Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

24 Shkurt 2026, 11:00Blog TEMA
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Nga Balil Gjini

Të gjithë e bëjmë pyetjen: përse nuk reagohet ndaj të keqes? Cilat janë shkaqet?!

Një nga kafshët më të zgjuara, po t'i besojmëMemistofelit, por edhe Adornosë, është kërmilli. Brirët e tij janë edhe organe nuhatjeje, edhe shikimi. Sapo ai ndesh një rrezik përpara, ose pengesë, brirët e tij tkurren dhe ai futet brenda guaskës. Kështu vazhdimisht. Këto tërheqje lënë gjurmë mbi muskujt e tij. Ata dobësohen lëmeken, vënë degëza. Unë vetë mendoj se guaska e kërmillit është formuar nga këto dregëza.

Kjo sjellje nuk është jashtë natyrës njerëzore. Kjo vihet re te fëmijët. Sapo para tyre del një pengesë ata bëjnë me dhjetra pyetje (antena e kërmillit për t'i marrë erë rrezikut). Nëse nuk merr përgjigje tek ata krijohen goditja e psiqikës dhe muskujve, dregëzat e tyre, nga të cilat do të lindin në vonë streset dhe ankthet.

Ne si popuj kemi kaluar shumë rreziqe dhe të panjohura. Vetiu shqisat tona janë tkurrur e rrudhur. Thashë që guaska e kërmillit vjen nga ngurtësimi i dregëzave të tyre. Mbase një origjinë të tillë duhet të ketë edhe zhgualli i breshkës.

Kujtoni çfarë bënte Enveri. E mbushi gjithë vendin me bunkerë. Vetë vendi u struk në një bunker të madh. Duket sikur bunkeri ishte simbol i forcës. Jo. Ishte simbol i impotencës, i pafuqisë. Ishte zhgualli i breshkës. Dhe këtë e dështojnë vetë fjalët e diktatorit kur flet për rrezikun amglo-amerikan, kërcënimet monarko-fashiste, etj, etj.

Gjithë jeta jonë ka kaluar kështu: antenat e kërmillit para rrezikut. Ose koka e breshkës e futur nën zhgualli. Kujtoni vetëm vitin 97. 

Besoj se ky është një nga shkaqet më të forta pse nuk protestojmë: në kokë kemi brirët e kërmillit dhe përsipër, mbi kurriz, zhguallin e tij

11 Komente

  1. Q
    Q. Koculi

    Balil , arsyetimi yt eshte vertete bindes . Eshte I tille , sepse e ke permbysur dhe e ke shkundur cekmexhene dhe nuk ke dale do nga zhgualli . Une pyes : mos Valle ne si popull jemi streha e e nemave , preja e zhguallit ?! Sic dhe na e kumton Zotrote ne kete persiatjen eliptike ...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

      Qazooo, ky Balili, Ka bërë shkrim se pse populli nuk ngrihet në protestë kunder Berishës. Po ja, si thua ti? Ka vlere të protestosh kunder një Budalli me 500 debilë? Nuk e di a m'kuptove. Apo jo mor Qazo, mor aman. Hiqe atë emër, se Qazim Koculi ishte burrë laberie. I hodhi italjanët ne det. Nuk perdhoset emri i Qazim Koculit në komente.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Asqeri

      Laj gojen kur flet per Enverin ti hajvan!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektese

        Ha ha ha ha. Asqeri, je i madh.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Populli nuk proteston per bythen e Saliut

        Po per ke te protestojne more qelbanik? Per Saliun vrases? Dhe sa per Enverin, ai kishte te tijat per e beri ket vend SHTET, i mesoi rraces tuaj te shkruaje e lexoje, u dha sapun te laheni, etj.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haa Balil shalgjati

          Haaa e njohe personalisht Balil Gjini ka qene aktiviste dhe i zgjedhur i PD Berat..... Balil meru me letersi mos e beje pis vehten me komunistet e PD , boll e ke bere pis , mundohu te pastrohesh

          Përgjigjjuni
          1. G
            G

            ...mu kujtua filmi perralle nga e kaluara.... - Lum Golja qe e di se ç'është -

            Përgjigjjuni
            1. v
              vezhguesi

              Eshte fare e thjeshte o xhin:Ma mire ne shurr se sa ne mut.Kaqi gja besoj se e kuptoni.

              Përgjigjjuni
              1. V
                VRASES

                KY THOTE PSE NUK KA SHUMICE NE PROTESTEN E SALI BERISHES KUR KA VRARA 4 QYTETARE NE BULEVARD ME 21 JANAR 2011.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                  O Balil , unë jam i intersuar të di kush é kafsha me budalla dhe kush é kafsha më e zgjuar , dhe ku bëjmë pjesë UNË dhe TI . Anatominë e kërmillit SHqiptarët e dinë më mirë unë dhe ti.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    UNE SALIU D'ORA VETE

                    PROTESTOHET KUR KA PA DREJTESI POR NUK MUND PROTESTOHET PER LARGIMIN E QEVERISESE LEGJITIME TE ZGJEDHURA NGA POPULLI SEPSE QEVERITE NUK NDERROHEN ME PROTESTA POR ME VOTE. ME REVOLUCION MUND TE NDERROSH SISTEMIN

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje