Nga Bajram Peçi
Sali Berisha “vdes” t’u vërë nofka fyese, çfarëdo qofshin, burra, gra, djem e vajza të reja, mjafton të jenë kundërshtarë politikë ose nga ata që nuk pranojnë t’i shërbejnë familjes së tij. Ai nofkat i përdor për të përbuzur, i ka fyese, ndërsa unë nofkën “molotov” po e përdor jo si fyerje, por si ngjashmëri që kanë mes tyre. Dy janë përputhjet: e para, janë gënjeshtarë të pa skrupullt, gënjejnë kur mohojnë se hedhin bomba; e dyta lidhet me besnikërinë e tyre ndaj parimeve staliniste. “Top bam e Muçua tutje!”
Rëndom besojnë se quhen bomba Molotov se me gjasa i ka shpikur Molotovi?! Keqkuptimi “Kokteji i Molotovit” zë fill kur Stalini sulmoi Finlandën. Molotovi, (Vjaçeslav Molotov, Ministër i Jashtëm 1939–1949, 1953–1956) doli e foli në radio e tha se “…është gënjeshtër që Bashkimi Sovjetik po e bombardon Finlandën. Në realitet-shtoi ai-avionët rusë po hedhin bukë mbi finlandezët e uritur”. Gjatë pushtimit sovjetik të Finlandës mashtruesi Molotov foli disa herë në radio, duke thënë se aeroplanët sovjetikë po hidhnin ushqim, jo bomba. Finlandezët u tallën me këtë gënjeshtër, duke i quajtur bombat sovjetike që hidheshin nga ajri për t’i vrarë, "shporta buke Molotov".
Finlandezët, në betejën e tyre më trimërore, u kundërpërgjigjen se “…nuk janë duke i gjuajtur tanket ruse me bomba të artizane të sajuara, por me kokteje për Mollotovin”.
"Kokteji i Molotovit", një bombë-shishe me karburant dhe lëndë ndezëse, u shpik nga finlandezët gjatë Luftës së Dimrit 1939–1940. por finlandezët e quajtën me sarkazëm “Koktejl Molotov”, si një "pije" për të shoqëruar "pakot ushqimore" (bombat thërrmuese) që Molotovi mashtronte opinionin rus dhe atë botëror se sovjetikët po u hidhnin ushqim. Ushtarët dhe civilët finlandezë e krijuan këtë pajisje të të sajuar si ndezëse - shishe të mbushura me benzinë, vaj dhe katran - për të shkatërruar tanket sovjetike, që i quajtën "kokteje Molotovi" për të shoqëruar "ushqimin" që supozohej se po dërgonte ministri sovjetik, duke popullarizuar një term për një armë që përdoret ende në luftë dhe trazira sot, siç po e përdorin kapuçinët e Sali Berishës.
Po Sala ynë? Ndërsa protestë pas proteste e shohin Saliun me flamurin kombëtar, duke e mbajtur, duke e ndotur, duke e tundur në duar si sinjal sulmi me bombat molotov kundër godinës kryeministrore, i paturpshmi ynë na tha se ato bomba janë punë e sajesa të policisë. Ka lidhje kjo gënjeshtër e madhe, të cilën vetë ai e di se askush nuk e ha, me formimin e tij stalinist. Ndërsa Molotovi si diplomat nënshkroi Paktin Molotov-Ribentrop të vitit 1939, një traktat mossulmimi me Gjermaninë naziste, ku ndahej mes tyre Polonia me Çekosllovakinë, që e mbajtën sekret, pavarësisht se si erdhën ngjarjet më pas? Molotovi fitoi në qarqet diplomatike nofkën, "Zoti Njet-zoti Jo". U quajt nga perëndimi gjatë Luftës së Ftohtë, ngase e mohoi gjithnjë këtë pakt dhe nga përdorimi i shpeshtë i vetos në takimet ndërkombëtare. Edhe Salës as i plas cipa (nëse e ka), kur i thotë TV-ve se nuk janë ata që gjuajnë me bomba.
Por në moshën e tij kujtesa nuk ështe aq e gjatë sa të plotësojë kushtet e një shëndeti mendor të besueshëm. Në orët e vona i quajti trimat e tij, që gjuanin me molotovë “Kryengritës” dhe i kërkoi policisë të lironte të gjithë ata të ndaluar me çanta, që u ishin gjetur të mbushura me bomba Molotov?!
Meqenëse trimëritë e “kryengritësve” kapuçinë prijësi i trimave i quajti të jashtëzakonshme, në vetvete besoi se një trimi kryengritës do i thurrej lavdi, ashtu siç i ka hije një trimi kryengritës, nëse bie dëshmor. Jo të fikët, por dëshmor! I duhen, në mos disa, të paktën një, si ndodhi me Azemin. Një ceremoni varrimi i jep shumë shpresë se do përsëritet, në mos rasti Azemit, ai tjetri, më i njohuri botëror, i Antonit me Cezarin e vrarë (ndonëse dyshoj ta ketë lexuar), ku Antoni përdor trupin e Cezarit për të vërsulur turmën. Madje, kur sheh mjekët te “trauma”, që jepnin ndihmën pa u kusrsyer për t’i shpëtuar një copë lëkure copës së deputetit, por I sheh me inat, as i takon, se atij i duhet që lëkura të jetë e djegur. E tillë i shërben më mirë. Kësaj lëkure të djegur prej kapuçonëve të tij mund të t’i ngrihet monument me paratë e zhvatura nga shqiptarët prej ish gjyqtarëve që “fshihen” brenda grupit të kapuçonëve, pasi janë fshirë si plehra të qelbura nga sistemi i drejtësisë.
Kapuçonët e Salës u munduan mbi tre orë të pushtoni godinën e kryeministrisë dhe atë të Kuvendit, por s’mundën as ta t’i afroheshin disa metra. S’mundën të bëjnë asnjë veprim tjetër përveç se të qëllonin me bomba Molotov rrugët, kazanët e plehrave dhe në një rast, autobotin e ujit. Të gjitha këto nuk mjaftojnë dhe nuk i kanë hije një përgatitjeje ushtarake aq të madhe, ku ishin me shumicë bombat, fishekzjarrët dhe paratë që hodhën gjinët në “kryengritje”?
Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e përmjer në derë të …..
Vjen një ditë kur qeni permjer në ….. dhe pastaj ngordh…"Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e përmjer në xhami"! Janë shprehje popullore ose metaforë që përdoret për të përshkruar dikë që, në momentet e fundit të karrierës apo jetës së tij, bën veprime të pamoralshme ose përçmuese.
Kjo shprehje mund që përdoret në kontekste politike ose sociale për të treguar fundin e turpshëm të një personi, rasti i mbrëmshëm e solli të shfaqet në përmasa reale. Kapuçinë dhe deputetë të prijësit, ata kuajt (siç i quajti ish presidenti) të listës së sigurt, i shtynë një masë prej tyre në xhaminë ngjitur. S’vonoi dhe ja filluan garazhit dhe dyerve të xhamisë, duke u hedhur bomba molotovë. Gjetën edhe strehë, edhe një argument për të akuzuar …Ramën, kë tjetër? Kanë prishur ritet që zhvilloheshin prej besimtarëve me rastin e ramazanit! A thua vallë nuk i njohin këta besimtarët se me çfarë soji kanë të bëjnë?
E lashë për në fund këtë ngjashmërinë në sjellje e moral të Sali -Molotov. Pasi ra perandoria sovjetike, u zbulua dokumenti se me urdhër të Stalinit Molotovi kish firmosur dokumentin për pushkatimin e 10 mijë oficerëve polakë në pyllin e Katinit. Ndodheshin atje, në kufirin Poloni-Bashkimi Sovjetik për të kërkuar strehë dhe mbrojtje, pas thyerjes që pësuan nga agresioni gjerman në shtator 1939. Të gjithë u vranë me nga një plumb pas koke. Ngjashëm edhe Saliu nuk pranon se vrau ata 4 shqiptarët në 21 janar. Deri tani nuk ka akuzë se sa vrau qeverisja e tij halldupshe në vitin 1997, akuza ka rënë se parlamenti i tij bëri çfarë deshi për të nxjerrë ligje që falin, që i përjashtonte nga përgjegjësia penale për rrëzimin në humnerë të shtetit, së pari atë? Sa shumë ngjajnë…? Koha mbulon, por dhe zbulon gjithçka!
Duhet ta lejoni qe te beje ate qe ai mendon e thote se ai te gjithe e ka skenare dhe done tju terheqe mbas planit te tije.
Saliu e fitoi edhe titulin edhe te udheheqesit te nje partie qe financohet nga familje narkotrafikante si e tija dhe e Elda Hotit, nje partie simoter e Hamasit terrorist, nje partie te shndruar ne nje sekt te eger antidemokratik.
Keni 35 vjet që merreni dhe flisni për maskaralliqet që nxjerr nga goja e shthurur prej fshatari trillues,meskin,dhe mashtrues ,non grata universal familjarisht. Deri sa ju ti komentoni ai do e shtojë dozën e shpifjeve,mashtrimeve dhe maskaralliqeve. Duhet të gjeni arsyet e kulturës të merreni me problemet madhështore që ka populli,shteti dhe shoqëria shqiptare.
Delikatija e ketij problemi qendron [ ne mes te palacove ] 35 vjet te perditshme me tregime dhe shembuj . Po ju shkul [ krye palacua ] turrmes se madhe te palacove [ ky palacollek ka vdekur ] nuk do te kene me ke te miren dhe te bejne shembella ,per karikatura politike miku tim. Po do te pjesesh te urtet ,kush nuk e do ngordhjen e ketij palacolleku te ketij mileti qe miren me gjoja qeverisje,,,, do te mesoshe nga urtesia se jane keta ,qe te cajne trapin me shkrime,se c fare ndodhi dje me nje palaco perpra krye- burdellos te ketij mileti .Palacon po do ta takoshe e gjen gjithmone perpara krye- brdellos .
Fundi i ketij shkrimi kaq te goditur e te sakte eshte nje dhe vetem nje terroristi Sali qen Berisha dhe ushtaret e tij ne SPAK e GjKKO me DOMANIN gjeneralin me besnik te Saliut ne Spak . Si perfundim Saliu ka shume te drejte qe ben pershesh nje shtet te tere sepse gjen shesh persa kohe qe ne kete shtet mund e jane denuar pse rregullon catine e shtepise e nje kriminel si Saliu qe ka vrare e pjekur njerez te gjalle ende nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe . Po deri kur keshtu do te tolerohet ky kriminel te djege institucionet . Edhe kur perplasen dy kriminela njeri me tjetrin ngrihet i tere shteti ne kembe ndersa ky kriminel me damke Nongrada as do t'ja dije per shtet e per ligje po hapur fare pa ju dridhur zeri fare ne tv ben thirrje te sulmohen te gjitha zyrat e partise ne pushtet .
Saliu është një rrugaç ordiner e i duhet treguar vëndi. Përdor veriorët për të bërë anarshi në Shqipëri. Është i mësuar me këtë. Të denoncohet për tentativë për grusht shtet dhe ti rihapet edhe çështja penale për grushtin e shtetit të 14 shtatorot 1998.
Po sikur ishin fishekzare, mo. Apo kollaj i beni fishekzaret molotov.
Fishekzjarrë, fishekzjarrë ishin, por kishin ngjitur nga një shishe benzine, pa fishekzjarrë ishin, që bënin atë flakë që mezi fikej, kur pëlcisnin dhe digjnin dynjanë.
E ç'lidhje ka kush dhe pse e shpiku molotovin, historirat me finlandezë, sovjetikë, Stalinë, Mollotovë, Ribentropë; pa kush i vrau oficerët polakë (10000 oficerë, pa le sa ushtrë që komandonin këta oficerë, që askush nuk i dinte) dhe që ndanë Poloninë dhe Çekosllovakinë më dysh. Jo po kush e shpiku dhe hodhi bombën atomike në Hiroshima e Nagasaki. Njëlloj, në mos më keq do të vepronte ç'do shtet po t'i prekej siguria kombëtare apo regjimi kushtetues. Thelbi është a është kriminal prodhimi dhe përdorimi i bombave artizanale? A duhet ndjekur nga drejtësia një rrast i tillë, pa hap një rubrikë tjetër për kriminalizimin e përfaqësuesve të sistemeve të ndryshme politike. Pse, kolonizatorët anglez, që çfarosnin popullsinë vëndase të kolonive, pse mizoritë e amerikanëve në Vjetnam etj, ideologjni Staliniste kishin? Berisha më shumë i ngjan një anarkisti, se ata nuk e njohin shtetin, ligjin etj, se sa si e shpallni ju: "Stalinist". A e dini se ç'ka bërë Çërçilli nëpër koloni? Komunistët nuk janë terroristë si Saliu, në një regjim ku kanë pranuar të bashkëjetojnë derikur të jenë të gatshëm dhe në gjëndje që të marrin pushtetin. Po kjo do kohë, o Bajram Peçi dhe as ti e as unë nuk do të jemi, nuk frikëson njeri me Stalinë e Molotovë, ata punuan për popujt e tyre, kundër këtyre si molotovistëve të sotëm që i hedhin ato ndaj institucione qeveritate që sipas llogjikës së shkrimit i kanë gënjyer këta që i hedhin dhe dogjën dynjanë; dmth, mirë bëjnë që ia hedhin qeverisë gënjeshtare (finlandezët - Molotovit sovjetik që kishte gënjyer). Po me xhainë ç'patën, xhanëm! Uf, medet, na plasën Blogjet.
sali berisha e ka pak varjen. ne mes te tiranes dhe ta terheqim zvare