SPAK-u është një institucion që ka besueshmeri të madhe në publik. Mbështetet fort nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA. Për momentin është në majë dhe po krijon, edhe me pranga nganjëherë të panevojshme, një kulturë, që dikush e quan “kulturë frike” që ligji nuk duhet shkelur nga kushdo.
10 vite kaluan nga reforma në drejtësi, por ka disa probleme që duhen riparë në mënyrën e funksionimit të drejtësisë, sidomos në stivën e dosjeve të stërmëdha që mundojnë mijëra familje në vend.
Po e provoj edhe vetë si media KOHA JONE që po bëhen 29 vite që akoma nuk ka vendim final për djegien e redaksisë së gazetës më të madhe shqiptare, gazetës KOHA JONE dhe prapë shkoj e vijë, personalisht, nga njera gjykatë në tjetrën prej 29 vitesh.
Ndaj e kuptojë më së miri reagimin qytetar për dosjet e pa gjykuara që janë, në mos gabohem, diku të 142 mijë dosje në raftet e gjykatave të vendit.
Pra edhe për këtë arësye duhet që mazhoranca të gjejë mekanizma ligjorë se si mund të reformojë disa gjëra që u bënë nxitimthi në vitin 2016.
Kjo nuk e zhbën aspak reformën në drejtësi, ku siç thamë gjëja më e mirë ishte dhe është SPAK.
Personalisht në atë institucion njoh Arben Krajën dhe Altin Dumanin, dy profesionistë, që ngritën themelet dhe ndertesën e këtij institucioni që bëri histori. Por besoj se edhe të tjerët janë pasionantë për ligjin, kurajozë në vendime dhe profesionistë kur firmosin, e ku firma e tyre merr dhenë në krejt dynjanë shqiptare.
Por duke ndjekur, si gazetar që kam një barrë experience jo të vogël në median shqiptare, me duhet të them se për rastin Balluku, prokuroria te “pezullimi” ka nxitim, nuk them keqdashje.
Për mua, gjë që e kam thënë në media më parë, zv/kryeministrja Belinda Balluku duhej të kishte dhënë mënjëherë dorëheqjen e parevokueshme, ndonëse sot kryeministri Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar se “Ma ka dorëzuar (Belinda) tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur nuk mori vendim GJK. Unë i kam refuzuar dorëheqjet. Dorëheqje në presion të një fuqi që është futur në pavarësinë e ekzekutivit nuk ka. I jam falënderues që nuk ka persistuar por ka vijuar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë sepse nuk i kam pranuar dorëheqjen derisa të plotësohen kushtet, që nuk vendosen nga prokurori mediat apo gjyqi popullor”.
Pra në këtë rast përgjegjsia politike e individit Belinda Balluku ka funksionuar.
Ndërkohë në tavolinë është imuniteti i saj. Për këtë vendos parlamenti, ndonëse gjasat duken se nuk do të kemi votim për t’i hequr imunitetin. Kjo kuptohet nga toni i kryeministrit, që me sa duket, mbart inat të madh institucional në raport me SPAK.
Për të qenë korrekt me veten më duhet të pohoj se nuk ka se si të pezullohet një ministër, kur ai është kompetencë e kryeministrit, parlamentit dhe ka një dekret presidencial.
Nuk e njoh personalisht prokurorin special Dritan Prençi, por media ka përherë burime informacioni kudo e sido, aq me tepër gazeta KOHA JONE, që ka 35 vite në treg, por prokurorët e çdo niveli flasin me respekt për të, si njeri skrupuloz në punë, i pa shantazhueshëm, e ku besoj që në këtë rast ka gabuar, pasi nuk kishte pse kërkonte pezullim dhe pas kur kryeministri Rama e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen, atëhere SPAK-u kërkoi imunitetin dhe arrestimin!
Duhej që me të parën të kërkonte imunitetin!
Unë për vete, kur isha deputet në vitin 2004, u përballa me kryeministrin e kohës Fatos Nanon, të cilin ndonëse gazeta “KOHA JONE” e nxori nga burgu i Berishës në vitin 1997, kërkoi në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë dhe tek Prokurori i Përgjithshëm Dhori Sollaku heqjen e imunitetit tim si deputet dhe arrestimin. E pse? Se gjoja gazeta KOHA JONE, ka botuar artikuj shpifës ndaj kryeministrit dhe gruaj së tij të dytë!
Një absurditet dhe një mosmirënjohje socialiste. Me thirri kryetari i parlamentit dhe me tha se ka një mënyrë që të mos kalojë në votim imuniteti im.
-Që ta vonojmë shqyrtimin dhe vendimin e Këshillit të Mandatëve dhe shuhet kërkesa zyrtare kur kalojnë 3 muaj- më tha ai.
-Jo! Do të shkojmë në votim- thashë dhe siç është e dokumentuar në arkivën e parlamentit të Shqipërisë për afro dy javë këshilli i Mandatëve votoi në disfavorin tim dhe shkova në votim në parlament.
Ka qenë fiks data 8 nentor 2004, dita e komunistëve shqiptarë, të cilët ishin konvertuar në socialistë.
Filloi seanca, fola afro 1 orë e kusur. Me argumenta e shkatërrova kryeministrin në seancën parlamentare, pa harruar që asokohe PS dhe kryeministri kishin 81 deputetë.
Dhe deputetët votuan në kuti votimi në dhomën e fshehtë, e fitova!
Pra kur ke të drejtë ndërgjegja e çdo deputeti vendos, paçka se si urdhëron partia apo si kërkon Prokuroria!
Ndaj, duhet që Belinda Balluku ta vendosë, edhe në kundërshtim me çka thotë kryeministri, DORËHEQJEN E PA NEGOCIUESHME dhe të shkojë në Këshillin e Mandatëve e të thotë: Të shkojmë në votim në seancë!
Dhe votimi të mos bëhet në mënyrë elektronike, por me kuti votimi në dhomën e fshehtë.
Pas kësaj, në raport me votimin, ajo del e larë në publik.
Jeni vetem servike te spak dhe meqe keni mundesine e mikrofonit apo gazeten tuaj i jepni besueshmeri ne emer te popullit,por qe nuk eshte aspak ashtu,ku jane dosjet e perfunduara apo we jane mare vendime,asnje,asnje
Po pse te jap dorheqje se ju tek nje psikopati si Prençi nje kelysh denbabaden i Sali Serbit.po pyet pak a eshte antar i organizates kriminale ta Serbit ky Prençi o Nikoll.,dhe besoj se ti e di shume mire.
E para nuk e nxore zotrote nga burgu Fatos Nanon,por ngjarjet e 97 qe erdhen si pasoje e falimentimit te piramidave,per te cilat ti beje reklama ne gazeten Koha Jone,duke genjyer ne kete menyre njerezit,te cilet shisnin shtepite dhe i fusnin leket tek firmat piramidale ! E vertete eshte vetem fakti qe ke qene gazeta kryesore kunder pushtetit te Berishes ne petiudhen 92-97,por mos haro qe Nano te beri deputet duke mos kaniduar njeri nga PS ne zonen e Lezhes ku ishe ti dhe duke mbeshtetur kanidaturen tende.Ty Sali Berisha te ka futur gazetaret ne burg,te ka gjobitur disa here,ndersa ne 97 ta dogji komplet rezidencen e gazetes tende.Zotrote ne vitin 1995 e ke akuzuar Berishen personalisht se ai me njerezit e tij te vuri tritol ne shtepine tende ne Lezhe,ku banonte gruaja jote me dy femijet e vegjel si dhe prinderit e tu te moshuar,bile vure nje shperblim prej 100 mije dollaresh per ate qe do te jepte informacion.Vlera prej 100 mije dollaresh para rreth 31 viteve eshte me shume se 1 milon dollare sot.Megjithe keto maskaralleqe qe Berisha sipas teje te ka bere personalisht,pa folur per krimet ndaj popullit,ti Nikoll Lesi pate paturpesine qe ne zgjedhjet e vitit 2005 te futesh ne aleance me Sali Berishen !!! Ne kete rast ka vend shprehja e bukur popullore : Qiji nenen te te quaj babe !
Tamam burre pa shtylle kurrizore
Zoti Nari e ke qarë këtë koment. Unë jam 65 vjeç dhr i kam jetuar të gjitha këto që thua. Të lumtë zotëri.
Nuk është e vërtetë që SPAK ka besueshmëri të madhe në publik sepse këta zotërinj po të kishin bythë do ta fillonin me Gërdecin dhe 21 Janarin që u vranë 30 njerëz të pa fajshëm.... Jeta e njeriut është mbi të gjitha...
Duket sheshit se spakistet jane vegla te Berishes, se po te ishin te pavarur do hetonin Berishen qe ka vjedhur 500 miliard euro por merret me allukun qe ka marre vetem 50 milion euro. Turp per Spakun. Gjen me te dobtin dhe i versulet.
O Nikoll a ke fe se burrni e di që ske? Ske turp fare a derëzi po tër jetën servilë do mbeteni o legena? Pale po na i mburr e kumandarët e spakut si burra e trima, e flet e në emër të popullit ti gazetaruc. Që sa u kriju spaku ky popull pati shpresë për zbardhjen e dy çështjeve gërdec dhe 21 janar. I zbardhën këta trimoshe apo i hodhën dhe që ti mbulojnë më shumë? Po si zbardhi këto të dyja spaku kurrë sdo ketë besim në popull sado butoks ti vini ju gazetarë apo analistë të pa fytyrë. Tung
Cfar besimi ore, nuk po I beson askush dhe te gjithe thone pse nuk e shkrijne kete institucion. Kane punuar shume keq dhe jam dakort me z.Rama kur thote qe merren me lloj-lloj ceshtjesh qe kane ndodhur para 5 vjetesh duke arrestuar njerezit pa piken e gajles. I kane bere njerezit si numerore topi dhe nuk duan t’ia dine ka apo nuk ka prova, a ka familje dhe femije te mitur ne shpi, etj.etj.
Legen, mashtrues, bukeshkale! Ti ka the te gjitha komentuesi Nari, edhe te tjeret. Nuk po shtoj tjeter.
Po Belind Balluku i PD-Ps AKA belo ezmeri ku eshte ? Pse kaq indiferent tani qe dje i hoqen vjehrrin famkeq nga puna ?
Spaku Torrollaku
I mburre disa persona per te fituar pike dhe imunitetit per vete, frikacak me dukesh.
Kjo që thotë Lesi shkon pas asaj shprehjes së popullit, e cila thotë :" Hajde moj bela` dhe krruam atje ku më ha!".