Të mos jesh me Berishën nuk do të thotë automatikisht se je me Ramën

22 Shkurt 2026, 12:40Blog TEMA
Të mos jesh me Berishën nuk do të thotë automatikisht se je

Nga Gjergji Nika

Kjo është dilema e rreme që i është servirur publikut prej vitesh: ose me njërin, ose me tjetrin. Ose me të shkuarën që s’pranon të ikë, ose me të tashmen që s’pranon të lëvizë.

Unë kam plot arsye për të qenë kundër Edi Rama. 

I kam thënë dhe i them: koha e tij ka mbaruar. Pas kaq vitesh në pushtet, ai nuk përfaqëson më shpresë, por konsum. Nuk është më alternativë, por establishment. Nuk është më zgjidhje, por pjesë e problemit. Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që mbijeton nga dobësia e kundërshtarit, por për një alternativë që lind nga forca e ideve.

Por ja paradoksi: sa herë që në skenë del Sali Berisha me gjithë berishianët e tij, bëhet e qartë pse Rama vazhdon të fitojë. Sepse Rama nuk fiton nga madhështia e vet; ai fiton nga frika e rikthimit. Fiton nga kujtesa e gjatë e shqiptarëve. Fiton nga fakti që shumë qytetarë, edhe kur janë të lodhur prej tij, nuk duan të kthehen mbrapa.

Berisha nuk është më alternativë. Ai është kujtesë. Dhe jo një kujtesë neutrale, por një kujtesë përçarëse, konfliktuale, e ngarkuar me kriza të pazgjidhura. Çdo dalje e tij publike është një rikujtim për votuesin gri pse zgjedh “të keqen e njohur” në vend të “të keqes së rikthyer”.

Prandaj e vërteta e hidhur për demokratët është kjo: para se të rrëzojnë Ramën, duhet të rrëzojnë Berishën. Jo si akt hakmarrjeje, por si akt mbijetese politike. Një parti që nuk çlirohet nga hija e liderit të përjetshëm nuk mund të prodhojë kurrë lidership të ri. Dhe pa lidership të ri, nuk ka rotacion. Ka vetëm riciklim.

Rama qëndron në pushtet sepse përballë ka një figurë që mobilizon kundërshtinë po aq sa mobilizon mbështetësit. Ai ushqehet nga polarizimi. Sa herë që debati zbret në nivelin Rama–Berisha, Shqipëria mbetet peng i një dueli që duhej të kishte përfunduar kohë më parë.

Nëse demokratët duan vërtet pushtetin, duhet të kuptojnë se beteja e parë është e brendshme. Duhet të fitojnë mbi nostalgjinë, mbi kultin e individit, mbi idenë se partia është pronë personale. Vetëm atëherë mund të kërkojnë besimin e shumicës.

Sepse sot, për shumë shqiptarë, zgjedhja nuk është mes Ramës dhe Berishës. Është mes stagnimit dhe frikës nga rikthimi. Dhe për sa kohë alternativa e dytë ka fytyrën e vjetër, e para mbetet më pak e rrezikshme.

Të mos jesh me Berishën nuk do të thotë se je me Ramën. Do të thotë se je me idenë se Shqipëria meriton më shumë se ky duel i lodhur. Por për ta arritur këtë, dikush duhet të ketë guximin të thotë: mjaft me të dy.

9 Komente

  1. G
    Gjeka

    Kemi kohe qe themi MJAFT ME TE DY po mesa duket ende nuk jemi mjaftueshem

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Te thuash "mjaft" nuk mjafon. Na jepni alternativen e Rames . Nje emer qe te jete ne gjendje te vazhdoje aty ku Rama Ka deshtuar . Ik ik ik nuk eshte zgjidhje pa' nje alternative, eshte vetem thirrje bosh qe te afron me kaosin , armikun e betuar te shqiptareve ne 30 vitet e fundit.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demo Krati

      Ik mor ti Gjergj! Po ç'të duhet ty mor se çfarë bëjnë demokratët e PD-së?........ Ç'do parti e di vetë se kë zgjedh ta drejtojë........ Dhe thua unë s'jam me asnjë parti. Po ja, sa po thua që demokratët duhet të rrëzojnë Berishën, ti kuptohesh fare hapur që nuk je me Partinë Socialiste..... . Ti kërkon që socialistët të kalojnë në opozitë........... . Por kjo që kërkon ti nuk ka për të ndodhur, të paktën dhe nja 11 vjet......

      Përgjigjjuni
      1. U
        U

        Ne parim mire e ke zotni,po gjerat duhen thene te gjitha.Saliu ka bere krime Saliu ka shkarerruar Shqiperine Saliu ka vjedhur me gjithe horrat e tij Saliu nuk ka asnje lidhje me demokracine dhe me Shqiperine,por me disa primitiv qe njani e do me shume se baben,tjetri me shume se femijet dhe i treti pret krahun per Saliun.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Fjale qe duhet te kthehen ne pamflet dhe kjo ide qe përcjell artikullshkruesi te ngulitet ne mendjen e çdo shqiptari dhe te shërbejnë si udhërrëfyes perte shpetuar nga kjo dyshe qe ka marre peng te tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë, atdheut tone te përbashkët.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sovrani

            Po ceshte ky Nika mor aman.Cfar lesh analize.Po i zgjodhi populli ketu mbaron analiza o mjeranet e demokracise.Keshtu ndodh dhe ne vendet qe ne i shajme nga mengjesi deri ne darke per mungese demokracie si Kina ,Rusia ,Turqia etj po ja qe keto jane vendimarese ne historine globale.Po ka folur sovrani lereni pordhet ju te ashtuquajtur analist.

            Përgjigjjuni
            1. k
              kristi

              Jo Gjergji. Rama nuk fiton zgjedhjet se eshte Berisha perballe. Populli nuk ta jep voten po nuk punove mire. Eshte ai qe perballoi pandemine, termetin, reformat, rregullimi qyteteve, zhvillimi turizmit, permiresimi marredhenieve nderkombetare. Perballon 13 vjet protestat dhe sulmet me zjarr ndaj kryeministrise nga keta rrugaçe ordinere. Duhet nje figure me e mire se Rama qe mund te fitoje zgjedhjet. Shume mire e spiegon me.lart Armando. PD duhet e forte jo me molotove por me ide me te mira dhe njerez te pergatitur. Opozita na duhet per lufte iderash, sepse lufta e te kindertave e çon shoqerine perpara, jo me zjarr dhe shkaterrim.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokratët e qametit

                Demonkratët nëqoftëse duan të iki Rama, duhet të heqin më përpara Berishën. Partia Socialiste i ka ndërruar deri më sot nja 3 - kryetarë partie dhe kryeministra. Ndërsa PD-ja, laj e thaj, me Berishën ka mbetur. Berisha president, Berisha kryeministër, Berisha kryetar partie këtu e 35 vjet! Çfarë duan këta demokratët e qametit mor aman!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komentuesi

                  RAMA ESHTE KRIMINALIZUAR NGA SPAKUT , I CILI DUKE PATIR FRIKE TE GODASIN VRASESIN GJAKFTOHTE TE SHQIPETARE E SALI KARACHIN , MERE NGA MENGJESI ME BREKE E ME ARKA PESHKU DUKE ARRESTUAR A TENTUAR TE ARRESTOJNE OA FAKTE ,POR THJESHTE ME THASHETHEMET E OD ,,,,DHE KJO SHPEJT DO VERTETOHET NE GJYKATEN E STRSBURGUT SIC DERI TANI KA NDODHUR.....6000 FAQE LOJE FJALESH DHE NUK JA JAPIN TE ARRESTURIT TI LEXOJE E TE PERGATISE MBROJTJEN......EDHE ENVERI TE ARRESTONTE KUR TE KUSH BERE GATI DOSJEN QE TE MOS KISHE KU TE LUAJE....PERVEC LEFTER KOKES QE ME DUKET I KANE GJETUR LEVIZJE TE 5 MILION EUROSH ,TE TJERET JANE PER TE GODITUR PUSHTETIN QE TA MARE SALIU......QE NGA DAKO,BEQAJ ,VELIAJ E SE FUNDI ,BALLUKU QE KA BERE PERPJEKJE PER TE ECUR NE PUNET NDERTUESE ,NDOSHTA KA GABUAR ,POR DUHET GJETIR PARAJA PASURIA E PERFITUAR NGA KORRUPSIONI DHE FUTJA KOT,SIC VEPRON SPAKU.....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje