Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

20 Shkurt 2026, 13:55Blog Nga Ilir Yzeiri

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

Vështruar nga perspektiva e sotme, miti i krijimit të shtetit shqiptar, ka nevojë të ridimensionohet. Pasi dështuan betejat me armë për pavarësinë, Ismail Qemali dhe një grup patriotësh shpallën mëvetësinë në Vlorë. Por u desh Konferenca e Ambasadorëve të Londrës që të përcaktonte kufijtë, më saktë, të copëtonte territorin e shqiptarëve duke shpërblyer fqinjët e Veriut e të Jugut me territore nga i yni.

Kosova sot është një shtet më vete dhe sapo festoi 18-vjetorin e Pavarësisë. Pas rënies së diktaturës dhe pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, në Ballkan është rritur pesha e shqiptarëve. Shqiptarët në Mal të Zi apo ata në Maqedoninë e Veriut sot kanë më shumë të drejta se më parë. Megjithatë dy shtetet me shqiptarë, Shqipëria e Kosova vijojnë të mbyten më së shumti nga grindjet e brendshme dhe nuk po arrijnë të krijojnë një model europian të qeverisjes që do t’u jepte atyre dinjitetin e duhur. Katër drejtues të njohur të UÇK-së mbahen prej 6 vjetësh në burg dhe Prokurori Special kërkoi për secilin prej tyre 45 vjet burgim.

Në Shqipëri, numri i të burogosrve pa gjyq në raport me popullsinë është gati i përafërt me atë të Rusisë. Por si të mos mjaftonte kjo, narrativa politike në të dyja shtetet me shqiptarë zien nga urrjetja ndaj-njëri tjetrit. Në Shqipëri, tranzicioni i gjatë dhe i lodhshëm është mbërthyer e ka ngecur në vend nga autori i vetëm i destruksionit politik, social e kulturor që është Sali Berisha. Pasi rrëmbeu me dhunë kreun e PD-së dhe pasi u shpall non grata nga amerikanët, britanikët dhe tani në fund, i izoluar edhe nga europianët, ai dhe ndjekësit e tij të paktë kanë shpallur si devizë molotovin mbi forcat e rendit dhe mbi kryeministrinë.

Në Kosovë ndarja politike nuk është aq e thellë dhe e vrazhdë sa në Shqipëri, por urrejtja dhe mospranimi i tjetrit janë njësoj. Në këto kushte, të gjithë harrojnë se Pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë në tërësinë e tyre vullnet politik i SHBA-ve dhe Europës. Sot, kur rendi i ri botëror është vënë në pikëpyetje, shqiptarët nuk mund të kenë luksin që të qeverisen sikur janë qendra e Ballkanit.

Konflikti që ka dalë hapur mes europianëve dhe amerikanëve risjell në vëmendje edhe njëherë përsëritjen e historisë. Nëse në shekullin e XX vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, por edhe të tjerat që pasuan projektuan dhe njohën Shqipërinë që kemi sot, ne nuk duhet të harrojmë se gjithçka që ndodhi më pas vendosej përsëri në tryezat e diplomacisë europiane dhe asaj amerikane në vitin 1920. Orientimi ynë i brendshëm politik gjithnjë ka qenë shkaku i konflikitit. Ahmet Zogu pati meritën e madhe të konsolidimit të shtetit deri në përplasjen me Nolin.

Për fat të keq, ne, në disa raste, e kemi ndarë fatin e brendshëm me fqinjët grabitqarë. Zogu erdhi nga Beogradi dhe u mbështet edhe nga europianët atëherë kur Noli nuk pranoi të bënte zgjedhje parlamentare pas asaj që njihet sie Revolucioni i Qershorit. Noli, njeriu dhe shqiptari më i famshëm, ai që luajti një rol vendimtar në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, nuk pranoi që të dëgjonte europianët dhe kështu i hapi rrugën rikthimit të Zogut. Vitet e mbretërisë shqiptare mund të gjykohen në shumë rrafshe, por ato gjithsesi e konsoliduan shtetin shqiptar. Ajo që ndodhi me ardhjen e komunistëve dihet. Por ajo që harrohet shpesh është vetëdija që u krijua dhe u mbajt ndezur ndër shqiptarë se Kosova nuk është Serbi gjatë gjithë asaj periudhe që quhet si Lufta e Ftohtë. Dhe që nga viti 1998 ne kemi një realitet tjetër.

Ky realitet u shfaq edhe në takimin e fundit të Bordit të Paqes në Uashington, aty ku presidenti amerikan mbajti një fjalim sipas sitilit të tij, por pikërisht aty, Edi Rama u shfaq si një diplomat karriere dhe i dha një dimension tjetër çështjes shqiptare. Në anën tjetër presidentja Osmani u shfaq si një garanci më shumë për mbështetjen amerikane. Mirëpo e gjitha kjo vetëm sa e rriti personalitetin e Edi Ramës dhe e shfaqi atë si një lider nacional-romantik që në arenën ndërkombëtare ka si prioritet çështjen shqiptare.

Ndërkaq, ai e di se kur të vijë në Shqipëri do të gjejë të njëjtin vend që vuan nga dhuna e opozitës, që tani në fund po shfaq simptomat e shtetit që është kapur nga Republika e Prokurorëve dhe se të gjitha reformat që ndërmerren nuk frymëzojnë shqiptarët, për shkak se në perceptimin e tyre ky vend është në kaos e në luftë të përhershme politike. Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm zgjedhjet, por qeverisja e saj është përballë sfidash të vjetra.

Është e paimagjinueshme se si dy vende që aspiruan të rrëzojnë diktaturën, Shqipëria, dhe të fitojë lirinë e pavarësinë nga Serbia- Kosova- këto dy vende nuk po arrijnë të ndërtojnë një shtet që do të zhvillohej nga vetë shqiptarët. Për fat të keq, kjo nuk po ndodh sepse edhe nga Shqipëria edhe nga Kosova të rinjtë largohen e përsëri largohen…

11 Komente

  1. T
    Toni

    Kenaquni me romantizem si Don Kishoti....realisht Shqiptaret marrin me shume sherbime sot? Spital, une, transport, drita, arsim, ekonomi...keto jane realiteti jo hajgaret e Rames...ai ate di te beje se per te drejtuar ahaaaa...harrova po djeges a kemi?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      --------------------------------Kemi,---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------por prit rradhen-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- se s'jeni pak.-----------------------

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhezo Smokthina

      Zoti Yzeiri, ju shkruani:"....këto dy vende nuk po arrijnë të ndërtojnë një shtet që do të zhvillohej nga vetë shqiptarët." Ju pyes, zotëri, vërtetë nuk e dini shkakun? Ja t'ua them unë atë më kryesorin, ose kryeshkakun; që ne jemi në këtë gjëndje, shkaku kryesor është fakti se ne gjatë gjithë historisë tonë kemi nxjerrë udhëheqës të mëdhenjë, gjigand, gjeni të vërtetë, të aftë për të drejtuar botën, por kurrë të aftë për të drejtuar vëndin tonë të vogël. Pra, si rregull dhe për fatin tonë të nxirë, ne kemi nxjerrë gjithmonë udhëheqës aspak në përputhje me përmasat tona. Sa do vazhdoj kështu? Do të vazhdojë për aq kohë sa ky popull të mos kërkoj ndryshime të menjëhershme të jetës së tij, të krahasueshme vetëm me ato të vendeve me qytetërim të lashtë e përparim shoqëror të konsoliduar, gjë që e bënë të zgjedh për udhëheqës aventurier politik, që se kanë për gjë të premtojnë gënjeshtra pa i skuqur fare nga turpi. Por ajo që është urgjente dhe e domosdoshme për t'u ndryshuar, qëndrojnë në psikologjinë që i është ngulitur me forcë në tru këtij populli, se ne jemi qëndra e botës, fanar ndriçues dhe për rrjedhojë lind si domosdoshmëri që edhe udhëheqësit duhet t'i kemi po të përmasave botërorë. Por tema është e gjërë....

