Prej kohësh Kryeministri Edi Rama ka vendosur në shënjestër të retorikës së tij publike sistemin e drejtësisë. Retorika kundër prokurorëve dhe gjykatësve, sidmos atyre të SPAK, është theksuar edhe më shumë që me fillinin e hetimeve për Belinda Ballukun. Është e qartë se qasja e mazhorancës dhe Kryeminsitrit në raport me drejtësinë ka ndryshuar totalisht. Nëse më parë Partia Sociliaste sipas kryetarit të saj nuk bëhej mburojë për askënd që kishte punë me drejtësinë, sot mazhoranca po përdor forcën e kartonave për të mbrojtur zëvendës kryeministren e Shqipërisë.
Këtë retorikë Edi Rama e justifikon me faktin se drejtësia ka nevojë të jetë cilësore dhe se po cënohet ndarja e pushteteve. Ky qëndrim është një qëndrim hipokrit nga ana e mazhoracnës. Për cilësinë e drejtësisë mazhoranca nuk u kujtua për qytetarët shqiptarë që kanë 35 vite që rropaten në dyert e drejtësisë dhe nuk gjejnë zgjidhje, por u kujtua vetëm kur ajo erdhi shumë afër zyrave të pushtetit.
Lufta kundër drejtësisë e mazhorancës tanimë nuk është vetëm retorikë, por e formalizuar, duke propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale që nuk lejojnë pezullimin nga detyra të ministrave dhe disa drejtuesve të tjerë të institucioneve shqiptare.
Problemi në këtë histori nuk është fakti që ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale parashikojnë që ministrat mos të pezullohen nga detyra, por fakti që këto ndryshime bëhen në mënyrë të njëanshme vetëm me kartonat e një force politike. Gjithkush mund të ketë mendimin e tij nëse një ministër mund të pezullohet apo jo nga detyra. Nuk është ndonjë herezi ta mendosh këtë cështje sipas këndvështrimeve të ndryshme. Ekzistojnë vënde që e lejojnë pezullimin nga detyra të një minsitri dhe vënde që nuk e lejojnë.
Kodi i Procedurës Penale, apo ligje të tjera që kërkojnë një mazhorancë tre të pestat në parlament konsiderohen ligje themelore të një shteti. Jo më kot ata që kanë hartuar Kushtetutën në Shqipëri kanë parashikuar një mazhorancë të tillë për ndryshimin e tyre. Ndryshimi i Kodit të Pricedurës Penale në mënyrë të njëashme është padyshim efekti i parë i një mazhorance me 83 mandate në parlament e cila nëse përdoret kështu është duke groposur demokracinë në Shqipëri. Duhet të kemi parasysh se autokracitë moderne nuk vendosen me ushtri apo me forcë, por duke ndryshuar ligje themelore dhe Kushtetutën në interes të një force të vetme politike dhe të pushtetit. Sepse ndryshimi i Kodit të Procedurës nuk erdhi si pasojë e një domosdoshmërie juridike apo diskutimi të gjerë, por si një nevojë e pushtetit për të mbrojtur një anëtar të tij.
Përdorimi i 83 kartonave nga ana e mazhoracnës për të ndryshuar ligje të tilla të cilat mund të jenë kode, sistemi zgjedhor apo reforma territoriale është një kambanë alarmi për demokracinë në Shqipëri. Fakti që Parita Socialiste ka fituar 83 mandate në zgjedhjet e shkuara nuk do të thotë aspak që ti përdor ato për interesat e veta dhe për të cënuar parimet themelore të një shteti demokratik. Mazhoranca ka për detyrë që pushtetin e saj ta përdor në të mirë të qytetarëve dhe jo të pushtetit të saj.
Prandaj, përpara se sa të zhvillojmë një debat përmbajtësor të ndryshimeve të ligjeve të tilla , më së pari duhet të shqetësohemi për mënyrën se si ato ndryshohen. Sepse kur kemi të bëjmë me ligje të rëndësishme që kalojnë përtej vizionit qeverisës të një mazhorance të caktuar dhe janë interes i përgjitshëm, është në të mirë të demokracisë shqiptare që të ndryshohen me një vullnet konsensual. Në fakt kjo është edhe fryma e Kushtetutës shqiptare në këtë aspekt.
Në këtë kuptim, problemi i demokracisë shqiptare sot është super pushteti i kësaj mazhorance, e cila me numrat që ka mund të ndryshojë rregullat e lojës demokratike në mënyrë të njëanshme dhe në interes të saj.
O Iliazaj, shkrimi juaj s'është tjetër veç një retorikë dhe rezonancë politiko-juridike të gjoja strukturimit të një diktature të re.------- Kur një vendim i drejtësisë është në kundërshtim me kushtetutën dhe "bazohet" në kodin penal, vendimi është nul; kushtetuta prevalon, o Iliazaj. Kështu që parlamenti sjell në barazi kushtetutën me kodin penal, kur prokurorë e gjykatës janë analfabetë të ligjit dhe kur ky i fundit përdoret si llastik. -------- Jo të gjitha ndjekjet penale bëhen me ndalime e pezullime (veprime ekstreme, kur janë sosur të tjetat), ose ndaj veprimeve flagrante mund të jenë të tilla. ------- Drejtësi të pavarur nuk ka në botë. Ajo vepron për të mbrojtur sistemin politik, jo të jetë një diktaturë gjyqësore mbi politikën që bën pushtetin (politika i bën ligjet, nuk dikton gjykata politikën, gjykata vetëm gjykon në bazë të tyre; nuk është palë, as emëron e as shkarkon kënd, deri në një vendim përfundimtar). ------- Në rrastin Balluku, u kujtua qeveria të ndërhynte, thua ti. Mos ndoshta qeveria e dinte që më parë që gjyqësori ishte nul dhe nuk dinte të shpjegonte kushtetutën? Ore tek ne kodet penale duhen bërë jo me 900 nene, por me 9000 nene (kur themi kafshë, duhet ti përmendim të gjitha, se del një dhe thotë: po ameba, është kafshë?), se kemi një rangallë drejtësi që nuk di të gjykojë në frymë. -------- Prokuroria nuk është drejtësi, por një organ shtetërore që mbledh fakte dhe formulon akuza kur gjen shkelje të ligjit, jo organ që supozon sa të gjejë fakte. Po gjatë kohës që hetohet në gjendje të lirë, ku i gjen faktet prokuroria? ------ Maxhoranca duhet ta ushtrojë pushtetin në të mirë të qytetarëve, drejt deri këtu, por më tej, dhe jo të pushtetit të saj, konceptualisht është non sens. Kush është atëhere pushteti i maxhorancës? Biem në paradoks, pushteti i saj, i shumicës së qytetarëve!? E pra ata janë votuesit e pushtetit: Të parlamentit dhe qeverisë. Drejtësia edhe pse një pushtet i tretë, nuk zgjidhet nga sovrani dhe sado që ne e ngrejmë në fuqi të pushtetit të tretë, realisht nuk është i tillë. ------- Sa për çështjen konkrete: ministri është veç, thjesht, një zyrtar politik ngarkuar me detyra të caktuara ekskluzive qeverisëse, zbatues të politikave elektorale. Nëse ai abuzon, nuk votohet. Pra, partisë politike nuk i intereson ta kandidojë, se e ka humbur elektoratin. Në bazë të provave, nëpunësi i lartë, sipas përcaktimit ligjor, gjykohet, por nuk pengohet të bëjë aktivitetin politik të ngarkuar, deri në shpalljen preras fajtor. Kështu bëhet demokracia, or Iliazaj. Fati i një politikani nuk varet nga gjykata, por nga elektorati popullor (demokrat). Salijani u dënua në formë të prerë si mashtrues, por me ç'shohim, ekektorat ka, ashtu e duan ata përfaqësuesin e tyre... ke ç'u bën; kritikoi po deshe, por ai është fakt. Eh more Ervis, sa herë që shkruan na ngazëllen, o burra, pas berihait Sorrosist. Po na ktheni Kocin, që vuri sigurimin dhe prokurorinë mbi politikën dhe shtetin. Prokuroria dhe Gjyqësori do të na vendoskan me pandehma kryesisht se kush do të qeverisë, jo elektorati. Pra sipas gjykimit tënd, duhet të kritikojmë ekektoratin për preferencat që ka! Demokracia dhe Diktatura nuk kanë asnjë dallim sa i takon zbatimit të ligjit: ato zbatohen si janë shkrojtur. Ligjet nuk janë gurë (edhe gurët gërryen kur kalon kohë), ato ndryshojnë në kushte të caktuara të zhvillimit të shtetit. Përgjegjësia penale është individuale edhe kur gjykohet në grup. Dënimi jepet për secilin kur përfundimisht provohet fajësia, deri atëhere individi është i pafajshëm. ---------- Eshtë ashtu siç është argumentuar: ndryshimi nuk ka të bëjë me personin, por me precedentin, personi ishte shkaku që të shfaqej precedenti, në mungesë të (pa)aftësisë së gjyqësorit (me apo pa qëllim) për të shpjeguar kushtetutën. Kur nuk konkludon gjyqësori, ndërhyn ligjvenësi. Kështu more djalë, kështu mbaron kjo përrallë.
Sa i sinqertë je Zoti "...", e pranon edhe vetë në fund të komentit tënd me aq shumë marrëzi justifikuese, që gjithçka thua është një përrallë. Situata ku po e fut vëndin mazhoranca me 83 mandate të cilat historikisht kanë qënë janë dhe do të jenë monolite për këtë parti tradicionalisht të dashuruar me një pushtet të fortë të drejtuesit të saj të radhës, ka shqetsuar me të drejtë komunitetin ndërkombëtar, si një hap regresiv për proceset demokratike të vëndit. Komenti yt ngrihet i tëri mbi të drejtën e vullnetit të popullit si shumicë në marrjen e këtyre ndryshimeve ligjore, por harron se një numër skandaloz i këtyre menderë deputetëve është zgjedhur jo me vullnetin e popullit, por të kryetarit të Partisë me listë të mbyllur. Kjo është aq e vërtetë sa mjafton të kujtojmë mënyrën se si erdhi në parlament zonjusha apo zonja Zeqine Çaushaj për të shpjeguar sa drejtësisht është përkthyer vullneti i popullit në pushtet për ligjvënësit. Sepse vetëm një i marrë nuk e ka të qartë sa e lirë është kjo zonjushë për të pasur vullnet të pavarur. Dhe zotëria juaj i nderuari "...", flet për legjitimitetin e kësaj mazhorance për të ndryshuar ligjet. Përfitoj nga rasti, si qytetar i këtij vëndi, t'a falenderoj edhe një herë këtë gazetar (siç bëra në një shkrim të tij të mëparshëm të botuar këtu tek tema)për qëndrimin e tij krejtësisht të pastër në vlerësimin e këtij aspekti me rëndësi të jashtëzakonshme të situatës politike tek ne.
O Xhezo, e paske "kuptuar" drejt përrallën, por aty s'behet fjalë për të drejtën (legjitimitetin) a jo të 83 deputetëve, por për artikullin e Iljazajt, rastet janë marrë si ilustrim. Pikërisht, në thelb, gjykimi im mbështetet në bazë të të drejtës kushtetuese të votuesve për të zgjedhur, sipas mënyrës së votimit, e rënë dakord nga partitë konkurrente. Jo trim pas lufte. Pastaj, qenë në zarf të mbyllur a nuk qenë, kjo është vullnet politik i partive, njëlloj, për të gjitha partitë dhe nuk mund të imponohet. Çdo i zgjedhur ka rolin e tij politik. Sa për Zenqinenë, ku ta dish, ndoshta e kanë zgjedhur që t'i kundërvihet aventurierit Gazmend Bardhi, gjithçka bën vaki dhe as unë e as ti nuk mund të vendosim. Kemi parë se edhe nga opozita kishte të tillë, që i kishte zgjedhur kryetari i partisë, si noterë, por nuk dua të përmend emra. Tash që ta mbyll, o i nderuari Xhezo Smokthina, që më kuptuesh përrallën, në lidhje me temën, a ka, apo s'ka të drejtë maxhoranca (e legjitimuar jo sipas mendimit tim e tëndit, por sipas komisionit qendror të zgjedhjece; dhe këtu nuk bëhet fjalë për dy a tre vota që lëvizin ballancën, por për plot 83!) me të paktën 70 1 deputet, të propozojë dhe votojë ligje. Kaq. Nëse jo, atëhere kot bëhen zgjedhje. Hajde të themi gjithmon se zgjedhjet janë të pa legjitimuara, nga të dyja krahët politik, dhe heqim e vëmë qeveritarët sipas oreksit të gjyqtarëve, se prokurorët janë palë, duke djegur dynjanë. Kështu është më mirë, apo kur të vijë opozita në pushtet t'i shfuqizojë dhe të propozojë ligje më të mira, që nuk e pengojnë funksionimin e shtetit.
Ato që thua ti zoti Iljazaj janë Ligje kur ka një Prokurori dhe një Gjykatë funksionale dhe të barabartë përpara Ligjit. Por Prokuroria dhe gjykata që ne kemi janë të tredhur nga sali haleja, atëherë çdo bëjmë ne?! Do lëmë një kriminel si sali haleja të ndryshoj qeverinë gjoja me pezullime?!
Je pak pusht ti iljaz
“…” arsyeton shumë drejt. Të vetmin gabim që bën është që nuk i ve vetes një pseudonim se “…” përdoret për tjetër gjë. Ndryshimi i ligjit vlen edhe për opozitën kur të vijë në pushtet.