Nga Ilir Demalia
Poza një-dy-tre… dhe populi në sfond
Një-dy-tre… buzëqesh!
Pak anash, pak më afër flamurit, pak më shumë dritë në fytyrë. Mos harro kapjen nga krahu. Sa më fort ta shtrëngosh diplomatin e huaj, aq më shumë duket sikur të ka zgjedhur historia vetë.
Çfarë parade. Çfarë ekspozite fytyrash që shiten si “arritje”. Fotot e tyre janë si ato tek “dritat e kuqe” në Amsterdam që rrinë duke pozuar pas xhamave: qëndrojnë në pritje, të rreshtuar, të gatshëm për t’u përzgjedhur nga i pari që troket. Vetëm se këtu nuk shitet trup – shitet iluzion. Shitet “peshë ndërkombëtare”. Shitet “respekt global”. Shitet një buzëqeshje që zgjat sa shkrepja e aparatit.
Kam shkruar edhe më parë për këtë epidemi fotografike. Për këtë mani kapjeje krahu, për këtë etje për selfie diplomatike. Takim formal? Foto. Kalim korridori? Foto. Shtrëngim duarsh dysekondësh? Foto. Ngritje gotash me lëng portokalli në një pritje ambasade? Foto, patjetër foto.
Sikur politika të ishte studio mode. Sikur diplomacia të ishte sfond për Instagram. Sikur serioziteti të matej me numrin e buzëqeshjeve të ngrira përpara flamujve të tjerë.
Këta më kujtojnë provincialët e dikurshëm që vinin me autobusë ekskursion në Tiranë. Zbrisnin me sandale plastike dhe me çantë me bukë me vete, dhe bënin foto tek lulishtja e Skënderbeut. Një herë para monumentit të Stalinit, kur nuk ishte Skënderbeu. Më pas para shtatores së Enver Hoxhës në fund të viteve ’80, me të njëjtin entuziazëm fotografik. Monumenti ndryshonte. Poza mbetej. Kompleksi mbetej.
Sot monumenti është diplomati i huaj.
Sot shtatorja është ministri evropian.
Sot sheshi është korridori i një samiti.
Po provinciali? Provincializmi? Ai jo vetëm që nuk ka vdekur – ka hyrë në zyrë. Ka marrë mandat. Ka marrë eskortë. Ka marrë llogari zyrtare në rrjete sociale.
I ke në parlament, në administratë, në parti – nga hurdha, nga qepa – me të njëjtin mall për t’u dukur. Mendojnë se po mahnisin qytetarët si magjistarë të lundrimeve të mëdha që u tregonin pasqyra indianëve të Amerikës. Shikoni, thonë, si na buzëqesh bota! Shikoni si na pret! Shikoni si na fton në tryezë!
Por tryeza nuk është e jotja vetëm pse të lanë të ulesh për foto.
Është një lloj kar-navalizmi grotesk. Një paradë e pafundme buzëqeshjesh plastike. Një teatër ku rolet janë të vegjël, por vetëpërceptimi është madhështor. Çdo foto shoqërohet me përshkrime bombastike: “Takim i frytshëm”. “Bisedë e thellë”. “Mbështetje e pakursyer”. Fjala “historike” përdoret më shpesh se buka.
Ndërkohë, realiteti rri si figurant i heshtur në sfond. Pa filtrin e kamerës. Pa dritë të rregulluar. Pa buzëqeshje.
Dhe kjo është ajo që e bën gjithë këtë shfaqje të neveritshme. Sepse fotografia nuk është më kujtim. Është zëvendësim i përmbajtjes. Është fasadë që zë vendin e punës. Është reklamë bosh për një produkt që nuk ekziston.
Sa më shumë foto, aq më pak thelb.
Sa më shumë kapje krahu, aq më pak shtyllë kurrizore.
Sa më shumë selfie, aq më pak seriozitet.
Dhe ne duhet të duartrokasim? Të mahnitemi? Të ndihemi të përfaqësuar nga këta turistë të përhershëm të korridoreve ndërkombëtare?
Kur mendon në dorë të kujt ndodhen shqiptarët, buzëqeshja ngrin. Sepse kupton që nuk kemi përfaqësues – kemi putana politike. Nuk kemi diplomaci – kemi fotoalbum. Nuk kemi strategji – kemi poza.
Një-dy-tre… buzëqesh!
Dhe ndërkohë, kombi pret që dikush të bëjë diçka më shumë se sa të dalë në foto duke na e shitur si vlerë. Janë pikërisht ky soj që kanë sjell Shqipërinë në këtë gjëndje. Në vend që fotot e tyre të jenë në zyrat e policisë për vjedhjet, korrupsionin, vrasjet demëmet dhe gjëmat që i kanë bërë këtij vëndi tash 35 vjet dhe vazhdojnë, këta na shiten prap si vlerë dhe shpëtimtarë.
Bravo Liro….. Katunaret jane bere me keq…. Jane bere VENDIMARRES…… Na i futi Ed Rama ne cdo qelize te shtetit. Vetem katunare qe kruajne hunet gjen neper zyra. GRABITES…!!!
Tre foto , tre gomar.
tre idiotet simbol i tranzicionit shqiptar qe i beri miljoner pa punuar asnje dite
Kot je lodhur me poza treshe te opozita, or kusho i Linda Rames "analist" Syc Demalia / ke gadi foton dyshe Ed Ballukja, me dicituren "pas na vjen Hajduteria" /
Pse, Rama për çfarë arsye vishte çitjane dhe atlete në takime zyrtare? Për të rënë në sy me formën, se përmbajtja ie tij shte bosh! Ça tu thojë ndërkombëtarëve? Korrupsionin, llogjet? Tashmë fasada thotë gjithshka, të paktën për këtë popull që nuk thellohet në mendim e analizë, por vetëm brohoret rroftë mbreti!
Tre fytyra te neveritura.
Ilir te lumte per kurajon qe u a thua ne sy banalitetin e ketyre halabageve te polities Shqipetare.Te uroj gjithe te mirat,dhe suksese me “Me syçen”.
I pari në foto - krimineli i Gërdecit . I dyti - pederasti mashtrues. I treti - cuni i Fahri pordhës. Këta të tre bashkë me kryekriminelin nongrada pretendojnë të drejtojnë Shqipërinë nesër.
Fol fol ti Ilir por kta hajduta ordiner qe jane ma te rrezikshem se hajdutat e xhepave po ja shohin hajrin ktyre fotove,deputete jane me rroga ma tmira se e jotja ne usa,me makina super luksi me shpija ne new york aty ku ti jetove e punove 25 vjet e sishe i zoti me ble (si ne) e kta mashtrusa,hajtuta te rrezikshem shqiptaret i votojne
Bravo Ilir !
duket sikur po i bejne reklame ujit me shishe plastike
keemi edhe Fatmir Mediun qe vetem per ne...Hallet e Popullit "Mosmirnjohes" qe ...mbeti rrugeve te Amerikes,,,,shikoni mor popull idjote??Shume i mejtuar eshte??
Nēse opozita do qeveri teknike, sē oari tē ndrydhojn kryetarēt e tyre, pasi kan zēnē rrēnj, sē dyti tē bojkotojn zgjedhjet e arrdhëshme bashkiake dhe parlamentare, dhe sē treti tē dorzojn mandatin e deputetit qē marrin rrogat, pa qēnē dakord me qeverin.
Foto e atdhetareve shqiptare; i pari nga e majta në të djathtë; kurvari romeo, në vesionin kryetar i partisë reoublikane, ku s’ka as elektorat, i dyti, bardha në versionin e burrit????, që të ha munë në ç’do moment, i treti, debatikas që qëllon me llastik poçat e rrugëve që të largohet rama????. Mjer mjer, ç’far na përfaqësojnë. I pari nl burg për korruosion, i dyti në burg për organizator të vrasjes në elbasan, i treti të mbarojë shkollën e nesme me detyrim.
Ahahahahahahahahahahahhahaa or Kol
O syc, thuaje troc keto jane njerez te dritave te kuqe , njeri gay, tjetri pusht dhe I treti gomar!
Karikatura e vitit.....Ja tre kokat e mëdha që opozita ka....me këta në Amerikë nongrata kurr ska me ikë...opozita copë e çikë...ç'na bëre moj Amerikë...hiqja Salës qoftë dhe një çikë...ha,ha thotë Amerika...kot e keni o mjeranë...Salës më mirë i rri kur brënda e mban...s'ka ç'i duhet më pushteti....ke opozita është bash mbreti me kurorë....që me ju tall bithë e gojë...sa të jetë e sa të rrojë...nogratën s'do ta lëshojë...
Muli ku është pse mungon
poshte krimineli sali beris haleja. me flamur mutin nok dhe shok