Nga Ervis ILJAZAJ
Për 35 vite me radhë klasa politike shqiptare është perceptuar nga opinioni publik si e korrruptuar. Të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare të besueshme, gjithashtu e tregojnë Shqipërinë si një vend me një nivel korrupsioni të lartë. Dhe për ti dhënë zgjidhje problemit më të madh të tranzicionit shqiptar, me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë u votua Reforma në Drejtësi në vitin 2016 me votën unanime të klasës politike shqiptare. Është e qartë se politika shqiptare e votoi atë e detyruar pas insistimit të ShBA dhe BE.
Krijimi i Prokurorisë së Posçame Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit , ishte risia më e madhe e kësaj reforme. Kjo strukturë, bashkë me GJKKO u ngrit pikërisht për të luftuar korrupsionin në nivelet e lartë të pushtetit. Asnjëherë, në asnjë moment politika shqiptare nuk ka qenë dakort dhe mbështetëse për Reformën në Drejtësi, pavarësisht se publikisht Partia Socialiste dhe Edi Rama e kanë mëbshtetur, ndërsa Partia Demokratike e ka sulmuar atë, madje në zgjedhjet parlamentare të majit e kishte dhe program elektoral zhbërjen e SPAK-ut.
Në përgjithësi, politika shqiptare ka mbajtur qëndrime hipokrite në raport me drejtësinë. Kur SPAK hetonte Sali Berishën dhe Ilir Metën Reforma në Drejtësi ishte cilësore, ndërsa sot që i është afruar zyrës së pushteti të kryeministrit, ajo ka nevojë për rregullime dhe ndryshime. Nga ana tjetër, opozita e ka quajtur SPAK një organizatë kriminale kur ajo heton Sali Berishën, dhe sot ka qëndrimin se brenda kësaj strukture ka prokuror të guximshëm kur hetohet Belinda Ballukut.
Thelbi i qëndrimeve të politikës shqiptare ndaj drejtësisë së re, është fakti se ato nuk mund të bashkëjetojnë me njëra tjetrën. Arsyeja e ekzistencës së SPAK është pikërisht hetimi i kësaj klase politike. Në këtë kuptim, ose do të ekzistojë SPAK , ose do të ekzistojë kjo klasë politike. Deri më sot lufta ndaj drejtësisë së re ka qenë e fshehur dhe e tërthortë, ndërsa sot ajo po bëhet hapur dhe publikisht.
Po të shikosh qëndrimet publike dhe linçimet që i bëhen sistemit gjyqsor nga kryeministri, e kupton fare mirë se lufta e politikës ndaj drejtësisë sapo ka filluar. Ajo do të vashdojë nën justifikimit e cilësisë së drertësisë apo korrigjimit të saj, sepse kjo drejtësi është ngritur për të hetuar të pushtetshimit. Kërcënimi i lidershipit politik shqiptar tashmë ka një emër, që është SPAK. Beteja e re politike nuk zhvillohet më midis PS dhe PD, por midis tyre SPAK.
Të gjithë ata njërëz publik që mendonin se e gjithë bota u vu në lëvizje për ti dhënë drejtësinë e re Edi Ramës, ose janë të çmendur dhe skuptojnë asgjë, ose thjesht kishin hallin e Sali Berishës që po hetohej nga SPAK.
Sepse sot, që SPAK ka dhënë prova majftueshëm të kurajos dhe integritetit të saj, askush nuk guxon më ta quaj si vegël të Edi Ramës.
Akoma nuk e kanë kuptuar, se SPAK dhe GJKKO janë instrumenta të integrimit europian të Shqipërisë. Pa këto dy struktura, Shqipëria nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian.
