Nga Namir Lapardhaja
Media në Shqipëri ka një hall të madh. Vuan nga një sëmundje e rëndë. Ka shenja të një krize të thellë. Është më tepër se një patologji e rëndomtë që vjen e shkon. Që ndoshta kalon, por për momentin është akute dhe e rrezikëshme. Goditje në zemër, gjendje e pashpresë, pacienti rrezikon të vdesë. Nuk është fjala për ndonjë sëmundje globale apo kontinentale nga ato që Evropi vuan dhe nuk gjen derman. Po flasim për mercenarinë. Posaçërisht për vrasësin me pagesë, atë që në botën e sotme, nga ndikimi i kiemasë hollivudiane, është gjërësisht i njohur si Sicario.
Media është shndërruar në ‘vrasës me pagesë’, pra në Sicario. Sigurisht jo e gjitha, por një pjesë e konsiderueshme e saj, ku profesionalizmi ia ka lënë vendin amatorizmit, e vërteta është zëvendësuar me gënjeshtrën, ku argumentit ia ka zënë vendin shpifja, shpifja ka nxirë krejt horizontin tejetej.
Dhe sikur të mjaftohej me kaq, shpifjen ku ta gjeje, ta puthje në ballë, ta mbaje në krah, se e tëra duket si një tjetër Mesjetë moderne, me cilësi dhe pasoja edhe më të zeza se ajo që na u duk se shkoi e vate.
Mercenarizmi i medias shfaqet jo vetëm kur sheh portale, gazeta dhe televizione që godasin pa mëshirë, që të qepen këmba-këmbës, që gdhihen dhe ngrysen me të njëjtët sicario, që më shumë se sa me fakte janë të mbushur me shpifje, më shumë se sa me të dhëna janë citas me aludime dhe hamendje, më shumë se sa me gazetari kundërmojnë erë pusetash, gjirizash.
Dhe sikur të mjaftoheshe vetëm me televizione të vogla, gazeta periferike, portale të panjohura, sërish nuk do ishte qameti, prapë nuk do ishte fundi i botës, do thoshe: Hë mo se kalimtare është, ka shpresë.
Kur sheh që të njëjtën gjë bëjnë edhe televizionet kombëtare, mediat me audiencë të madhe kombëtare që mbahen nga taksapaguesit, kjo pastaj është tepër serioze, këtu duhet të mendohesh, ke rënë si kovë në pus, kovës i është këputur litari, nuk ke nga t’ia mbash.
Nëse po sheh një televizion, një gazetë apo një portal që po merret me një politikan të caktuar, ka vënë në qendër një ministri të caktuar, ka në goditje një drejtori të aktuar, i është qepur një oligarku-biznesmeni (quaje si të duash) me bukë në trastë, sulmon vënçe dhe pa mëshirë një figurë të caktuar publike, dije se aty mund të ketë çdo gjë, por jo gazetari, jo vend që punon për interesin publik, por vetëm interesi vetjak, aty nuk synohet e vërteta, por vetëm gjobëvënia, manipulimi, gënjeshtra.
Nëse sheh një portal apo media që sulmon një ministër të qeverisë dhe një tjetër e mbron, dije se aty nuk ka pikë gazetarie, aty nuk synohet drejtësi, aty ka thjesht mercenarizëm, dhe autorët janë vrasësa me pagesë, Sicario.
Nëse lexon për një oligark, për një firmë të madhe, për një spital privat, për një firmë farmaceutike, apo për diçka të ngjashme, të njëjtën media që merret mëngjes e mbrëmje me të njëjtin person, për të njëjtën gjë – pa u marrë, fjala vjen – me të ngjashëm të tjerë, dije se aty nuk synohet e vërteta, por zarfi për të mbyllur gojën dhe për të vendosur gjobën.
Nëse sheh media që kanë të njëjtin fokus dhe sulmojnë njëra-tjetrën dhe kur sulmohen nga pushteti për arsye të ndryshme dhe ato heshtin për rastin e kolegut dhe çirren për veten e tyre, dije se aty gazetaria, interesi publik, e mira e përgjithshme, kanë vdekur, dhe jetohet vetëm për vete, vetëm për klanin, grupin, sektin, shefin, pronarin, dhe mjetin, veglën, sicarion e radhës.
Nëse sheh gazetarë, analistë, opinionistë apo njerëz publik, që sot flasin ndryshe, nesër i dëgjon në një pozicion të kundërt me këtë të sotmin dhe pasnesër me një akrobaci tjetër, dije se aty nuk po flitet për të mirën tënde, aty e ka ‘zgjidhur’ punën zarfi, e ka ndarë të ‘drejtën’ leku, e ka marrë të vërtetën ‘buka e kalamajve’, ka triumfuar dallaverja, ka zënë rrënjë rrena. Aty nuk ka gazetari, aty ka mercenari, zarfa, pare të thata, vrasës me pagesë, Sicario.
Eshte kenaqesi te lexosh analizat e tua i nderuar Namir.
