Si po e bjerrë Elda Hoti kauzën e narkoshtetit të PD-së

20 Shkurt 2026, 12:55Blog TEMA
Si po e bjerrë Elda Hoti kauzën e narkoshtetit të PD-së

Nga Adriatik Doçi

Si demi që turfullon para bezes së kuqe, Partia Demokratike iu turr Fatmir Xhafajt, madje sajoi edhe Babalen, për të cilën bëri burg Salianji, për përfshirjen e të vëllait në trafikun e drogës. Ndonëse Xhafaj nuk mbart përgjegjësi ligjore për aktivitetin e paligjshëm të të vëllait, lodrat e SHQUP-it nuk pushuan për dy vite me radhë. Krahas dosjes, Xhafajt i tundnin edhe një fotografi me Enver Hoxhën, në një kohë kur më shumë fotografi me diktatorin kishin vetë Kumbari i SHQUP, Sali Berisha bashkë me Tritan Shehun, ish pionerin kundër kishave dhe xhamive.

Një ditë më parë, mediat italiane raportuan se vëllai i deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti, Markelian Hoti, 27 vjeç, është arrestuar në Romë në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge për trafik të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Në vitin 2016, Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti, u arrestuar në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge.

Para zgjedhjeve të 11 majit 2025, bashkëshorti dhe vëllai i deputetes së PD-së u arrestuan për kanosje ndaj votuesve. Ndërkaq, në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale.

Në gusht të vitit 2021, Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin ia besuan qytetarët e Qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Vetëm disa ditë para se të konstituohej Kuvendi ri, deputeti i PD-së hoqi dorë nga mandati për motive jo edhe aq bindëse. Vendin e tij e zuri pikërisht Elda Hoti. PD mori katër mandate në Lezhë. Elda Hoti renditej e pesta në listë me 2733 vota.

Zonja Hoti kishte qenë më parë kandidate e LSI-së. Mandej kaloi me Partinë Republikane të Fatmir Mediut, ku edhe mori madatin e Mark Markut, duke u zhvendosur përfundimisht tek PD-ja. Ka dyshime të forta dhe zëra që madati i zonjës Hoti është blerë me para produkt i aktivitetit kriminal. Rasti Elda Hotit tregon se kauza e narkoshtetit të opozitës është thjeshtë një beze e kuqe në arenën politike dhe se Sali Berisha operon dhe zbaton vetë çdo marifet, për të cilin akuzon kundërshtarin politik.

15 Komente

  1. S
    Saliu eshte i pa turp, e tani ka rrjedhur perfundi

    Me Elda Hotin si familje, Saliu ka gjetur te luftoje narkoshtetin qe krijoi me Lazaratin....

    Përgjigjjuni
    1. z
      zak

      Ska asgjë për tu habitur dihet që kjo është një familje kriminale.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Familje shthurrur

        Deputetja Hoti në foltoret e Berishës ishte tre herë këtë vit, mesa duket ka qënë në dijeni se vëllait të saj i ka ikur truri. Sot dhe bodigardi Berishës ka vllain në burgjet e Italis ( për trafik kokaine). Ç'po ndodh me Berishën, kemi shkelje ligji dhe tani që jan në opozit, kushedi ç'do ndodhte po të ishin në pushtet. Duan aq shumë të kalojn në mazhoranc sa dhe Latifit i dhuruan 7 milion USD për 2 udhëtime biznes class USA-Albania dhe një fjalim 50''.ç'na polli. Ja din rëndsin politikës

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Sipas Ndokes bulgjizaket sot do te rrezojne qeverine.Rama do te arrestohet si Modura ne Amerike!?Salinjani fajet ja le gjyshit te pd-se!Bela kerkon te ngujohen ne parlamen bulqizaket!?e ha ha !?

          Përgjigjjuni
          1. N
            Narko opozite

            Kjo eshte me partine , kush mbrone krimin

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muzaka i Ri

              Hej tëmën e sëmës. Ka rënë epidemi e madhe. Një kishim dhe nuk po nuk po gjenim derman. Po tani????????? Na dolën të rinje, polli Ramaduro ca Saliduro me këlyshe hajde mbaji.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Linza

                Dihet qe familja mafioze e SB i nxjerr ne ankand dhe i shet postet ne parlament ose ne vende te tjera. Kush paguan me shume merr postin. Ndryshe me se do financohen halabaket e PD qe hedhin molotove?! Keshtu ka bere historikisht edhe me kandidatet per kryetar bashkie a komune, japet çanta me qindra mijra euro dhe u kry!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Apollonia

                  U mundova te gjeje qofte dhe nje lajm per arrestimin e vellait te Elda Hotit te Syri dhe nuk gjeta asnje te tille Eshte genjeshter ndryshe do e kishte publikuar Cimi si media e pavarur qe eshte Tani e tutje narkoshteti dhe narkopartia nuk ekziztojne

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    nope

                    hahahah

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Victor Creed

                    Doçi. Mëso gjuhën shqipe..

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Daci

                      Jo gjuhèn....Victor, "gjuhènè"...no fucken Comments!

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Victor Creed

                        Daci. E njëjta gjë vlen edhe për ty, mëso të shkruash shqip..

                        Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kiri

                      Me parat e krimit eshte ba deputete kjo qelbesire

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tefta

                        Kjo aktivistja e madhe e PD qe me paret e droges eshte bere deputete. Prandaj ishte aq aktive kjo ne te gjithe punet e pista te PD ne parlament, qe nga djegja e karrigeve e shume veprime te tjera te ndyra per nje femer. Paska pas hall te madh e shkreta. Donte me I ra ne sy per mire shefit te vet. Pleherat.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          poshte krimineli sali berisha

                          tregojani vendin kesaj.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje