Llogaritë milimetrike (jo domosdoshmërisht të mira) të Ramës me Bordin e Paqes

24 Shkurt 2026, 10:30Blog Nga Fitim Zekthi

Kryeministri Rama mori pjesë në takimin në Washington për Bordin e Paqes, firmosi anëtarësimin e Shqipërisë dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm atje. Gjithçka që ndodhi nga ana e kryeministrit Rama ishte e llogaritur me një kujdes ekstrem që t’i jepte atij rezultatet më të mira të mundshme në kuptimin personal. Në fjalën e tij ai foli dhe kërkoi lirimin e drejtuesve të UÇK-së, të ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve. Duke bërë këtë, ai ngriti në një tryezë shumë të lartë, përballë presidentit Trump, çështjen më të ndjeshme sot të interesit tonë kombëtar. Me këtë veprim ai u paraqit para shqiptarëve si një njeri që mbron në nivelet më të larta interesin kombëtar.

Ai e bëri kërkesën për lirimin e drejtuesve të UÇK-së duke përmendur faktin që prokurori ndërkombëtar në Hagë është dikush që paguhet me taksat e qytetarëve të SHBA dhe dikush që ka ngritur akuza politike për qëllime politike, siç ka bërë edhe ndaj vetë presidentit Trump. Rama e kishte fjalën për prokurorin federal Jack Smith, i cili ka mbi një vit që ka dhënë dorëheqjen nga detyra në SHBA. Ai ka qenë prokuror në Hagë nga viti 2020 deri në vitin 2022 dhe ka hetuar drejtuesit e UÇK-së. Rama e përmendi Jack Smith sepse ai konsiderohet si një armik i përbetuar i presidentit Trump nga vetë presidenti Trump, i cili e ka sulmuar atë shumë herë dhe shumë ashpër. Jack Smith dha dorëheqjen sapo Trump u zgjodh, pa e marrë ende detyrën e presidentit. Trump e ka akuzuar atë si një prokuror që e përndoqi politikisht. Rama kësisoj kërkoi të prekë tek Trump këtë ndjeshmëri. Trump do të kënaqej shumë me këtë gjë. Pra Rama paraqitet para shqiptarëve si një mbrojtës i fortë i interesit kombëtar, por edhe thotë diçka që e do shumë presidenti Trump, duke i thënë se ai është hetuar politikisht në SHBA nga prokurori Smith. Me këtë ai bëri një gabim serioz, sepse e konsideroi administratën Biden, demokratët dhe prokurorin si të shtyrë politikisht në gjyqin ndaj Trump, por Ramës i duhet një fitore e shpejtë.

Kjo ishte një fitore e Ramës në Bordin e Paqes, një fitore me hile, pa u nisur nga ndonjë kriter moral, por gjithsesi fitore.

Fitore më e madhe, padyshim me hile edhe më të madhe, ishte vetë pjesëmarrja në Bordin e Paqes. Bordi i Paqes është një organizëm i ngritur nga presidenti Trump brenda pikëpamjes së tij se organizmat e tanishëm ndërkombëtarë kanë rëndësi të dorës së dytë. Bordi është ngritur brenda qasjes së presidentit Trump se Europa po përjeton një krizë qytetërimore dhe ajo duhet të bëjë atë që bën Trump, pra të ndjekë axhendën e tij. Kjo do të thotë që duhet të rikthehemi tek mendësia e perandorive dhe kolonializmit, tek mendësia se të drejtat e njeriut nuk kanë rëndësi si kategori në rendin ndërkombëtar.

Bordi i Paqes është kundërshtuar në heshtje nga BE. Ato vende nuk marrin pjesë. Në Bordin e Paqes marrin pjesë dy kategori vendesh. Një grup janë vendet e Lindjes së Mesme të cilat kanë ndjeshmëri dhe interesa të larta për krizën në Gaza. Ato duan një zgjidhje, duan rindërtim, duan paqe në Gaza dhe Palestinë. Ato vende kanë edhe interesa të mëdha politike dhe gjeopolitike në rajon. Këto vende janë Egjipti, Jordania, Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara e të tjerë.

Në grupin e dytë hyjnë vende me qeverisje autokratike dhe të korruptuara, liderët e të cilave thjesht duan të jenë pranë presidentit Trump për qëllime të politikës së tyre të brendshme dhe interesave të tyre të brendshme. Këtu hyjnë liderë të Kazakistanit, Kamboxhias, Vietnamit, Hungarisë, Argjentinës etj. Rama dhe Shqipëria kanë hyrë në grupin e dytë, sepse qeveria shqiptare nuk ka ndjeshmëri të tillë për krizën në Gaza dhe as interesa gjeopolitike të tilla që të jenë aty me patjetër. Rama është aty për të qenë pranë presidentit Trump. Këtë e arriti. Ai u vetëofrua dhe u afrua për të qenë madje themelues në Bordin e Paqes; bëri gjithçka që të ishte aty. Ai e paraqiti me nxitim dhe me një ndjenjë të thellë çlirimi lajmin që kishte ftesë për të qenë në Bordin e Paqes dhe më pas lajmin për të qenë në Washington. Kjo është një fitore e tij ndaj zhurmës në Tiranë dhe ndaj perceptimit se ai është në një marrëdhënie shumë të keqe me SHBA dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ai të largohet dhe të dënohet. Kjo është edhe një lloj fitoreje e lehtë ndaj drejtësisë në Shqipëri, së cilës mund t’i thotë: isha në Washington dhe jam aleat e partner i tyre.

Këto fitore kryeministri Rama i mori, dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim, duke u nisur vetëm nga çfarë fiton ai dhe qeverisja e tij dhe duke e futur vendin tonë jo vetëm në grupin e vendeve autokrate, por në një situatë vërtet të ngatërruar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Bordi i Paqes është pjesë e një qasjeje që nuk e përfill, përkundrazi kërkon ta nënshtrojë Europën. Ai është pjesë e një qasjeje që nuk e quan asgjë të drejtën, por çmon forcën. E sheh arkitekturën e sigurisë në botë si diçka që mbahet nga balanca e fuqisë dhe se bota duhet të jetë tripolare, ku Rusia dhe Kina, së bashku me SHBA, do të kenë zonat e tyre. Kjo botë i jep Rusisë një peshë më të madhe dhe Europës një rol e peshë më të vogël.

Kjo botë e dobëson sigurinë tonë kombëtare, pavarësisht se sot për sot nuk duket kështu.

Në këtë kuptim, Rama ka bërë një veprim të cilit nuk i dihen pasojat. E sigurt është që kemi hyrë në një zonë të mjegullt, të paqartë, kundër asaj që do BE. Pra Rama fitoi, Rama i zhgënjeu kundërshtarët e vet politikë; këtë e bëri me llogari milimetrike, llogari në të cilat Shqipëria del keq./mapo.al

15 Komente

  1. T
    Tony Gogu-ish pastor i konvertuar ne komunist

    Edhe ti je ne rradhe, por duhet te presesh ca, se vendin vakant e fitoi Dashi (ka bole ai), pastaj rradha i vjen Yllit (ai qe here behet me 5 cepa, here me 6), ka edhe ca te tjere qe kane vite qe mbajne rradhen te maskuar

    Përgjigjjuni
    1. D
      Duke share do semuresh o Fitim

      Fitim, zotrote je i kenduar, por nuk ke sukses sepse je gen malinj qe vetem te ofendosh shumicen e popullit tend. Ju bishta te berishizmit jene te destinuar te jeni ju qe jeni, pa dinjitet e pa bese, qe vetem Enveri u vinte hakut si rrace maskarenjsh qe jeni!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi Rama I emocionuar prej fitimeve.

        Fitimin do ta fus tek ngarkim shkarkim I thaseve te lekeve te karteleve...Ne fillim e kisha zët këtë gjitar po me kohë filloi të më ' pëlqejë' sidomos kur mora vesh që emrin "Fitim" ja ka vënë dashnori I së jëmës ( brigadier ne kooperative)

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qashtu ene Qishtu, Kshtu ene Kshtuna

          Rama në Bordin e Paqes të Trampit, ndërsa ti Fithim, je në Bordin e Paçes së Fahri Balliut se e ke edhe nga katundi yt dhe jeni të dy si RROTËKARISTAT më të mëdhenj e të spikatur të Dumresë.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Muli

          Ça lidhje kane llogarite?!?!? Laps e letër per llogarira kane vetem ata qe kane takat! Le qe takat per laps e leter per llogarira sot spo ka as Franca me Gjermanine... Ne kemi vetem 2 mundesi: ose shkojme pas qerres dhe avazit te beut te fshatit ose e bejme kot si shkemb graniti sic benim ne kohe RPSSH...

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hj

            Shqiperia nuk del as keq as mire nga ky veprim ,Shqiperia nuk ka ku te shkoje me keq , e paralizuar nga korrupsioni, me nje ekonomi informale te mbeshtetur nga parate etrafikut e korrupsionit, me nje eksod shfaroses, me lindeshmerine me te vogel ne bote, me nje varferi ekstreme per te pakten 40% te popullsise, Shqiperia nen drejtimin e rilindjes ndodhet ne ditet me te veshtitra dhe me te pashprese te jistorise se saje.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Sa shume filozofe ka Shqiperia , i qajne hallin kaloresit qe i varen kembet .As nje nga ju analite nuk i afroheni inteligjences se Rames .Eshte nje kryeminister qe e ka çare vetem me sterkembeshat berishiste .Dinjiteti i shqiptarit eshte kryefjala , por balashwt berishist i hedhin balte nje realiteti qe e njeh gjith bota .Shikojeni si flet Zekthi sikur e pickojne.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kohët më të mira

                Shqipëria nuk del keq. Vetë vendet europiane janë gati t'i lëpihen Trump-it që në rastin më të parë. Siç kanë bërë disa herë deri më sot. Përsa i takon Shqipërisë ajo po kalon tani kohët e saj më të mira. nuk ka më republikë Lazarati, nuk ka më vrasje në bulevard për të ruajtur pushtetin, as Gërdec, nuk ka më "ta bëj surratin më keq se sholla e këpucës", ka një drejtësi që po ia kalon nga liria e veprimit edhe vendeve superdemokratike. Ka ulur borxhin e jashtëm duke iu shmangur "skenarit grek" të premtuar nga viçidolasi. Dhe plot e plot gjëra të tjera të mira. Shqiptarët ikin dhe do ikin për një jetë më të mirë në Perëndimin e pasur dhe kjo nuk është tragjedi. Me turizmin e mirorganizuar shumë para hyjnë në vend dhe çmimet e larta tregojnë po ashtu edhe një para të madhe në qarkullim. Me Ramën në pushtet, Shqipëria është 1 000 herë më mirë seç ka qënë me viçidolasin, që jo vetëm vodhi zgjedhjet më 1996, por na shkaktoi 1997-tën, 1998, na polli Suden, Xhaferrin dhe Vefên etj etj. Ajo kohë mos ardhtë më dhe nuk do kthehet më kurrë.

                Përgjigjjuni
                1. (
                  (***)

                  Rama mori pjesë në Bordin e Paqes se s'kishte se ç'bënte ndryshe; aq më shumë kur konsiderohet në kuadër të OKB-së, pavarësisht se kush e drejton i vetshpallur (organizatat të tilla ngjashëm si "filantropike" kështu drejtohen). Ai nuk mund t'i imponohej atij për pjesëmarrje se përfaqësonte një pikë uji në oqean. Atij, me ftesë të personalizuar i thanë se duhet të ishte; mund të themi e urdhëruan. Nëse duhej Shqipëria ftesa mund t'i ishte drejtuar edhe presidentit, por, jo; kryeministri duhet të qe ai ishte zgjedhur nga organizatori; sikurse Osmani në Shqipërinë tjetër, jo Kurti. Pra tek ne kryeministri tek ata preside ti. Ku është gabimi këtu, kur bëhet anëtar të një nisme për paqen të një presidenti të një vendi të tillë mik, ndaj të cilit Shqipëria nuk ka çështje dominance a konkurence në skakjerën ekonomike, politike, gjeostrategjike apo ushtarake; aq më shumë me një pamundësi reale; nuk është Shqipëria "ato vendet e tjera të Europës e Azisë", që nuk morrën pjesë, duke zbuluar njëlloj si Trampi nacionalizmin dhe konkurencën në fushat e sipërpërmendura, njëlloj imperialiste si ato të presidentit amerikan për vendosjen e diktatit në këmbim të paqes. Koncepti i Bordit të Paqes të kryesuar nga presidenti i amerikës është paqe nëpërmjet dhunës (luftës); i ka OKB-ja këto kushte? Po shtetet e tjera sovraniste a globakiste, i kanë? E pra, ajo i ka hë për hë; kur nuk do t'i ketë, do të bëhet jo funksionale, askush nuk do të paguajë më dhe do të shkrihet dhe do vazhdojë: OKB, dhe të interesuarit rajonal, a kolonial, që do të tërheqin sejcili nga vetja. Në një ceremoni inauguruese nuk mund të flasë e imponohet askush për tu dukur, ndoshta mund të vishet që të bjerë në sy me ngjyrën e kollaren apo llojin e këpucëve, por jo të mbash fjalë inauguruese; protokolli është i rreptë: ata të caktojnë të flasësh. Fjala qe korrekte dhe jo hileqare, por e zgjuar, diplomatike. Ai paralajmëroi "Bordin..." dhe kryetarin e bordit, se që në inaugurim bordi do të kishte një shqetësim në lidhje me rrezikimin paqes, në një vend tjetër para se të fillonte me Gazën; në Kosove, nga qëndrimet që kishte mbajtur një Gjykatë në Hagë, ndaj bashkëpuntorëve kryesor të UÇK-së me NATO-ton dhe qeverinë e qeveritarët amerikanë në çështjen e Kosovës ndaj Serbisë, në kohën e Klintonit. Gjykatësi në fjalë urdhëroi arrestimin e Thaçit në kohën e Trampit dhe u dorëhoq në kohën e Bajdenti!, ndaj kërcet në cilësimin e artikullshkruesit. E kush do të qe kriteri moral i Ramës dhe i Shqipërisë sipas artikullshkruesit? Pse mo, Rama do të pengonte trepoaritetin e botës e pretenduar të artikullshkruesi? Pse mo, ai do ta ndalonte që një nga këto pole të qe Rusia e urryer dhe antishqiptare dhe Kina "komuniste" që po ia imponoka Trampi botës? Supermadhësinë nuk ta imponojnë të tjerët; ajo krijohet vetvetiu, kur të tjerët nuk kanë se ç'të të bëjnë, o Zekthi - i liberalëve relativizues të Shqipërisë. Evropa, a e krijon dot unionin gjithpërfshirës europian si njesi territoriale, politike dhe ushtarake të pavarur që të bëhet drejtuesja e botës, jo njëri pol të botës, por drejtuesja e botës. Del dot një udhëheqës Evropian, a i çdo shteti tjetër të kontinentit, a kontinenteve të tjera të bëjë një të ngjashme për paqen, varfërinë etj, që të ketë potencialin imponues të shtetit të tij. Po pjesa më e madhe e botës, përfshi edhe Evropën, janë të varura nga SHBA-ja, që nuk është një trill, por një realitet ekonomiko-shoqëror, model dhe mbrojtës real i sistemit kapitalist (imperialist) botëror. Rënia e sistemit komunist bëri të rojiste kosherja antikomuniste, u çdrodh gërsheti i molepsur nga rreziku komunist, u zhdukën frika, u liruan fonde kolosale që shkuan drejt fuqizimit ekonomik të kapitalizmit, duke sjellë në skenë "liberalizmin" kapitalist, por njëkohësisht çthurjen e ekonomive kooperuese të shteteve drejt individualizmave centrifugale të kapitalit, drejt optimizmit të kostove, por maksimalizimit të mbivlerës, me moton klasike të, gjoja, kërkesë ofertës. Do sillen, do mbështillen shtetet e Evropës, prap kokën tek USA do ta mbështesin, s'kanë ç'bëjnë tjetër, se nuk u qëndron sistemi ndryshe, as ai kolektiv dhe as ai sovranist. U zgjata shumë, se ju të çudisni me foshnjërinë e gjykimit. Thelbi për probleme të ndërlikuara është i thjeshtë: A mundet Rama të mos paraqitej në apel, pavarësisht egos së tij personale; kur nuk jemi para një supozimi: "ah, sikur të më ftojnë atje, që të heq nga shpina kritikat (të drejta apo të padtejta) dhe të dukem i përkrahur", por fakti. Jo. Përfaqësimi i Shqipërisë në një forum ndërkombëtar të licencuar nga OKB--ja, ku nuk qenë ftuar shtetet fqinjë me të, por vetëm dy shtete shqiptare, i nderon a jo këto shtete. Po. Fjalimin, përfaqësuesi i Shqipërisë, u imponua ta mbante (dhe sikur po, nuk qe keq), apo ia kishin caktuar ta mbante në emër të shqiptarëve (dy shtete). Të pyesim organizatorët, por në të dy rastet qe mirë (u duk a jo egoist kryeministri i shqipërisë që nuk di të bëjë asgjë të mirë). Kishte cedim apo të pa vërteta fjala e tij? Jo. E po atëhere? Ku qëndron e keqja? E keqja për autorin qëndron kudo, që nga pjesëmarrja e deri tek fjalimi djallëzor i kryeministrit që ka të bëjë me personalitetin e tij, duke shfrytëzuar kombin; kështu i bije. Pra, Rama, përfaqëson veten dhe jo Shqipërinë dhe shqiptarët, qoftë edhe të paktën shumicën që e kanë votuar, apo sivëllezërit e tij, që me kushtetutë ka për detyrë t'i mbrojë, qoftë duke shfrytëzuar Forume formale dhe ndoshta "të parëndësishme", sipas autorit, në lidhje me Shqipërinë, që Zekthi nuk arrin ose, më keq akoma, nuk do ta shohë përtej hundës së tij liberale, kur bota, hë për hë, po shkon në sovranizëm: dy duar për një kokë. === Ju kërkoj ndjesë për stërgjatjen por, për të tillëve u duhet qëndruar se formojnë opinione; që jo gjithnjë janë në të mirë të Shqipërisë. Dhe në përgjithësi, Shqipëria, historikisht, nuk i ka pasur dhe aq mirë punët me Evropën: e kanë lënë, atëhete kur ajo kishte më shumë nevojë për ta, e ka shpartalluar si plaçkë tregu; të tjetër larg asaj klasikes kanë gjykuar më drejt. S'ke ç'bën, fqinjët nuk i zgjedh dot; ata të bien në pjesë dhe duhet të bëhesh pjesë e tyre (BE-së). Të shohim: inshalla, thonë në Gaza!

                  Përgjigjjuni
                  1. (((((((((

                    Ja ke futur kot ke bere nje parallélisme midis Rames dhe te zgjedhures se krahines se kosoves nen rrezoluten 1244. Shqiperia eshte republike parlamentare dhe jo preidenciale. Po si komunist qe je do ti sherbesh Bufit komunist.

                    Përgjigjjuni
                    1. (
                      (***)

                      Pse, Kosova është republikë presidenciale? apo hajt futja kot; të themi një mendim kundër. Nuk shoh asnjë paralelizëm as në artikull, as nëpër komente, përkundrazi. Bufi nuk është komunist, minimumi është anarshist dhe maksimumi fashist i klasat të parë; kështu ka qënë edhe kur kishte tesrën e PPSh-së dhe militonte në të: që nga falangat zjarrvënëse e bombahedhëse, e deri në kërcënimet e djegies së selive të kundërshtarëve politikë.

                      Përgjigjjuni
                  2. K
                    Ky eshte kot

                    Te shkruash si politologue dhe te shkruash si militant jane dy te ndryshme. Ky nuk eshte i besueshem pasi i ka sherbyer nje partie te extremit te majte gauchistes PD. Rama nuk eshte votuar per te bere avokatin e Thacit dhe te UÇK . Krahina kosoves ka bere zgjedhjen e saj nderoje flamure , hymne dhe nuk pranoje ti bashkngjitesh tokes âme , krahine kosoves eshte nje faqe mbyllur per Shqiperine... Rama si i zgjedhur nga shumica duhet ti kerkonte présidentit Tramp investime dhe lehtesim punesim ne Amerike e jo te impenjohesh per Thacin , nuk ka lidhje Thaci dhe UÇK me Shqiperin. PS duhet ta largoje sa me shpejte dhe te zgjedhi nje tjeter kryeminister...... Bufi bene dhune dhe ky hesht , pasi dhuna e Bufit ne sondazhe e favorizone , po imazhi si vende turristike qe do demtoje restaurante hôtel a e ka menduar ky i pa afte ..

                    Përgjigjjuni
                    1. (
                      (***)

                      Për "ky është kot"! Pavarësisht se nuk kuptohet kujt i drejtohet, por sa për replikë miqësore, që ka të bëjë me botkuptimin. Politologët edhe po qenë edhe po s'qe militant, bëjnë politikë. Paraqesin mendimet e tyre ashtu si i kuptojnë ata. Kanë a s'kanë të drejtë, kjo është çështje polemike dhe ata, ndonjëherë, kur sigurojnë përkrahës, synojnë pushtetin për të vërtetuar idetë e tyre, kurse ne shprehim mendimin, siç dhe ti dhe megjithatë, gjithsesi, bëjmë politikë. Rama nuk ka bërë avokatinë e Thaçit; (por ka paralajmëruar Bordin e Paqes... për rrezikun e gjykimit jo të drejtë, nisur nga kërkesa e prokurorëve atje) edhe nëse e ka bërë, nuk ka bërë keq, kurse për "krahinën e Kosovës", tash aty, Republika e Kosovës është rrjeshruar si shtet, për shqiptarinë është mirë. Një komb, dy shtete, pra siç thua ti, çështje e mbyllur. Rama nuk kishte si të kërkonte investime për Shqipërinë, në një forum që ishte mbledhur për investimet në Gaza; do të bëhej gazi i botës. Kurse qenia e Ramës si kryetar partie dhe kryeministër është çështje e brendëshme e partisë dhe askush nuk mund të shprehet, veç votuesve me votë, kur të shohin që turizmi i ka lënë shëndenë vendit tonë dhe Rama (jo Rama, por drejtësia) të mos veprojë. Në shkelje të ligjit vepron drejtësia, jo kryeministri. Kur drejtësia të veprojë ndaj zjarrvënësve, atëhete do t'i bjerë popullariteti dhe Ramës, për shkak të masave ndaj të tyre.

                      Përgjigjjuni
                    2. C
                      Cufe

                      O Fitimtar Zekthi nuk do te thot se fillon te vesh kreher ne koke dhe te besh floket me xhel dhe quhesh mendjelli.. Dhe jeni shtuar aq shume sa na è shpifet.... Si puna jote jane me qindra,si Mentor Kikikikia, Agron Gjekmuti. etj rroskopa si juve

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        lexuesi

                        I lutem stafit drejtues te gazetes "Tema", qi mire qe i'ua boton paçavuret e haleisteve te kazanit mediatik,po te pakten mos na nxirrni edhe keto fytyra te shekullit te kaluar se nuk perputhen figura me shkrimin.Na hapet barkun me keta verdhacuker.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje