Nga Arbër Hitaj
Janë me dhjetëra zyrtarë të kësaj mazhorance e disa nga ish qeverisja para 2013, në nivel ekzekutiv, lokal, apo edhe drejtorë të përgjithshëm, që përballen me drejtësinë pothuajse përditë. Akuza kryesore: korrupsioni. Përtej shkeljeve ligjore, ajo që bie në sy është edhe arroganca e shfrenuar. Ndonëse arroganca nuk përbën shkelje penale, ajo është një shkelje morale që prek dinjitetin e qytetarëve. Në ditët në vijim, do të paraqes fakte konkrete për sjelljen "feudale" të disa drejtorëve që i konsiderojnë postet si pronë private.
Për ta kuptuar peshën dhe efektin e korrupsionit, duhet t'i referohemi përkufizimit të Transparency International, i cili e ndan korrupsionin në disa kategori:
• Ryshfeti (Bribery): Dhënia ose marrja e parave për të përfituar një shërbim të padrejtë.
• Nepotizmi: Punësimi i familjarëve dhe miqve, duke shkelur meritokracinë.
• Përvetësimi (Embezzlement): Vjedhja e parave publike nga ata që janë besuar t'i menaxhojnë.
• Zhvatja (Extortion): Përdorimi i kërcënimit ose forcës për të marrë favore.
Në Shqipëri, këto nuk janë thjesht teori, por fenomene të faktuara zyrtarisht nga hetimet e SPAK dhe vendimet e GJKKO. Ky krim dëmton ekonominë, vret konkurrencën dhe shkatërron themelet e shtetit. Ka vetëm pasoja negative me pak fjalë!
Unë nuk pajtohem me ato analiza që e konsiderojnë shtetin të gjithin të "kapur" nga krimi e korrupsioni. Në administratë ka shumë njerëz të aftë që punojnë me ndershmëri, duke refuzuar të firmosin shkelje ligjore. Problemi real qëndron në majën e piramidës, me drejtuesit që abuzojnë me detyrën dhe te ajo pjesë servile e administratës që gjen gjithmonë "rrugëdalje" në dëm të procedurave dhe demokracisë!
Koha e ka vënë këtë mazhorancë e sapo dalë nga zgjedhjet përpara një sfide të re, largimin e të korruptuarve pa ekuivok dhe pa medyshje, edhe nëse kjo ka kosto elektorale. Duke ruajtur parimin e prezumimit të pafajësisë, veprimi nuk duhet të presë vendimin e formës së prerë pas dhjetë vitesh. Interesi publik kërkon që bashkitë, drejtoritë dhe ministritë të jenë të pastra në momentin që çështja shkon për gjykim.
Një institucion nuk mund të drejtohet nga dikush që është nën akuzë zyrtare për korrupsion dhe në proces! Ky duhet të jetë interesi i kujdo që drejton vendin, Shqipëria ka nevojë për modele që reflektojnë ndershmëri e modernizëm dhe jo të kundërtën!
Koha është tani si për ndryshime ligjore por edhe për pastrim me themel, kjo vlen si për qeverinë aktuale, ashtu edhe për opozitën si ish-qeverisje. E di që morali dhe politike nuk kërcëjnë tango asnjëherë, e megjithëatë ky është momenti!
Për hir të qytetarëve: Out with the corrupt!
Bravo Hitaj qendisua legenave
Shteti yne eshte i kapur nga narko-familja nongrata, qe tash ka zaptuar edhe drejtesine e re mbushur me plepista te sektit berishian.
Hitaj, keni thënë diçka më sipër: Në administratë ka njerëz të aftë dhe të ndershëm........... . Por këta nuk I do njeri...... .I ndershmi nuk I duhet kurrkujt....... . Do të bësh punë, vendos në krye një femër.............. . Dhe ç'bëhet? .... Asaj femrës, specialistët e vjedhjes në tendera ja hedhin.... . Sepse është naive, e padjallëzuar, nuk I njeh hilet............... . Ose I pëlqen të bëjë pak korrupsion...... VENDOS NJË FEMËR! ..... . A ka ndryshuar mëndje kryeministri...........Vendos një të aftë, të ndershëm...... . Ka ne shumicë....... . Thjesht, ngrije pakmkokën dhe shiko ku janë.
Bobobo. Ky qënka out në lidhje me këtë temë. Është në nivel diletanti që ka lexuar fraza aty këtu dhe llafos. I denjë për në klubin e fshatit.
Ky djale me pelqen lab tipik i qete dhe me edukate dhe i mireshkolluar sa keq nuk mirret me politike
E njoh hitajn nuk eshte i majte tipik i djathte 2 metra cun se di cdo te ramiu
Kot e ke hitaj as PD as PS nuk i duan njerezit e paster kete vend e ka marr lumi ik jashte do shpetosh
O arrigant pse sme shkruan ne instagram njelloj jeni ju cunat e bukir t ekranit
Ps meriton me shume kritika na ka zhgenjyer marrin te Pd i fusin drejtora ne hame bar turp per ramen
Ky eshte ai djali qe punon per mosadin lereni se ben kot
Z. Hitaj, nese je per nje levizje "Out with the corrupt" fillo me pushtetin me te korruptuar ne Shqiperi: MEDIA. Nese nuk e ke kuptuar ende qe MEDIA eshte pjesa me e korruptuar dhe e degraduar e shoqerise ne Shqiperi, qe i sherben me ngulm dhe pasion korrupsionit te pushteteve te tjera dhe ndan para e interesa me ta, atehere........................................................................................ TI NUK JE GAZETAR ........................................................................ Se çfare je dhe kujt i sherben, ate e di vetem ti...........................................................................por si ushtar i nje ushtrie te dhjere, mos u anko pse vjen erë
Uoo celo po media jane rrogtar ac kerkoju llogari politikes gazetari ngre zerin ti i tjua ke faj ajde celo ceco ajde sbeneni njerez ju merru me fjalet jo njeriun.edhe une hitaj e keitikoj por po flet tamem
Mediat nuk jane rrogtar, jane pushtet. Kur ta kuptosh ti se çfare po them une atehere do filloje te behet Shqiperia. Ka diference te madhe kur nje polic qellon mbi nje kriminel, dhe kur nje kriminel qellon mbi nje keqberes......... Politikes ne radhe te pare i kerkon llogari sistemi drejtesise dhe votuesi me vote. MEDIAT, me perjashtime shume te ralla, nuk i japin llogari askerkujt, nderkohe jane atentatore te krimit dhe me raste jane krimi vete. Gazetare me pasuri me shume se sipermarresit nuk jane "rrogetar". Ky djali ne fjale nuk eshte i inkriminuar, madje eshte djale i mire, por GAZETAR nuk eshte.
Arber korrupsoni eshte korrupsion ndersa barazia në tendera është e vetmja dasem ku hedhin valle maskarejte e SPAK dhe GJKKO sepse rast i dhenies se tenderit Prenes dhe me ia heq Lenes nuk ka asnje lidhje me korrupsionin. Ndersa SPAK qenefi nuk ka asnje akuzë te çuar ne gjykate per korrupsion pervec asaj te familjes Berisha ku dy strateget e korrupsionit babai dhe burri i krye mafozes Argita dhe ortakes së saj Flutra Kola vijnë vërdall neper Tirane si puna e asaj kurves që rri në dritaren e bordellos dhe shan çdo femer qe kalon ne rrugë...ja po kalon dhe kjo kurva. Ndaj i'a ke futur kot SPAK nje band "katundarësh kaptin parur qe qytetarë nuk bëhen kurrë" të bullizuar nga qytetaria ka zbritur në mexhlisë për tu hakmarrë kur per genin e tyre prej shpellaresh rritur me jastek druri nuk iua ka fajn askush. A ke pare çfarë koke ka ky Dumani le pastaj koka katrore e Prençit me te ardhe frikë kur i shikon si hiena pa vesh
Kur do je supergazetar braktise rilindjen se nuk na do ne leberve ai palla j gjate
Me një fjalë do të largosh një ministër kryetar bashkie bëj një kallzim penal në emër të Angonit dhe prokuroria e fut në paraburgim ti paguan çmimin përkatës tek shefi dhe ja u bëre kryetar drejtor bile dhe kryeministër Korrupsioni luftohet me rregulla dhe meritokraci duke filluar që nga arroganca komisionet e pranimit e të përzgjedhjes sipas kritereve fikse jo neopotizmit e pagesës . Nuk mundet të pastrohet korrupsioni me gjykata pasi efekti është i kundërt rritet çmimi i korrupsionit jo se nuk duhet hetimi po nuk mund të jetë mjeti kryesor Lifta kundër korrupsionit do pjesmarrjen e të gjithëve pa përjashtim duke filluar nga fammilja dhe shkolla … antikorrupsioni është kulturë e mënyrë jetese ashtu sic për keqarrdhje korrupsioni është frymë e kulturë shoqërore e kundêrshtuar me fjalë dhe zbatuar me bindje të palëkundur…
Arber ke te drejte nese vjedh nje minister socialist nuk.kemi faj qe jemi ne administrate ne marrim rrogen ai merr milionat. Te shporen por ne skemi pse mbajme faje ne kurriz bravo pee shkrinin je i qarte kush do te lezoj
O palo gazetar, filloje qe nga fillimi. Bej OUT, monstren SB, per vjedhjet, vrasjet, djegjet pastaj fol per socialistet. Apo i harrove vjedhjet e PD-s dhe LSI-se kur ishin ne pushtet por edhe tani! Hajt, mos shkruaj me pagese nga SB.
O Arber si mund ti shkarkoje zyrtaret vetem me akuzat e spakut.Po ku e ke marre kete metode se bote njerzit vazhdojne detyren deri ne vendimin e formes se prere me perjashtim te atyre qe dorhiqen vete.Na hapet barkun me keto teori.Po e di ti more zoteri se deri tani per korupsion ky palo spak ka perfunduar gjykimi vetem per nje ark peshk ,per ndonje shoerdorim detyra dhe per ndonje garazhd teper.Edhe ketyre procese ve te bujshme do tua degjosh tymin ne strasburg.
Babai i ketij ishte qe merrte leke nga inceneratoret apo jo? Prandaj i lepin bythen Rames ne cdo media qe del, nga mengjesi deri naten vone!
ky eshte medioker!