Nga Dritan Hila
Në analizën e pjesëmarrjes së Shqipërisë dhe Kosovës në Bordin e Paqes, për hir të higjienës mendore, është e mira të shmangësh narrativën e opozitës, thjesht sepse tashmë ata kanë krijuar një univers paralel i cili gjithmonë e më shumë largohet nga ai tokësor.
Në fakt vizita e Ramës aty ishte një vizitë e cila pozicionoi Shqipërinë në një kurs i cili do vazhdojë të paktën edhe për 20 vitet e ardhshme.
Ka një tendencë që këtë bord ta paraqesin si një ekzibicionizëm të Trump-it, si një nga kapriçot e tij kalimtare dhe kënaqësinë që i jep kjo, njeriut që para se të bëhej president, donte të ishte showmen.
Në thelb Trump është produkt i aparateve të perandorisë. Nëse fitorja e tij e parë ishte rastësi dhe diçka ekzotike sidomos mbyllja me shfaqjen në Capitol Hill, e dyta ishte kalkulim i tij që t’i afrohej objektivave që kanë Pentagoni, Departamenti i Shtetit dhe shërbimet inteligjente, CIA “in primis”.
Asnjë nga masat që ndërmerr Trump, nga tarifat doganore deri te përzënia e emigrantëve, nuk kanë lidhje me humorin e tij të mëngjesit. Amerika po deindustrializohet, emigracioni po kthehet në kërcënim, deficiti buxhetor po merr përmasa të frikshme, dhe të gjitha këto për shkak të politikave shpesh indulgjente në fushën e mbrojtjes apo transferimit të industrive dhe teknologjive. Një perandori nuk mbahet në këmbë duke dhënë por duke tatuar provincat, në këmbim të sigurisë, lirisë së tregtisë e deri diku ideve.
Në këtë fushë futet edhe Bordi i Paqes. Do të ishte naivitet të mendohej që është bërë vetëm për Gazën. Nëse shikon pjesëmarrësit, kupton që shumica e tyre janë në kufijtë e perandorisë dhe të gjithë kërkojnë mbrojtjen e saj. E tillë është edhe Shqipëria. Ajo ka dilemën e madhe se kë duhet të zgjedhë? Një BE e cila është e përfshirë nga forcat centrifugale ku Hungaria, Sllovakia, Polonia, kanë politikat personale; ku Britania do vetëm ta përdorë këtë organizëm; ku Franca është nën kërcënimin e plakjes, emigracionit dhe kujtimeve të “grandeurit” të saj; një Gjermanie që edhe në ëndrrat më të mira, interesi i saj shkon deri në Dubrovinik; një kontinent i cili nuk ka një ushtri dhe politikat e jashtme shkojnë sipas oreksit të kryeqyteteve respektive dhe Brukseli është simbol i një bashkimi që as shtetin e vet, Belgjikën, nuk është në gjendje ta mbajë të bashkuar? Apo një shtet i cili shefi i tij ka numër telefoni (jo më kot Trump i tha Osmanit: Po ke probleme, më telefono), Shtab të Përgjithshëm dhe komandë unike (të gjithë flasin anglisht dhe jo si përtej Atlantikut ku komandat jepen në 27 gjuhë), dhe strategji 50-vjeçare. Dhe ajo që vlen më shumë, është fakti se gjithmonë ka pasur politika të matura ndaj Shqipërisë, ku asnjëherë nuk ka lejuar prekjen e ekzistencës së saj.
Si e tillë, rreshtimi i Shqipërisë dhe Kosovës në krahun amerikan, është zgjedhja në interes të Shqipërisë. BE-ja vlen për lëvizjen e lirë të mallrave dhe krahut të punës, mirëqenies, por askush aty nuk ka forcën të mbrojë Shqipërinë. Mbrojtja nuk vjen nga aleancat por nga protektorati. Dhe më mirë një protektor sesa aleatë që akoma nuk e dinë pse janë të tillë./dritare.net
Nuk besoj se ke thene ndonje te re: 1. Me mire nen Turqine osmane - thane stergjysherit tane. 2. Me mire me Sovjetiket, me tej me Kinen- thane gjysherit tane 3. Me mire me ShBA, - thua ti, une etj Kaq eshte; kete e kane popujt e vegjel.
Ia ke futur kot or mik! Nuk e kupton fare se cfare eshte ky Bordi I Paqes! Hajde ne SHBA ta kuptosh me mire dhe mos u beni sikur merrni vesh shume. Sa per dieni, as nuk dua tia di per partite ne Shqiperi!
Mire o Hile arena por te dhj.....Po per te ngrene te jep Amerika? Jo ka treguar qe ajo nuk te jep gje. Pa Europen e leket qe vijne qe andej Shqiperia nuk rron dot as 30 dite. Europa qytetareve te saj u afron sherbime , siguri dhe mireqenie. Shqiperia zgjidhjen me te mire e te afert ka Europen. Ka mijera familje qe mezi presin anetaresimin..thjesht per efekte bashkimi familjar e levizje te lire. Pak te duken keto ty . Na kurse kohen e Jorgo Melices kur vajtem ne Kine. Trump eshte dhe 3 vjet Hila. BE do jete perjete. Vertet Urban ben kiu fiu...por po te pyesesh Hungarezet veten 5% jane kunder BE. Keshtu dhe Sllovaket. Sa per boarding e paqes aty pashe vende te botes se trete, diktatore e vetem Urban nga Europa .
Europen pra, po nuk ke zgjedhje, te urren, nuk te do.
Po mire nese Europa nuk na pranon. Nuk ka levizje te lire mallrash e njerezish. Si do ja bejme? Ishull? Anerika nuk jep grande, Europa po. Pra te vdesim per buke e te jemi protektorat USA. Cvlere ka kjo. Po te jete kjo rrinim shkemb granite si dikur. Analize idiote. Hila thuaj ndonje llaf per izolimin e juglindjes.
Teorikisht Amerika do detyroje europen. Dmth rruga per ne Europe nuk kalon nga Athina, Po nga uashingtoni, ose aleatet e tij si Roma apo Budapesti ndoshta etj.
E tha Hila, Europa vlen për tregti, ekonomi, shkëmbin mallrash e njerëzish por nuk është në gjendje të na mbrojë. Për siguri vlen USA. Pa siguri nuk ka zhvillim.
Mos e luj mo. Ene shoki Enver, budallë nuk ishte qi u lidh me BS ne Kinën, se meqenë na kishin kapërdi komshilerët jug e veri. Për ma shum, shoki Enver, nuk qe budall qi dul prij traktatit t’WARISHAVS, se i boni hesapet mirë, qi AMERIKONT nuk e sulmojshin, po qe se Shqypnija, rrite pyr hesap t’vet. Ver Hogja, ishte diktator i moll, por nuk ishte budallë siq thot shoki SaliTov Brrisha.
Te maresh pjese ne nje initiative te tille eshte e mire per momentin , kur Trapit te Amerikes i mbarone mandati , mbarone edhe ky borde... A eshte bénéficier Shqiperia ne kete borde , ekonomikisht jo , politikishte nje lloje presioni ndaje bashkimit europien nese ju talleni me ne , ne kemi alternative tjeter si Kine , USA eshte nje levizje bukur dipllomatike..... Nuk me pelqeu fare fjalimi Rames ishte qesharak ku fliste per per Thacin , pasi eshte votuar si kryeminister nga shumica jo per te bere avokatin e Thacit dhe te UÇK por per te dirigjuar vendin . Do ishte me efficace ti kerkonte ndihme Trapit per drejtesin SPAK un e kapur nga familja kriminale Berrisha, ti kerkonte investisseme amerikane ne Shqiperi , lehtesim punesim per USA....... Megjithate eshte nje forum qe do vdesi pa lindur
Je i pa haritshëm
Tamam,ti nuk mund te shkruash ndryshe,e dija para se ta lexoja,bile di dhe ato qe do shkruash me pas.
Shume sakte
Po mire mo. Rama mori votat per Shqiperine ne BE ne 2030. Si i behet?
Ste le Athina, hidhu perpjete ke armikun aty.