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Është e çuditëshme se si i relativizon gjërat, deri në pasaktësi. Disa pasaktësi me të cilat përpiqesh të çosh ujin në mullirin që do. ---- Kosova është shtet më vete edhe pse "Ambasadorët" nuk janë mbledhur. Kush e njihte Shqipërinë më 1912-tën?, ndaj u mblodhën ambasadorët, kurse Kosovën e njohin mbi 100 vende, De fakto, De juro duhet të mblidhen "Ambasadorët". ---- Shqipëria dhe Kosova nuk ndoqën të njëjtën rrugë historike të zhvillimit pas 1913-tës. As shqiptarët e Maqedonisë, as ata të Malit të Zi, e po të duash, as ata të Greqisë. ----- Që nga lufta e parë botërore shqiptarët u rrejeshtuan në krahë të ndryshme të aleancave: ca me antantën e ca me bllokun. ---- Një tjetër e pavërtetë është merita që i njeh Zogut për stabilizimin e shtetit, deri në konfliktin me Nolin. Ata e patën konfliktin më parë, gjë që solli revolucionin e Nolit. Më pas Zogu mori pushtetin dhe nga republikë e ktheu në mbretëri ("me qëllim për të stabilizuar shtetin", që faktikisht e shiti. Pra, më pas!). ------ Noli nuk u rrëzua nga evropianët se nuk i dëgjoi ata, por se me organizimin e shtetit demokratik republikan, në fakt utopist, (psh: njohja e një shteti që europa i kishte dhënë munxën, por që demokrati Nol nuk mund ta harronte: i denoncuesit të traktatit të fshehtë të Londrës - Willsoni influencoi "pozitivisht", por e mbajti të fshehtë) cenonte imazhin në kufijtë monarkik apo imperalist të europës; në fakt në pushtet e sollën monarkistët: Rusë Vrangelist dhe Jugosllavë, të trimëruar nga heshtja solemne e europës. Më mirë një demokrat revolucionar anti-monarkik emigrant, sesa kryetar shteti; pati edhe arsye të tjera, por s'është rrasti. Noli që u vu në krye të demokracisë në Shqipëri, pikërisht për shkak se kërkonte demokraci, "nuk pranon që të bëjë zgjedhje parlamentare!?"; nuk të qendron: Noli prift, diktator?! Ai nuk doli vetë në krye; atë e zgjodhën. A e di? Zogu, nga që kishte organizuar një atentat politik në Mamurras ndaj një delegacioni amerikan, u dënua me vdekje si kriminel nga një gjykatë penale në Durrës, në kohën e qeverisë të Qershorit (Zogu nuk harroi: prokurorët e gjyqit të tij u përsekutuan dhe vdiqën në burg, kur e sollën në pushtet - lexo gazetat e kohës). Nuk ka zgjedhje menjëherë, pas një ndryshimi qeverisës. ----- Sot, jo vetëm pavarësia e Shqipërisë dhe e Kosovës është e varur nga SHBA dhe shtetet e mëdha të Evropës, por të gjitha shtet e vogla varen nga shtet e mëdha! Ato vendosin se kur dhe përse duhet të niset një luftë dhe kur dhe përse duhet të ndalojë. Zgjidhe shokun me çizme, që kur t'i vjetërohen tu marrësh qafat, thuhej dikur së lashti. ----- Për fat të keq, Shqipëria dhe Kosova nuk do të gëzohen të qeverisen së bashku, jo se po ikin nga trojet të rinjtë, apo do bjerret patriotizmi (një pjesë ka ikur edhe më parë dhe patriotizmi, romantik, po të duash, është ushqyer pavarësisht regjimeve), por sepse kanë ndjekur rrugë të ndryshme historike të zhvillimit dhe me shumë gjasa do t'i zhvillonin grindjet, që edhe kaq janë mjaft. Austriakët dhe gjermanët janë një komb, por rrugët historike të formësimit si shtete kanë qënë të ndryshme, ndaj përfaqësohen edhe me shtete të ndryshme.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Morëm aq sa meritonim.

          Më pëlqeu si shkrim dhe si llogjikë. Vetëm për diçka nuk jam në një mendje me Yzeirin. Kur shkruan se Europa shpërbleu fqinjët! Fqinjët u shpërblyen me tokat shqiptare, pasi shqiptarët zgjodhën fenë e pushtuesit dhe u kthyen në mashë të tyre. Gjysma e pashallarëve dhe vezirëve turq ishin me origjinë shqiptare. Qyprilinjtë e famshëm etj etj. Pra nuk kemi pse të ankohemi. Morëm atë që meritonim.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qeni te zone…

            Yzeiri. a ndi, cfare thua: Se pari thua, qe ne vazhdojme ta shqyejme njei tjetrin dhe ne anen tjeter, thua, qe fqinjet e poshter, na e kane fajin!!!Tallava dhe ”profesoret”,si gjithe speciet e tjera, ne kete rezervat oriental.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flakadani

              Edi Ramës i duhet Hashim Thaçi të.jet i lirë për ta ndar Kosovën sipas projektit pro serb të Vuçiçit e Ramës.Se përndryshe Rama shkoi në Kosovë urgjent me helikopter për to bërë presion Hashimit që të themelon Gjykatën Speciale.

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Ylli

                Cfare helikopteri o njeri shkoji me nendetese se nuk Donte ta shikonte Albin mbreti me Sali kryetrimin.Qenke dru fare.

                Përgjigjjuni
              2. L
                LEXUES SHQIPTAR

                O shqipfoles anonim me tri pika. Ç'PUNE KANE SHTETET E TJERA TE EUROPES QE TE NDAJNE TROJET AUTOKTONE SHQIPTARE? Ç'PUNE KANE SHTETET E TJERA TE EUROPES SE ÇFARE BESIMI FETAR DO KENE SHQIPTARET? A E DI TI, O TUTKUN, QE NE TROJET SHQIPTARE, BESIMI FETAR MYSLYMAN KA FILLUAR SHEKUJ PERPARA PERANDORISE OSMANE?

                Përgjigjjuni
                1. l
                  landi

                  Ky ngeli me gojore Rames.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje