Shoku Sali dhe kilometri që s’mbaron kurrë

11 Shkurt 2026, 17:50Blog TEMA
Shoku Sali dhe kilometri që s’mbaron kurrë

Nga Ilir Demalia


Shoku Sali dhe kilometri që s’mbaron kurrë

Bulevardi i bllokuar. Flamuj që valëviten si në finale kupe. Dhe në mes, maratonisti legjendar i tranzicionit: shoku Sali. Çdo katër vjet në “kilometrin e fundit”. Çdo katër vjet gati për të hyrë triumfator në histori – që rastësisht e ka shkruar vetë.

Sot premton votë të lirë. Ai që në ’96 na dha zgjedhje aq “të lira” sa vota vraponte vetë drejt kutisë së duhur. Premton fundin e korrupsionit. Ai që ka qenë në pushtet mjaftueshëm sa për ta parë korrupsionin të rritet, maturohet e të bëhet me nipër e mbesa.

Shoku Sali, ish-komunisti 25-vjeçar, që një mëngjes u zgjua antikomunist me butonin “ON”. Dje lavdëronte Ramiz Alinë si arkitekt të demokracisë, sot flet për luftë epike kundër komunizmit. Biografia? Elastike. Parimet? Me telekomandë.

1997? Një keqkuptim kombëtar. Piramidat “ishin mrekulli financiare”. Depot e armëve? Një kurs i përshpejtuar për demokraci praktike. Katër mijë të vrarë? Statistikë e keqinterpretuar nga armiqtë.

1998? Azemi u kthye nga rival në relike brenda natës. Tabuti si podium. Lotët si kapital politik. Regji dramatike që edhe Hollivudi do ta kishte zili.

2005? Rikthimi i madh. Me maskë të re, por me kast të vjetër. Nafta, tenderat, koncesionet – gjithçka për “zhvillimin”. Gërdeci shpërtheu, 21 Janari krisi. Por në universin e shokut Sali, përgjegjësia është specie e zhdukur. Fajin e kanë gjithmonë të tjerët: opozita, ambasadat, moti, ndoshta edhe graviteti.

Dhe sot sërish në bulevard, me mikrofonin si shkop magjik. Premton të shpëtojë Shqipërinë… nga Shqipëria që ndërtoi vetë. Premton shtet ligjor pasi e përdori shtetin si zyrë personale. Premton demokraci si të ishte shpikja e tij e fundit.

Kilometri i fundit vazhdon. Vrapon prej 36 vitesh dhe çuditërisht është gjithmonë “pak para finishit”. Ndoshta sepse gara nuk është për të mbërritur diku. Është për të mos zbritur kurrë nga pista.

Dhe shoku Sali, si çdo hero i vetëshpallur, lufton trimërisht… kundër kujtesës. Por kujtesa, për fat të keq për të, nuk lodhet.

36 Komente

  1. S
    Sigurimi duhet qeruar nga politjka

    Ti sigurimso demalia, pse nuk i thua vrasesi i 21 janarit dhe shkaterrues shqioerie por e perkedhel sali pazari kriminelin?! Apo se keshtu ta do Rama?! Ik more spiun e sigurims ma i zi se sala e ma ordiner se Rama.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fiqiri ismaili, demokrat part time.

      me ermin e saliut ne goje do vdesi ky sigurimsi injorant

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Saliu ketu e Ramiu atje. Te dy jane kerrma qe kane pire gjakun e shqiptareve per dekada.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Z

        Demalija,ke filluar nje seri shkrimesh shume interesante.Urime

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na myti llumi

          Ha ha ha per injorantet po!

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjuzi të ka fal

          Obobobo doli ky amerikani Që i di të gjitha Për saliun e kam llafin di gj në çfarë ore lan dhëmbët Ikore bythlëpirs se le nam

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje Bravo te madhe , si gjithmone

            Respekt z.Ilir Demaliaj... per cfare ke folur ne ligje me kriminelin Komunist Diktatore qe vetem Demokraten nuk und ti thuaj nje krimineli mr nje Eksperiece vertete i kriminuamizuar per te fjegur nje shqiperi te tere ..Nderkohe ky kriminel me rrezikdhneri akoma nuk bindet qe do te ngordhi ne Burg shune shpejte.. Te lumnte per zerin qe ngren kundra nje krimineli qe I madhe i i Vogel ne Tirane e kudo e njohin te gjithe..

            Përgjigjjuni
            1. A
              Azio

              Nje shkrim teper kuptim plate. Bravo Ilir Demalia

              Përgjigjjuni
              1. R
                Roja

                Bravo!

                Përgjigjjuni
                1. l
                  loni

                  Bravo Demalia, nje shkrim brilant.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlonjati

                    Bravo Ilir si gjithnje i drejte ,kurajoz ,i thelle dhe koherent.Leri mos i degjo lepiresit e kufomes 80 e kusur vjeteve.

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vishja plot

                      Bravo, kujtesa ....nuk lodhet. Ju qe mbetet duke shar me liber shtepie, perqendrohuni tek artikulli

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anita

                        Shkurt, sakte dhe kuptueshme per kedo!

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          poshte krimineli sali me flamur mutin nok dhe shok

                          bravo. ilir demalia. te urojm shendet. sali. krimineli. duhet varur ne mes te tiranes dhe ta tereqim zvare

                          Përgjigjjuni
                          1. "
                            "BOHOTINA"

                            nga Shqipëria që ndërtoi vetë. Premton shtet ligjor pasi e përdori shtetin si zyrë personale. Premton demokraci si të ishte shpikja e tij e fundit. Me pelqru kjo ndaj e zhvendos tek komenti im. Kjo specie qe quhet SaliH (keshtu e ka patur emrin me H ne fund), sipas mendjes se tij te semure, tani edhe te plakur, asgje s' ka bere keq. Te tjeret ia bejne te keqen. O Ilir harron shoku SaliH , se qe diten e pare ne pushtet goditi shtetin ne cdo grimce. Te gjitha cfare ndodh, rdhe shpopullimi jane veper e tij. Cdo gje qe thote per te tjeret , vete kur ka qene mbi kal, e ka bere 1000 here me keq. Para se te binte nga pushteti, korrupsioni ishte kaq i madh sa, shiste ndonje objekt strategjik per te paguar rroga e pensione...

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kryeministri Blendi Gonxhja

                              Syqi si provokator i bordures ne bulevard bashke me Ivin e 21, vec te tjerave kishin te perbashket dhe familjen ne sigurim. Ndaj Syqi i njef mire taktikat e Sali plehut ne sherbim te Ed pisit.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luka

                                Bravo !

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  poshte komunizmi

                                  tre komentuesit e pare jane jashtqitjet e saliut qe duan te mbysin Shqiperine, por populli nuk i fal kurre

                                  Përgjigjjuni
                                  1. c
                                    celsi

                                    Saliu e dime si eshte dhe nuk e ndryshojme derisa te beje oret e tije biologjike, por per Ramen nuk thua se Rama eshte nje tjeter Sali, dy fytyra te ndryshme te se njetes monedhe. Eshte i njejti skenar si i 21 Janarit vetem se kane ndryshuar rolet.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lexues i gazetes.

                                      Shkrimi teper i sakte,per cfar ndodh dhe ben ky njeri me emrin Sali Berisha qe prej vitit 1990.Per te share ate qe ka paraqitur shkrimin me fjalet qe perdoren, se nuk i pelqen shkrimi mendoj se nuk nuk ja vlen te merremi me ata qe kur shajne shfyjne ate qe mbajne perbreda.Demalia si gazetar e ka bere ne media biografine e familjareve te tij,se ku kane punuar ne sistemin e kaluar dhe denimet qe kane mare ata ne ate sistem.Koha e biografive qe shkrueshin athere ka ikur,Demalia eshte gazetar dhe puna e tij eshte te shkruaj sipas fakteve dhe veprimeve qe jane te shfaqura para publikut atij qe si pelqen te thote se nuk eshte e vertete kjo por per kete duhet te jape faktin e burimin ku e mbeshtet ate qe shkuan.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Iliri

