Nuk e kam mohuar kurrë kontributin që kam dhënë, në bashkëpunim me gazetarin Carlo Bollino, në dokumentimin dhe ekspozimin e aferës korruptive me ish Klubin Partizani, me protagonist Sali Berishën në hije dhe përfitues dhëndrin e tij zëhollë, mjedisorin Jamarbër Malltezin, investigim i cili u kthye në akuzë penale nga SPAK, duke njerrë në pah edhe 'Kontributin Patriotik', një kod zhvatje, korrupsioni, pastrimi parash dhe përdorimi të pushtetit për pasurimin e Familjes, elemente këto që reflektohen edhe në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij.
Duke ndihmuar drejtësinë për zbulimin dhe zbërthimin e kodit mafioz 'Kontribut Patriotik' të pasurimit përmes përdorimit të pushtetit, besoj se kemi dhënë një kontribut publik. Ndërkaq, publikimi i dokumenteve për dhjetëra apartamente dhe vila brenda dhe jashtë Shqipërisë (në emrin e fëmijëve) ka zhbërë mitin e ngritur nga Sali Berisha si një politikan me një apartament dhe i pakorruptueshëm.
Në këtë kontekst, çdo padi për shpifje të pretenduara nga dhëndri zëhollë i Nongratës (i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash), me qëllim kufizimin e informimit të publikut mbi aferat e Familjes Berisha, padi nga sëkëlldisja, nga ankthi i rikthimit në burg apo për të shpëlarë fytyrën e korrupsionit, e konsideroj si medalje profesionale, e cila më motivon më tej në misionin denoncues, gjithnjë bazuar mbi evidenca, fakte dhe prova.
Ditën e sotme, dhëndri i Nongratës, i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, ka marrë rolin e postierit të gjykatës, ku më fton në gjyqin e hapur për shpifje të pretenduar.
Së pari, padia drejtuar gjykatës dhe padurimi për të shqyrtuar akuzat në gjyq është një tregues se dhëndri zëhollë ka besim tek drejtësia e re, se fajin nuk ia ka Irena sado mbiemra t'i gjejë, por 'Kontributi Patriotik', shkathtësia për të ndërtuar 19 kulla në 113 m2 tokë, pazaret me Fazlliçin dhe 'taksa' ndaj biznesmenëve që trokistin në derën e qeverisë së vjehrrit.
Së dyti, jo vetëm që nuk i fshihem përballjes në gjykatë, jo vetëm nuk tërheq asnjë nga akuzat në adresë të Jamarbër Malltezit, i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, por e ftoj dhëndrin zëhollë që të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 17 mars 2026, si për ironi dy ditë pas përvjetorit të Gërdecit, që t'i provoj një nga një akuzat si i korruptuar dhe lavatriçe pastrimi parash nën hyqmin e vjehrrit.
Së treti, zonjën Linda Rama e kam parë vetëm në televizor. Nuk dua të merrem me trillime shqupiste dhe çimpekase, por nëse ka qoftë edhe një provë për takime apo instruktime le t'a publikojë.
Ka edhe një të vërtetë tjetër;
Fatmir Bektashi, i cili sipas dosjes së SPAK ka shërbyer si bankomat i dhëndrit zëhollë, është pronar me 100 % të aksioneve të kompanisë Kontakt. Kompania Kontakt ka në pronësi bashkimin e kompanive Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Jamarbër Malltezi, nën akuzë nga SPAK bashkë me Bektashin për korrupsion dhe pastrim parash, është pronar me 50 % të aksioneve të kompanisë Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Kompania Kontakt shpk vijon të marrë leje për kulla nga Edi Rama nga Farka deri në Drilon. Më pas, për thithjen dhe qarkullimin e parave shfaqet kompania Homeplan, në të cilën dhëndri zëhollë ka 45 % të aksioneve./Marrë nga profili në Facebook
Zgjohu o popull...mos u merrni me keta bastarde,as Berrishe,as Rame,Apo Like floriri...votoni meritokracine individin...jo bastardet...
Ke psh te votojme ?? Se kata jane te lyer ne korupsion nga kemba e deri ne kok te gjithe pa asnje perjashtim ….kush per mendimin tend eshte etaloni i meritokracise dhe jo abuzus me pronen e perbashket ?? Shkruaj emra dhe jo ne vija te pergjitheshme …..eshte mberthyer keq shume populli , nga njera ane keta perbindesha hajdute dhe bastarde nga ana tjeter te pastertit , pa fuqi drejtuese , pa pervoje , pa kontakte politike dhe me kryesorja ….armiq te sistemit qe i komandon dhe i drejton te koruptuarit se sibte veprojne …..ke te votojme psh ???? Keshtu qe ne gjithmone votojme te keqen me te vogel te mundur ….. po te kerkosh te ndershmerit dhe korektet e perdorimite pasurise publike eshte njesoj sikur te genjesh veten , qe eshte gjeja me e keqe qe mund te ndodhi nje njeriut ……
RS3-Keni treguar thelbin e problemit, bravo. Kjo tregon se ka akoma individe te mencur ne kete vend ku korrupsioni eshte shtruar kembekryq. Shqiptaret votojne Ramen si e keqja me e vogel, pasi nuk ka alternativa te tjera pervec Berishes, te cilit i dhane voten dhe ai e shperdoroi duke e perdorur pushtetin per te vjedhur per te pasuruar familjen e tij. Edhe keta te rinjte qe dolen se fundi jane vetem dege te njeres apo tjetres pale.
Adriatik Doci eshte nga te paktet gazetare investigative te mencur dhe trima! Fat i keq qe Artan Hoxha e Klodiana Lala lejohen te perdorin titullin e gazetarit investigativ, sepse keta te cy jane vetem bishta te koruptuar te Zen Berishes.
Ky ze holli me 18 kulla per Spak e Gjkko nuk paraqet rrezik per prishje provash
O debil, zeholli nuk eshte qeveritar
Po kur nuk është qeveritar Zëholli përse ankohet se po i bëjnë proces politik? Apo nuk ia falin dot Zëhollit, faktin e " Qëndresës Titanike" me Diktaturën Komuniste?
Po lereni rehat detar oturakun e kriminelit te Vicidolit!
IDIOT, krim i kryer kur vjerri vrases i tij ishte kryeminister. Sipas teje kush jane gjendje te prishin provat ata qe e kane barkun bosh qe lihen ne paraburgim apo hajduti miliarder me vjerri intrigantin ne. 1 ne historine e Kombit shqiptar?
O detar (jo debil po tru peshk) Ai nuk eshte qeveritar, por eshte mafioz dhe kercenon deshmitaret. As Meta nuk eshte qeveritar por eshte brenda. E shpjegon dot? Me logjiken tende nuk besoj. Hajt tani, ik ha byrek te bodrumet e SHQUP-it dhe pergatitu per daten 20. Merru me shishet ……..
Ke shume te drejte o debil "Detari" nga Kolgecaj, zeholli eshte me shume se kaq.
Krejt me Djers te Ballin i kan ndertu Kurvat dhe Kriminelat Dhe dalin neper Tv sikur jan te Nershem Familja e Kriminelit
Ju lumte z. Doçi per penen tuaj profesionale dhe integritetin personal. Ju ndjekim vazhdimisht mr shume interes dhe respekt te veçante. Gazetare analiste si ju jane te pakte por shume te çmuar nga publiku.
Zë holl apo zë trash Doç apo i Doçuar janë figura letrare mir është që secili të flas për atë që di dhe të mos ta fyej tjetrin
O çkuptim ka..... Salmut Brrisha nuk ka lene vend, hapsir, veprimtari te njerzve ne Shqiperi pa dhjere dhe ty si salixhi i thekur nuk te ka bere pershtypje. Tani u ofendoke se pse zoti Doçi e quan "zeholle" shkaterronjesin zulmemadh te Salkarit.
Clare ka bere zoti gaz bardh atobuza te berati ne bubullime tek shtepia te rruges te minabardhi Clare ka bere gazibardhi meliha bardhi apo kushuroara e tij qe kane qene banke qe ka mashtrua clientele le te dali perballe zoti garment bardhi qe crane kshuriri etij ne fier qe ishte ne polic apo bra vajguror bashke meflamur noka apo harove hatiaj po villain depletes jozefina topalli grupi vakevi
Hahaaaa,sa kom qesh,Adriatik ti shkruan gjithmonë në bazë të fakteve,të lexoj gjithmonë me kënaqësi por këtë herë qesha me epitetin :ZËHOLLI,hahaa sa mirë ja ke gjet dhëndrrit hajdut