Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

23 Shkurt 2026, 15:35Blog TEMA
Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

Nga Enver Robelli


Shteti i ri shqiptar, sa i përket transportit, ishte një vend në zhvillim pa një infrastrukturë adekuate dhe madje edhe zgjerimi progresiv i hekurudhës në Evropën Juglindore kishte bërë një kthesë të madhe duke anashkaluar Shqipërinë, shkruan linguisti Joachim Matzinger në këtë një trajtesë të shkurtër në gazetën austriake “DER STANDARD”.

Vetëm në trazirat e Luftës së Parë Botërore, kur vendi ishte pushtuar në veri nga trupat e ushtrisë austro-hungareze, pushtuesit ndërtuan hekurudha fushore me binarë të ngushtë, të cilat fillimisht tërhiqeshin nga kuajt dhe më vonë nga lokomotiva me avull ose me akumulatorë për transportin e trupave; sipas shpikësit të tyre Paul Decauville, ato u quajtën thjesht Decauville (shqip dekovil).

Në jug të vendit, i cili pjesërisht ishte i pushtuar nga italianët, u ndërtua gjithashtu një hekurudhë me binarë të ngushtë, e cila të çonte nga qyteti port i Vlorës drejt minierave të bitumit në Selenicë, nënvizon Matzinger. Në përfundim të luftës, gjatë tërheqjes së trupave austro-hungareze nga Shqipëria, këto hekurudha fushore kryesisht u çmontuan; çfarë mbeti nga rrjeti hekurudhor, ashtu si lidhja Vlorë-Selenicë, vazhdoi të përdorej për qëllime industriale gjatë viteve mes dy luftërave botërore.

U desh të pritej viti 1947, kur në Shqipëri, ku Partia Komuniste kishte marrë pushtetin që nga viti 1944, u përurua hekurudha e parë e rregullt me binarë standard prej 1435 mm. Kjo u bë me ndihmën e Jugosllavisë. Kjo linjë e parë me një gjatësi prej rreth 43 kilometrash lidhte qytetin port të Durrësit me qytetin e vogël të Shqipërisë së Mesme, Peqinin.

Deri në mesin e viteve tetëdhjetë, rrjeti hekurudhor për transportin e pasagjerëve dhe mallrave u zgjerua gradualisht, me ndihmën e krahut të punës të “vullnetarëve” (p.sh. studentëve) dhe të burgosurve, deri në një gjatësi totale prej 677 kilometrash (linja kryesore dhe dytësore).

Materiali lëvizës (lokomotivat dhe vagonët) erdhi nga vendet vëllezër socialistë (veçanërisht nga Çekosllovakia), por edhe nga Kina dhe pas rënies së regjimit nga Italia, duke pasqyruar kështu historinë e Shqipërisë me marrëdhëniet e saj politike të ndryshueshme, shkruan Matzinger.

Me kthesën politike të vitit 1990 në Shqipëri, e cila solli për herë të parë hapjen e pakufizuar të kufijve, dhe me gjendjen kaotike pas rënies së shoqërive financiare kriminale (piramidale), hekurudha shqiptare përjetoi përfundimisht rënien e saj.

Infrastruktura u shkatërrua pjesërisht me dashje, ndërsa vetë kompania hekurudhore nuk zotëronte as burime financiare dhe as materiale për mirëmbajtjen apo aq më pak për përtëritjen e rrjetit të saj hekurudhor. Simbol i kësaj rënieje është edhe fakti se stacioni i trenit i kryeqytetit, Tiranës, u shemb në vitin 2013.

12 Komente

  1. Të rim shtrëmbër dhe të flasim drejtë

    O gazetat nuk erdhi hekurudha në Shqipëri Mendimi për të ndërtuar hekurudhën erdhi Se hekurudha e par në Shqipëri është brënda shtetit Shqiptar dhe nuk erdhi nga askund

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunisti njet zdajutsa

      Enver, ti di shumë, por shoh se nuk e di se si i ka ndërtuar hekurudhat Shqipëria në kohën e socializmit. Mirëpo më e keqja është se nuk di historinë e prishjes së hekurudhës shqiptare............................................ . Në takimin e parë që PD bëri më vitin 1991 në qytetin tonë, Azem Hajdari në fjalën e tij tha:-Do të shkatërrojmë çdo gjë që ka ndërtuar regjimi komunist........- Dikush e pyeti:-Edhe urat, edhe hidrocentralet?......... . Po po, çdo gjë. Do të ndërtojmë çdo gjë moderne nga e para. Shqipëria do të bëhet si Zvicra........... . Mirëpo vetëm u shkatërrua. Asnjë metër hekurudhë nuk u ndërtua. Asnjë hidrocentral........ Shyqyr që nuk u prishën.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Komentuesi

      NUK LA GJE PA SHEMBUR SALIKARAXHICI

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lol

        Dhe nga Kush u shemb? Nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike qe mbylli ciklin e shkaterrimit te plote te industrise shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          robello,si ka ardhur hekurudh anë shqipëri??fare thjeshtë!në këmbë!!sigurisht që me tren nuk ka ardhur!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gostivari

            Anti....censurë! Fol vëllazërisht, mendo positivisht. Në vend që të qortosh Robellin, mendo se ai ka bërë një punë të mbarë. Morëm informatë për fillet e montimit të hekurudhave të para shqiptare që po të ruheshin do kishin vlerë kulturore-turistike. Energjinë mendore do shkfrytëzuar për krijime vlerash komunikimi dhe një e metë, të thuash edhe me ca fajësi personale, nuk zbeh të mirën që Robelli, njeri dhe shqiptar, pasuron publicistikën shqiptare, qoftë edhe kur mendojmë me një fije negativiteti për te. Dashuria jonë vellazërore kombëtare është helm i armiqve tanë që na përndjekin si çakej. Sill ndër mend inkriminuesen "SPECIALE" që u instalua si e Dardanisë (*"Kosovo") dhe mori fuqi përbindëshi ANTISHQIPAR. Më pëlqen që ke sens kritik, por i dalë nga energjia e kanalizuar si negative. Të fala nga Gostivari ARBNOR.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              nuk e di a je i njëjti gostivar si ai që ka shkruar më poshtë(Anonimi i Gostivarit.) apo dikush tjetër!!në një anë ke të drejtë!!por në anën tjetër je pak si gabim!!nuk e di sa e njeh ti robellin,por unë e lexoj prej shumë vitesh!!është në tërë kuptimin e fjalës orë e prishur!!tregon kohën e saktë por për meritë të kohës që rrjedh dhe tonën që e shohim orën në atë moment!jo për meritë të tij!!ky ka marrë të dhëna nga dikush që ka shkruar për hekurudhat në shqipëri,por nuk ka studiuar aspak atë që është shkruar nga të tjerë që kanë lexuar dhe studiuar arkiva të tëra!prandaj,në koment e vura në lojë,dhe më posht e godita dhe më shumë!!të vish me një shkrim të tillë,të na mësosh ne shqipove se si janë ndërtuar hekurudhat shqiptare!?do të thotë të jesh një Rr.k. që nuk ja ke idenë e asaj që shkruan!!për të mos thënë dezinformon.mënyra dhe toni i robellit lë shumë për të dëshiruar në lidhje me atë që shkruan ti!gostivar,ta merr mëndja se unë mund të marr mundimin të flas për qytetin nga rrjedh pseudonimi tënd,pasi kam bërë muhabet me një tetovar,o një dibran??sikur unë të shkruaja se si jetoni ju dhe se si mendoni ju të gostivarit,me një siguri sikur tju kisha prerë kërthizën,çfarë do thoshe ti??ndoshta herën e parë,do reagoje me qetësi kështu si shprehesh në replikën me mua,por pasi të kishe lexuar për të 20 a 30 herë gomarllëqe të tilla,të garantoj se do kishe humbur dhe ti durimin!!shpresoj ta njohësh "efektin Dunning-Kruger",nëse jo!?hidhi një sy!!robelli është personifikimi i tij!!-gjithashtu përshëndetje!!

              Përgjigjjuni
          2. R
            Rorirota

            Gënjeshtar, asnjë i burgosur s’ka punuar në hekurudhë. Studentë e vullnetarë po, dhe s’pendohemi se vëndin tonë po ndërtonim, por pse i prishën? A duhen besuar gjithshka që shkruajnë të huajt? Pse s’besohet brezi që ndërtoi Shqipërinë? Ne kemi jetuar aty, këta si ky Robelli që e ka parë Shqipërinë pas 90-ës, na tregojnë jetesën para 90-ës. Pikë e zezë.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              sipër teje shkruajta një koment thjesht për të tall hajdarin me carllëqet,gati tek 95%,që shkruan normalisht robelli,por nuk e lexova shkrimin e tij!komenti tënd më shtyu ta lexoja!!tashti mund të them se përqindja e carllëqeve të robellit u rrit dhe me nja dy pika!!ky copë idioti do ishte mirë të përqëndrohet në ato gjëra që i ka përjetuar o përjeton vetë dhe mos hajë mut për të tjerat!!edhe ato që i përjeton,nuk është se i përshkruan si duhet,por çdo përjetim është i ndryshëm për çdo njeri!kështu që dhe mund tia pranojmë si punë shije personale!!debilat nuk kanë të mbaruar,dhe këta mero i thith si magnet!mjafton që të kenë a hanë mut!!

              Përgjigjjuni
            2. A
              Anonimi i Gostivarit.

              CLIRIMI FIZIK dhe CLIRIMI MENDOR dhe KULTUROR. Fatkeqësisht, shqiptarët që jetuan dhe jetojnë akoma nën pushtimin sllavoortodoks, sic thoshte nobelisti SHEI, robëria kulturore zgjat më shumë se sa ajo fizike, ende vuajnë pasojat e të menduarit sllavisht. Sa nis e lexoj disa rreshta të ndonjë teksti, mësoj shpejt nëse autori mendon sllavisht, ndërton fjali ose sintagma sllave. Para shumë vitesh i bëra tel E. Robellit (kam mendim mjaft pozitiv për sensin intuitiv dhe frymën shqiptare të tij), duke ia bërë të ditur këtë defekt strukturimi modelesh semantike sllave me fjalë shqipe. Zakonisht , personat e zgjedhës së huaj kulturore, e kanë vështirë të shmangin këto defekte kur nisin e shkruajnë ndonjë temë të lehtë shpejt, por edhe tema më të ndërlikuara që kalojnë përmes vetëredaktimit. E keqja është se nuk krijojnë modele shqiptare semantike, nuk kanë intuitë semantike-sintaksore, por shërbehen me skema të gatshme, kallpe, ose kallqe. Në shkinishte, autorët shkie, shpesh nisin mendimiet me - "Kako je doshlo do..."Si erdhi deri tek ... bytha e pulës veza, n.v. që të thonë - Si erdhi veza te bytha e pulës. Edhe më e keqja, këso ndërtimesh të neveritshme zaptojnë e vërshojnë tekstet e gazetarisë në mbarë territorin etnik shqiptar. Tash më është e zakonshme që shqipja frymon sllavisht, pa sensorime. Dekoratat e ndryshme në shqip nuk akordohen, "nuk nderohen" etj, por NDAHEN dhe veza e pulës është e zakonshme të vijë e fundit edhe pas bythës së pulës.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                bravo,jashtëzakonisht i fortë ky koment!!

                Përgjigjjuni
              2. p
                pollogu

                PO Tema, si e solli hekurudhën tek ne. Me redaktor, ose pa redaktorë!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje