Ndryshimet ligjore dhe domosdoshmëria për një qasje të re!

17 Shkurt 2026, 12:11Blog TEMA
Ndryshimet ligjore dhe domosdoshmëria për një qasje të re!

Nga Arbër Hitaj

​Jemi në vitin e 10-të të krijimit të drejtësisë së re. Kjo përfshin organin më të fortë të saj, SPAK-un, për të vijuar me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe GJKKO-në. Në sytë e publikut, SPAK-u mbetet kryesori, por në realitet shtylla e këtij sistemi është GJKKO-ja dhe jo organi i akuzës. Megjithatë, te drejtësia e re nuk janë vetëm elementet e mësipërme, janë edhe prokuroritë e gjykatat e tjera që ndodhen në një situatë katastrofale.

Ato përballen me një stok dosjesh që i kalon 200 mijë dhe me një mesatare prej 12 vitesh për të zgjidhur një proces gjyqësor, ndërkohë që para reformës mesatarja nuk kalonte 1 vit në të gjitha shkallët.

​Në këtë situatë lind domosdoshmëria që mazhoranca të kërkojë dhe punoj, për korrigjime dhe ndërhyrje të plota për përmirësimin e eficencës së sistemit, dhe jo mbrojtjen prej tij.

Që të quhet interes kombëtar, ndryshimet e lidhura me pezullimin e zyrtarëve duhet të bëhen si një domosdoshmëri për drejtësi në kohë. Kjo do të thotë se ndërhyrja duhet të bëhet përtej nenit për pezullimin, nëse mbetet vetëm aty, është një element gjysmak që nuk ndikon fare në jetën e qytetarëve. Madje, tregon efektin e kundërt, atë të frikës sidomos nga Partia Socialiste!

​Mazhoranca është në momentin e duhur për një qasje të re edhe ndaj të gjithë të akuzuarve nga drejtësia në radhët e saj. Kjo do të thotë se, në momentin që ndaj tyre fillon procesi gjyqësor, nuk duhet t'u ofrohet më koperturë politike. Vendi nuk ka nevojë për një parti që në krye të dikastereve të ndryshme të ketë drejtues që përballen në mënyrë direkte me drejtësinë.

Nëse ky anormalitet vijon, do të sillte ndikim negativ në imazhin e vendit, aq më tepër në këtë situatë kritike të negociatave me BE-në. Prandaj, ky është pikërisht momenti për një ndryshim qasjeje nga Partia Socialiste përballë drejtësisë dhe opinionit publik.

8 Komente

  1. A
    Andi

    Hitaj shkruan mire dhe reflekton edukate.kritikoje Ramen me shume se sja vlen ta mbrosh

    Përgjigjjuni
    1. M
      Megi

      ARBER O YLL ME KTHE PERGJIGJE TE KAM SHKRUAR NE INSTAGRAM

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fredi

        Ke fituar pike me ato te verteta qe i the atij shimpazes Suli

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albina

          Kot e ke rama si do cunat bukurosh e te gjate si ty e turperoni

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bledar

            Sa i inat mvje keta bukuroshet i merr rama sala mbeti me bathore

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neri

              Je djal flori e trim une tnjoh do e shikojne keta laperat qe te sulmojne sa gabim jane tu ba e sa genjejne bjeru hite vlla

              Përgjigjjuni
              1. K
                Karo ta

                Qy eshte ay qe punon per izraelin tani ben sikur sulmon raman haha ik ere

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juristet e miellit te bardhe

                  Cfare drejtesie ka kur vendi eshte ne kushtet e parti shtet?! Neodiktature! Ndryshimet duhet te behen me efekt vetem per ministrat qe vijne dhe jo per ata qe kapen me presh ne duar. Nese keta ndryshojne ligjin sa here i kap ligji, kemi te bejme thjeshte me nje REGJIM kleptokratik dhe te rrezikshem! Mazhorances eshte nr konflikt te thelle dhe te hapur interesi me ligjin, ligjet qe kerkon te ndryshoje! Pak ju duket o afrikane te dale boje? Qe u ka rene ngjyra e zeze...?! Ndjese afrikaneve, gjithsesi....!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje