Nga Luan Rama
E kam parë dhe dëgjuar edhe unë. Dhe si unë, e keni parë dhe dëgjuar edhe shumë prej jush me siguri atë njeriun që fliste shqip m’u përpara Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimin në sallën e gjyqit në Gjykatën e Hagës.
Qurravitej, ankohej dhe akuzonte si qurrash se gjatë kohës së luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës, një shqiptar tjetër, i kishte vjedhë lopën me gjithë mëzat!
Po, po, lopën dhe mëzatin!
Dhe për lopën dhe mëzatin e vjedhur, fajin e ka Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Fajin e ka UÇK. Fajin e ka edhe Adem Jashari me gjithë familjen e vrarë e djegur nga serbët në kullën e Prekazit! Fajin e kanë edhe mijëra shqiptarë të tjerë të vrarë e masakruar.
Ai, shqiptari i lopës dhe mëzatit ishte a është dëshmitar i akuzës. Domethënë dëshmitar i prokurorëve të zyrës speciale, i atyre që për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, kërkuan dënimin me nga 45 vjet burg për secilin.
Ai, shqiptari i lopës dhe mëzatit ishte a është dëshmitar i prokurorëve të zyrës speciale kundër dëshmitarëve të Hashim Thaçit dhe të të gjithë UÇK-së; kundër Gjeneralit Klark, kundër James Rubin, kundër ambasadorit Hill e gjithë ndërkombëtarëve të tjerë, kundër NATO-s!
Shqiptari i lopës dhe mëzatit, dhe si ai edhe nja njëqind a më shumë të tjerë që shkuan dëshmitarë të akuzës, edhe ata të lopës dhe mëzatit, janë në fakt jo vetëm fytyra e shqiptarëve që shkuan në Hagë për të akuzuar e vrarë UÇK-në, por edhe fytyra e të gjithë atyre shqiptarëve të tjerë të lopës dhe mëzatit, që mbllaçiten e vjellin ekraneve e studiove televizive në Prishtinë e Tiranë si jugosllavët e shekullit tonë, mbetur e mbajtur nga Serbia pikërisht për të bërë atë që rregjimit i Millosheviçit nuk e bëri dot me luftë; burgosjen, dënimin dhe vrasjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Këta, shqiptarët e lopës dhe mëzatit, duan që gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës ta zhbëjnë e zëvendësojnë me shurrën e lopës dhe mëzatit të tyre.
Sepse këtë e do edhe Serbia!
Këta, shqiptarët e lopës dhe mëzatit, duan që dëshmorët e UÇK-së që u flijuan për lirinë e Kosovës të nxirren nga varret dhe eshtrat e tyre të zëvendësohen me kockat e lopës dhe mëzatit të tyre.
Sepse, këtë e do edhe Serbia!
Këta, shqiptarët e lopës dhe mëzatit, duan që pranë varreve të dëshmorëve të lirisë të mos valvitet flamuri i kombit, por në vend të tij të vendoset lëkura e lopës dhe mëzatit të tyre.
Sepse këtë e do edhe Serbia!
Këta, shqiptarët e lopës dhe mëzatit, duan që të mos këndohet më “Marshi i UÇK-së” por në vend të tij këta jugosllavët e shekullit tonë që mbllaçiten e vjellin ekraneve e studiove televizive në Prishtinë e Tiranë, të pëllasin pëllitjet e lopës dhe mëzatit të tyre.
Sepse këtë e do edhe Serbia!
Shqiptari i lopës dhe mëzatit është në Gjykatën e Hagës. Kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Edhe kundër UÇK-së!
Sepse këtë e do edhe Serbia!
Shqiptari i lopës dhe mëzatit është përnatë me zë e me figurë edhe nëpër ekrane televizioni e flet për krimet e luftës së UÇK-së e drejton gishtin kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Sepse këtë e do edhe Serbia!
Jo vetëm liria ka emër.
Edhe tradhëtia ka emër!
Shqiptare te lopes dhe mezatit I kemi mes nesh edhe ne Shqiperi. "... Ne kosovare jemi trima, ju shqiptaret e shqiperise jeni te shitur te greku. - keshtu me Tha njeri prej Tyre qe banon qe pas lufte ne Durres."... Po, I thashe, ju jeni trima se late kosove dhe erdhet rreth 1 million Ne Shqiperi dhe keta te shitur it TE greku ju happen edhe dyert e shtepise. Ndaj I cuat drejtuesit e UCK ne Hage". Dhe mu pergjegj:- "I cuam ne Hage se Kane bere krime". Dhe ia ktheva:po ty UDBte ka prure ketu, per te regjistruar te shitur it te greku? "". Iku pa folur me, si skuth.
E gjithë kjo është e pergatitur në guzhinat e Rusisë , Serbisë , Frances por edhe Gjermanisë të cilët kan ndikuar edhe te Amerika që të ndryshojë historia dhe qysh e qyshë Serbia ta kalojë dhe të mos quhet shtet që ka shkaktue genocid ne Dardani , të quajtur padrejtësisht dhe qellimisht prej shekujsh Kosovë , që lufta e UÇK - të quhet e pa drejtë , deri edhe pushtuese e Serbisë . Serbët në bashkpunim me Rusinë e dinë mirë që ky është shansi i fundit i Serbisë per të shpetuar nga damka e pushtuesit që ka shkaktue genocid të pa parë ndaj shqiptarve , kroatëve dhe boshnjakëve . Nese udhëheqësit e UÇK - se denohen qoftë edhe një ditë nga ajo gjykatë e ndikuar nga rusoserbët dhe e ushqyer vetem me formacionet e tyre kjo do të jetë fitore e Serbisë që shkruhet dhe mbetet në histori si njollë e zezë per UÇK , Shqiperinë e pse jo dhe per Kroacinë e Bosnjen !!!! Kjo do të mbetet në librat e historisë gjë per të cilen Serbia mundohet që në shekullin e 14 - të . Thejsoj dhe një herë shansi i fundit që tenton ta provojë Serbia .
Gjysma e kosovarëve, ose janë spiunë të serbit, ose janë nostalgjikë të Jugosllavisë së Titos.......... . Këtë e kam provuar kur erdhën kosovarët në Shqipëri gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.......... . Me pyetjet që ju bëja, me bisedat ndonjëherë pa kuptuar, për të parë anën e kujt mbanin, duke bërë sikur isha dhe unë në atë anë....... . Dhe ishte e është e çuditshme se si ata I cilësonin luftëtarët e rreshtuar në UÇK si rrugaça , hajdutë, e kriminelë........ . Për ta edhe Adem Jashari ishte kriminel........... . Hapni shtypin e kohës dhe nxirrni vlerësimin që Sali Berisha I bënte UÇK-së.
po maskarenjte. e gjykatave. qe ja kane. mbuluar. te gjitha krimet kriminelit. sali berishes. ata duhen denuar te paret. te meren masat me te renda. per ata qe mbrojn nje kriminel si sali berisha