Në fillimet e karrierës së tij politike, shumë e konsideronin Edi Ramën si profan në politikën e jashtme, pa përvojë dhe pa aftësi për të lëvizur në skenën ndërkombëtare.
Sot, ai ka ndërtuar një profil aktiv në marrëdhëniet jashtë vendit. Megjithëse edhe këtu e karakterizon orientimi drejt shfaqjes e protagonizmit – për ata që e shohin si “kapiten të skuadrës së zemrës”, kjo mjafton.
Për të tjerët, dukja dhe prezenca personale nuk janë kurrë të mjaftueshme për një burrë shteti, detyra kryesore e të cilit përballë historisë është balancimi i interesave strategjike afatgjata të vendit. Të vlefshme edhe kur ai të mos jetë.
Dikush mund të pretendojë se hyrja eventuale në Europë është rezultat i këtij “stili”. Por nuk është. As ecja drejt BE, as hyrja në NATO nuk kanë ardhur për shkak të “atleteve të Ramës” apo ushtrisë me shapka të kohës së Berishës.
Shqipëria u bë pjesë e NATO-s edhe pas një skandali ushtarak të madh dhe një tragjedie kombëtare si Gërdeci. Edhe integrimi në Bashkimin Europian, nëse do vijë (gjasat janë të kufizuara) do të vijë për arsyet gjeopolitike që tashmë dihen, jo për merita të Ramës.
Vetë Rama e Berisha i dinë mirë këto histori. Do dukeshin disi më burrërorë nëse do ta refuzonin vetë varjen në qafë të këtyre medaljeve sepse ato janë të rreme. Sigurisht që nuk do ta bëjnë kurrë një gjë të tillë. Nuk janë nga ai soj.
Por nëse duam një shembull të fundëm pse integrimi në BE përcaktohet nga faktorë gjeopolitikë jashtë kontrollit tonë, le të shohim pranimin e shpejtë nga ne të ftesës në “Bordin e Paqes”, edhe pse Bashkimi Europian është skeptik dhe refuzues. Kjo tregon qartë hendekun e madh mes retorikës dhe realitetit të integrimit. Ndryshe nuk ka si ndodhë që një vend kandidat në kulmin e procesit jo vetëm e pranon atë ftesë rrufe, por edhe e shpall fitore historike.
Meqë jemi këtu: Fitore për kë?
A është ky vendim një interes kombëtar i peshuar mirë? Nëse po, cila strategji e debatuar, e analizoi dhe e konkludoi si të tillë? A i mori kjo analizë e supozuar parasysh rrethanat e sotme gjeopolitike? Mos vallë në këto rrethana një vend si yni ka më shumë nevojë për shumëkahshmëri se për rreshtime?
Po vetë Edi a ka mësuar gjë nga pësimi personal me Trump? E quajti dje “turp i njerëzimit”, sot përpëlitet si peshku pa ujë e është gati të paguajë miliarda (jo nga xhepi i tij sigurisht) për ta fshirë e harruar atë që bëri.
A e ka menduar disi të nesërmen e kësaj strukture “të paqes” që nuk ka konsensus të gjerë ndërkombëtar dhe mbart një frymë të theksuar personalizuese? Mos do t’i duhet prapë të përpëlitet nesër për të fshirë të sotmen siç përpëlitet sot për të fshirë të djeshmen?
Pyetjet janë pa fund por janë të gjitha të kota. Askush nuk është kthyer asaj ane. Kryeministri jo e jo.Madje ai e shpall sot krenari të madhe ftesën e atij që dje e quante turp. Pse?
Sepse e vërteta është që kjo ftesë, e paketuar si politikë e madhe ndërkombëtare na duhet dhe do përdoret e tëra për konsum të brendshëm politik.
Opinioni publik është goditur rëndë nga skandale korrupsioni. Sapuni i shpërdorimit brutal të parasë publike duhet shitur për djathë: Qeverisja pra, nuk qenkësh kaq e korruptuar sa thonë këta prokurorët tanë që bëjnë “budallallëqe botërore”. Madje edhe atje në botë, që ta dini ju, prokurorët qenkan “idiotë” që bëjnë “një thes me m…” (citime të Kryeministrit).
Ndaj ky udhëtim historik në Uashington, duhet shpallur si vulë antikorrupsion.
Për këtë na duhen ‘cikle lajmesh’. Analiza shtetërore për kostot dhe pasojat afatgjata të rreshtimit nuk i duhet kujt. Në vend të saj, do shfaqen shkarashkrusit dhe palaçot televizivë me “rroga” dhjetëra mijë e kusur euro në muaj. Hapësira publike do mbushet me këta lëvdonjës profesionistë, ndërsa skepticizmi dhe përpjekja për të menduar e merituar si shoqëri pak më shumë se kaq, do etiketohet si armiqësi.
Do buçasin si përherë duartrokitësit, braulard‑ët e përhershëm të claque‑së sonë qesharake që nuk ka Balzak që i tipizon. Të njëjtë në sjellje dhe në mendësi me Shqipërinë e dikurshme, të cilën kryevizionari ynë e godet me përçmim – me rast e pa rast, si ish-Koreja e Veriut e Europës.
Po ja që edhe atij vetë i duhet sot Shqipëria e panxënë që përpas shuplakat.
Dhe me sa shihet, i pëlqen./Gazeta Dita
Ky Thano po shkruan si e ema e zeqos ne maje te thanes.
E vetmja gjë me të cilën do të mburret Rama, pas ikjes së Trump nga presidenca do të jetë përcaktimi i tij për Trump si TURPI I NJËRËZIMIT........ Duam s'duam, kjo është e saktë....... Dhe këtë po e thonë shumë personalitete shtetërore......
Papu athanasit i ka ngel qefi diku nga ndonje tender qe nik i kane dhene dhe eshte kthyer kunder rames nga ajo qe deri dje e ngrinte ne qiell.... Sipas ketij papus duhet te kemi aleat gerqine se turkun e kemi.... Ky ka mbledhe edhe disa terroriste te gazeta e tij qe vjellin vrere kunder Shqiperise me keq nga antishqiptari kriminel sali karaxhici
O adriatik raketiku, Thano ka shkrujt DREJTE dhe SAKTE por ju pakurrizorve nuk u pelqen e verteta. Nje bravo te madhe Adrian Thanos!
Meriton respekt! Koherent dhe me integritet! Si gazetar dhe si njeri!!! Patro-nazistet e Edvinit pesojne helmatisje dhe vjellin vrer, sa here ka shkrime qe thone te verteta per shqiptaret!!!
Thano, pse nuk themeloni ate partine anti Rama bashke me Lubonjen, Bushetin, Neshon dhe ndonje “birbo” tjeter. Vetem keq ka bere ky “palloshi” qe ka marre 83 vota? Une jam nga ata kritik te tij, por jo mohues dhe ta barazoj me krya kriminelin e shqiptareve Sali Berisha qe vetem ka djegur ne kete vend.( hajdut e vrases po e po)
Hajde Thano hajde! Na cave b.... me kete xhelozine tende. Shkrim qe as ne nevojtore nuk shkoje. Plaset ju te Saliut nga sukseset e Edi Rsmes. Rama eshte kryeministri me i mire dhe ka rritur reputacionin e shqiperise ne bote. Ju mos u ndalni me shpifjet tuaja,vsxhdoni t'i bini legenit te grisur. Populli do votoi Ramen se ai nuk eshte non grata.
Njerzit në këtë vënd habiten sesi Goliku po e vonon akoma këngën për "Bordin e Paqes"!! A mos u plak Goliku, pyesin disa? Apo Goliku ka shkuar të takojë shokun Enver, thonë të tjerë që nuk e kanë dëgjuar që nga hapja e "Vërës", apo siç quhet sot, e Tunelit të rrugës Sarandë- Gjirokastër? Ç'bëjnë këta njerzit e kulturës, nuk gjekan dotë një Golik të ri që t'u këndojë bëmave kaq të mëdha kryeministrore? Do na dënojë historia për këtë thatësirë kulturore të sotme e cila nuk bënë detyrën për përjetsimin e veprës madhështore të shokut të lavdishëm Edi Rama! Rrofsh shoku Edi Rama, març nga ditët e patronazhistve!
Ky Thano ishte tjeter dikur por shume ka ndryshu, duket se pronaret e gazetes dita nuk jane te kenaqun me Ramen e thanos i duhet te pershtatet me deshiren e tyre, kemi eshe ish ambasadorin e Nanos qe eshte i pa kenaqun me Ramen po cfare ti bajme, mundet dikush tjeter ka me e ba perseri ambaador.
JO vetem si e ema e Zeqos maje thanes qe e veshtrojne nga poshte ca, por keput dhe proçka qe te bindi mua se ky eshte burre i ngulur. Po te ishe ti Thano si do veproje?! Me fal por çdo dite humbet respekt, del nga ajo qe ke qene dhe po behesh si Adriatik Lapaj, tani. Edi Rama eshte Fantastik dhe i pa perseritshem per kohen qe jetojme, qofte nga menyra e komunikimit e diplomacise, qofte nga shkalla enciklopedike si nje erudit i thekur e poliglot brilant Me gjej nje tjeter, psh Agron Shehaj apo Arlind Qorrin, se Adriatiku e ka marre karriken me vete, vetem po i hapi deren Rama te hyje brenda ! !!! Rri se e pati me fat ai popull qe nga termeti e deri tek covidi... Te isha une sot i beja m.... mu ne kuke Albinit, ai sikur ska ndodhe gje. Prite çfare do na bjere nga Ameriqija !
Me duket se autori paska ngrene ne canakun e BERISHES. Po a ka sukses me te madh per nje vend si Shqiperia qe KM i saje te udheheqe sebashku me Presidentine Amerikes Bordin e paqes. Kjo i xeron edhe disa gabime te vola ne qeverisje si korrupsioni, apo shpopullimi i vendit. Si mund te jete Shqiperia me krenare se usheheqesi i saje te jete njeri nga dy udjheheqesit qe po drejtojne boten.
Z. Thano urren më shumë Ramën se sa Berishën dhe ka lidhje me qejfmbetjet! Po t’i jepte edhe këtij një “dekoratë” do të zbutej sikurse janë zbutur të tjerët kohët e fundit!
Ky Thano flet si e ëma e Zeqos ne maje te thanes dhe e meriton nje shkop thane veshëve!
Ore po nuk e kupton apo nuk do ....qe ne jemi aq te( vegjel dhe te pa fuqishem) . Ne nuk i ngrem dote breket po nuk u beme nje shtet satelit i nje shteti te fuqishem.....apo akoma me megalomanin e sistemit socialist( shqiperia si shkemb graniti ne brigjet e adriatikut)
Po ka dekorate me te madhe dhe dinjitoze se sa te jesh gazetar dhe kritikosh pa doreza qeverine. I lumte ketij Thanos.
Po mirë, mo Thano; nuk na the, pse kjo e mjera Shqipëri i zgjedh aleatët kaq larg Evropës perëndimore? Sa herë u mundua t'i zgjidhte afër, keq i dolën; o e pushtuan, o s'kishin gjë në dorë, se u ç'thurën vetë. Edhe ata të largtit, po sidoqoftë, bënë diç ata. Nuk na duan, o Thano, se jemi popull me tharm. Ha, ha, ha,... E sundojmë, or djalë, mos u çudit, si dikur dushmanin... E sikur të mos ishin ato "korrupsionet" në qeveri, se ato nuk kanë punë me politikën e jashtme, në këto rrethana pra, ç'do thoshe?
Po vdesi njerezia qe te anatemojne Ramen por ja qe ai ka suksese ne interes te vendit dhe rreshtohet ne krah te me te fortit etj etj .......
thano ke shkruar sakte vella
E mbaj mend inatin qe filloi dhe armiqesi kunder Rames e gazetës Dita.Ka qene gazetar me bindje te majta,ku askush nuk guxonte te shante Luftën Nac.Çl.Ne momentin kur Rama solli ne Shqiperi eshtrat e Mit'hat Frashërit filloi armiqesia me te e gazetës Dita ku shkruan Thano.Nuk jane pajtuar me vetem e kritikojne
Nuk besoj te jete kjo qe I jep te drejte Thanos. Puna eshte se diskutohet per fatet e Shqiperise e jo te Mut'hat Frasherit, dhe ketu Thanua eshte krejt jasht.
JE KOKRRA E GOMARIT......EUROPA S ESHTE ASGJE PA AMERIKEN ,POR A JARRIN TA KUPTOSH TI ,IDHUJTAR I BIRRISHES.....?????? AMERIKA ESHTE SI DIELLI E EUROPA SI HENA........JENI AQ TE VEGJEL SA SMUND TE MBETEMI PENG TE BIRRISHES.......ME MIRE ME ME TE FORTIN APO ME ATE QE VJEN I DYTI E ME TEJ ??..??? PANAJOTIS.....
Cfare ka ndryshuar o zoti krieredaktor qe si ti si gazeta qe drejton e keni kthyer fleten ?Ku ua ka prishur qejfin Rama?Me vjen keq per z.Tarifa qe vazhdon ti bjere ketij fyelli.
super!!!
ky qe e mban veten gazetar ka dash te thote dicka por ska thene asgje.Europa megjithese sceptike per vendimet e Trump perseri nuk ben dot pa te.Europa terhiq e mos e keput eshte amerika eshte e drejtperdrejte dhe Rama ka te drejte me mire me Ameriken se me zvaraniket e europes.Duam shqiperine ne B E thone europianet por nuk eshte dakord greqia apo vend tjeter dhe per ne mbeyen vetem premtime 30 vjecare.Rama pertej protagonizmit pak te avancuar realisht cdo gje e ben mire.Ata qe e kritikojne jane nihilista ose i sherbejne atij plakut te rjedhur
O e ëme e zeqos në maj thanës Po drejtësin që po i kthehet nga koka përse nuk e përmëndë Kjo do jetë arsya kryesore që do futemi në BE Mus folë broçkulla
Skenen shqiptare, mbi truallin europian, mbas 90, e kane zaptuar, dy aktore, te vjeteruar dhe te denatyruar, ne genin e tyre,nga shekuj shperfytyrimi njerzor, sundimi osman dhe nje lloj komunizmi absurd,Berisha dhe Rama.I pari me trivial, ne paraqitjen e ketij geni malinj, gje qe e ben dhe me te lehte, distancimin qytetar nga ai. Kurse i dyti, Rama, i semure, ne menyre cmendurake, mbas vetes dhe karriges, ka qene i durueshem dhe i palodhur, ne pritje, per tu vendosur ne qender te skenes, duke perdorur te gjithe garderoben e maskave historike: Nga nje dylber-raja i dergjur i sulltanit islamist, duke risunduar turku, ne funksione vitale te shtetit shqiptar, banka, miniera hidrocentrale, industri toksike, mega xhami, ne mes kryqytetit. Mbas heq shallvaret e zeza, vesh atletet, ndrron masken dhe fillon cfaqjet prej kllouni, zhurmues dhe pa substans, nga Brukseli dhe tere kohen rreth e qark perendimit, ku kryeministria, prezantohet si nje magazi bosh dhe me nje lloj folku jashte,i gjithi indiferent, per fatet e ketij vendi.
KUSH JE TI? NA TREGO PAK PER VETEN QE TA DIJME SE NGA CILI PLANET VJEN>,< ?
Thano, penë e fortë dhe mendje e mprehtë! Bravo!
Nuk I permende vizat. Rama ne politiken e jashtme ka bere vetem gallate...asgje konkrete per Shqiptaret....13 vjet e akoma me negocuata eshte pothuajse hic...do kaloje dhe nja 10 minimumi. Sa per ketecte paqes aty ka shtete te lodhura e vetem 2 me peshe. Ps duhet te gjeje kryetar tjeter...
Cka po thu or taj TONI se nuk te kuptohet asgje... Thano nuk te ka thene kriminel berisha se e kane ftuar ne usa per ta arrestuar,prangat i ka robert papa,ka shku edhe zhulsi genc burimi dhe qim peka do e japi live.... Dhe ne 21 shkurt kriminel karaxhici do shkoj ne zyren e rames e ti me cecenet e saliut do gezoheni.... Sa me shume ta shani ramen aq me shume i rrisni vleren,jo per gje por se njerzit urrejne sali kopilin e shqeres me ate fytyre si ujk
Saliu duhet te zhduket se e shkaterroi opozite. Por dhe Rama nuk duhet te rrije asnje minute. Totalisht I papergjejshem. Skam votuar kurre per Saliun ne jeten time.
Zoti komentues Toni , te gjithe shqiptaret i shohin cdo dite realitetin dhe dobesite e qeverise aktuale , por vendi ka nevoje te domosdoshme te qeveriset . E pame me syte tona tmerrin e anarkise ne vitin 1997 dhe nuk duam ta shohim me kurre ! Prandaj , ne situata kaq te veshtira , me nje opozite te terbuar e teper destrruktive , duhet marre pjese ne votime pa tjeter , duke zgjedhur te keqen me te vogel , si situate kalimtare . Perndryshe , do te votojne vetem fansat e partive dhe do behet katrahur . Atehere , cfar fitove duke ndejtur indiferfent ?!
oR TAIJ TE FALA, KE HARRUAR GRIDA SUMEN, SI DHE SONILA MEQIoN... SE ANDUENA LLABANI E KA THONE E PARA, QE RAMA DO SHKOJ NE 21 JANAR I SHOQERUAR NGA AVUKATI DHE DO TI HIDHEN PRANGAT- JA KISHTE THONE AI SUBJEKTI SPAKUT ME TE CILIN E KAPEN NE HOTEL M'ITALI.
Nese ka kuptuar ndonje gje vete nga kjo qe ka shkruar ky Thanoja, me c'pofshi syte.
Ça legeni ky trumpi ? Un po pres me na heq Non Gradën kurse ky legeni po na fton Ramën në washington,un kujtova se ky trumpi është me ne ? Un kujtova se ky do arrestonte Ramën ? Ore na paskan rrejt keq kto trimat tan dhe un i besova komplet ? Tani ta harrojn se do vij mo në bulevard me hudh bomba molotov se mkeni rrejt sa tmun
u lodhet o kazanet e medjave njeher thoni qe nuk vete dot se trampi nuk e dob,tani qe vete e po jo se nuk eshte ndonje gje aman si nuk u vjen zor nga vetja qe jeni ber me keq se saliu ,po ai ashtu ka qen shpirt zi gjith jeten ,po sqenka vetem padka shok ,qenkeni dhe me keq , te gjith e thon qe shqiperia ka ndryshuar e po ndryshon dhe kete ndryshim e udheheq Kryeministri , kete e di mir populli sado qe perpiqeni ta nxini ,do pladni nga inati bashk me saliun
Po sikur te mos ishte ftuar rama nga TRUMP cfare do thoshte saliu me kryengritjen paqesor!!!!me thanon ne maje te thanes me bllokmenet bushati e co e lakenjve
E bleu me ne fund Berisha edhe gazeten Dita, bashke me kete Thanon qe eshte bere si Andi Bushati, Lubonja apo te paguar te tjere nga sherbimet e huaja antishqiptare! Nuk ja vlen as ta lexosh se vetem Ramen sulmon. Po shkruaj nje here perse nuk hatohet 21 Janari, kritiko SPAK-un dhe pastaj merru me Ramen.
O Than ! O sharlatan Për perëndi Po habit një njerëzi
Sinqerishte edhe une nuk e kuptova ne kete shkrim?!?! E kam lexuar me deshire! Kushedi si e ka hallin!?!? Mos ka pare. enderr sikur Saliu ne daten 20 do rrezoj Ramen!? O do te tregoj kush eshte ne te vertete?
* TE FALA* INTELEKTUALIT* TE GAZETES DITA*... *Dhimbia Madhe popull*!
Nje Perqafim nga zemra per Adrian Thanon! “Per sapunin, djathin the ushering historic ne Washington” Ka ne Shqiperi akoma mendje ne ndritura dhe njerez me dinjitet! Urime e zoti e bekofte!
Per mua cdo etiketim kundra shkrimit dhe autorit, tregon qe o je nje idjot i pacipe, ose nje nga ata militantet qe mezi presin te shtrihen ne kolltuk mbasdite per ti ren me dore me deklaratat e Rames ne TV! Nga nje kendveshtrim i drejte dhe pa mbajtur asnje ane, perkundrazi nuk me duket sikur Thano esht nga ata qe perdredh bythen sa majtas sa djathtas per 2 cope interesa. Me sa kam ndjekur mediat nje jete, jam 48 vjec, me pelqen qe ka akoma elemente te tille ne gazetari qe tregojn realitetin troc dhe jo qe shkruajn per bindje politike militante. Me pelqen qe kur hap syte ne mengjes te mos shohe nje media qe ciceron per nje qeveri te korroptuar dhe te kalbur deri ne palce. Pergezime te sinqerta per mendimet e tua!
Dobet.......
Nëse është çështje gjeopolitike, Serbia i plotëson të gjitha kushtet, mik i Rusisë dhe Kinës, popull 8 milion, shteti më fanatik ortodoks pas Rusisë . Serbia mik i ngushtë i Francës, pse jo Anglisë dhe Gjermanisë. Si e shikon Z. Thano? Kushte ideal . E parashikon të futet në BE para Shqipërisë?
O Thana. Gazeta jote Dita vetëm për të fshirë bythen e Saliut vlen.
Thanua, ishte mirë të hapte një Han, ku të priste udhëtar me gomer dhe mushka. Tu trregonte atje, me zjarrë pranë oxhakut, përralla me hero Nastradinin. Do kënaqte githë budallenjtë, se janë shtuar ca si shumë. I shkon edhe paraqitje sipas muhabetit.
Mbase Rama nuk eshte shume i zoti por me shume se Ju eshte.Flet shume gjuhe te huaja ka nje performance dhe njohuri gazetareske.Ato qe i duhen nje diplomati.Per sa i perket Europes dhe USA po luan shume thjesht dhe bukur per Shqiperine.Europa neser pajtohet me USA dhe nuk pyet per ty.Presioni i sotshem eshte i nevojshem shihe Zelenskin do te futet kete vit ne Europe.
Zoti Thano , ka ca kohe qe je bere fare karagjoz ! Nuk je Thanua qe lexonim tek "Dita" , ne ato dite te arta per kete gazete , qe mezi prisnim sa te dilte . Nga ajo kohe , ke rene ne llumin e mediave mediokre dhe perpelitesh ne batakun ku je zhytur per interesa te erreta ! Ndjese paste Thanua dhe gazeta e tij , simotra e ish gazetes se respektuar "Koha jone" , qe kini kaluar si meteor dhe u dogjet ne hapesire ! Kini edhe fytyre te beni moral , me gjithe kete llum per te mbjelle anarshi !
Kryeministri eshte vizionar dhe kete nuk e mohon dot askush,çfare tha per zotin Tramp eshte e sakte,çfare mardhenie ka ndertuar me BE me udheheqes te perendimit po i qendrojne kohes,por mos harroni qe zoti Rama eshte udheheqes i nje vendi shume te vogel qe nuk ka peshe politike dhe ekonomike,sido te jete politika e SH B A Shqiperia do te jete me prane USA seEuropes.Europa historikisht nuk ka qene shume dashamirese ndaj shqiptareve dhe zoti Rama e di kete prandaj ka vendosur shpinen matane Atlantikut.Keshtu Shqiperia eshte me e sigurte dhe ska nevoje per shume arme dhe shume ushtare.
Kollaj te shkruash ,e sidomos kur behet fjale per Ramen .mund te thuash cdo gje per te ,te qena e te paqena e gjemb ne kembe ste hyn .mund te filozofosh sa te duash ,te rrekesh te na mbushesh mendjen ,po vetem nje pyetje te thjeshte a mund ti pergjigjesh ?a ka ndonje burre te mencur ketu mes nesh qe te mund te rrefuzoje ftesen amerikane ?nese zoterote do ndodheshe aty ku Rama po qendron sot a do mundeshe ta refuzoje ftesen amerikane ?a do mundeshe zoterote te zgjidhje problemet e shqiptareve mes evropes qe na katandisi ne nje kocke ?dhe Rama ka gjithe te drejten e botes ta shijoje ate ftese ,se ndodhet ne vendin e duhur ne kohen e duhur .dhe te jeni te sigurte se po ben veprimin e duhur per atdheun tone .pushteti eshte interes ,por eshte dhe ekuiliber ,eshte dhe dashuri e nese i zgjedhuri eshte dhe patriot kemi bere zgjedhjen e duhur .dhe ne e kemi bere kete zgjedhje .kemi zgjedhur miqte e vertete dhe udheheqesit e duhur .
Nje shkrim pa kripe pa piper dhe pa asnje sens . nuk di c;e ka gjetur Thanon. Zgalem