Bukur ishte dikur në Amerikë

13 Shkurt 2026, 20:05Blog TEMA

KURT KISTER, ish-kryeredaktor i Süddeutsche Zeitung

Bukur ishte dikur në Amerikë

Herë pas here e di se ku dëshiron të shkosh. Por të paktën po aq shpesh e di se ku nuk dëshiron të shkosh. Ndonjëherë ndodhin të dyja bashkë: Në fakt dëshiron të shkosh diku, por për shkak të pengesave aktuale ose ligësisë së tepruar, përsëri nuk dëshiron të shkosh. Tingëllon e çuditshme? Disa mendime rreth kësaj.

1) SHBA. Kur ne - të paktën shumica e lexuesve të kësaj kolumne - ishim më të rinj, më të bukur dhe më optimistë, jetova për pak vite në Washington. E doja shumë atë vend, më pëlqente të isha në Nju Meksiko ose Kaliforni, i gjeja shumë amerikanë (në redaksinë ku dikur bëja pjesë, për korrektësi politike shkruhet vetëm: SHBA-amerikanë) të këndshëm ose të paktën interesantë. Atëherë e imagjinoja ndonjëherë se do të blija një shtëpi të vogël druri në Bisbee/Arizona dhe më vonë do të kaloja atje disa javë në vit, kur të isha aq i moshuar sa jam sot.

Sot jam i lumtur që nuk e bleva kurrë atë shtëpi druri. Nuk do të udhëtoj më në SHBA, të paktën jo për aq kohë sa Trump apo një Trumpist është në pushtet. Arsyet e përgjithshme për një vendim të tillë janë të njohura: Amerika po zhvillohet drejt një shteti pjesërisht të padrejtësisë, që qeveriset nga një hiper-narcis senil. Nuk dua të ulem në aeroportin "Donald Trump" në Washington DC, të hyj në qytet përmes "Harkut të Trumpit" dhe më vonë të mbërrij në Nju Jork në stacionin e trenit "Donald Trump". Jam adhurues i madh i gjërave bizare, e kam duruar këshillin botues të Süddeutsche Zeitung për 15 vjet, lexoj Ezra Pound dhe Ernst Bloch. Por, meqë atë pjesë jo të parëndësishme të Amerikës që zgjodhi Trumpin dhe e mbështet deri më sot e konsideroj thellësisht të padenjë (disreputable), nuk do t'i shoh më Canyonlands, Seattlein dhe Santa Fe.

Kjo nuk është një deklaratë politike. Nuk i përkas as atyre që bëjnë thirrje për bojkot të gjërave amerikane (Amazon, Microsoft, Tesla, Coca-Cola etj.). Kjo më tingëllon shumë si: "Gjermanë, mos blini nga amerikanët". Tingëllon në mënyrë të pakëndshme gjermane. Thjesht sot do të ndihesha shumë keq në SHBA, aq më tepër që gjatë hyrjes do të më duhej të zbuloja menjëherë të gjitha të dhënat e mia, përfshirë të gjithë numrat e telefonit dhe adresat e emailit. Që Amerika, sa i përket lirisë, do të bëhej një ditë si Kina, nuk do ta kisha menduar. Atëherë. Turp t'ju vijë. Pergatiti Enver Robelli

14 Komente

  1. A
    Ari

    O American, nuk te kuptova perse e shan Ameriken!? MOS hyn tek ato me shume gjini qe Trump po u vjen hakut?? Mos shko atje , biles ben mire te mos e permendesh ate, shume e thjeshte , por nuk ke te drejte ta shash o shkencetar .........leshi.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Nje shkrim i nje sorosiani, i se majtes exstreme.

      Përgjigjjuni
      1. V
        VOLLODJA

        Me mire vone se kurre

        Përgjigjjuni
        1. a
          american23al

          Ky artlkull po na “ mallengjen” shume sepse zoteria per hir te Trump leshon kete “ helm” per Americen, americanet nuk kane ndryshuar por Trump preu tubot e parave qe rrishnin free per europianet e perreth, e pelqen apo jo zoteria pak rendesi ka cilidoqofte ai, Amerika ka qene dhe so te mbetet simboli i lirive per te cilat liberalet kudo ne bote e ne amerike donin t’i shkaterronin edhe ne bastionin e fundit ne Amerike, prandaj zoteri ky eshte shpirti Amerikan duke eand ditur se kush eshte Trump sakrifikoji pak etikete diplomatike dhe zgjodhi ruajtjen e lirive dhe familjen……..

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adi

            Po ti veria titullin “ e urrej Trump” edhe mos shkruaj me qe mos lodhet njeri te lexoje paçavure

            Përgjigjjuni
            1. L
              Laku

              Ne Gjermani ishte akoma me bukur o legen qe po kujdeseni me shume per Arabet dhe Afrikanet qe jetojne pa punuar asnje dite se sa per ara qe ju votojne,bejne nga dy pune dhe paguajne taksa.Apo dhe per kete ja u ka fajin Trumpi.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turi

                Dhelpra kur nuk e arinte dot rushin tha nuk i dua se nuk jane te bera

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bato

                  Trumpi po ju hap syte dhe po ndihmon Europen te shpetoje nga shkaterrimi qe te gjithe po e shohim çdo dite o palaço.Mbyllni kufijte per Arabet dhe afrikanet dhe mbroni familijen tradicionale dhe femijet po ju thote o pedofila.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjergj Fishta I riu

                    Do te behet serish mire ne Amerike kur ajo te zbatoje metodat komuniste per dekomunistizimin e vendeve qe rane viktime e asaj diktature dhe enderrojne ne ilegalitet se do mundin nje dite ta ç'bejne Ameriken e demokracine.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      JD

                      O debil qe mban mbiemrin e Fishtes. Jeni identik si vullnetaret e Enverit, si AGBV-te, si spiunet pa pagese te asaj kohe. Sa here dikush guxon te kritikoje kaçkavallin Trap, ngriheni ju heronjte e heshtur ta mbroni ashtu si dikur xhaxhi Enverin. Me e bukura eshte, se ju lebrozë, flisni per komuniste, kur ju vete, veproni egzakt si komuniste dhe naziste. Fara juaj duhet te shuhet me acid. Nuk ka zgjidhje me te mire per krijesat amorfe si ju.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Anarko-Sindikalisti

                      As ne Gjermanine e deindustrialuzuar, me emigracion pa kontroll, me gazsjelles te hedhur ne ere (nga amerikanet), me LGBTQ-ira, me Von der Pfeizer, me mullinj me ere e pasqyra magjike dhe qe i eshte tekur perseri te riarmatoset, s’do na pelqente te rrinim asnje dite. PS- Se kush po i afrohet me shume Kines, e tregon Digital Service Act dhe Digital ID i Von der La Hienë-s.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pensionisti

                        Kisha koha pa lexuar nje shkrim kaq te bukur.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luan

                          Epo më në fund ja arrite o pensionist! Kujdes se mos kur ngrihesh natën për të urinuar për shkak të prostatës,se mos urinon në frigorifer....

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Keli

                          Po mos shko dhe mos e duaj Amerikën ! Për këdo në botë Amerika është një e keqe e domosdoshme,por se sa e keqe mund të jetë kjo varet sipas rastit. Mua më duket se shkrime të tilla janë një hipokrizi në prozë: Amerika sot po i thotë Europës,nuk më duhesh më,kurse Botës " luaj vetë,dil vetë" sepse unë do të merrem me hallet e mia. Kurse brenda vendit mesa duket ka nisur faza e" ngrënies" të njëri tjetrit!. Për këto,Trump ishte vetëm detonatori.... Mendoj se më mirë krizë ekonomike dhe pasiguri politike sesa orgji te Epstein dhe martesat burrë me burrë. Atë shtëpinë e drurit që të mbeti merak eja t'a blesh në Zvërnec,aty ku miqtë e tu të zemrës nën kujdesin e kurvës të tyre Edi Rama po ndërtojnë Sodomën dhe Gomorrën biblike Farë e keqe......

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje