Ndarja 4–4 e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pezullimit nga detyra nuk prodhon një standard detyrues, por prodhon diçka më të rëndësishme, një konflikt serioz interpretimi mbi kufijtë e pushtetit. Në një demokraci kushtetuese, një situatë e tillë nuk është boshllëk për t’u mbushur menjëherë me ligj, por moment reflektimi institucional. Kjo për arsye se sistemi po sinjalizon tension jo domosdoshmërisht defekt.
Formalisht, ekzekutivi ka të drejtën e nismës ligjore. Por filozofia e së drejtës na mëson se legjitimiteti i një veprimi nuk matet vetëm me kompetencën, por me kontekstin dhe efektin e tij. Kur pushteti që preket nga një normë procedurale nxit ndryshimin e saj, lind rreziku i legjislacionit reaktiv që do të thotë rregullat ndryshohen jo sepse janë të padrejta në vetvete, por sepse prodhojnë pasoja të pakëndshme për pushtetin. Pikërishtë, filozofët e së drejtës sugjerojnë që rruga më e drejtë në një situatë ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese është 4–4, ekzekutivit do të duhej të ishte i vetëpërmbajtur institucionalisht.
Më qartësisht, ekzekutivi, në situatën konkrete në të cilën ndodhet do të duhej të shmangte ndërhyrjen e menjëhershme dhe të niste një proces të hapur reflektimi. Një grup ekspertësh, konsultim publik, analizë krahasimore madje ti adresohej edhe Komisionit të Venecias për një mendim të specializuar me qëlim që debatin ta zhvendoste nga rasti konkret drejt parimit abstrakt. Kjo procedurë do ti jepte ndryshimit ligjor natyrë përgjithsuese dhe jo një ligj që orientohet nga rasti konkret. Njëkohësisht do ti jepte legjitimitet për shkak të diversitetit të grupeve të interesit të përfshirë në proces.
E gjitha kjo, për arsyen e thjeshtë se demokracia kushtetuese nuk matet nga aftësia për të prodhuar ligje me 50+1 vota, por nga aftësia për të ruajtur perceptimin se ligji kufizon pushtetin dhe nuk e mbron atë. Kur gjykata ndahet, pushteti duhet të dëgjojë sinjalin e kujdesit. Kjo pasi forca e një sistemi nuk qëndron në shpejtësinë e reagimit normativ, por në maturinë me të cilën ai zgjedh të mos e përdorë pushtetin e vet.
Sidoqoftë, nuk duhet harruar se veprimet e shpejta të ekzekutivit nuk janë automatikisht të gabuara kur ekziston një boshllëk ligjor real, nisma për ta plotësuar atë mund të jetë e drejtë dhe në shërbim të rendit juridik. Problemi lind vetëm kur nxitimi shndërrohet në veprim të orientuar nga interesi i rastit konkret, pa reflektuar mbi parimet e përgjithshme të barazisë dhe kontrollit të pushtetit. Legjitimiteti i vërtetë nuk matet vetëm nga qëllimi i mirë, por edhe nga mënyra se si ai realizohet, duke ruajtur transparencën, proporcionalitetin dhe perceptimin se ligji është instrument i drejtësisë dhe jo i pushtetit. Në këtë kuptim, maturia dhe reflektimi janë vlera themelore për të garantuar se fuqia që vjen nga ligji shërben gjithmonë për drejtësinë, jo për pushtetin.
Lexova nje shkrim qe I referohet nje drejtesie ideale, por qe rastesisht ka lejuar nje lapsus me te cilin fshin vetveten. Sikur autori nuk e di qe kjo drejtesi e kapur, po mban peng dosjet e krimeve te tmerrshme. Dore duhet vene dhe sa me shpejt se drejtesia po e kthen vendin ne xhungel.
Eshte normale qe ndryshimi i nje ligji te behet pa reagim te menjehershem.Pyes ju Z.Lami:Si e spiegoni JU reagimin e menjehershem te SPAK-ut kur u kundershtua nga Qeveria pezullimi dhe ata kerkuan heqien e imunitetit per ta ndaluar?Jemi te afte per lodra fjalesh por,jo per drejtesi.
Autori ka shkruar keto rreshta , jo per te ndihmuar ne zgjidhjen e ketij lemshi , por duket se kerkon shtimin e amullise dhe abuzimeve . Veprimet e mazhorances jane transparente dhe , pa asnje dyshim , ato do te kalojne ne filtrin e Venecias dhe monitoruesve nderkombetare . Prandaj , mos u shqeteso kaq shume zotrote !