Si përkthehet teoria e Foreign Affairs në realitetin e Dumanit, Brahajt, Krajës dhe Bamit
E lexova një analizë të gjatë në revistën e njohur Foreign Affairs, (How Western Anticorruption Policy Is Failing Ukraine”, apo ne shqip, “Si po dështon politika perëndimore kundër korrupsionit në Ukrainë”), autorët argumentojnë mbi politikat perëndimore kundër korrupsionit dhe, teksa e mbyllja faqen e fundit, mendova se ajo që përshkruhej për Ukrainën, për Italinë dhe për dështimet strukturore të strategjive të ashpra penale kishte një ngjashmëri shqetësuese me atë që po ndodh sot në Shqipëri. Në atë analizë shkruhet se rrënja e dështimit të përpjekjeve perëndimore kundër korrupsionit qëndron te “besimi i gabuar se çelësi i ndryshimit janë politikanët individualë dhe jo institucionet”. Më tej thuhet se politikat kanë dështuar sepse janë fokusuar në fuqizimin e strukturave kundërshtuese dhe jo në ndërtimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin, dhe përfundimi është i qartë, lufta efektive kundër korrupsionit duhet të përqendrohet në ndryshimet strukturore dhe në reduktimin e stimujve sistemikë për korrupsion, jo në prodhimin e arrestimeve simbolike.
Dhe ndërsa e lexoja, nuk mendoja për teori abstrakte. Mendoja për emra konkretë. Për mënyrën se si filozofia e ashpërsisë përkthehet në praktikë nga drejtues të prokurorisë speciale si Altin Dumani, nga struktura që sot drejtohen nga Klodian Braho, nga figura si Arben Kraja, dhe nga gjyqtarë si Erjon Bani që e kthejnë kërkesën në standard. Sepse analiza e revistës nuk flet për vende të largëta. Ajo flet për modelin. Dhe modeli ka fytyra që përmenda më lartë dhe do kthehem edhe njëherë në fund.
Dhe pikërisht aty, pasi e lexova, më lindi nevoja të them diçka për modelin tonë në drjtësinë shqiptare, për mënyrën se si po funksionon sot drejtësia speciale, për mënyrën se si paraburgimi është kthyer në instrument standard dhe për mënyrën se si gjykatat, që duhej të ishin filtër profesional, Bami dhe të tjerët shpesh duken si noterë të një ashpërsie që tashmë është bërë kulturë.
Analiza e revistës e përshkruan qartë se obsesioni me figurën individuale e zhvendos luftën kundër korrupsionit nga reforma institucionale te spektakli penal. Ajo paralajmëron se kur suksesi matet me arrestimin e figurave të larta dhe jo me ndërtimin e strukturave të qëndrueshme, atëherë politika kundër korrupsionit prodhon destabilizim dhe jo reformë. Duke e lexuar këtë, është e vështirë të mos mendosh për kontekstin shqiptar.
Artan Grubi, ish zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, akuzohet për abuzim me rreth tetë milionë euro. U arrestua, u mor në pyetje, u vendos në arrest shtëpiak. Edhe pse kishte precedent arratisjeje dhe për një vit nuk u kthye në vend, masa e sigurisë u konsiderua e mjaftueshme për të garantuar hetimin pa e shndërruar procesin në ndëshkim paraprak. Kjo u quajt proporcionalitet. Në Shqipëri tabloja është tjetër. Paraburgimi është zgjedhje e parë. Sali Berisha, një vit. Ilir Meta dy vite. Erion Veliaj një vit e gjysmë. Ilir Beqaj i harruar në qeli. Para vendimit përfundimtar. Para shpalljes së fajësisë. Dhe ndërkohë mesazhet private, fragmentet e përgjimeve, publikohen për të ndërtuar narrativë morale përpara se gjykata të flasë.
Në analizë thuhet se politikat kundër korrupsionit kanë dështuar sepse janë fokusuar në ndëshkime individuale pa ndërtuar kapacitete institucionale. Thuhet se fuqizimi i strukturave antagoniste ndaj shtetit krijon konflikt permanent dhe jo stabilitet institucional. Dhe në këtë kontekst është e vështirë të mos shihet se si modeli i ashpërsisë demonstrative po zë vend edhe tek ne.
Në demokraci paraburgimi është masë e jashtëzakonshme, e përkohshme, proporcionale. Kur bëhet normë, ai humb karakterin mbrojtës dhe merr funksion ndëshkues. Në literaturë përshkruhet si paraburgim me funksion penal para vendimit. Në praktikë, ai bëhet mjet presioni. Dhe kur presioni bëhet sistem, drejtësia fillon të prodhojë frikë në vend të besimit.
Italia gjatë “Mani Pulite” e përjetoi këtë. Prokurorë si Antonio Di Pietro u kthyen në simbole morale, ndërsa filozofë si Norberto Bobbio paralajmëronin se zhvendosja e pushtetit drejt prokurorisë rrezikonte ekuilibrin institucional. U prodhuan mijëra hetime dhe arrestime, por korrupsioni nuk u zhduk. Ai u transformua. Elitat u zëvendësuan, por struktura e sistemit mbeti e brishtë.
Në analizën që lexova theksohet se politika perëndimore duhet të fokusohet në ndërtimin e institucioneve dhe në reduktimin e stimujve për korrupsion, jo në spektaklin penal. Ajo thekson se ndëshkimi simbolik i individëve nuk krijon domosdoshmërisht shtet funksional. Kjo është pikërisht pika ku duhet parë me qetësi realiteti shqiptar.
Kur paraburgimi i zgjatur bëhet normë, kur gjykatat aprovojnë mekanikisht kërkesat e prokurorisë, kur mesazhet përdoren për të ndërtuar gjykim moral para vendimit, profesionalizmi zëvendësohet nga demonstrimi. Një sistem i fortë nuk ka nevojë për kohëzgjatje paraburgimi për të treguar autoritet. Ai ka nevojë për dënime të qëndrueshme, për procese të balancuara dhe për reforma strukturore që reduktojnë vetë mundësinë e korrupsionit.
Republika e paraburgimit nuk është forcë. Është simptomë e një sistemi që e ka ngatërruar ashpërsinë me profesionalizmin. Dhe nëse, siç shkruhet në analizë, gabimi perëndimor është fokusimi te individi dhe jo te institucioni, atëherë ne duhet të pyesim me seriozitet nëse po ndërtojmë strukturë apo po ndërtojmë spektakël.
Sepse në fund sistemi ka fytyra. Ka drejtues të prokurorisë speciale, si Altin Dumani më parë që përfaqësonte filozofinë e ashpërsisë maksimale. Dhe Braho që po duket se ka ambicien e njëjtë.
Ka drejtues të strukturave hetimore, si Arben Kraja apo pasuesit e tij, që e kanë konceptuar suksesin si përshkallëzim penal. Ka edhe drejtues të Gjykatës së Posaçme, si Erjon Bani, që me vendimet e tyre e shndërrojnë kërkesën në normë dhe normën në praktikë.
Pyetja nuk është nëse ata janë të ndershëm apo jo. Pyetja është tjetër. Ku është kultura e proporcionalitetit. Ku është kultura e kufizimit të pushtetit penal. Ku është kultura e dyshimit profesional që e ndalon gjyqtarin të jetë thjesht aprovues i kërkesës së prokurorit.
Sepse drejtësia nuk matet me numrin e paraburgimeve, por me aftësinë për të mos i bërë ato të panevojshme. Dhe nëse kjo kulturë mungon, atëherë republika e paraburgimit nuk është më metaforë. Është model.
Ne demokraci reale nuk vjedhin rendshem si ne Republiken tende o Baton. Rrofte Spak se ndryshe ai vend do shitej e vidhej deri ne place. Rrofte spak qe me ne fund ju tha juve Patriceve se jeni njerez si te gjithe ...hajt tung.
Kur shpellaret e lodraxhijt mblidhen bashke keshtu ndodh o Baton, shkolloj sa te dush ato ate kullture e edukate kane marre ne familje Bajraktarizmin e kapadaillekun. Kur u kriju SPAK mendum se do kemi drejtesi, po me ke ....?
Për parlamentin dhe politikën shqiptare, pas paraburgimit dhe KONFISKIMIT TOTAL FAMILJARISHT,duhet GIJOTINA si në Place de la Concorde. Fuqitë e Mëdhaja në Konferencën e Londrës ,shkruajtën se duhet një Guvernator i jashtëm sepse shqiptarët do vriten,vjedhin dhe mund të ketë luftë civile. Ja arsyeja pse Europa eshte kaq e përparuar.Ajo kishte kuptuar shoqerine shqiptare edhe pa e njohur fare 100 vjet më parë dhe që shqiptarët nuk e kanë kuptuar edhe pse bashkëjetojnë me atë realitet.Nacionalizmi ështe streha e fundit e hajdutëve,korrupsionit dhe maskarejve.
Po perse nuk kerkon prokuroria te me paraburgose mua. He, Baton skilja, me jep pergjigje Nese duhet te kete imunitet, duhet te jete per fukarane pa mbrojtje, pa te ardhura, pa pushtet. Dhe jo per plehrat hajdute me pushtet. Fukaraj thote: Do te nxjerr nje ligj qe cdo pushtetar ta kaloje kohen e akuzes ne paraburgim!
Baton, je njeshi per te dhene lajm. Dhe lajmi qe na jep eshte: Rama nuk i shpeton dot hekurave! Sepse po dridhesh dhe perdridhesh dhe s'ke nga ja mban!
Republika e Mosndeshkimit! Po jetojme ne epoken e iluzionit te drejtesise! Procese, por jo produkte! Keta jane gati te fusin 1000000 vete ne paraburgim, por jo Sali Berishen ne burg, te pakten per 21 janarin! Kujtojne se Shqiptsret jane budallenj!!!!!!
Filozofia e paraburgimit dhe paraburgimi i filozofise. Tregim suksesi, shembull per rajonin.
....... mu si QEN SHARRI ngjan ky tipi....... ......por harron se roli qe ka marre eshte thjesht ZAGAR PATRONAZHIST.
Baton spiuni, baton sherbetori, Baton Gebelsi.
E the e the por kujt ja the, te na rroje shoku enver i thone kesaj. Ska diference
Baton idioti ne aksjon!
Do ishte mire te te rrasnin dhe ty brenda,ta flinim mendjen ne si lexues qe nuk do gjenim ndonje shkrim tendin,qenke merakosur per Liken,Saliun,etj.Ik o Baton ha ato lek,se nuk i ha me njeri ato qe thua ti.Se mos i kan marr seriozisht ndonje her,po hajt kot po te bejme qejfin.
I tha Ahmetaj ketij se po mos ishte Rama ti ngordh per buke.
Shume sakte
Bufoni iMeros kerkon qe drejtesia te jete me e bute me hajdutet ti denoje me riedukim ne kafe.
Mire gomari qe na ngordhi por sna lene rehat as mizat!Mire shtet qe nuk ekziston por qe ta mbrosh hapur Antishtetin kjo ndodh vetem ne vendin e hajduteve shqiperi!
merrni i preni duart kush vjedh dhe e shikoni si zhduket korrupsioni
O njerez komentoni c'thote Batoni e mos u merrni se kush eshte Ai.Ne politiken e drejtesis sone, paaftesia apo ligesia (nuk e ndaj dot) veprojne metoda dhe praktika te sigurimit te shtetit te diktatures.SPAK-u apo BKH-ja pretendojne se i kane provat dhe prandaj duhet arestuar.Kalojne muaj e vite e nuk gjykohen.Kur gjykohen te gjithe gjykohen me proces te shkurtuar,(faji eshte pranuar ne biruce).Kush nuk e pranon"fajin"(Rasti Veliaj,Beqaj,Dako e.t.j)kalon disa dimra e behare brenda.Po ashtu keto organizma me shume bejne shou se drejtesi.Arestimi i Ilir Metes, Jamarberit, e plot te tjere tregon punen populiste jo profesionalizem.