Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

22 Shkurt 2026, 10:30Blog Nga Kreshnik Spahiu

Dje Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më të ftohtit e 20 viteve të fundit.

Një dimër i egër nënkupton për gjermanët, francezët, polakët, holandezët dhe skandinavët një uri dhe nevojë për pushime të gjata në diell.

Për këto arsye, miliona turistë europianë veriorë apo lindorë do të dynden drejt brigjeve të Mesdheut.

Por pse Shqipëria nuk po përgatitet për një sezon turistik?

Ky vit po e gjen Shqipërinë turistike në një gjendje totalisht kaotike. Asnjë segment shtetëror, politik apo mediatik nuk po investon seriozisht në infrastrukturë, logjistikë, mjedis, pastërti, tregti apo ekonomi për të përmirësuar industrinë e turizmit.

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë:

-Pa portin e Durrësit, gjysmë të shkatërruar. U premtua si “Dubai”, me pallate dhe marina luksoze, por porti ka mbetur një gropë e zezë themelesh dhe balte.

-Pa hekurudhën e premtuar Tiranë–Durrës, që u tha se do përfundonte në 2026, por që nuk pritet të mbarojë as në 2036.

-Pa aeroportin e Vlorës, që u premtua të hapej në qershor, por u sekuestrua nga gjykata.

-Pa aeroportin e Kukësit, i cili u hap me bujë për emigrantët, por sot është pothuajse jashtë funksionit.

-Pa investime serioze në rrugët e Shqipërisë, ku shumë segmente janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.-Pa përfundimin e zgjerimit me katër korsi të autostradës Tiranë–Durrës, që duket se nuk do të mbarojë as në vitin 2040. Me çmime të paarsyeshme në supermarkete, që janë rritur deri në tre herë më shumë se në Gjermani apo Spanjë.

-Pa një qarkullim rrugor të sigurt, ku çdo turist heziton të marrë makinë me qira për shkak të rrugve me grupa dhe shoferëve debil që u jaoin makinave si të çmendur.

-Pa pastrim territori, me një bregdet ndër më të ndoturit në Europë.

-Pa pastrimin e lumenjve, ku mijëra tonelata plastike derdhen në det.

-Pa pastrimin e ujërave detare, ku sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), pas analizave laboratorike, Shqipëria u listua vitin e kaluar si një nga vendet me ujërat detare më të ndotura.

-Pa kanalizime funksionale të ujërave të zeza, ku një pjesë e madhe e qyteteve bregdetare i derdhin ujrat e zeza dhe fekalet në det.

Në fund të gjithë këtyre dështimeve qeveritare, vjen edhe krye-poshtërisa politike. Mediat e huaja prej muajsh raportojnë për tensione, zjarr dhe molotovë në protestat e opozitës.

Imazhe të tilla nuk rrëzojnë një qeveri, por dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe e nxjerrin atë nga harta turistike, ashtu siç ndodhi në vitin 1997, kur vendi u izolua për dekada nga integrimi europian.

Berisha e di shumë mirë që Rama nuk rrëzohet me 20 shishe benzinë duke djegur kazanët e plehrave por imazhit të Shqipërisë i vihet flaka shumë shpejt. Një plak i sëmurë psiqikisht lufton me parimin: “Pas meje, le të bëhet qameti”.

Ky vit ka nisur më i zymtë se kurrë për Shqipërinë.

Kjo verë rrezikon të mos i joshë më turistët e huaj. Gjithnjë e më pak italianë apo spanjollë dhe gjithnjë e më shumë puntorë nga Bangladeshi dhe Filipinet. Qytetet shqiptare nuk po arrijnë më të tërheqin qytetarët europianë.

Dikur apartamentet në Airbnb jepeshin 50 euro nata; sot çmimi ka rënë në 17–25 euro, sepse kërkesa ka rënë.

Shqiptarët këtë vit rrezikojnë të humbasin miliona euro nga rënia e turizmit, dhe shpresoj që përgjegjësia të mos mbetet jetim. Injoranca ka pushtuar shoqërinë.

Ndoshta jemi i vetmi popull në planet që nuk meritojmë vetëm qeverinë, por edhe opozitën që kemi.

14 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Turizmin e nderton shteti dhe jo privati nqs se do nje turizem modern, privati ne shqiperi nuk e ka ate fuqi financiare qe te ndertoje mrekullira ne bregdet, alternativa tjeter eshte qe tia japesh bregdetin koncerneve te fuqishme turistike qe te ndertojne hotele te mrekullueshme sic kane bere ne Greqi, Turqi, Spanje, Kroaci. Shqiperia eshte nje shtet me shume probleme ne infrastrukture dhe kerkohet kohe, nje shkrim shume real i Kreshnikut

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

      Muci je gjenial, do te desheroja te shtoja qe pergjigjja e tirpnsit eshte shume e drejte, erdhen ne fillim qe te shuajne kuriozitetin por kur e pane se cfare hale eshte as qe do te vijne me, kush eshte ai idiot qe e nderron turizmin e greqise apo te turqise me ahalen e shqiperise

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironsi

      Po shko o trap me turizmin shqiptare....turizmi leshit....dy vjet vetem kureshtje nga te huajt per te vizituar nje h...komuniste si Koreja..dhe asgje me shume..tani kureshtja mori fund tek te huajt....dhe plerat nga Bangladeshi apo Filipinat do na mbesin ketu per te qelbur edhe me shume kete vend..me keq sec e qelben islamiket per 500 vjet....

      Përgjigjjuni
      1. h
        hila

        E vertete e hidhur kjo per popullin shqiptar e kryesisht per ata qe kane lidhje direkt e indirekt me turizmin. per inat te Rames shpellari sali e shumica e drejtesis jane pengesa kryesore. Ata kane rroga te mira, pushimet i bajne jashte shqipnis e sua ndien per asgja. O shqipni o moj shqipni me shpellare e lodraxhi kurre ti nuk ke per te ba prokopi. Keto njerez kane vec unin, cak i xanun, e inatin. Dojne te drejtojne sipas edukates e mentalitetit tyne.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po shume turristike

          Pse ka qene turristike !. Genjeshtra eshte pjese e politikes , vazhdimesia e genjeshtres eshte Mithomani . Ulet avioni del nga aéroport dhe .... nuk ka as tren , as tramway, as métro po te pakten vendosni kuaj , gomer ..... Nje njeri qe nuk ka dale nga fshati i besone perallat e Rames Shqiperia turristike por nese ke dal nga fshati dhe shikone Shqiperia nuk eshte turristike po eshte merdique...

          Përgjigjjuni
          1. A
            ARRD

            O Kreshnik po shyqyr qe fole njehere drejte pa bindje politike. Ishalla bien ne vesh dikujt keta fjale pastrimin e rrugeve lumejve dhe maleve . Duhet aksion kombetar per pastrimin e territorit .

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anna

              plotesisht dakort me vezhgimet e tua, por mos haro se ka budallenje sa te duash ne europe e gjetke qe do marrin mundimin e do vijne ne Albani prape. Vetem nese bie ndonje termet i forte larg qofte, por turizem mjaftueshem do te kete edhe kete vit o Kreshnik. Me vuajtje por do te kete.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shvejku...

                Termeti te rente ty vetem ne perimetrin ku jeton ti pa njeri tjeter afer teje.buce

                Përgjigjjuni
              2. A
                Agron

                O kreshnik ,luga me corbe qe ke hengur me ko nga corbe saliut po e ben punen e vet,e nxore dhe ti koken si te tjeret.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Kreshnikun nuk e lene syzet e saliut qe perdor per te pare Shqiperine se si po lulezon cdo dite e meteper, sesi Shqiperia nen drejtimin e Strategut Rama jo vetem organizoi samite europiane ne Tirane por u be vend themelues i Bordit te Paqes, ne 2027 organizohet ne Tirane samiti iNatos dhe keshtu Shqiperine qe ne kohen e Saliut te Kreshnikut nuk e njifte kush, sot fale Rames eshte bere violine e pare e politikes e vendimmarrjes boterore. fale Rames eshte dhjetefishuar numri i turisteve, por tani do te dhjetefishohet numri i turisteve kosovare pas atij fjalimi guzimtar qe z.Rama mbajti ne Bordin e Paqes mu para Trump per te nderhyre ne vendimet e gjykates Speciale qe te lirohen Komandantet e UCK -se "para se gjera te keqia te ndodhin". O Kreshnik hiqi zyzet e Saliut e shiko Shqiperine qe po shkon drejt majave qe vetem Z.Rama me mund ta kish arritur.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Foni

                    Ç'janë këto budallallëqe që shkruan or Spahiu, çfarë hallesh kemi ne, çfarë hallesh paske ti! Ne po na zjen koka si do vejë halli i katër drejtuesve të UÇK në Hagë, çfarë do bëhet me ndryshimet e kodit penal në parlament se po na merr SPAK-u kompetencat dhe po kapërcen gardhin e hynë në kopshtin tonë, ti merresh me vogëlsira, jo turizmi, jo rrugët, jo pastërtia, e plot tërrci fërrci të tjera.. Ik, ore pirdhu andej nga je...Fol ore për drejtësinë, atë ke për zanat, mbro Kryeministrin më të mirë që ka nxjerrë Shqipëria, shokun Edi Rama. Në vënd që të shkruash se si të qëndrojë në pushtet më tepër se 26 vjet dhe t'ja dhjesë edhe Mehmet Shehut për jetëgjatësi qëndrimi, ti merresh me plehrat! Kemi caktuar Erjon Braçe të flasë për këto, ndaj merru me drejtësinë, atë bëj....

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Miku

                      Foni, te lumte. Ja çfar i shkruajta une atj por nuk po nuk e di pse nuk ma postojne: A mor Kreshnik, e kishim harruar por ja qe ti na kujtove prap "tersin e Pojuanit"... se keshtu po sillesh edhe ti. Populli ka mençuri te pafund kur i thote ato shprehje. Ku i ke mendt o njeri! Kujt do ti sherbesh me keto gjoja zbulime, duke nxire e sterrosur gjitheçka nga Shqiperia. KJO QE SHKRUAN TI TE KY SHKRIM: "Imazhe të tilla nuk rrëzojnë një qeveri, por dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe e nxjerrin atë nga harta turistike,... " VLEN EDHE PER kete SHKRIMIN TEND. Edhe ky shkrim te njejten gje ben. Pra ti (po e marrim si te qene) se ti e do kete vend, por me ato qe shkruan ketu, sjell te njejtin efekt te molotoveve te opozites, qe ti i shikon si te keqija per turizmin. Po te mendoj se ti e do Shqiperine, atehere me e pakta do thoja se ti nuk e ke haberin fare nga psikollogjia njerezore, dhe duhet te kesh probleme te medha ne kete fushe. Mos na bej si me i mire se shqiptaret e Shqiperise, vetem se je arratisur ne Gjermani, por me mire meso prej gjermaneve. Ata kane nje shprehje: " Mos trego me gisht te tjeret, se tre gishtat e tjere tregojne nga ty." Edhe per menyren se si shkruan, me kujton nje shprehje tjeter gjermane: "Toni e ben muziken!" Toni yt eshte shume jo miqesor ndaj ketij vendi. Po te ishe aq i mire, shko e trego shembullin tend personal pozitiv.... ... Nuk eshte mire te perpiqesh ta krijosh reputacionin tend mbi kurrizin e vendit te te pareve. Nuk eshte e drejte.

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Ben

                      Foni, je I madh!

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Ky problem ka filluar te marre zgjidhje kohet e fundit me shembjet e rrugeve te Belindes,dhe me bllokimin e pezullimeve te ministrave qe kapen ne korupsion. Rendesi ka qe i gjati mos te ndihet i bezdisur,sepse nuk eshte ne gjendje te tregoje barcoleta.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje