkelje të parimit themelor të ndarjes së pushteteve.

Rastet janë konkrete. Sali Berisha, ndonëse nën masën e arrestit në shtëpi, nuk humbi dhe nuk mund të humbte mandatin parlamentar. Përkundrazi, Kuvendi kishte një detyrim pozitiv që të mos e pengonte praktikisht në ushtrimin e së drejtës së votës, e drejtë e garantuar drejtpërdrejt nga neni 73/1 i Kushtetutës.

E njëjta logjikë kushtetuese vlen edhe për funksione të tjera. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndonëse në arrest në burg, nuk humbet funksionin, sepse funksioni nuk pezullohet nga masa penale. Pikërisht këtë ka riafirmuar edhe Gjykata Kushtetuese, duke sanksionuar paprekshmërinë e funksionit kushtetues ndaj masave penale, përfshirë edhe arrestin në burg. Përkundrazi, masat penale duhet të zbatohen me kujdes të shtuar dhe të veçantë, në mënyrë që të mos kthehen në instrument të cënimit të ushtrimit të pavarur të një pushteti tjetër kushtetues.

Për rrjedhojë, është neni 73/1 i Kushtetutës dhe jo neni 242/2 i Kodit të Procedurës Penale, ai që përcakton papezullueshmërinë e funksionit parlamentar. Neni 242/2 thjesht reflekton parashikimin kushtetues; përndryshe do të ishte i papajtueshëm me Kushtetutën, pra antikushtetues. Në këtë kuptim, arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese, si në paragrafin ku vendimi ishte unanim (8-0), ashtu edhe në dy qëndrimet e ndara (4-4), është thelbësisht i gabuar, sepse neni 242/2 interpretohet vetëm në pajtim me nenin 73/1 të Kushtetutës. Nuk ekziston asnjë boshllëk kushtetues dhe pikërisht për këtë arsye, Kuvendi nuk mund të autorizojë pezullimin e një funksioni kushtetues. Funksionet kushtetuese janë të papezullueshme dhe mbarojnë vetëm sipas parashikimeve strikte të Kushtetutës.

Për shkak të njësimit kushtetues të statusit të deputetit me atë të anëtarit të Këshillit të Ministrave, edhe ministrat gëzojnë të njëjtin imunitet funksional. Individi-ministër mund të jetë subjekt i masave penale, por funksioni i ministrit nuk mund të pezullohet nga asnjë ent tjetër ligjor, përveç dorëheqjes ose shkarkimit nga Kryeministri.

Me terma të thjeshtë: Belinda Balluku mund të jetë teorikisht edhe në arrest shtëpie ose në arrest në burg (me autorizim të Kuvendit), por nuk mund të pezullohet nga detyra e ministres pa vullnetin e saj ose të Kryeministrit. Çdo ndërhyrje tjetër do të ishte antikushtetuese, sepse cenon imunitetin funksional si mekanizëm mbrojtës të ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe si pengesë ndaj përdorimit abuziv të kompetencave represive të pushtetit gjyqësor.

19 Komente

  1. H
    Hajduti jurist

    O hajdut

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      DEgradimi i shoqërisë dhe shtetit shqiptar merr vërtetësi reale kur fshatarët bëhen istitucion.

      Përgjigjjuni
    2. X
      XXX

      Leri keto sofizma se u bete bajat me argumenta filazofike, qe i nxirrni vetem per te komplikuar situaten dhe per te treguar se kushedi se cfare po behet. SPAK ka kerkuar pezullimin e individit qe ata gjykojne se ka kryer shkelje, jo ministrin. Funksioni i ministrit eshte i pa cenuar. Gjykata nese vendos te denoje per keto shkelje, denon individin dhe jo funksionin. Shkeljet i ben individi ne funskionin qe i eshte besuar. Prandaj individet me funksione ne perendim, japin doreheqjen nga funksioni qe mos krijojne artifice, ose shkarkohen nga ai qe i emeron. Ceshtja eshte pse KM nuk e shkarkon por e mbron te akuzuarin? Pse i akuzuari nuk jep doreheqjen dhe te shkoje ne gjykate pa funksion sic bejne koleget e saj ne Europe?

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oficeri dulles

        Sepse kane perballe kryekriminelin sali karaxhic qe ka vrare protestues para kryeministrise ,hapi depot e armeve ,shkerrmoqi shteti ,zhduku nje fshat te tere

        Përgjigjjuni
        1. T
          Top G

          Qe vjedh Rilindja fajin e ka Saliu

          Përgjigjjuni
          1. B
            BEL VEDERJA DP

            Jo e ka pi(ç)ka G e nones tate.

            Përgjigjjuni
        2. N
          Nesër avazi

          Ne gjithe kete koment që bere nuk na dhe nje shembull nga Europa ose USA që nje gjykatë ka pazulluar nje minister. Thënë këto nuk po mbroj Belinda hajduten. Shiko më mire faqet xxx dhe komento atje

          Përgjigjjuni
        3. P
          Prapë po ia fut kot o Plarent

          Shkrimi i Plarentit përmban një ngatërrim thelbësor mes mospërgjegjësisë për fjalën dhe votën (non-liability) dhe një pretendimi për papezullueshmëri absolute të funksionit, që nuk rezulton nga Kushtetuta. 1. Neni 73/1 nuk krijon “imunitet funksional” në kuptimin e papezullueshmërisë së funksionit. Dispozita është e qartë dhe e kufizuar: deputeti “nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në Kuvend”. Kjo është një garanci materiale për lirinë e fjalës dhe votës, jo një mburojë ndaj çdo pasoje procedurale penale që prek ushtrimin faktik të mandatit. Zgjerimi i saj për të përfshirë “tërë procesin e formimit të vullnetit” apo për të ndaluar çdo masë që kufizon ushtrimin praktik të funksionit nuk del nga teksti kushtetues dhe bie ndesh me interpretimin restriktiv që u bëhet përjashtimeve nga përgjegjësia penale. 2. Kushtetuta njeh vetëm dy forma imuniteti për deputetin: mospërgjegjësinë (non-liability) dhe paprekshmërinë procedurale (inviolability). E para është absolute, por vetëm për fjalën dhe votën. E dyta është relative dhe e heqshme. Nëse do të ekzistonte një “papezullueshmëri funksioni” si kategori më vete, ajo do të ishte sanksionuar shprehimisht. Kushtetuta nuk parashikon ndalim të zbatimit të masave të sigurimit personal ndaj një deputeti; përkundrazi, parashikon mekanizmin e autorizimit pikërisht sepse këto masa mund të ndikojnë ushtrimin e mandatit. 3. Parimi i barazisë para ligjit (neni 18) dhe ai i shtetit të së drejtës (neni 4) ndalojnë krijimin e imuniteteve përtej atyre të shprehura. Interpretimi që funksioni “nuk mund të preket” edhe kur individi është në arrest në burg krijon në praktikë një papërgjegjshmëri de facto, që bie ndesh me parimin se askush nuk është mbi ligjin. Imunitetet janë përjashtime dhe, si të tilla, interpretohen ngushtësisht. 4. Ndarja e pushteteve nuk do të thotë imunitet nga kontrolli gjyqësor. Pushteti gjyqësor ka kompetencë kushtetuese për të ndjekur penalisht çdo person, përfshirë deputetë e ministra, sipas procedurave të parashikuara. Pretendimi se çdo masë sigurimi që kufizon fizikisht një funksionar cenon ndarjen e pushteteve përmbys logjikën kushtetuese: do të thoshte që hetimi penal pezullohet sa herë që prek një funksionar të zgjedhur. 5. Rasti i ministrave nuk është analog me deputetët. Ministri nuk ka imunitet material përveç atij që rrjedh nga statusi i deputetit (nëse është i tillë). Funksioni i tij është politik dhe i varur nga besimi i Kryeministrit. Nuk ekziston në Kushtetutë një normë që e bën “të papezullueshëm” funksionin ekzekutiv përballë një mase sigurimi personale. 6. Mbarimi i mandatit dhe pamundësia faktike për ta ushtruar janë çështje të ndryshme. Një deputet në arrest nuk e humbet automatikisht mandatin, por kjo nuk do të thotë se shteti ka detyrim pozitiv ta bëjë të mundur ushtrimin e plotë të funksionit në çdo rrethanë. Kufizimi që rrjedh nga një masë sigurimi e ligjshme nuk barazohet me “pezullim kushtetues” të funksionit. 7. Neni 73/1 garanton lirinë e fjalës dhe votës në Kuvend, jo një imunitet të përgjithshëm ndaj pasojave procedurale që prekin ushtrimin praktik të mandatit. Çdo interpretim që e shndërron këtë dispozitë në një mburojë absolute ndaj masave penale tejkalon tekstin kushtetues, bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit dhe krijon një privilegj që Kushtetuta nuk e njeh.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetar

            Realisht nuk e kupton?! Apo ben sikur? Nqs pranojme arsyetimin tend, atehere deduksioni matematik, e theksoj: MATEMATIK, eshte qe rregullimi ligjor i nenit 242/2 te KPrP eshte jo ne perputhje me Kushtetuten! Argumentimin e ke bere vete, kur ke thene qe Kushtetuta ate cka ka dashur e ka shprehur se “Shkrimi i Plarentit përmban një ngatërrim thelbësor mes mospërgjegjësisë për fjalën dhe votën (non-liability) dhe një pretendimi për papezullueshmëri absolute të funksionit, që nuk rezulton nga Kushtetuta. 1. Neni 73/1 nuk krijon “imunitet funksional” në kuptimin e papezullueshmërisë së funksionit. Dispozita është e qartë dhe e kufizuar: deputeti “nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në Kuvend.”. Qartesisht, sipas teje, norma kushtetuese garanton ngushte vetem mendimet e shprehura ne ushtrim te detyres dhe voten ne Kuvend. Qartesisht, sipas teje, norma kushtetuese nuk ben fjale per pezullimin nga detyra dhe ndalimi i pezullimit nga detyra e deputetit, kryetarit dhe keshilltarit te bashkise, i parashikuar nga ligji (neni 242/2 KPP) eshte ekstra kushtetues. Sic e ke thene tekstualisht dhe me nje lehtesi te admirueshme: “Zgjerimi i saj për të përfshirë “tërë procesin e formimit të vullnetit” apo për të ndaluar çdo masë që kufizon ushtrimin praktik të funksionit nuk del nga teksti kushtetues dhe bie ndesh me interpretimin restriktiv që u bëhet përjashtimeve nga përgjegjësia penale.” Bravoooo! Sipas logjikes tende (vaj medet), legjislatori i zakonshem ka shkuar pertej rregullimit Kushtetues duke zgjeruar ne menyre antikushtetuese mbrojtjen e deputetit. Mbrojtjen e kryetarit dhe keshilltarit bashkiak po e po, se per keta Kushtetuta nuk shprehet fare nga perspektiva e imunitetit. Per pasoje (te logjikes tende c’te te qaj nena me pare), prokuroria mund te kerkoje pezullimin nga detyra edhe te deputetit. Pra, nje pushtet, mund te pezulloje nga ushtrimi i detyres si ekzekutivin dhe legjislativin! Te keqen e mendjes, ben edhe si konstitucionalist! Pika qe s’te bie!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexo më shumë

              Edhe ti e ke gabim ! Keqinterpreton çfarë sqaron Plarenti. Askush nuk pengon prokurorinë të hetojë ajo mund të vazhdojë hetimin pa asnjë masë shtërnguese e veçanërisht për çështje thjesht administrative siç është barazia në tendera që ligjvënsi shqiptar e quan çështje penale . Çdo tender mund të gjykohet për pabarazi varet nga këndvështrimi Kryesore e gabimit tënd është se ligji 242/2 e ndalon masën e pezullimit për personin e zgjedhur dhe në shqip personi i zgjedhur është e mbetit i zgjedhur edhe kur punon mekanik Po dhe ti si ish të korruptuarit e drejtsisë nuk e njeh dhe aq mirë shqipen.Muhabet kot se prokuroria speciale tashmë bën si ti doje qejfi me ligjet të drejtat e njeriut, vendimet gjygjsore pasi ligji funksional i saj e ka kthyer në organin kryesor e mbikqyrës të drejtsisë

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pal Melyshi

              Hajduti Gjeografik , hajduti gjenetik , hajduti serial shpellari i Oroshit te Mirdites Plarent Ndreca.. !

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niku

                Që një prokuror dhe një gjykatës si “noter” i prokurorit nuk mund të pezullojë nga detyra një Ministër këtë e kupton edhe një jo jurist, por shtrohet pyetja se përse juristët ngatërohen me ligjet! Përgjigja duhet kërkuar tek ligjet që nxjerr Parlamenti në mbështetje të Kushtetutës të cilat janë të mangëta. Kjo është arsyeja që të kopjohen ligjet perëndimore për këto raste, si mënyrë më e shpejtë dhe më me eksperiencë.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Ja ke fut kot plako

                  Jam dakort me komentin prap po ja fut kot..., ndaj te njetin interpretim qe ju ben dispozitave kushteuese lidhur me imunitetin sipas nenit 73/1 te Kushtetutes. Interpretimet e ndryshme bien ndesh me parimin kryesor kushtetues, te gjithe te barabarte para ligjit. Kjo qendrim tjeter i sherben politikes, jo ligjit. Jo pa shkak eshte sanksionuar ne Kushtetute ndarja e pushteve. Jo cdo njeri mund te interpretoje dipozitat ligjore. Emancipimi arrihet kur secili ben detyren e vet. Ne fund te dites po dhe llogarridhenia eshte institucionale. Kjo katrahure e krijuar pa shkak nuk ja vlen para halleve te medha qe kane qytetaret, sidomos pensionistet. Pushtetaret te mendojne me pare jo per veten por per popullin. Cdo veprim sa do i vogel i nje qeveritari bie ndesh me figuren qe e mendon populli. Kryerja e detyres e cilido ne kundershtim me ligjin pa dyshim do ta vinte perballe pasojave juridike.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lirimi

                    Ju të pushtetit si tani edhe në kohën e Berishës keni bërë korupsione dhe shefat tuaj si Rama e Berisha i dinë dhe ju detyrojnë të kërceni pët të mbuluar aferat e tuaja dhe të kryetarit

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Ben

                      Dmth nje Minister me patologi vjedhjen ta lemë sa ti mbaroje mandati nqs eshte deputet

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lexo pak më shumë se të bën mirë

                        Jo o ben deri sa gjykata ta dënojë siç çdo njeri tjetër përveç të akuzuarve për vrasje a tentativë vrasje.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Top G

                          Rilindjane vjedhje eshte e gjitha patollogjike!

                          Përgjigjjuni
                        2. d
                          drejtesi e munguar

                          Pezullimi nuk e largon automatikisht ministrin nga detyra por,i thote mos drejto ministrine.Ne kete kuptim perplasja e dy pushteteve eshte evidente.Neqoftese SPAK-u i kishte provat nuk kish nevoj ta pezullonte por te kerkonte heqien e imunitetit per ta arestuar.Kete e beri me vone,kur K/ministri ankimoj pezullimin.Ne mendimin tim SPAK-u nuk perdori llogjiken juridike por kapricon,se pse nuk i shkoi fjala e tyre.Vendimi i GJK-s,nje vendim pa perfundim te pergjigjes te ankeses ben qe ne kete rast GJK-ja nuk eshte e afte per te dhene vendim ne kete rast.Per kete arsye,te paqartesis ligjore ligjevenesi duhet te nderhyj ne qartesimin e rasteve te tilla.Nuk dua te mendoj qe kjo gjykate veproj me paramendim keqedashes oportunist.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Magjistrati

                            O juristo, mbajeni Ministerlesh ti dhe kushdo tjeter, por se pari duhet arrestuar sic e kerkon SPAK. Pavaresisht, se ajo nuk ka shume faj. Vetem gryken e thesit ka mbajt hap, per te mbush, e di edhe ti vete, se kush e ka mbush thesin.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje