Nga Ermal Peçi
Vaclav Havel thoshte: “Më i rrezikshëm se komunisti është komunisti i konvertuar në antikomunist.” Kjo fjali duket e shkruar fiks për tranzicionin shqiptar, për ata që ndryshuan ngjyrën e palltos, por ruajtën të njëjtën mendësi.
20 Shkurti ka një domethënie shumë simbolike që lidhet me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, i cili ishte një akt çlirimi fizik. Por mendësia? Ajo nuk u rrëzua kurrë plotësisht nga klasa politike.
Anti-Enveri më i zëshëm për vite ishte dhe mbetet Sali Berisha. Shumë e besuan, shumë e ndoqën, por koha tregoi se modeli i tij i udhëheqjes mbeti i ngjashëm me atë që pretendonte se luftonte: kontroll, përqendrim pushteti, përjashtime nga partia dhe konflikt i përhershëm. Tridhjetë e gjashtë vite në politikë nuk janë më tranzicion – janë sistem, dhe Berisha e konsolidoi këtë mënyrë të të qeverisurit në të djathtën shqiptare. Kur një lider nuk pranon të largohet, ai ngjitet në hijen e asaj që dikur pretendonte se luftonte.
E njëjta logjikë vlen edhe për Ilir Metën, i cili sot gjendet pas hekurave. Ai ka mbajtur pothuajse çdo post të rëndësishëm në shtet, por nuk ka zgjedhur kurrë të dalë nga skena edhe sot në qeli vazhdon me retorikën e vet politike. Në politikën shqiptare, dorëheqja apo largimi nuk është akt kulture, është akt dobësie. Kjo është trashëgimi e drejtpërdrejtë e mentalitetit autoritar.
Edhe Edi Rama, me 13 vite në krye të qeverisë, ka ndërtuar një model ku pushteti personalizohet dhe centralizohet gjithnjë e më shumë. Një pushtet që nuk ka ligjimitet moral por tashmë ai e trajton dhe e shikon shtetin si pronë të veten dhe jo si mandat, ku ai mund të bëj çtë dojë.
Ne rrëzuam një shtatore, por nuk rrëzuam modelin.
Ndoshta drama jonë më e madhe nuk është se kemi pasur një Enver. Është se kemi prodhuar shumë “enverë” të vegjël, në të majtë e në të djathtë, që nuk dinë të largohen, nuk dinë të ndajnë pushtetin dhe nuk pranojnë moralin politik.
Tranzicioni mbaron ditën kur politika kupton se pushteti është i përkohshëm.
Deri atëherë, do të vazhdojmë të jetojmë me “Enverët tanë”. Historia do të vazhdojë të na pyesë: a e rrëzuam vërtet diktaturën, apo vetëm statujën?
Sakte!
Shume e sakte...!!! Bravo...!!!
Te verteta ato qe thua... Bravo...
Ermal , megjithese je shume i ri dhe nuk ke jetuan ne ate ferr , je shume I qarte dhe I sakte si mesues Methodist per te ndricuar mendjet e kokave te thinjura qe Po e mbyllin kete jete me britmat hosanashe per mitet e diktatoruceve dhe autokrateve . Bravo ! Keta emra te rinjesh , me kete formim , " Mbjellin" shprese ...
PS sot duhet te vendoste nje banderole me foton e shokut Sali te hoxhaku i diktatorit Hoxha, dhe nje tjeter banderole me fotografine e shokut Sali me femijet e diktatorit Hoxha ne Drilon i bente shoqeri.....
Ermal, ke zgjedhur një citat të papërshtatshëm për temën. Haveli e ka fjalën për ata që ndryshojnë mëndësi; janë më të rrezikshëm se nuk kanë qënë kurrë komunistë, janë hequr si të tillë. Mos i relativizo gjërat. Edhe mbretërit, sheikët, e udheheqes të tjerë sundues nëpër botë, as kanë qënë, as kanë ndrruar dhe as janë komunistë, po pushtetin mund ta kenë të "përqendruar". As Brisha, e as Rama që përmend nuk do mund ta ushtronin përqendrimin e pushtetit po të mos kishin përkrahës. Politika do t'i kishte lënë mënjanë me kohë e me vaft. Politika nuk bëhet me dorëheqje; të dorëhiqesh, për shkaqet që thua ti, do të thotë se nuk ke patur kurrë një kauz që i ke hyrë politikës, por ke hyrë aty për interesa personal, jo për të bërë politikë, për të bërë ta. Koncepti i dorëheqjes, rotacioni me afat, ka hyrë për të mos e çuar asnjë kauz deri në fund, (valvul për të çfryrë pakënaqësitë e popullit) në vellon e ruajtjes nga diktatura. Kur udhëheqësit e vendeve s'janë veç marioneta që i lëvizin qarqe të caktuara, atëhere rotacioni është veç një hipokrizi për të fshehur qëllimin e vërtetë të tyre: mbajtjen e pa ndryshuar të sistemit politik. Kjo nuk do të thotë demokraci, por do të thotë se diktatura e një grupi njerëzish e kanë konsoliduar pushtetin dhe këdo që të zgjedhin nga partitë a politikanët, nuk e trondit sistemin ekonomiko-shoqëror, janë veç noterë të sistemit. Nëse një parti e një grupi i caktuar do të trondiste seriozisht sistemin në fjalë, do të shihje se si nuk do të kishte më ndërrime të politikanëve (dorëheqje) në krye të shtetit dhe se si do t'a përqendronte pushtetin ai që do të zgjidhej. Politika ka të bëjë me vetëdijen shoqërore, jo me një punë të zakonshme. Njeriu mund të ketë një punë çfarëdo, por njëkohësisht është edhe një politikan; s'ka si të dorëhiqet nga vetdija. Ja, ti shkruan, siç di a siç të thonë ata që të paguajnë, pra bën politikë. Dhe kur të dalësh në kafe dhe kudo, bisedon, do që të dukeshin djalë trendi, liberal i thekur, i djathtë, antienverist, e anti, anti, anti...; mendimtar i hollë, social siç dhe mund të kesh studiuar, do t'u tregosh të tjerëve se di, je i lexuar, synimet e ëndrrat e tua, etj, pra faktikisht po bën politikë. Individët zgjidhen në krye të politikës në bazë të aftësive dhe qartësisë individuale që kanë për të bërë reale kauza të politikës së grupit të njerëzve që e përkrahin (votojnë) dhe ua lënë apo ua heqin ato atribute përfaqësimi atëhere kur ata nuk kanë më ç'japin, por nuk mund t'i largojnë nga politika. Enverizëm nuk ka; është një term i shpikur, pasi mënyra njëpartiake e drejtimit të shtetit i ka rrënjët mjaft të thella, që nga Komuna e Parisit. Enveri s'bëri tjetër veç e zgjodhën, në thelb, për këtë mënyrë qeverisje (ku partia kontrollonte gjithçka por pushtetin e kishin këshillat), porse vet qe veçse pak në krye të shtetit. Nuk është për krahasim, por, nëse Berisha apo Rama do të mund ta drejtonin qeverinë nga partia - jo si kryeministër, atëhere çdo të thoshe? Kjo praktikisht do të qe mirë, por e pamundur, kur nuk ke të stabilizuar as partitë as qeverinë (një shportë me karavidhe brenda një partie liberale), që edhe pse partia të mund të ndrrojë kryeministrat, shteti të funksionojë normalisht. Kij parasysh sapo ndodh ndryshimi i kalorësit, ndryshon e gjithë administrata dhe gjithçka nis nga fillimi. Bëhet çamur gjithçka, si pëlhura e Penelopës... Ndaj qendrimi gjatë në krye të politikës, apo heqja dorë fare nga ajo nuk është tregues i demokracisë, por kur je në udhëheqje është ashtu siç nuk do ta quash, dobësi, nuk është kulturë, nuk është xhaketë që e ndërron sipas stinës, sepse të kanë votuar që të drejtosh. E paske keq me Enverin, mor djalë, se e ke me të dëgjuar. Ç'është e vërteta, Enveri drejtoi një sistem tjetër, ku e ku me këtë të sotmin, ku nuk shfrytëzohej kush dhe pa masa ekstreme nuk mund të mbahej, (diktatura nuk qe sekret dhe e kamufluar, ajo shpallej krahas demokracisë proletare); historia e vërtetoi kudo. PPSH nuk ishte një parti Enveriste, por Marksiste-Leniniste; Enveri vetë e zbatonte atë dhe kërkonte edhe nga të tjerët ta zbatonin. Nuk është as enverizëm i madh e as i vogël. Këta që përmend si të tillë janë: njëri mjek, diktator (jo komunist), e tjetri piktor, liberal ngandonjëhrë deri në ekstrem (komunist jo e jo, por as socialist); të tilla janë edhe botkuptimet e partive që përfaqësojnë. Gjithsesi, rrëzimi i një shatoreje nuk mund të jetë një akt çlirimi fizik, por simbolik. Psh ngritja e shtatores së Ahmet Zogut, që edhe ky e kishte pushtetin e përqendruar, ishte një akt simbolik, i kthimit pas, jo një akt çlirimi fizik; tjetër është akti fizik i çlirimit... Orpo, pse nuk e quan Zogist të vogël Ramën?! Pa mirë Berishën... enverist. Nxër më shumë more djalë... Studioi mirë çështjet që ngre në publik, je i ri... ke kohë të piqesh; nuk bëhet gazetaria e vërtetë apo politika me berihaj, as me përshtypje e as me të dëgjuar, duhet të lëçitësh diç më parë.
Preshi i Zoges kishte bere NJE artikull ,po ngjante me Zenin e SALEHUT....POR NUK mbaron ketu POR Mero Glasa NUK kishte lene vend per komente Sic vepron EDHE me Lutmut Dervishin e hallves