Te lumte Namir. Pikes i ke rene, ata jane tamam vrases me pagese nga rusi, serbi, greku kush ti paguaj me shume. Por, kjo media eshte me e demshme se vrasesit individuale me pagese! Ata vrasin nje person, keto ndyresirat vrasin shoqerine, perfshire edhe femijet e tyre!
Dhe nga Linza e turceliut te erret dhe injorant.
Nje analize brilante.E keqja eshte vene ne shinjester por fatkeqësisht ka shume pak shkrime qe flasin kaq troç.Faleminderit z.Lapardhaja qe i ke quajtur sëmundjet me emrin e tyre.
Shumë mirë e ke shkruar por, me kë e ke? Ciët janë autorët e krimit mediatik? Ata që flasin me gjuhën e krimit apo, ata që e publikojnë gjuhën e tyre kriminale? Ndoshta të dya palët, apo?
Bravo Namir... Mirpo ne cdo ngjarje e berteta eshte nje, kurre dy. Sic i analizon ti keta te medias jane tamam Sicario...
Të lumtë.
Profesionalizmi ne gazetari është shumë i ulët, gazetarët na helmojnë çdo ditë. Sa hapun gojën duket çfarë niveli kanë. Për të ardhur keq. Kur na është bërë edhe Monika opinioniste , lum si ne. AMA çfarë bën, a ka kritere për këtë punë? Ngre zërin Namiri për këtë problem shumë thelbësor, është nga të rrallët që i thotë gjërat me emrin e tyre.
Zoti NAMIK SHUME E DREJTE PO TE MENDOSH QE NUK KEMI POLITIKANE TE MIREFILLTE PO VETEM BANDITE TE MIREFILLTE ME KOLLARE,NATYRISHT DO KEMI DHE MEDIA PA PIKE IDEALI POR VETEM BANDITE ME NJE MIKROFON NE DORE.E THE BUKUR QE KOVES I ESHTE SHKEPUTUR LITARI,PO PROBLEMI ESHTE QE DHE PUSI NUK KA UJE.RESPEKTE
-------------------------------------------------------------------------------------------Dy janë kompanitë "dinjitoze"--------------------------------------------------------------------------------------------------------------të përpunimit të plehrave--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------në Shqipëri.-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------INCENERATORET dhe MEDJAT --------------------------------------------------------------------------------------------------------------me ndryshimin e vetëm----------------------------------------------------------------------------------------------------------se të parat i përpunojnë plehrat-------------- ----------------------------------------------------------------------------------------------dhe përfitohet energji,------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ndërsa të dytat----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- i kthejnë në emisjone televizive.------------
Mos e merr seriozisht kaq shume median tone sidomos TV: cfare jane mbi 40 ose me mire mbi 45 vjeç, ASNJE nuk shikon TV, por vetem rrjetet sociable. .. pra, pune dekade, TV do shuhen vetvetiu
Po si nuk po shoh gje se si è kishte kaluar rama ne takimin e sigurisë ne mynih. A kishte takuar ndonje lider europian apo boterorë sepse edhe shqiperia eshte anetare e NATO-s. Lideri inë mbajti gjithatë fjalim ne mbledhjen e OKB-së para dy vitesh duke ja bere tetë me dy ministrit te jashtem rus lavrov sa qe mendoj edhe doreheqjen mbas 25 vitesh ne ate detyrë. Po te pakten ndonje foto nga PR-i i rames. Na thuaj diçka o mero se vetem tek paanshmeria dhe lajmet e verteta qe na thua i kemi shpresat
E rendesishme per momentin eshte qe SPAK-u te mos ndikohet nga mediat. Mundesisht ti anashkaloje dhe ti perbuzi ato. Te shohe vetem faktet dhe ti kerkoje ato! Dhe mbi te gjitha, te ju sekuestroje pasurine hajduteve dhe krimineleve - kjo duhet te jete edhe kriteri i matjes se punes se tyre. Sa pasuri keni sekuestruar dhe i keni kthyer ne te mira publike.
Shkrimi eshte shume konkret.Kush ka sy le te shikoj,kush ka vesh le te degjoj.Dhe ketu nuk perjashtohen prokurore e gjyqtare,qeveritare e politikane,te gjithe pa perjashtim.Ne vendin tone vetem e verteta nuk egziston.Shkelqimi i reme i nje shoqerie te turur per pasuri duke shkelur edhe mbi gjerat e shenjta.Ishim mire kur ishim keq.Te pakten shikonim bardhe e zi.Sot shohim vetem ne nje ngjyre:Vetem ne te zeze.
Dhe kur Mendon se KY lloj pushteti , Jo vetem informon , por dhe formezon fibrat shpirterore te njerezve , eshte marrezi e madhe te mos pranosh se ne shqiptaret , ne keto dekadat e fundit , vetem sa jemi transferuar nga Njeri rreth I Ferrit ne nje tjeter .
Se ka fain askush pērveç popullit qē duan tē pasurohen me çdo kusht. Pa pun pa regulla e pa ligje. E me njē fjal simbas kokēs vihet festja.