Në këtë betëjë të re që ka nisur, midis politikës dhe drejtësisë, nuk dihet se kush do të dalë fitimtar, por e sigurtë është se të dyja bashkë nuk mund të ekzistojnë. Shenjat e para të kësaj beteje tashmë janë publike dhe do të vashdojnë të jenë edhe më të forta në ditët në vashdim. Gjithsesi, sulmet që i vijnë drejtësisë nga të dyja palët politike janë shenja se ajo është në rrugën e duhur dhe që ka arritur ti mbijetojë politikës në Shqipëri, deri më tani./mapo.al
Ja pra modeli sesi duhet te shkruaj nje gazetar i ndershem dhe i pavarur. Bravo, zoti gazetar, thjesht, qarte dhe me nje koncizitet per tu admiruar ke pershkruar thelbin e situaten politike tek ne. Si qytetar nuk me mbetet tjeter vec tju falenderoj per kontributin e sinqerte qe paraqet ne kete shkrim.
Cfare thua mo Xhezo. Ai ka bere nje hartim medioker dhe si gjithe gazetaret "e ndershem" dhe "te pavarur" te Shqiperise nuk jep zgjidhje fare ose jep te gabuar. Kjo drejtesi dhe kjo politike MUND dhe DO TE bashkejetojne, duke u zene dhe duke u korigjuar nga forca e sherrit.
Çelo, të rekomandoj të lexosh "I huaji" të Albert Kamy, aty ke për të zbuluar sa vlerë të jashtëzakonshme ka thjeshtësia në të shkruar. Kur e lexon, mbetesh pa mënd dhe thua si është e mundur të ketë fituar çmimin Nobel në letërsi me këtë mënyrë kaq të thjeshtë të treguari. Thjeshtësia të çonë tek e vërteta, sofistikimi dhe fjalitë e formuluara jo për t'u kuptuar dhe shkuar në thelb të problemit, por për të treguar sa i mënçëm je me ato që thua e shkruan, janë mënyrë për të fshehur dhe mos shkuar në zëmër të problemit. Ja shiko asterikun (*) këtu më poshtë si e stërhollon trajtimin e asaj që thotë autori i shkrimit, aq sa ka arritur të sugjestionojë edhe Bureton me ato që thotë.
Politika është tjetër gjë, drejtësia (jo prokuroria), është tjetër gjë dhe korrupsioni është tjetër gjë. Megjithatë, si fenomene shoqërore jetojnë në simbiozë të domosdoshme; nuk mund të jetojnë në mënyrë përjashtuese sa të ekzistojë shteti. Çështja është që ato të kontrollohen me ligj (që është një dakordësi politike). Politika në fund të fundit është mënyrë e të drejtuarit, drejtësia mënyra subjektive e të gjykuarit relativ, kurse korrupsioni është fenomen shoqëror, që nuk i përjashton protagonistët as politik as gjykues të infektohen; janë njëlloj të korruptueshëm dhe varen nga integriteti personal i individit. Nuk bëhet fjalë këtu a është a jo fajtor dikush, por a kryhen hetimet dhe gjykimet konform ligjit, që thamë se është subjektiv dhe si i tillë ka relativitet në gjykim; aty ku gjykimi është i ndryshëm për të njëjtën shfaqe, duhet redaktuar ligji, që gjykimi t'i afrohet objektivitetit. Këtë e bën Politika. Kush tjetër? Nëse nuk do të kishte krime dhe mosmarrëveshje, ç'duhej gjykata, qoftë dhe Politika, po të duash? Jo, Politika dhe drejtësia jetojnë në simbiozë, o artikullshkruesi. Pra bëhet fjalë për mënyrën e të bërit drejtësi, jo të asgjësimit të njërës apo tjetrit krah.
Komenti i asterikut (*) është shumë më objektiv se shkrimi i Iliazajt. Ligjet nuk janë kurrë të përsosur. Hartohen në një periudhë të caktuar për një qëllim të caktuar. Gjatë zbatimit të tyre në praktikë, në disa prej tyre konsratohen inkoherenca me aktualitetin, siç ishte rasti i nenit 242 të KPrPenale, për pezullimin e Ballukut, i pa ndodhur më parë jo vetëm në Shqipëri, por as në Botë, interpretimit të të cilit nuk qe e zonja t'i jeote dum, as Gjyjata Kushtetuese, por e la remi debatin. Atëhere në këto rethana si i bëhet? T'i lihet terren spekulimeve, apo padrejtësive, qofshin ato nga aktorë politikë, qofshin nga ata brenda drejtësisë?! Sigurisht që jo, për rregullimin e tyre duhet ndërhyrë. Dhe ligjet politika i ashtu si i bën edge i ndryshon, drejtësia i zbaton. A mund të quhet në këtë sot apo të ngjajshme nesër, "linçime" të politikës ndaj drejtësisë, po të përdor atë term që ka përdorur analisti Iliazaj?! Jo, kurrësesi jo! Bile nuk mund të konsiderohen "linçim", as shprehja e opinioneve të lira, e çdo politikani të lartë me ndikim në vend. Debatet gjithmonë janë të shëndetshme, por në fund, sipas Kushtetutës së Republikës, çdo gjë iniciohet dhe përfundon në Kuvend, aty ku përmes përfaqësuesve të vet, vendos vullneti i Sovranit. Ndaj, për të vepruar në një shtet demokratik, nuk di të ketë ndonjë mënyrë tjetër.
Ky analist eshte per gjynah, akoma nuk guxon ta thote se nje drejtesi e re fashiste nuk mund te permbyse nje klase politike ne nje sistem demokratik.
Zotëri, ti deformon problemin me ato që thua. Autori nuk kërkon që drejtësia të përmbysë një klasë politike, ajo është krijuar, përpiqet dhe lufton që të përmbys veset dhe korrupsionin e kësaj klasë politike. Në demokraci zëvendësimi permanent i politikanëve me mjete politike është normë e njohur dhe e pranuar. Vetëm atje ku çimentimi i një klase politike për arsye përfitimi dhe jo shërbimi me nder i saj, e kërkon si domosdoshmëri largimin e politikanëve me një mënyrë jo politike, por me ndërhyrjen e drejtësisë.
Joooo z.Xhezo , qe rastesia ka sjelle te mbash kete mbiemer te nje komuniteti te nderuar , qe ti duket se nuk e meriton, sine shume komente te tjera ! Autori i shkrimit , e thote fare qarte , qe ne titull dhe me pas perpiqet ta argumentoje qe `Kjo klase politike dhe kjo drejtesi , nuk mund te bashkejetojne ` , duke lene te kuptohet se keto dy pale jane ne antagonizem te thelle me njera tjetren , aq sa . . . . , ne fund te fundit njera duhet te vdese , qe te jetoje tjetra ! Duhet thelluar pak me shume , per te kuptuar se cfar ka dashur te thote autori , Ervis Iljazi .
Nuk ke pse shqetësohesh kaq shumë i nderuari "PO , PO", nuk shuhet aq kollaj fara e komunizmit, është e ngjashme me farën e grëmit, i kanë bërë vetëm keq jetës së këtij populli dhe prapë mburren me krenari për ato që ka bërë. Por që të arrinin deri në këtë farë feje, sa ti sulen ekonomisë së vëndit për të vjedhur dhe plaçkitur gjithçka, duke bërë një dëm të ngjashëm me atë të një reje karkalecash që vijnë nga Afrika dhe u sulen në mënyrë shfarosëse të mbjellave, kjo nuk mund të mendohej. Megjithëatë, kjo disi edhe honepset, por sulmi i organizuar kundër drejtësisë, të vetmes që po bënë përpjekje për t'i frenuar nga prapësitë gjatë ushtrimit të pushtetit, i vë vulën gjithçkaje. Të mblidhen hajdutët dhe të ndryshojnë ligjet për t'i treguar drejtësisë se si duhet t'i trajtojë, kjo është të luash vëndit!!!
Analist qe ske kuptuar asgje se si fuksionon sistemi i drejtesise. Flisni per Spak-un por kjo eshte vetem nje hallke ne sistemin e drejtesise por pe abuzimet me ceshtjet civile apo administrative nga keto gjykates te korrpyuar flet njeri? Jo sepase ju nuk keni kapacitetin intelektual per te konceptuar fuskionimin e hallkave te shtetit. Ndaloni keto vemje qe te dalin dhe te na shesin disa anbaliza mediokre si kokat e gazetarise.