Takimi në Uashington dhe fjala e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama po përshëndeten si një moment i fortë diplomatik. Deri këtu, normale, politika ushqehet edhe me simbolikë.
Megjithatë, ekzagjerimet e kopsitura me porosi nuk janë të dobishme për gjykimin e ftohtë.
Një analist i zellshëm, emri i të cilit nis me B. në gjendje ekstaze na njoftoi se Rama në SHBA “hoqi brekët dhe tregoi bolet” (!) Citim literal.
Kur “analiza” zbret kaq poshtë në këto nivele pelvike, kuptojmë se argumenti ka mbetur i paralizuar diku lart në kokë.
Le ta veshim prapë politikën me kostum dhe ta fusim analizën në frigorifer që t’i ulet pak temperatura euforisë.
Të shohim rezultatet, jo anatominë, qoftë kjo edhe figurative.
Pjesëmarrja në këtë Bord deri tani ngjan më shumë me një operacion plastik për imazhin e Kryeministrit, në një kohë kur qeveria noton në ujërat e turbullta të skandaleve dhe hetimeve të SPAK.
Ky “oksigjen” ndërkombëtar vjen si serum shpëtimtar dhe mundet vërtetë që të shërbejë si një lloj “azili politik” brenda zyrës, duke ndryshuar ndoshta fatin personal të dikujt që ka llogari të hapura me drejtësinë.
Por pyetja “tokësore” mbetet po aq kokëfortë: Qytetarët shqiptarë, çfarë fitojnë?
Nëse ky shkëlqim i ri në krah të administratës Trump është kaq i vërtetë, a nuk do të ishte shenja e parë e dinjitetit heqja e Shqipërisë nga ajo “lista e zezë” e vizave amerikane, që na u dorëzua si faturë turpi pak përpara ftesës në Uashington?
Ky do të ishte një rezultat i matshëm, një triumf real që do t’u vlente mijëra shqiptarëve, e jo thjesht një amnisti e heshtur për imazhin e rënë të pushtetit.
Nuk ka dyshim se ngritja e çështjes së UÇK-së dhe e kalvarit të Hagës mbetet një temë legjitime, madje jetike.
Por për fat të keq ekuacionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe balancat e fuqive nuk zgjidhen me dritë blicash e mikrofonë të hapur. Ato janë operacione që kryhen në heshtje klinike, në korridore të mbyllura dhe në prapaskena ku fjala ka peshë, jo decibelë. Vetëm pasi puna është kryer aty, dalin fjalimet si dekoratë e suksesit.
Të bësh të kundërtën, të bërtasësh në podium pa pasur asgjë në xhep, është më shumë se naivitet. Në këto nivele, kur zhurma paraprin rezultatin, mundet që padashur të bësh jo dobi, por edhe më shumë dëm se ç’është bërë.
Kjo vlen sidomos për vende si ne pa mekanizma të tjerë presioni. I kuptoj ethet për duartrokitje, e kuptoj padurimin për të verbuar atë lloj publiku që pret mrekulli nga skena. Por pikërisht këtu ndahet shtetari nga aktori. Ka momente kur drita e fortë skenike mbi çështje kaq delikate nuk ndihmon për t’i parë gjërat më mirë.
Gjithsesi, le të biem dakord me gjenitalistët e diplomacisë që të flasësh me zë të lartë e t’ia përplasësh këtij e atij në fytyrë gjyqin e UÇK-së është e paparë, është e padëgjuar, etj, etj.
Atëherë, le ta shohim fjalimin e Kryeministrit Rama si një test. Një test praktik edhe për vetë Bordin e sapokrijuar dhe peshën reale të ndikimit të tij. T’i lëmë mënjanë kontestimet dhe kostot dhe ta pranojmë hipotezën më optimiste, që u bë gjëja e duhur me pranimin e kësaj ftese.
Shumë mirë. Tani, pas fjalimit, kemi rastin ideal për matje. Me efekte, me rezultat, jo me foto, as me video-bomba, as me qafën dhe xhepat e fryrë të estetëve të propagandës.
Nëse ky Bord dhe afrimi me administratën Trump kanë peshë reale për shqiptarët, atëherë çështja e gjyqit të katërshes së UÇK-së le të bëhet prova e parë e dukshme e ndikimit.
Aktualisht kemi një deklaratë të fortë, një skenë të madhe dhe një pritshmëri të nënkuptuar ndikimi. Shumë shpejt vjen vendimi i Hagës. A do lëviz gjë realisht? A do reagojë pushteti i atjeshëm vendimmarrës? Nëse po, kemi një instrument ndikimi në favor të interesave shqiptare. Ky është një lajm i shkëlqyer.
Por nëse në Hagë, nuk ndryshon asgjë, atëherë fjalimi historik do mbetet thjesht një tullumbace që plasi në Uashington për t’u dëgjuar në Tiranë. Të akuzuarit do mbeten po aty, të vetmuar në qeli përballë padrejtësisë, larg dritave të skenës që kaq fort e dashurojmë.
Në këtë rast, sajuesit e epopesë, që çdo lëvizje sot e kthejnë në heroizëm mitik, nesër duhet të japin llogari me bazë rezultatin real. Meqë sot ulërijnë për forcën dhe suksesin, nesër duhet të na shpjegojnë pse kjo “forcë” nuk vlen për asgjë.
Efekti matet nga pasoja, jo nga amplituda e zërit apo e mikrofonit. Aq më pak nga madhësia e “boleve” që analisti B pretendon se i njeh mirë.
O BOLE , KU E BERE KETE RECENSION TEK PARTIA DEMOKARTIKE.........EDI RAMA BERI TE VETEN PER UCK DHE JO VETEM POR ISHTE PER OPINIONIN NDAJ LUFTES SE UCK .....TANI SE CDO BEHET LE TA SHOHIM ......MUND QE S BEHET ASGJE , POR NUK DON TE THOTE SE RAMA GABOI........QE TI JE NJE KOQE AI BERI GABIM QE NUK E THA NE BORDIN E PAQES. .......TE FLASESH E TE MBASHE JANE DY GJERA ,POR TRAMP I TAKOI PERSONALISHT SHQIPETARET DHE KJO VLEN SHUME , SEPSE AI ESHTE MBRETI I BOTES.....
Me falni po je lodhur kot ,ata marin vesh vetem me DAJAK
Thane moj thane per te kaluara matane duhet notuar....mos thuaj fjalen e fundit ne fillim ...cdo Pune fillohet,niset e Ka nje obiektiv,nje synim te qarte...ne rastin konkret per drejtesine ne Hage,e per tu mbrojtur nje kuaze duhet luftuar,punuar,perdorur te gjithe istrumentat,si i thone do luajtut fijet,edhe fjala,edhe miku, pushteti,fuqia financiare,gjithecka..e rendesishme eshte mos te iki momenti se pastaj gjerat rendohen,veshtiresohen,bien mundesite..behet fjale Jo per disa njerez por per nje populli te tere,lirine e tij,perpjekjet,sakrificat,gjakun e derdhur,dinjitetin e mijera arsye te tjera,por edhe e nesermia..prandaj gjykimi Juaj eshte i ceket,cinik,ju tregoni se vuani nge sidroma e urrejtjes...ose me e lehta e kritizerit(eshte ves te kritikosh pa' arsye)...✋
Thane moj thane per te kaluara matane duhet notuar....mos thuaj fjalen e fundit ne fillim ...cdo Pune fillohet,niset e Ka nje obiektiv,nje synim te qarte...ne rastin konkret per drejtesine ne Hage,e per tu mbrojtur nje kuaze duhet luftuar,punuar,perdorur te gjithe istrumentat,si i thone do luajtut fijet,edhe fjala,edhe miku, pushteti,fuqia financiare,gjithecka..e rendesishme eshte mos te iki momenti se pastaj gjerat rendohen,veshtiresohen,bien mundesite..behet fjale Jo per disa njerez por per nje populli te tere,lirine e tij,perpjekjet,sakrificat,gjakun e derdhur,dinjitetin e mijera arsye te tjera,por edhe e nesermia..prandaj gjykimi Juaj eshte i ceket,cinik,ju tregoni se vuani nge sidroma e urrejtjes...ose me e lehta e kritizerit(eshte ves te kritikosh pa' arsye)...✋
Per teprimet ne analizen e Batonit ke te drejte, por... ky eshte niveli I jugoanalisteve. Derisa jane pjese jona, do I degjojme edhe ata. Per te tjerat ja ke fut kot. Rama beri aq sa mundi dhe shume mire qe e nderkombetarizoi ceshtjen e UCK. Derisa flasim per paqe e diskriminojme luftetaret e lirise, kuptohet per c'paqe behet fjale. Rama beri aq sa mundi, pa pretenduar te ndryshoje boten, pastaj... sa seriozisht e ka Trmpi problemin e paqes, le te presim pak dhe do e shohim.
Ekselent
....edhe njehere.....saliu nuk ka qene asnjehere mjek e ca mek i mire.....10 fishoi dozen e pacientit qe asnjeri normal e debil pa le mjek me 25 vjet punesim (eksperience nuk fitoi)....te nesermen bertiste kush e ka bere....genjeshtar guzimtar...ME GENJESHTRN ka bere kariere, Thano nuk e botove dje tek Dita. Opinioni yt per Ramen e dimensionet jane ne kuadrin indokrinimit dende si berishiste....saliun se ve dot ne prove se 100 flale rrotullon e nuk aftesi qe pas 35 vjet ne poltike eshte po ai...Eh thano nuk duhesh me..
Ky Thana thjesht është një bole thane. Po të ishte ky KM, do të habiste botën.
Çudia shqiptare është se ndihen krenarë për të qënë pranë dhe t'i lëpijnë bythën njeriut më të urryer të botës, njeriut që po shkatërron demokracinë amerikane dhe atë botërore, njeriut më të korruptuar, më skizofren, më racist e pederast në historinë e presidentëve amerikanë, njeriut që simpatizon regjimet diktatoriale, fashiste e totalitare, njeriut që pretendon se meriton çmimin Nobel për Paqen se sipas tij ka ndaluar tetë luftra, por në fakt ka shpallur luftë ekonomike me gjithë vendet e botës dhe kërcënon me ndërhyrjen e forcës ushtarake këdo, edhe miqtë, aleatët tradicionalë e fqinjët!!!!
Shko pirdhu mor kryeredaktor i mender gazetes Dita !! Ke ndonje llaf per te thene per bombat molotov te militanteve te plakut 82 vjecar me emrin Saleh Berisha,te cilat fluturojne tek trupat e policeve,apo ci qi temen policeve,sepse ata nuk jane njerezit e tu ! Po na ben analizen e politikes globale zotrote ! Shiko tirazhin e gazetes qe nuk po ta ze njeri me dore,pikerisht prej qendrimeve te tilla qe shkojne ne favor te plakut Mere !!
Mero kete lloj shkrimi te Thanos ka frike ta lexoje e jo me ti vere emrin e tij poshte.
Vend skllevrish mazhohist, qe vazhdojne te kenaqen ne shekuj,kur monstrat pushtuese i denatyrojne, i mohojne dhe gjuhen dhe i ngordhin urie,Dylber-kllouni, vazhdon ta braktise Shqiperine dhe te kurveroje, dhe ta shese kete vend per hesap te vet, duke ndrruar pa fund maska, tashme te dale fare boje. Por cfare fitoi ky vend, mor tru tharre, nga gjithe kjo cfaqie, qe ky bojaxhi nga surreli e ka bere shoshe, dhe vazhdon te fuse uje gjithandej, fare i pa shprese qe ta marre veten ndonjehere.
“Tersi i Pojanit” z. Thano! Të paktën Rama e tha një fjalë dhe nuk mund të bësh me faj atë në se nuk do të ketë rezultat! Pikë e zezë, hall të flasësh dhe hall të mos flasësh, sepse në të dy rastet bëhesh me faj! Po kthehesh në krahun e Berishës kur e dimë që ai po i shërben Serbisë!
E mor skllavi Ilir do mbetesh skllav edhe ne varr i Sali kriminelit.
Ik mor fshatar boll shjrujte per cunat e arta dades debil .
Rama ka nevoj të bënë patriotin njejt si bukën që e ha,meqenëse kudo që frymojnë shqiptaret (me përjashtim të ca serbofilëve dhe grekomanëve) është komprometuar si pro serb e anti Kosovë.Provat janë publike të dukshme e me zë që anjë serb nuk do i thoshte përveç Vuçiçit dhe Ramës.Por Hashimin që po Rama e qoi në Gjykat Speciale duke e "mësuar" të themelon Gjykatën Speciale tani kërkon ta lirojnë meqenëse po i ngutet puna për ti nejt në besë Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.si e komentojnë politikanët botëror insistimin e tij tek Presidenti i Amerikës ,ndihmon, na lësho Hashimin nga burgu,thua se Tramp është ose kryetar i trupit gjyqësor ose prokuror që heq dorë nga ndjekja.Ky është botëkuptim primitiv shqipar: Partia të denln ,Partia të liron.
Shkrim pa asnjë vlerë! Nuk e përfundova pasi autori, të cilin nuk e njeh kërkush këshillonte kryeministrin se çfarë duhet të bënte, si të sillej etc, etc. O Thanë, kur të të shohim ty në detyrën e Ramës do të shohim se çfarë do të na bësh. Ne shqipot vetëm japim mënd të tjerëve duke vegjetuar në folenë tonë.
Komplimente per autorin e shkrimit! Nje skaner i vertete, larg kakofonise shurdhuese dhe shtremberuese!!!
Ke folur si È jema Zeqos maje Thanos........... Te hedh tagji Arta Dade keshtu qe vazhdo Se ke dhe Salehun qe te ushqen
Premtim te madh duhet ti kete bere sali krimineli ketij te jemes zeqos maj te thanes.... Pare te madhe duhet te kesh mare nga rrugacet si gjin gjoni qe furnizon terroristet me molotov... Edhe ti nuk hedh molotov por hedh helm e kujton edhe vizat e harron qe saliu na premtoi hewjen e vizave me usa dhe cecenet e hengren e ti ke frike se mos dalin te pa fajshem ata qe i sollen lirine kosoves dhe po mos te ishin ngritur ata kurtovici do ishte ne burgjet e serbit ose emigrant te gruaja
Gazeta Dita vlen vetëm për të fshirë bythen e Saliut o thane koqja.
Po pse kot i kane thene " po flet si e jeme Zeqos ne maje te thanes". Perse merreni me kot me Thanon, ai mendon se meqenese kalene ti zgjaten qimet ne mjeker eshte bere i ditur, por nje fjale thote : " edhe cjapi ka mjekefr por nuk eshte prift".
Kur shoh gjith kete frustrim ne komente, e kuptoj sa reale esht ajo qe thote Thano ne ket analize. Ti thuash ktij te fundit qe mban anen e sali berishes, qe ka ndoshta me shum se 20 vjet , qe vetem e poshteron dhe e shan, i bie qe te gjith ju komentuesit ketu, o te jeni te rrjedhur nga trut e kokes, ose te jeni nga ata qe ja merrni ne goj Rames gjith diten pa pushim. ( qe kjo qendron me shum) Mizerje popull ne keto komente! Nje mendim qe modeomos mund t mos jet realist, por te pakten shpreh dicka ndryshe nga ato qe shohim. Vetem komentet qe shoh ktu me ben akoma me te besueshme analizen, sidoqoft ajo. Mund te ket hapesir per KRITIKA, por jo kto BROCKULLAT qe shkruani!
Nga e degjoi ky diplomati i shquar se pas ketij fjalimi do zgjidhej çeshtja e te katert-ve te UÇK-se, burgosur ne Hage?!!!! Edhe me optimisti, perfshire edhe kete Bolenjohesin, qe na paska inat ky diplomati shquar, nuk e tha kete!
Me që komentin e parë ma çesuruat për këtë gazetar po e zbus pak komentin e dytë. --------------Karakteri është si zgjuarsia,----------------------------------------------------------------------------------------------------------- më mirë tē mos kesh fare,-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------se të mos kesh mjaftushem.---------------
Mero baze si ky i imi
Po mire cfare te keqe ka te thuash nje vertete per gjyqin e Hages. Eshte praniar nga te gjithe qe eshte nhe nderhyrje politike, atehere a nuk duhet perseri nje nderhyrje politike per cbere ate maskarallek qe po behet ne Hage. Dhe ai bere orvatjen e tij e tha atje ku duhet thene dhe para atij qe duhet thene. Tani para se te jepet pretenca. Nuk do behet gje thua ti ? Po crendesi ka, nhe perpjekje u be. Te pakten thua kaq e jemi jorganin kaq bwme. Po ju e jeni me oersonin jo ne ate qe u tha.
Shume je marre fjalen qe ka perdor gazetari B per te tregu cilesite e K/M te Shqiperise qe na ben krenare si shqiptare . Po pse shqetesohesh e thartohesh sikur nuk tu ndezen ato qe hodhen ata para k/m policise...
Kaq shumë ju ka djegur ai fjalim ?
Mos prisni qe gazeta Dita apo portali Pamfleti te lavderojne ndonjehere Ramen.Ishin me te njehere por nuk ju plotësoi dëshirat e bene armik.Dita pothuaj te endesoin Zerin se po te shohesh ate te vjetrit e blejnë kurse Pamfleti çdo gje qe ndodh ne bote fajeson Ramen
Sikur te ngjallej Arben Duka / S'do te te mbante hic me hater.../Do pyeste: "C'pate o Thano /Qe u ktheve ne"Kasander"?...
O Thano, kur nuk kupton mos komento fare. Më mirë tregohu skeptik, duke thënë vetëm se edhe pse drejt i shtroi çështjet kryeministri, por a e dëgjon kush, se sa të dogëndisësh një aktivitet ndëkombëtar që dijet që i shërbren SHBA-së për hegjemoni. Këtu nuk bëhet fjalë për ne, por se si gjykon presidenti i SHBA-së në lidhje me influencën e saj në botë. Ja u përfaqësuam, ja s'u përfaqësuam ne, prishte ndonjë punë?Ne nuk jemi as Franca, as Gjermania, as Italia. Rëndësi për ne kishte ftesa në tryezë e dy shtetve shqiptare; kaq dhe është mjaft. Flisnim a jo atje, sa peshë kishte, por duket, protokollarisht ashtu ishte vendosur. Thelbi është se Tramp gjykon se mund të reabilitojë Gazan dhe të vendosë paqen që do ai, në botë, duke patur pas gjithë potencialin e SHBA-së: presionin ekonomik dhe ushtarak; gjë që OKB-ja me ç'duket nuk e ka dhe prej këtej nën ombrellën e OKB-së vendos hegjemoninë, që ka filluar t'i zbehet. Dhe skepticizmi nuk ngrihet mbi kryeministrin, a duhej të fliste a jo ashtu në atë tryezë, por mbi jetëgjatësinë e kësaj nisme, kur të mos jetë Trampi në atë tryezë dhe të mos e ketë nga pas: ushtrinë dhe ekonominë amerikane. S'ka lidhje fare kjo me Ramën; ne nuk vendosim në jetgjstësinë e nismave, ne veç ndihmojmë kur bëhet fjalë për paqen. Pa ne, sot jemi, e nesër del një parlament tjetër që nuk e njeh këtë aderim; ç'rëndësi ka?! Rama mbajti aty një qendrim të balancuar duke ravijëzuar qartë kufijtë dhe pikpamjet politike të qeverisë shqiptare, në lidhje me pjesëmarrjen, njëlloj sikur të kërkohej një mendim për të, por nga ana tjetër, paralajmëroi forumin, dhe personalisht Trampin, si drejtues të tij, se, nëse vazhdonte maskarada e Hagës edhe në gjyqësor, si në hetim, për komandantët e UÇK-së, do të kishim së shpejti një Gazëzim të situatës në Ballkan, që nuk do të njohë më kufij. Ai as e përmendi që të ndërhynte në gjyqësor, veç paralajmëroi. I di Amerika si i zgjidh ato punë, duke i lënë prokurorët dhe gjyqësorin në "pavarësinë" e tyre. Po ç'të gjeti, or djalë që na çudit me berihaje. Ka dhe më, por mjafton me kaq.