                                        Hapa wikepiden Kermilli ecka me shpejtesi 2.5 mm ne sekond Po te eci vazhdimisht, nje kilometer e beka per 5 dit. Po te pushoi ca maximumi e beka per dy jave! Te shohim kush ecen me shpejt?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gigi

                                          Sei Grande!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Emigranti.uk

                                            Te lumte syco.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kombinaci

                                              Po ik o kerme komuniste, i biri i kryetarit te deges brendeshme, qe edhe kur e denoi partia ca vjet, iu lepin partiseqe ti falte, dhe gjithmon me ppsh deri ne vdekje, njelloj si Balluku, gjyshin ia vrau paria, e prap vdesin per partine, Ngjela beri 16 vjet burg e prap aty e ka koken, aty kullot, e sa e sa te there, rrace e shpifur komunistesh

                                              Përgjigjjuni
                                              1. @
                                                @.

                                                Do fitojm apo jo, PO PO PO. Bravo shoku Sali me luften e kllasave vazhdo se shum shpejt do arish tek kilomètri i fundit. Çar gallate Saliu me TESRE PARTIE TE PPSH u be antkomunist. Kosheren se bleta te ka len shendenë dukesh nga pseudonimi si e ke shkruajtur.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. i
                                                  ilir

                                                  Po cfar te shqetson tj?!!! Leri komunistet te luftojn me njeri tjetrin!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. S
                                                  Sulo

                                                  Ju qe shkruani per salihut jeni ju qe e mbani ne krye te PDs. Salihu nuk do pushtet por do te jete vetem kryetar I PD. Mero e te tjere gazetar rrini nje jave dhe mos e permendin salihun dhe shikojeni si do zhduket nga pilitika.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Demokrati

                                                    Brilant!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. s
                                                      sali

                                                      Teorija Berishiste ,Te gjithe hajdute e maskarenj per te mbuluar bemat e tij ,Ju ka shpelaqre trurin shqiptareve qe as vehten e tyre nuk besojne e ne cdo cep shikojne vetem maskarenj e hajdute,Nuk mendojne dot qe ka dhe te mire,Krimineli Sali eshte fatekeqesija me e madhe e kombit shqiptar ne jete

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        adi

                                                        Kujt saliberishist nuk i pelqen qe i numerohen bemat ketij Enver Hoxhe te demokracise le te vazhdojne ti lepijne bythen dobicit te Vicidolit e dobicerve te tjere ne PD(partie degraduese). Vazhdoni te hani m aty ne bulevard derisa te thyeje qafen komunisti i fundit ne bote me tesere partie e shpirt te zi

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vigjilenca

                                                          Ilir Demaliaj gjithnjë i vërtetë dhe lakonik. Falenderojmë Ilir!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. O
                                                            O popull dele...

                                                            Ilir !Ke ber nje shkrim fantastik qe duhet te "vloj" ne ndergjegjen e cdo shqipetari ,shqipetar! Nje pasqyr e hidhur e nje populli qe "vuan" nga anchajmer i shemtuar ,perfaqesusit qe i shohim edhe ktu ne komente ! Ky perbindesh i Vicidolit ,kjo fatkeqesi kombetare qe akoma mbeshtetet e qendron mes ketij populli aq te "goditur"nga llumi historik i drejtuseve te tij , esht turpi me i madh historik qe organizoi dhe,drejtoi shkaterrimin kombetar qe mbarsi kete degjenerim dhe hajni te papar ku ti aq paster po na i perplas ,dhe ky perbindesh ,ky turpi kombetar,qe akoma vazhdon te qarkulloj me pazaret e kelysheve hajdut qe drejtojn sot ! KY skrim esht nje "hajmali" varur ne qaf te ketij populli qe ka gati 40 vjet qe man e ushqen

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. d
                                                              durrsaku

                                                              Ky popull ka qene dele ne kohen e dulles ku nuk guxonte te thoshte nje fjale . Si thote dhe komentuesi Kombinaci qe edhe pse Enveri i vrau e i denoi ata prap se prap jane bij te denje te partise perfshi ketu dhe Saliun . Por ama ka nje ndryshim nga e djeshmja sepse mire apo keq ne krahasim me te djeshmen varferine e kemi akoma por ama kemi lirine e fjales ( megjithese asnjeri nuk na e mer per baze ) me te cilen ngushellohemi pak ..

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. J
                                                              Jeniceri

                                                              Me ka pelqyer e me pelqen humori i Agron Llakajt kur thot . Si shume jane shtuar sot budallenjte . Pse e perseris kete .Vazhdojme me mendesit e perdorura kur Saliu do te hyp ne karriken e Pushtetit . Ulurinte dhe ulurin se komunistet jane ne pushtet ,duke i konsideruar si armiq te popullit . Kjo mendesi, injorantesh ,perdoret sa here kritikohet nga dikush Saliu. Demaloaj na qenka spiun i komunizmit dhe argumentat e tij nuk qendrojne . Ketu qendron budadalleku qe bejne disa komentues . Etikohet duke mos paraqitur fakte qe vertetojne se ky sigurims i komunizmit ka bere kete e ate . Kush ka fakte, qe duhet denuar si sipune me pasoja, te denoncohet . Une e kam degjuar Demalija qysh para dy viteve . Diskutimet e tij me pasjon ,natyre e te pakenaqurve me qeverisjen ,jane aktuale dhe shqetsuese . Kur ka kritikuar Saliun, nuk do te thote se punon per Ramen . Kete e bejme te gjithe ne qe na dhemb kombi por asnjehere si kemi thene bravo Rames. Ne e dim tashme e Rama nuk fshihet me . Rama eshte ne nje rruge te Berishes por me nje paraqitje jo te dhunshme . Nese Saliu ka nje mal me epitete po ato ka dhe Rama pervec epitetit kriminel . Te dy jane pjelle e sistemit komunist, qe e meritojne te kritikohen per ato cka i kane shkaktuar popullit . Askush nga keta nuk meriton ate vend qe kane sot . Por ja qe ne vendin tone ndodhin cudira. Askush nuk gjen shkaun pse ky tip dominon ne drejtimin e vendit per nje kohe te gjate edhe pse gabojne rende . Nje nga arsyet kryesore eshte se populli, me ligj ,nuk zgjedh ate qe e meriton . Sic kam kembengulur ,ne nuk kemi nje Kushtetute nacjonaliste ,sic e kane shume shtete ne Evrope. Na imponohen modele qe nuk prodhojne bashkim kombetar, por perplasje krahinash . Jemi nje popull ku historikishte se kemi pranuar pushtetin e tjetrit .Por i jemi kundervene duke bashkpunuar me armiqte e kombit tone. Ky kancer, ne ADN tone , vazhdon te dominoje brez pas brezi ,duke na rudhur sic jemi aktualisht sot . Kenaqemi te rrihemi , te shahemi, te shkaterrojme ,te vrasim e te tradhetojme vehten tone. E si mund te bashkjetojme ,si nje trup i vetem, pa patur nje boshte kombetar ? Ja keshtu do te shtyjme sic e kemi shtyre pa ndryshuar thelbin e kombit te bashkuar .

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. I
                                                                Indivite Idiote sa paska shqiperia..

                                                                Ja do ti durojme keta komentues qe jane pro krimineleit penecilines ! Edhe shume kohe mbase apo vite nje dite ai kriminel si gjithe kriminleet e tjere, do kthjeje kembet nga dielli.... komentuesit dashamires te krimineleit sali penecilina , te pregatiten per nje pasardhes te kriminelit sali penecilines...per te zevendesuar .. Ish Gardiani i burgut z. Besnik mos gaboj quhej, ne Interviste tregonte qe i tha vajzes te ish krimineleit Ramiz Alia , ne kohen e trazirave , qe do ta mare shokun Ramiz ne shtepi....edhe pse vete jetonte me gruan dhe dy vajzat e vogla..... krevatin bashketotre do ta ndante me shokun Ramize.....edhe keta komentues dashamires te krimineleit sali penecilines, le ta marin en shtepite e tyre kure te vdesi diten e varrimit..

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. E
                                                                  Erdet Hysaj

                                                                  Foli edhe ky qelbi i sigurimit te shtetit.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje